AIM: start



TUE, 16 JUL 2002 13:56:04 GMT

Akademikė me procedurė tė shpejtuar

Gjashtė persona janė paraburgosur, kurse kundėr 25 tė tjerėve janė ngritur padi penale shkaku i falsifikimit tė diplomave nga fakultetet bullgare, qė nė Maqedoni ishin shitur nga 1.400 deri 3.500 eura. Profesorėt e Universitetit tė Shkupit kėrkuan pėrgjegjėsi morale dhe penale nga ministri i arsimit dhe shkencės Nenad Novkovski, kurse nga Gjykata Kushtetuese tė suspendonte marrėveshjen pėr nostrifikimin e diplomave nga Bullgaria dhe Shqipėria.

AIM Shkup, 06.07.2002.

Para pesėmbėdhjetė ditėve, nė disa fakultete tė Maqedonisė, u zbuluan 30 diploma tė falsifikuara nga universitetet bullgare dhe shqiptare, qė tentuan t’i nostrifikonin nė Maqedoni "studentėt e diplomuar". Sikur kjo tė kishte ndodhur nė njė shtet normal, ministri i arsimit do tė largohej nga kolltuku. Pasi qė Maqedonia, pėr shumė gjėra, nuk ėshtė shtet normal, kurse disa parashtrojnė pyetjen se athua ėshtė shtet, ministri i arsimit, Nenad Novkovski edhe mėtej gjendet nė funksionin e tij, pėr tė cilin jep leksione se ėshtė me rėndėsi tė madhe dhe jo njė letėr e rėndomtė.

Afera me diplomat e rrejshme universitare "shpėrtheu" falė deputetit nė moshė tė VMRO-DPMNE, Aleksandar Florovskit, i cili nė kėto vite vendosi tė kryente fakultet, atje ku ishte shumė lehtė- nė universitetin privat bullgar nė Plovdiv. Nė diplomėn e Florovskit shkruan se ka kryer arsimin e lartė nė sferėn e marrėdhėnieve me publikun dhe komunikim. Nė fillim tė tetorit tė kėtij viti Florovski kishte dorėzuar diplomėn e tij nė Ministrinė e arsmit dhe shkencės pėr ta nostrifikuar. Nė pėrputhje me ligjet e atėhershme resori qeveritar i arsimit e kishte dorėzuar diplomėn e Florovskit nė Fakultetin Juridik nė Shkup. Komisioni pėr nostrifikim nė kėtė Fakultet kishte kėrkuar nga Florovski dėshmi nė kishte studiuar nė Bullgari, tė sillte pasaportėn, programin arsimor dhe statusin e fakultetit qė kishte kryer, si dhe programin e provimeve qė kishte dhėnė. Kur, edhe me vėshtirėsi, deputeti i VMRO-DPMNE i kishte dorėzuar, u vendos qė si provim plotėsues doemos tė jepte historinė nacionale dhe tė drejtėn kushtetuese - tek njė profesor i afėrt me opozitėn.

Nga kjo gjė u shqetėsua Florovski, por mė nė fund, nuk ishte e thėnė qė ai tė paraqitej para komisionit pėr provim. Shqetėsimet ia kishte shmangur kryeministri Lubēo Georgievski, i cili, para njė muaji, ia kishte ndarė tė drejtėn pėr nostrifikimin e diplomave nga Shqipėria dhe Bullgaria, pėrmes njė procedure tė shpejtė, Ministrisė sė arsimit dhe shkencės. Kėshtu Florovski, pėrfundimisht, nė moshė tė vjetėr, u bė qytetar akademik.

Rasti i Florovski, mė saktėsisht vendimi qeveritar qė diplomat nga vendet fqinje t’i nostrifikonte Komisioni i Ministrisė sė arsimit, dhe jo fakulteti gjegjės, siē ndodhte mė parė, kishte hidhėruar profesorėt universitar. Ata kanė frikė se me vendimin e kabinetit tė Lubēo Georgievski, ēdo anėtar i VMRO-DPMNE-sė ose partnerit tė koalicionit Partisė Demokratike Shqiptare, qė kanė kryer studimet nė Bullgari ose Shqipėri, pa vėrtetim mund tė marrin diploma nė Maqedoni. Nga ana tjetėr, ata i intrigoi fakti se vetėm nė muajin mars dhe prill tė kėtij viti ishin dhėnė 400 kėrkesa pėr nostrifikimin e diplomave bullgare dhe po aq shqiptare.

