AIM: start



FRI, 05 JUL 2002 22:42:10 GMT

Pastrimi etnik nė mėnyrėn sllovene?

Njė nga autoritetet mė ė rėndėsishme tė drejtėsisė sė kėtushme dhe gjyqtari idikurshėm i Gjykatės Kushtetuese Matevz Krivic para disa kohe u anėtarėsua nė shoqatėn e banorėve "tė fshirė" tė Sllovenisė, shkruajti propozim pėr Gjykatėn Kushtetuese dhe sė bashku me Komitetin e Helsinkut pėr Slloveninė lajmėroi ambasadorėt e Bashkėsisė Evropiane mbi problemet e qytetarėve, tė cilėt, menjėherė pas pavarėsimit tė Sllovenisė nė mėnyrė tė paligjshme humbėn tė drejtat e tyre. Ky ėshtė edhe njė problem nė vargun e problemeve qė autoritetet sllovene duhet t'i zgjihin para inkuadrimit tė shtetit nė Bashkėsinė Evropiane, qė pas vendosjes sė "kufinjve tė Shengenit" drejt jugut tė Ballkanit administrata nė Bruksel nuk do tė zbulonte se brenda Bashkėsisė jetojnė edhe disa dhjetėra mijėra qytetarė pa njė status tė qartė dhe pa kurfarė dokumentesh.

AIM Lubjanė, 30.06.2002.

Luftėrat qė gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit u zhvilluan nė trojet e Jugosllavisė sė Titos sollėn, pėrkundėr aq shumė tė kėqijash dhe zhgėnjimesh, njė "pėrmbajtje" tė re nė terminologjinė sociologjike, politikologjike dhe tė tė drejtės - pastrimin etnik, pra dėbimin e banorėve tė nacionalitetit ose fesė tjetėr nga rajoni ku vepron populli fitues dhe shumicė.

Patrimi etnik ėshtė sinonim pėr terrorin, vrasjet masovike, logoret, djegiest dhe boshatisjes sė fshatrave, sinonim i vuajtjes pėr ata njerėz qė sipas etnisė dhe fesė dallohen nga populli dominues.

Tė gjithė shtetet e reja tė krijuara pas shpėrbėrjes sė RSFJ-sė nuk e lėshuan rastin qė tė dėbonin ose nė njėfarė mėnyre tė zvogėlonin numrin e banorėve tė deridjeshėm - ata me rrėnjė nė ndonjė republikė tjetėr. Sllovenia kėtė e bėri nė mėnyrė perfide, sistematikisht dhe me mjaft efikasitet, pėrmes pėrforimit tė instrumenteve demokratike dhe teknologjisė sė kompjuterizuar.

Josllovenėt (term qė njė kohė tė gjatė u pėrdor nė mediume dhe politikė, pėr njerėzit me prejardhje nga republikat tjera, qė mė pas tė harrohej pėrnjėherė) kishin mundėsi tė aplikonin pėr shtetėsinė sllovene, shumica e fituan, por nuk ėshtė i vogėl numri i atyre veēmas eprorėve tė APJ-sė, qė kjo e drejtė iu pamundėsua. Ėshtė e vėrtetė se dikush nga mosdija (kurse disa shkaku "i jugosllavenizmit tė theksuar") ose pėr shkaqe pronėsore, nuk kishin bėrė kėrkesė nė kohė tė caktuar. Sido qė tė jetė, shteti slloven kėto njerėz pėtmes shtypjes sė sustės "delete" nė kompjutorin qendror i fshiu nga evidentimi i banorėve tė Sllovenisė. Brenda natės mbetėn pa kurfarė tė drejtash. Humbėn punėn, nuk kishin mundėsi tė blinin banesat shoqėrore (qė .t.th. shumė shpejt u shmangėn ose u detyruan tė shpėrnguleshin nga banesat shoqėrore), mbetėn pa dokumentet e vlefshme (librezat e shėndetėsisė, lejenjoftimet, pasaportat, lejeudhėtimet), nuk kishin mundėsi tė kishin automobil... Thjeshtė, shteti vendosi qė ata - mė tė mos ekzistonin. Shumė prej tyre policia i dėboi deri nė kufi dhe i hudhi nė Hungari, madje disa edhe pa karta autobusi u nisėn pėr nė Jugosllavi. Kėtė e bėn edhe sot e kėsaj dite. Pėr kėtė shkak doemos iu desht tė ndaheshin nga familjet - gratė dhe fėmijėt dhe me vite tė jetonin tė ndarė nė shtete tė ndryshme. Pėr shumė vjet nuk kishin mundėsi as t'i vizitonin familjet nė Slloveni.

