AIM: start



SAT, 28 SEP 2002 00:53:06 GMT

Bisedime tė vogla nate

Sadoqė qė u mundua, Maqedonisė nuk i shkoi doresh qė zgjedhjet parlamentare t’i bėnte tė mėrzitshme

AIM Shkup, 20.09.2002

Kaloi dita e parė, e dyta dhe e treta nga zgjedhjet parlamentare tė sė dielės. Dhe asgjė! Asgjė e tmerrshme nuk ndodhi. Komisioni Zgjedhor Shtetėror nė pėrputhje me seriozitetin qė e ka marrė ky shėrbim shtetėror, e kreu punėn nė paqe dhe heshtje. Kaloi njė e mėrkurė monotone. Ishte paraparė qė tė kurorėzohej me kumtimin zyrtar dhe pėrfundimtar tė rezultateve zgjedhore. Asgjė e veēantė. Sepse, fituesit kishin kremtuar fitoren, Humbėsit (kuptohet) kishin pėrjetuar me dhembje humbjen. Do tė ishte shumė bukur sikur tė kidhte pėrfunduar kėshtu…! Megjithatė, shkojmė me rradhė!

Sipas rezultateve zyrtare, qė i kumtoi zėdhėnėsi i Komisionit Shtetėror Zgjedhor Zoran Tanevski para diplomatėve tė huaj dhe pjesėtarėve tė "fuqisė sė shtatė", nė zgjedhjet e katėrta parlamentare tė mbajtura tė dielėn koalicioni "Pėr Maqedoninė" fitoi 60, pra gjysmėn e vendeve pėr deputet nė Parlament, dy mė pak se sa kishte parashikuar. VMRO- DPMNE-ja nė pushtet nė koalicion me liberalėt 33 deputetė, Bashkimi Demokratik pėr Integrim e ish - liderit tė UĒK-sė sė shpėrbėrė Ali Ahmetit 16, Partia Demokratike Shqiptare e Arben Xhaferit 7, Partia pėr Properitet Demokratik e Abdurahman Alitit 2 dhe Partia Demokratike Kombėtare e Kastriot Haxhirexhės dhe Partia Socialiste e Maqedonisė nga njė.

Dhe, tamam kur dukej se kumtimi i rezultateve zyrtare do tė ishte formalitet, gjėrat u komplikuan maksimalisht. Zėdhėnėsi Tanevski sė pari dha deklaratė se anėtarėt e Komisionit ndjejnė presionin nga ana e zyrtarėve tė lartė policor, prandaj kėrkoi qė tė lihen tė qetė, qė tė mundnin nė afat tė pėrfundonin punėn. Edhe pėrkundėr asaj qė tha ai se nuk bėhen kurfarė bisedash informative me policinė, nė kabinetin e kryetares sė Komisionit Shtetėror Zgjedhor Mirjana Lazarova-Trajkovskės, pas njė insistimi tė vazhdueshėm, hyrėn ministri i punėve tė brendshme Lube Boshkovski, pėrndryshe njeri i fuqishėm nė VMRO-DPMNE-nė e mundur, nė shoqėrim tė shefit tė shtabit zgjedhor tė kėsaj partie Marjan Gjorgjevit. Opinioni publik priste me padurim.

Pėr rrjedhėn e bisedimeve tė natės publiku kishte mundėsi qė tė mėsonte nga vetė pjesėmarrėsit. Shefi i pėrbėrjes zgjedhore Gjorēev mė pas tha se kishte biseduar pėr aksionin policor nė shtypshkronjėn e Prilepit ku ishin shtypur fletėvotimet. Pėrndryshe, partia qė humbi kishte dyshuar se ishin shtypur mė shumė fletėvotime se sa kishte votues. Pėrfaqėsuesit e VMRO-DPMNE-sė kishin shprehur shqetėsim me punėn e Trajkovskės, e cila, siē tha Gjorēevi, gjatė votimeve gjithmonė i mbajti anėn koalicionit fitues.

Siē tha, janė penduar shumė qė kishin dėgjuar kryetarin e Republikės Boris Trajkovskin qė tė caktonte si kryetare tė KZSH K tė ishte Trajkovska. Mysafirėt e paftuar, thanė se me diēka ishin marrė vesh me Komisionin Shtetėror Zgjedhor. Nė shikim tė parė duket se temperaturėn e uli ministri Boshkovski. Nė deklaratėn e tij ai tha se partia e tij e pranon humbjen dhe i pranon rezultatet zgjedhore. Kjo u pėlqeu tė gjithėve. Por jo shumė gjatė.

Gjatė gjithė mbrėmjes nė Kuvend ishin numėr i madh i diplomatėve perėndimorė nė krye me euro - pėrfaqėsuesin Alan le Roa, ambasadorin e OEBS Craig Jannes-in dhe ambasadorin amerikan Lawrence Butler-in. Tė gjithė ata i dhanė pėrkrahje tė plotė Komisionit Shtetėror Zgjedhor. Ambasadori i SHBA-ve Lawrence Butler shprehu ēudi qė VMRO-DPMNE-ja nė pushtet tani zbulon se ishin djegur 400 mijė fletėvotime kur rasti i javės sė kaluar ishte zgjidhur. Megjithatė, do tė dėshmohej se nuk ishte edhe kėshtu.