Afera me diplomat e falsifikuara nga vendet fqinje u zbulua falė profesorėve nga Fakulteti Ekonomik nė Shkup, tė cilit, sipas rregullave tė dikurshme, ministria e arsimit i kishte dėrguar pėr nostrifikim 27 diploma nga disa fakultete bullgare. Kjo iu duk e dyshimtė tė punėsuarve nė Fakultetin Ekonomik, prandaj diplomat e dyshimta i vėrtetuan tek kolegėt e tyre bullgar. Zbulimi i kishte tronditur tė gjithė. Prej 27 diplomave tė dhėna nė Bullgari, vetėm tre ishin valide. 24 diplomat tjera ishin falsifikate tė pastra. Profesorėt e Fakultetit Ekonomik e kishin alarmuar opinionin publik, duke thėnė se numri mė i madh i diplomave tė falsifikuara ishin tė nėpunėsve shtetėror. Kjo shtoi dyshimin se kėsi diplomash mbase kanė edhe politikanėtė caktuar dhe deputetė tė partive nė pushtet.

Sikurse nė Fakultetin Ekonomik, diploma tė falsifikuara u zbuluan edhe nė fakultetin e mjekėsisė dhe fakultetin e kulturės fizike nė Shkup, si dhe nė fakultetin pedagogjik nė Shqip. Prodekani i Fakultetit tė kulturės fizike, Atanas Kajēevski e theksoi si shekmbull se truproja e njė zyrtari tė lartė nga partia nė pushtet kishte sjellė diplomė nga Bullgaria pėr kryerjen e akademisė sportive. "Njeriu nga sigurimi, diploma e tė cilit ishte nostrifikuar nga Novkovski, asnjėherė as nuk kishte dalė nga Maqedonia, e ku mė tė kishte studiuar jashtė", kishte thėnė me indinjatė profesor Kajēevski.

Raste tė ngjashme ka plot, kurse nėn presionin e profesorėve universitar dhe opinionit publik, kėtyre ditėve u prononcua edhe policia pėrmes informatės se MPB-ja e Maqedonisė kishte ngritur padi penale kundėr 30 personave, qė me diploma tė rrejshme brenda natės kishin dėshiruar tė bėheshin qytetar akademik.

Zėdhėnėsi i MPB-sė, Voislav Zafirovski thotė se policia kishte ndėrmarrė masa ndaj vetėm 30 diplomave tė falsifikuara dhe atė pėr 24 qė i kishte zbuluar dhe i kishte dorėzuar Fakulteti Ekonomik dhe ndaj 6 personave qė kėtyre ditėve i kishte kapur policia maqedone nė kufirin maqedono - bullgar duke tentuar tė fusnin nė vend diploma tė falsifikuara. Gjashtė veta, pėr tė cilėt thuhet se janė organizatorė tė kanalit me diploma tė falsifikuara nga Bullgaria, janė arrestuar, kurse ndaj 24 tė tjerėve janė ngritur padi pėr falsifikim dhe ndihmė gjatė falsifikimit.

Gjashtė diploma tė falsifikuara janė gjetur nė kufi me Bullgarinė, kur shtetasi maqedonas Bajrus J. kishte tentuar t’i fuste nė vend. Ai kishte marrė nga "akademikėt" e interesuar maqedonas nga 1.400 deri 3.500 euro, kurse pėr kėtė e kishte ndihmuar shtetasi bullgar , Krasi i njohur, i cili ia kishte dorėzuar diplomat nė Qustendil.

Nga 30 "akademikėt" e zbuluar me diploma tė rrejshme bullgare, mė i riu kishte 24 vjet, kurse tre mė tė vjetėrit ishin pesėdhjetėvjeēar. Nė polici nuk dijnė, ose nuk duan tė tregojnė, se athua nė mesin e tyre ka tė punėsuar nė administratėn shtetėrore, nė shqėrbimet publike, polici, doganė, siē u tha gjatė shpėrthimit tė skandalit.

