AIM: start



SAT, 20 JUL 2002 13:02:51 GMT

Pas dasmes - muzike!

Ka perfunduar ndertimi i naftesjellesit Selanik - Shkup. Ne te njejten kohe deri sa leshoj solemnisht ne perdorim ky objekt i rendesishem energjetik, instanca me e larte gjyqesore ne Maqedoni e shqyrtoi kushtetueshmerine e marreveshjes permes se ciles para tre vjetesh i ishte shitur Okta - rafineria e vetme ne vend - magnatit grek te naftes "Helenik Petroleum". Sipas vleresimit te kryeministrit Georgievski, Greqia eshte lokomotive per zhvillim ekonomik te Ballkanit, kurse Maqedoni deshiron te jete vagon i pare i ngjitur ne te, qe do te ndikonte keshtu edhe me shume ne paqen dhe unitetin rajonal.

AIM Shkup, 07.07.2002

Fillimi i korrikut ne Maqedoni ishte ne shenje te leshimit ne perdorim te naftesjellesit te ri qe lidh bregdetin e Selanikut me rafinerine e naftes OKTA, e vetmja me kete kapacitet ne vend. Sipas vleresimeve te analisteve ekonomik, eshte investimi me i madh energjetik ne Ballkan, gjate viteve te fundit, ne sferen e energjetikes. Maqedonia dhe Greqia e konsiderojne si hapin fillestar te nderlidhjes se rajonit me Evropen Qendrore.

Ne kremtimin qe, me rastin e e leshimit zyrtar ne perdorim te naftesjellesit, u shenua ne Shkup dhe Selanik (me ndermjetesimin e video projektuesit ne te dy qytetet ku u ndoq se cfare behet ne skajin tjeter te naftesjellesit) kishte fjale solemne dhe vleresime sipas te cileve, kuptohet, ky ishte nje sukses i madh ne kushte te papershtatshme ekonomike dhe kushte lufte.

Duke perkujtuar investimin e pergjithshem te fqiut jugor ne ekonomine vendore, kryeministri Lubco Georgievski vleresoi se Greqia, si anetare e Bashkesise Evropiane, eshte "lokomotive e zhvillimit ekonomik te Ballkanit dhe theksoi se Maqedonia deshiron te jete vagoni i pare i ngjitur per te". Me zemergjeresi ia ofroi "vendin e tij" grekeve dhe paralajmeroi investime te reja me vlere prej 75 milion eurosh. Para se gjithash vazhdimin e ndertimit te naftesjellesit ne drejtim te Beogradit dhe Prishtines, perfundimin e autostrades Shkup - Selanik, ndertimin e rrjetit te elektroekonomise me tension te larte dhe trafostacionin prej 110 kilovoltesh Manastir - Korint, dhe sistemin e ri gazesjelles pergjate naftesjellesit.

Per shkak te servilitetit te treguar ndaj partnereve grek, Georgievski perjetoi kritika te ashpra te opinionit publik. Me se shumti iu zu per te madhe prania e tij ne ceremonine e Selanikut, kur e dinte se atje nuk do te ishte kolegu i tij Kostas Simitisi, por ministri i zhvillimit Ahis Cohazopulos dhe shume politikane te tjere grek, te rangut shume me te ulet.

"Me vete prezencen e tij, por edhe me intonacionin dhe fjalorin, Georgievski manifestoi mungese te taktit per shtetin dhe i solli dem imazhit te shtetit, te cilit nuk ia permendi emrin asnjehere", theksohet ne komentet e mediumeve te aferta me opoziten. Per gazeten me tirazh te madh "Utrinski vesnik" kjo eshte edhe nje fakt per "servilitetin e kryeministrit qe ka sfond te madh politik, finansiar dhe te provizionit". Keto spekulime edhe zyrtarisht edhe jozyrtraisht thekson gjate tre viteve te kaluara.