Tė enjten u paraqit para gazetarėve edhe kryetarja e Komisionit Shtetėror Zgjedhor Mirjana Lazarova-Trajkovska. Ajo sqaroi se vizituesit nuk e kishin miratuar kėrkesėn qė biseda tė shtyhej derisa Komisioni tė pėrfundonte punėn dhe tė respektonte afatet ligjore. Ajo vėrtetoi se Boshkovski dhe tė tjerėt u morrėn me materialin zgjedhor qė ishte shkatėrruar gjatė javės sė kaluar nė shtypshkronjėn e Prilepit, e cila kishte shtypur gjithė dokumentacionin zgjedhor. Komisioni Shtetėror Zgjedhor kishte bėrė tė ditur mė parė se fletvotimet ishin djegura sepse kishte gabim nė emrin e kandidatit tė partisė rome. Nė pakėnaqėsinė e shprehur tė VMRO-DPMNE-sė se nuk ishin respektuar ankesat e tyre Trajkovska i kishte mėsuar se kundėr vendimeve tė KSHZ mund tė shtronin ankesė deri te Gjykata Supreme.

Ende ministri i punėve tė brendshme Boshkovski nuk ndenji duarkryq. Nė konferencėn pėr shtyp komentoi se biseda me kryetaren e KSHZ ishte nė pėrputhje me ligjin dhe jo ndėrhyrje dhe presion ndaj KSHZ-sė.

"I pėrsėrisim uriet tona tė bindur se nuk do tė ndryshohet asgjė nė mėnyrė spektakulare, por duam qė opinioni publik maqedonas tė jetė i njoftuar me falsifikimin dhe se dikush me falsifikim dėshiron qė tė isntalojė pushtetin, qė tė na nėnēmojė sikur tė jemi ndonjė Ugandė ose ndonjė fis Mau-Mau", tha nė mėnyrė teatrale Boshkovski. Ai i njohu gazetarėt me detajet e asaj qė shumica prej tyre kishin filluar ta quanin "njė skenar interesant filmi".

Del se KZSH shkatėrroi 480 mijė fletėvotime, kurse disa nga kėto fletėvotime u gjetėn nė vise tė ndryshme anekėnd vendit. Ndaj kėtij pohimi, Komisioni Shtetėror Zgjedhor u paraqiti gazetarėve procesverbalin ku shihet se mė 5 shtator nė prani tė pėrfaqėsuesve tė KSHZ dhe policisė ishte shkatėrruar materiali i shtypur gabimisht. Pėrkundėr kėsaj, Boshkovski insistoi se ndėrhyrja e policisė nė shtypshkronjėn e Prilepit mė 17 shtator ishte legale. Njė pjesė e skenarit pėrfshin edhe rrėfimin se shtypshkronja e Shkupit "Kometal trade", qė e shtyp gazetėn opozitare "Utrinski vesnik" dhe ėshtė pronė e Trifun Kostovskit, njė nga adutėt e koalicionit fitues, ishte furnizuar nga Zvicra me llojin e njėjtė tė letrės ku ishte shtypur materiali zgjedhor.

Policėt e Boshkovskit tė enjten trokitėn nė derėn e shtypshkronjės sė pėrmendur qė tė gjenin diēka. Drejtori i "Utrinskit" Erol Rizaov tha mė vonė se nuk gjetėn asgjė. Pronari Trifun Kostovski tė premten me indinjatė, duke hedhur akuzat, tha se ajo qė ia pėrshkruan Boshkovski ėshtė pėr tė e "largėt dhe e huaj".

Disa episodistė nė skenarin e filmit qė aktualisht shfaqet nė pėlhurėn e madhe politike gjykuan se mund t’i shtohej edhe ndonjė detaj; p.sh. se nė vendvotime ishte shfrytėzuar njėfarė ngjyre, sikurse uji i tharrėt, qė fshihet pas disa orėsh. Nga ana tjetėr, disa organizata joqeveritare qė Boshkovski "me kėnaqėsi" i quan "kolona e pestė" pėrfshirė edhe Sorosin, ngritėn padi penale kundėr ministrit tė policisė pėr "frikėsim".

Mbi tė gjitha, rrėfimi pėr fletėvotimet fantome i la nėn hije mė tė rėndėsishmet: rezultatet zgjedhore. Pak analistė politik arritėn qė tė nxjerrnin konkludimin se zgjedhjet treguan se partitė e vogla politike plotėsisht u fshinė nė zgjedhje. Paradoksalisht, sepse nė disponim kishin 250 mijė vota, 15 pėrqind tė elektoratit, qė u shkapėrderdhėn plotėsisht. Sikur tė kishin marrė pjesė me kompaktėsi - do tė ishte ndryshe. Kėshtu, populli pati edhe njė mundėsi qė tė shihte filma qė i ofronte Holivudi politik i vendit.

ZELKO BAJIĒ