AIM: start



THU, 26 SEP 2002 12:35:36 GMT

Zgjedhjet kane perfunduar, cka tani?

Perkunder faktit se "vella Lubja" famoz, ministri i puneve te brendshme te Maqedonise, edhe metej tenton qe te korigjoje sipas menyres se tij rezultatet zgjedhore, zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni kane perfunduar dhe dihen fituesit dhe humbesit.

AIM Shkup, 20.9.2002

U duk tragjikomike, e marre, naive, nderhyrja e "delegacionit" te VMRO-DPMNE-se - i perbere nga ministri i puneve te brendshme Lube Boshkovski, nenkryetari i partise, shefi i shtabit zgjedhor dhe ministri i bujqesise Marjan Gjorcev dhe sekretari i partise Vojo Stojanovski - ne zyrat e kryetares se Komisionit Zgjedhor Shteteror (KZSH) Mirjana Lazareva Trajkovskes ne prag te shpalljes se rezultateve zyrtare te zgjedhjeve parlamentare, me qellim qe te bind te tjeret se ka pasur falsifikim te sofistikuar te zgjedhjeve dhe keshtu, me siguri, te anulonte zgjedhjet. Kurfare tentimi te Trajkovskes se nuk kishte kohe per takim, sepse KZSH duhej brenda afatit ligjor te shpallte rezultatet, nuk e penguan Boshkovskin dhe te tjeret ne qellimin e tyre. Me ne fund erdhi deri te takimi, kurse ne te, ne anen e kryetares se KZSH u ul edhe ambasadori i ketushem i OSBE-se Kreg Xhenis, kurse pas kesaj Trajkovska u sigurua edhe fizikisht. Nje nate para kesaj MPB-ja nderhyri ne shtypshkronjen ku ishte botuar materiali zgjedhor, me qellim qe te gjente fakte se ishin shtypur 480 mije fletevotime me shume, te cilat ishin keqperdorur per falsifikimin e madh zgjedhor. Dhe pas kesaj Boshkovski vazhdoi me konferencat partiake per shtyp, ku njekohesisht pranoi rezultatet zgjedhore dhe foli per falsifikimin e madh zgjedhor.

Edhe perkunder kesaj te gjithe ketu e kane te qarte se zgjedhjet parlamentare 2002 ne Maqedoni kane perfunduar me fitoren e madhe te opozites. Ne anen maqedonase eshte koalicioni "Per Maqedonine", qe udhehiqet nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonise (LSDM-ja), i cili fitoi gjysmen e vendeve ne parlamentin e ri. Partia e deritanishme qeveritare VMRO-DPMNE dhe liberalet fituan gjysem vende me pak (33). Vetem socialistet me kryetarin e tyre Lubisav Ivanov - Xingon do te perfaqesojne partite tjera maqedonase. Ne palen shqiptare fitore bindese shenoi partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI), 16 deputete, para Partise Demokratike Shqiptare me 7, Partia per Prosperitet Demokratik me dy dhe Partia Demokratike Kombetare me nje deputet ne parlamentin e ri.

Edhe keto zgjedhje parlamentare deshmuan se trupi votues maqedonas din te denoje. Votuesit nuk u hamenden dhe derguan nje mesazh te qarte se jane bere nervoz dhe se ne te ardhmen do te denojne ata ne pushtet shpejt dhe pa meshire. Keto zgjedhje gjithashtu pastruan mizerine qe dominonte ne skenen politike maqedonase. Keshtu rolin kryesor ne parlamentin e ri e morren kater blloqe politike, kurse u margjinalizuan deri ne skajshmeri partite e vogla, qe me siguri se nuk do te mund te mbijetojne deri ne zgjedhjet e ardhshme, dhe te cilat pretendonin te zenin hapesiren e "opcionit te trete".

Ne planin politik eshte e qarte se elektorati maqedonas u dha perkrahje atyre qe ishin angazhuar te nxirrnin mesim nga kriza 18 mujore e vitit te kaluar, qe e kuptuan se ka perfunduar faza e ndishme dhe se me dhembje dhe emocione duhet ndertuar realitetin e ri, permbi themele te reja, ku edhe fillon shoqeria maqedonase.

Marreveshja e Ohrit, pa marre parasyshe se te gjitha palet ishin te pakenaqura me te, u pranua si nje mundes reale. Keto zgjedhje i humben ata qe nuk e pranuan, qe kerkuan revidimin e saj, madje edhe refuzimin. Ne mesin e tyre kishte edhe politikane edhe nga ata qe ndikojne ne krijimin e opinionit publik. Te paret u hodhen jashte fokusit te jetes politike nga ana e zgjedhesve, te dytet me siguri se do te gjenden atje nese vazhdojne qe te krijojne ngjarje politike, ne vend se te informojne per to.