Para disa ditėsh rreth kėsaj teme kishte diskutuar edhe Senati Universitar, i cili kishte kėrkuar pėrgjegjėsi morale dhe penale nga ministri i arsimit Nenad Novkovski, sepse nuk kishte pėrfillur pėrcaktimet ligjore nga Ligji pėr srsim tė lartė, sepse kishte lejuar qė diplomat e falsifikuara tė arrinin pėr nostrifikim nė fakultete.

Nė tentimin pėr t’u mbrojtur, ministri i arsimit Novkovski deklaroi se policisė i ishin dorėzuar 200 diploma tė dyshimta pėr t’i vėrtetuar, kurse deri tani nuk kishte kurfarė rezultati, sepse, siē tha, policia ėshtė e ngathtė. Pėr pohimet e ministrit, i cili fatkeqėsisht ėshtė edhe profesor universitar, qė do tė duhej tė thoshte edhe pedagog, nė MPB thonė se nuk kanė dėgjuar pėr kėto diploma dhe se ky ėshtė "njė manipulim i pastėr" i ministrit. Ping-pongu i llojit tė vet vazhdoi me pėrgjigjen e re tė Novkovskit, i cili tha: "Le tė shohin nėpėr sirtarė. Policia duhet ta bėjė punėn e vetė. Ministria pėr arsim dhe shkencė vetėm dėshiroi t’i ndihmonte. Ajo qė ne ia dėrgojmė diplomat e dyshimta nuk ėshtė puna jonė prandaj duhet tė na falemnderohen se i ndihmojmė".

Kėtu, sė paku pėrkohėsisht ndėrpritet dialogu ndėrmjet ministrit dhe policisė, por jo edhe me Senatin Universitar, i cili kėrkoi nga Novkovski pėrgjegjėsi disciplinore dhe penale.

Pa angazhimin e avokatit dhe duke besuar nė aftėsitė e tij intelektuale, qė pėrputhen me ato tė shokėve partiak nga rradhėt e kreut tė partisė nė pushtet VMRO-DPMNE, Novkovski sėrish tentoi qė tė mbrohet vetė duke akuzuar pėr gjithė aferėn edhe Universitetin edhe policinė edhe Retoratit, por edhe sistemin e vjetėr.

"Sipas ligjit, pėr falsifikate ėshtė pėrgjegjės ai qė falsifikon dhe ato i lėshon nė pėrdorim. Ne flasim pėr njė sistem nė socializėm ku diploma ishte gjithēka. Nė shoqėrinė qytetare diploma nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē se njė letre tė thjeshtė, ndėrkaq ėshtė ēėshtje e punėdhėnėsit qė tė vėrtetojė informacionet plotėsuese rreth atij me tė cilin ka punė. Praktikisht nė gjithė kėtė rast shihet nga aspekti i shoqėrisė socialiste ku me diplomė pėrfundonte karriera", tha Novkovski dhe- mbeti gjallė.

Tė pakėnaqur me vendimin qeveritar pėr njohjen nė procedurė tė shpejtė tė diplomave nga Bullgaria dhe Shqipėria, profesorėt e Universitetit tė Shkupit paralajmėruan mundėsinė e ngritjes sė iniciativės para Gjykatės Kushtetuese pėr shqyrtimin se a ka bazė kushtetuese dhe ligjore ky vendim. Rektorati konsideron se kjo ėshtė mėnyra pėr ruajtjen e dinjitetit tė arsimit tė lartė nė Maqedoni.

Edhe pse ishte paralajmėruar se Gjykatės Kushtetuese do t’i dorėzohej iniciativa mbi kushtetueshmėrinė e marrėveshjes rreth ratifikimit tė diplomave nga Shqipėria dhe Bullgaria dhe se do tė kėrkohej pėrgjegjėsi nga ministri Novkovski, sėrish kėto konkluzione ende nuk janė miratuar shkaku i kundėrshtimit nga ana e disa profesorėve tė afėrt me partitė nė pushtet, kurse Senati as tė premtem mė 5 korrik, nuk e mbajti seancėn shkaku u mungesės sė kuorumit. Pra, rrėfimi duhet tė vazhdojė.

DUSHAN JOKSIQ