Mė shumė se njė rrėfim ėshtė rasti i njė flamurtari nė APJ, i cili ėshtė kroat nga BeH. Nė mars tė vitit 1993 erdhi polici sllovenn nė banesėn e tij dhe e urdhėroi qė pėr njė afat prej 24 orėsh tė lėshonte Slloveninė. Ku tė shkonte, ishte kjo pyetja e parė. Farefisin ia kishin dėbuar nga Republike Serbe ku kishin jetuar deri atėherė, ai gjithashtu nuk mund tė shkonte aq nė rajonin qė ishte shpallur si entitet kroat, as nė Kroaci - ngase ishte i dyshimtė dhe i padėshirueshėm si pjesėtar i dikurshėm i APJ-sė dhe "komunjar". AI nuk mund tė shkonte as nė territorin qė "e mbanin" boshnjakėt, sepse shpėrtheu lufta ndėrmjet kroatėve dhe boshnjakėve. Vendstrehim gjeti tek farefisi i largėt nė Serbi. Pas njė vit mundimesh dhe luftė me administratėn sllovene arriti qė tė gjejė vendstrehim dhe tė kthehet nė Slloveni.

Nė grupin e pėrmendur tė tė "pastrehėve" mė sė shumti ishin pjesėtarėt e APJ-sė sė dikurshme, tė cilėt pėr shkak tė obligimeve tė marra zyrtarisht dhe pėr shkak tė pėrcaktimit jugosllav nuk kishin dezertuar nga ushtria e dikurshme para shpėrbėrjes formale tė RSFJ-sė, madje edhe pas thirrjes jolegale tė kryesisė sė atėhershme tė Republikės Sllovene. Numri mė i madh i eprorėve braktisėn APJ-sė gjatė kohės sė tėrheqjes nga Sllovenia, por shumė prej tyre as atėherė shkuan mėtej me qėllim qė tė bėnin formalitetet rreth pensionit apo tė shėrbenin edhe disa vjet qė u kishin mbetur. Ėshtė fakt se shumica e tė pėrmendurave para ikjes nga shteti, nė afat shtruan kėrkesa pėr shtetėsinė sllovene, por ajo megjithatė u refuzua. Ata qė shkuan sė bashku me APJ-nė me qėllimin qė tė rregullonin statusin personal, mė vonė nuk mundėn tė ktheheshin - shkaku i fshirjes nga evidenca e qytetarėve slloven. Pėr kėtė shkak nuk u paraqitėn as nė bisedime pėr nėnshtetėsi, u refuzuan me arsyetimin se kishin shėrbyer nė "ushtrinė armike". Njėrit prej tyre, pėr shembull, pa procedurė gjyqėsore iu morr nėnshtetėsia sllovene e marrė qė nė vitin 1975 dhe deri nė ditėn e sotme nuk i ėshtė kthyer. Pėr mė tepėr, mė shumė se gjashtė vjet zhvillohet hetim ku askush nuk ėshtė marrė nė pyetje edhe pse ka vetėm njė dėshmitar, ndėrkohė qė shteti slloven nuk ka asgjė kundėr tij.

Njė pastrim i kėtillė etnik u bė nga "demokratėt e tipit evropian". Operacioni u miratua nga demokrati (atėherė zyrtar i lartė i Lidhjes Demokrate Sllovene) Igor Bavēar, ministėr i dikurshėm i punėve tė brendshme. I bėri amin edhe demokristiani (atėherė kryetar i Partisė Demokristiane) Lojze Peterle, kryetar i atėhershėm i qeverisė. Asistenti ekspert ishte demokrati popullor (kryetari i Partisė Demokratike Popullore) dr Rajko Pirnat, ministėr i atėhershėm i drejtėsisė dhe profesor i drejtėsisė nė Universitetin e Lubjanės.

Njė pastrim i kėtillė etnik u pėrkrah edhe nga demokratėt (zyrtarėt e lartė partiak tė Lidhjes Demokratike tė Sllovenisė) sė bashku me aparatin represiv qė ishte nė disponim tė ministrit tė atėhershėm tė mbrojtjes Janez Janshės dhe aksioneve diplomatike tė Dimitrij Rupelit, i cili atėherė dhe sot ėshtė ministėr i punėve tė jashtme; kėtu nuk duhet harruar as rolin e fushatės mediale tė Jelko Kaēina, ministrit tė atėhershėm pėr informim. Pėrfundimisht, operacioni i pastrimit etnik u pėrkrah edhe nga djathtisti - socijaldemokrat - dr Joze Pucnik, nėnkryetari i atėhershėm i qeverisė.