Per dallim nga zgjedhjet e meparshme eshte e dukshme edhe nje tendence, e cila eshte vetem embleme per dukje, qe ne fakt veshtireson rrethanat per nje ambient normal politik. Deri tani beteja politike kryesisht eshte zhvilluar ne nje qark te mbyllur, brenda bashkesive te ndara ne baza etnike, duke e prezantuar ekskluzivisht vetem bashkesine etnike gjegjese, kurse gjate praktimit te pushtetit ndodhte marreveshja me perfaqesuesit e "te tjereve". Ofertat e opcioneve politike para ketyre zgjedhjeve edhe perkunder ndarjeve etnike ishin me te shumta brenda vete etnive. Edhe maqedonasit edhe shqiptaret ne qarqet e tyre te mbyllura dhe ne partite e tyre etnike kishin mundesi per zgjedhje te shumta. Dallimet qe ekzistonin ndermjet Bashkimit Demokratik per Integrim dhe Partise Demokratike Shqiptare ne ceshtje te caktuara (Marreveshja e Ohrit, karakteri i shtetit dhe ardhmeria e tij…) ishin shume me te medha se sa dallimet e vecanta me partneret e pales maqedonase - LSDM-se dhe VMRO-DPMNE-se.

Votuesit u percaktuan ndermjet opcioneve "implementim i plote i Marreveshjes se Ohrit", "Maqedonia si shtet i perbashket" dhe "radikalizmit verbal", "kerkesave qe nuk i plotesoi Marreveshja e Ohrit" dhe "endrres per bashkim kombetar". Fituan ata qe ishin per implementim te plote te marreveshjes ne dem te atyre qe marreveshjen e karakterizuan si burim te te gjitha te keqijave, qe, ishte bere nga nje komplot i gjithe botes kunder Maqedonise dhe shtetit te tyre nacional.

Nuk eshte i parendesishem edhe fakti qe votuesit nuk e pranuan ikonografine partiake kuq e zi te shqiponjes dykrenore te Skenderbeut dhe luaneve te VMRO-se, por u percaktuan per ngjyrat jokombetare dhe simbolet e partive fituese.

Para zgjedhjeve - ne vapen e fushates parazgjedhore, por edhe me vone - u (keq) perdor ceshtja se kush me kend do te bente koalicion ne qeverine e re. LSDM-ja si fitues ne palen maqedone edhe para zgjedhjeve nuk pranoi koalicion etnik te ofruar nga ana e VMRO-DPMNE-se, edhe pse dukej e rrezikshme, ngase akuzohej per tradheti kombetare. Ne shoqerine qe kahere eshte e ndare ne baza etnike, besimin e shqiptareve e morri Ali Ahmeti dhe BDI-ja e tij. Ne Maqedonine pas Ohrit pozicioni i fituesve ne zgjedhje nga ana e partive te bashkesise tjeter, relativizon koncentrimin e fuqise. Mekanizmi i ri kushtetues, ku per ligjet e ndishme dhe te rendesishme vlen votimi i ndare dhe duhet pajtueshmeria e me shume se dy te tretave te deputeteve nga bashkesite etnike te perfshire ne parlament, relativizon edhe ceshtjen se athua partia eshte pjese e pushtetit ose jo. Asnje ligj nuk eshte i plotfuqishem per bashkesine tjeter nese partia e etnitetit tjeter kontrollon parlamentaret e vete.

LSDM-ja si parti promovoi dhe praktikoi percaktimin politik qe ne qeverine qe udheheq gjithmone te kete perfaqesues te partive politike shqiptare, sipas mundesise nga partia me e fuqishme. Do te ishte baraz me vetevrasje nese LSDM-ja tani heq dore nga kjo menyre. Eshte fakt se mundesia per zgjedhjen e partnerit te koalicionit eshte orientuar kah BDI-ja, por ne shikim te pare komplikon gjerat.

LSDM-ja politikisht me racionalitet do ta pranonte BDI-ne me deshiren e vet si partner ne koalicionin qeveritar, nderkaq ne parlament edhe pa deshiren e vete. Varianti i pare eshte me i lehte nese kjo ndodh me sugjestionin e faktorit nderkombetar, vecmas SHBA-ve. Logjika e bazuar ne politiken ditore "Ahmetin nuk e duam, BDI-ne e pranojme" bie ne uje para faktit se Ahmeti eshte vete BDI-ja prapa te cilit qendron shumica e elektoratit shqiptar. Nese kjo kuptohet dhe respektohet gjithcka eshte lehte, madje edhe marreveshja per koalicionim qe nenkupton edhe veprimet e taktizuara te partnerit ne pushtetin e ri per te amortizuar iritimet e panevojshme te ithtareve te saj.

AIM SHKUP

ISO RUSI