Perndryshe, naftesjellesi Shkup - Selanik eshte i gjate 214 kilometra. Brenda vitit ne te qarkullon 2,5 milione tone derivat nafte, aq sa eshte kapaciteti i rafinerise OKTA. Per ndertimin e tij, qe ka zgjatur dy vite e gjysme, jane harxhuar 130 milione dollare, prej te cilave ne kesh 110 milione. Eshte ndertuar me mjetet materiale te magnatit grek te naftes "Helenik Petroleum"- 60 milione dhe Bankes Evropiane per Zhvillim dhe Rindertim (BEZHR)- 50 milione dollare kredit. Qeveria maqedonase, ne emer te ekspropriacionit te 150 kilometer vend ne territorin e saj, ku kalojne gypat e naftesjellesit, ka investuar 20 milone dollare dhe keshtu eshte bere bashkepronar i objektit per 20 perqind. 80 perqind e naftesjellesit u takojne grekeve, te cilet me blerjen e rafinerise se Shkupit, fshehtas dhe me nje marreveshje me kryeministrin maqedon dhe kreret e Agjencise per privatizim, kishin arritur marreveshjen per ndertim.

Marreveshja investuese, ose me mire marreveshja e shitblerjes, me c'rast OKTA i takon magnatit grek "Helenik Petroleum" eshte e "rende" gjithsejt 180 milione dollare. Ne te pervec ndertimit te naftesjellesit eshte parapare edhe modernizimi i reparteve proshuese te Rafinerise se Shkupit. Nga shume njohes te mire te biznesit te naftes, te vendit dhe te jashtem, e vecmas nga opozita politike, ishte quajtur si "skandaloze". Jo vetem shkaku i jotransparences dhe, sic thuhej, nje shume te vogel qesharake prej 32 milione dollaresh, per aq sa iu ofrua rafineria investitorit fillestar, por edhe shkaku i privilegjeve te medha qe iu dhane bleresit te jashtem, perkunder kontradiktave persa i perket ligjeve ekonomike maqedonase dhe ne dem te kompanive vendore. Vleresimet vlejne ende, kurse kete e verteton praktika.

Ekspertet juridik dhe ekonomik te "Makpetrolit", qe merret me shitjen e naftes dhe derivateve te naftes dhe shkaku i monopolit te Rafinerise se Shkupit, ka me se shumti humbje, me shume vemendje pergjate tre viteve te kaluara kane analizuar marreveshjen per shitblerjen e OKTA-s dhe marreveshjen nderkombetare ndermjet Maqedonise dhe Greqise per ndertimin e naftesjellesit Selanik - Shkup. Ata erdhen deri tek njohurite se marreveshja permban shume percaktime antikushtetuese dhe kunder rregullites ligjore maqedonase (ligji mbi doganat, tarifat doganore, tregtia e jashtme, obligigacionet), pastaj logjikes ekonomike dhe persa i perket Marreveshjes per stabilizim dhe asocim me Bashkesine Evropiane te firmosur para nje kohe. Ata perpara Gjykates Kushtetuese kane kontestuar keto dokumente. Si antikushtetuese theksojne percaktimet sipas te cileve ofruesi, qeveria maqedone, duke u thirrur ne te drejten e saj, pronareve te ri te Rafinerise se Shkupit u ka miratuar eksport te padoganuar te rezervave dhe pjesave tjera rezerve, dhe mospageses te cfaredo lloj tatimi per profitin ne territorin e vendit pergjate pese viteve te plota. Keshtu, thone ata, nuk ka askund ne bote!

Rastesisht ose jo, kush e di, gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese te Maqedonisembajten konsultimin e pare me ekspertet, me temen "Privatizimi i OKTA-s", ne kohen kur naftesjellesi i ri u promovua ne menyre solemne dhe u leshua ne perdorim.