As opozita e atėhershme, nė krye me liberal demokratėt e Skoljcevit (LDS-ja e tanishme e Janez Drnovshekut) dhe komunistit tė reformuar Janez Kocjanēiē (atėherė kryetar i Partisė demokrative, kurse mė pas i Listės sė bashkuar tė social-demokratėve) dhe pensionistėt -demokrat tė Globocnikut, nuk lėvizi aspak pėrsa i pėrket mbrojtjes tė tė drejtave themelore, cenimit tė tė drejtave tė njeriut; pėrkundrazi, heshtėn me menēuri dhe me menēuri miratuan veprimin e shtetit. Madje as partia e Marjan Podobnikut, e cila grumbullon rreth vetes fshatarėsinė nuk kishte kurgjė kundėr fuqisė sė lirė punėtore dhe nuk bėri asgjė qė kėtė "fuqi punėtore" ta mbronte nga politika.

Nga ana tjetėr nacionalistėt (Partia Kombėtare Sllovene e Zmag Jelinēiēit) me adhurim pėrshėndeti kėtė "akt tė demokracisė sllovene" sepse kjo paraqiste realizimin e pėrcaktimeve programore partiake - nė atė kohė kohė parrulla e nacionalistėve tė Jelinēiēit ishte "cefurji - raus!" (jugoviēėt - jashtė!).

Qė ironia tė jetė mė e madhe, "pastrimin" e hapėsirės nacionale sllovene e pėrkrahu edhe demokristiani Ivan Bizjak, atėherė kryetar i dhomės politike tė parlamentit slloven, kurse mė vonė nė funksionin e ministrit tė punėve tė brendshme kėtė program e zbatoi praktikisht. Bizjak nė kėtė "punė" ishte i pėrpiktė, kėshtu qė as pas vendosjes sė tij nė vendin e ombudsmanit (mbrojtės i tė drejtave tė njeriut) nuk u ndihmoi personave tė dėmtuar dhe tė pėrndjekur, edhe pse ishte detyrė e tyre. Tani vendin e zė ministri i dejtėsisė, qė mund tė thuhet se edhe sot e kėsaj dite tolerohet pengimi i procedurave gjyqėsore tė personave "tė fshirė", qė janė ngritur nė ndėrkohė. Bizjak minimizimin dhe "moszbatimin" e drejtėsisė e arsyeton me "zbrazėtirėn juridike".

E gjithė kjo ēėshtje e mjerė ka filluar mė 26 shkurt 1992, kur Sllovenia ēregjistroi nga regjistri i banorėve (gjykuar sipas tė dhėnave publike tė MPB-sė) rreth 67.000 njerėz.Nė informatėn qė MPB-ja sllovene ia dorėzoi Kėshillit Shtetėror (dhoma e dytė e parlamentit slloven), qė ishte firmosur nga demokristiani Andrej Ster, ky numėr ėshtė edhe mė i madh - rreth 83.000 persona, kurse Komiteti i Helsinkut pėr tė drejtat e njeriut disponon me tė dhėna pėr mbi 130.000 njerėz tė dėmtuar. Kur nė opinionin publik shpėrtheu skandali pėr fshirjen nga regjistri i banorėve, MPB-ja, megjithatė, pohoi se ishte fjala pėr veē 3000 njerėz. Sipas pohimeve tė juristit Matevz Krivic, gjyqtarit tė dikurshėm kushtetues, aktualisht nė Slloveni jetojnė mbi 30.000 persona pas qėndrim tė pėrhershėm, pra persona nga grupi i atyre qė nė vitin e largėt 1992 ishin fshirė nga regjistri.

Se si nė tė vėrtetė u bė pastrimi etnik i llojit tė vet dėshmojnė edhe tė dhėnat zyrtare nga regjistrimi i popullatės gjegjėsisht vlerėsimet e huaja. Sipas regjistrimit tė popullėsisė nė vitin 1991 nė Slloveni jetonin 1.965.986 banorė. Vlerėsimet e CIA-sė amerikane se nė korrikun e vitit 2001 nė Slloveni kishte 1.930.132 banorė, qė do tė thotė se dhjetė vjet pas pavarėsimit, Sllovenia shėnon "ulje" prej gati 36.000 banorėve. Gjatė 40 viteve (para pavarėsimit tė shtetit) shtimi dhjetėvjeēar i popullėsisė nė Slloveni ishte pėrafėrsiht 115.000 banorė. Dihet se nė vitin 1991 gjatė shpėrbėrjes sė RFSJ-sė shtetin e ri slloven vullnetarisht e braktisėn disa mijė njerėz, para sė gjithash pjesėtarė tė ri tė APJ-sė dhe familjet e tyre. Pas kėsaj Sllovenia nė mėnyrė subtile mbylli kufinjtė pėr migrantėt nga shtetet tjera nga trolli i Jugosllavisė sė dikurshme, prandaj "depėrtimi" i popullėsisė u zvogėlua dukshėm. Nėse kėsaj i shtojmė edhe faktin se Sllovenia, sikurse numri i madh i shteteve evropiane, luan me sferėn e bardhė, arrijmė nė pėrfnimin se e gjithė kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr njė zvogėlim radikal tė numrit tė popullatės - nga numrat nė disponim "humbėn" mė sė paku 80.000 deri 100.000 persona.