Biseda u zhvillua ne stilin e thenies popullore "Pas dasmes - muzika". Mendimet ishin te ndara persa i perket asaj se athua duhet ngritur procedure per vleresimin e kushtetueshmerise se Marreveshjes per shitjen e aksioneve te Rafinerise se Shkupit partnerit strategjik nga Greqia, si dhe persa i perket kompetencave te Gjykates Kushtetuese ne kete rast.

Perfaqesuesit e "Makpetrolit" mbeten ne qendrimin se me marreveshjen e permendur cenohet percaktimi kushtetues mbi te drejtat e prones, tregun e lire dhe kerkuan qe ajo te suspendohet!

\Perfaqesuesit e qeverise dhe Agjencise per privatizim tentuan te deshmonin te kunderten. Sipas tyre, Marreveshja per shitjen e OKTA-s eshte komerciale, biznesi, dokument juridik privat, keshtu qe bie ne kompetencat e Gjykates Themelore dhe jo asaj Kushtetuese! Nese suspendohet do t'i kushtonte shtetit disa dhjetera miliona dollare, aq sa do te duhej t'i paguhej pales se demtuar. Pervec kesaj jane mjaft te pabazuara, mohimet e ekzistimit te monopolit shkaku i mospageses se tatimeve dhe obligimeve tjera.

Sipas mendimit te profesoreve neutral te Fakultetit Juridik, Maqedonia eshte vend ku marreveshjet nderkombetare te ratifikuara jane mbi ligjin, por jo edhe mbi kushtetuten. Ata jane te bindur se marreveshja OKTA - Helenik Petroleum eshte "jovalide" dhe se "ne themel shkaterrohet rendi kushtetues ne vend" sepse nuk ka kaluar proceduren e ratifikimit ne Parlament. Kjo, thone ata, doemos duhej te behej sepse ishte pjese perberese e marreveshjes investuese ndermjet Maqedonise dhe Greqise per ndertimin e naftesjellesit Selanik - Shkup, te firmosur ne maj te vitit 1999. Ne nje pjese te ketij dokumenti shteti paraqitet ne rolin e tregetarit qe shet kapitalin shoqeror, kurse ne nje pjese tjeter si pushtet qe miraton privilegje per partnerin e jashtem dhe ate ne dem te kompanive vendase. Kjo, vleresojne profesoret, eshte nje presedan i rrezikshem!

Fakti se Gjykata Kushtetuese gjendet para nje kryqezimi zjarresh, (nuk ka eksperience praktike kur shteti shet, nderkaq investitori i jashtem blen) mbetet e paqarte se sa do te ndikojne keto mendime dhe kur do te sjell vendimin e vet. Ne opinion shumohen spekulimet se presionet e qeverise jane te medha qe sjellja e vendimit te shtyhen per ne vjeshte, pas zgjedhjeve parlamentare ne prag.

Njekohesisht, por ne drejtim te kundert, bejne "presion" edhe perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare, te bindur se privatizimi i OKTA-s eshte nje nga deshmite kryesore per koruptimin e garnitures aktuale ne pushtet. Kete e ka theksuar keto dite edhe njeriu i pare i Grupit Nderkombetar te Krizes Edvard Xhozef ne nje tribune te organizuar nga SOROS-i ne Shkup. E njejta verejtje iu dergua strukturave kompetente shteterore edhe gjate bisedimeve zyrtare te Bashkesise Evropiane me temen: "Zbatimi i Marreveshjes per Stabilizim dhe Asocim". Perfaqesuesi i larte i BE-se Rajnhard Pribe theksoi se Maqedonia duhet doemos te liberalizoje tregun e naftes ne perputhje me normat evropiane, ne rast se nuk deshiron qe te mbetet ne margjina te Bashkesise. Zbatimi i direktives eshte i pamundshem perderisa ne vend ekziston monopol i kompanise OKTA, e cila per cdo ton nafte te importuar paguan shume simboline doganore prej nje perqindi, kurse gjithe subjektet tjera juridike paguajne 20 perqind!

BRANKA NANEVSKA