Ku janė kėta njerėz sot? Disa pasi humbėn dokumentacionin dhe punėn, shkuan nė vendlindjet e tyre dhe mė nuk mundėn qė tė ktheheshin, disa humbėn jetėn nėpėr luftėra, kurse tė tjerė arritėn qė tė shkonin nė Perėndim ose nė Serbi, si refugjatė. Pėrkundėr kėsaj, nuk ėshtė numri i vogėl i atyre qė tashmė dhjetė vjet jetojnė ilegalisht nė Slloveni nėn njė frikė tė pėrhershme dhe me njė shpresė tė zbehtė se do tė tejkalojnė burokracinė dhe pėrfundimisht do tė marrin leje qėndrimi ose nnshtetėsi. Kėta sot janė punėtorė tė lirė tė kapitalistėve tė sapolindur dhe bėjnė punėt mė tė ndyta nė tė zezė.

Pėrsa i pėrket eprorėve tė dikurshėm tė APJ-sė, sipas raportit tė pėrmendur tė MPB-sė sllovene, pėr ta vlen urdhėri i pashkruar mbi "mendimin e Ministrisė sė Mbrojtjes pėr mundėsinė e cenimit tė sigurisė sė Sllovenisė"; kjo rregull ėshtė nė fuqi edhe pse kėto njerėz tashmė 30-40 vjet jetojnė nė Slloveni, janė tė martuar me sllovene, kurse fėmijėt e tyre janė slloven. Nė Ministrinė e Mbrojtjes nuk ka kurfarė rregullore, as pėrcaktime ligjore se kush dhe nė ēfarė mėnyre mbledh tė dhėna mbi rrezikun qė e shkaktojnė kėta pensionistė pėr Slloveninė. Nuk dihet se kush firmos kėsi "mendimesh". Gjatė procedurave gjyqėsore ky mendim ka rol tė madh sepse gjykatat gjatė gjykimeve thirren nė mendimin e Ministrisė sė Mbrojtjes, edhe pse autorėt e "mendimit" nuk thirren si dėshmitarė, as qė ekziston mėnyrė qė kjo tė dėshmohet ose mohohet.

Kur organet kompetente tė Bashkėsisė Evropiane nė vitin 1998 u njoftuan pėr kėto vepra tė kėqija,urdhėruan pushtetin slloven qė ta riparonte padrejtėsinė deri nė muajin maj tė vitit 2000. Lubjana zyrtare as dy vite mė pas nuk e zbatoi direktivėn e Brukselit. Kėrkesė pėr lejeqėndrim dhanė 14 mijė "tė huaj me dhunė", por pėrgjigje pozitive morrėn vetėm 3.000 njerėz, kurse tė tjerėt edhe mėtej mbijetojnė nėn frikė. Monitoringu i Helsinkut pėr ēdo ditė lufton pėr individėt qė i ndjek policia sllovene dhe i dėbon matanė kufirit. "Tė fshirėt", nė ndėrkohė pas shumė kontesteve gjyqėsore arritėn qė tė organizoheshin nė Shoqatėn e tė fshirėve. Kėshtu u vėrtetua se nė shėnjestrėn e organeve shtetėrore ishin kryesisht romėt dhe serbėt. Mund tė thuhet se nė mesin e tė huajve tė padėshirueshėm ekziston edhe njė numėr i madh i tė huajve "tanė" dhe tė "huaj".

Shumė prej tyre pyesin se a dėshirojnė politikanėt slloven tė pėrgjigjen pėrpara Tribunalit tė Hagės pėr pastrim etnik? Ėshtė interesant se nė mediumet mė tė mėdha sllovene nuk ka as edhe njė shkrim pėr kėtė temė. Redaktorėt heshtin edhe ndaj letrave tė lexuesve qė prekin kėtė temė. Prandaj gjatė pėrkujtimit tė ditės heroike tė pavarėsimit ėshtė momenti i pėrshtatshėm qė shtetasit dhe shteti tė kuptojnė se nė margjina tė shoqėrisė, nė kushte tė mjerueshme dhe me pa tė drejtė gjendet njė popullėsi e madhe qė ėshtė dėnuar shkaku i origjinės. Kėtu ėshtė nė provim demokracia sllovene dhe shoqėria nė pėrgjithėsi.

MILAN GORJANC