AIM: start



THU, 17 OCT 2002 00:47:00 GMT

Takimi i tė bekuarve

AIM Shkup, 07.10. 2002.

Tė premten mė tre tetor, nė ndėrtesėn e parlamentin maqedonas u konstituua parlamenti i katėr shumėpartiak, qė nga vendosja e sistemit shumėpartiak dhe shpallja e pavarėsisė.

Nuk ėshtė e lehtė qė ta qėllosh se pėrēka u motivua kreu policor qė qendrėn e ndėrtesės ta vėrshonte me engjuj - mbrojtės kur nuk ekzistonte kurfarė shkaku serioz: tė gjithė ata qė eventualisht mund tė cenonin kremten e gjithėmbarshme ishin brenda - edhe ish- UĒK-ja, edhe themeluesit e florave dhe faunave tė proviniencės VMRO-iste, edhe pėrfaqėsuesit e bashkėsive kombėtare, edhe diplomatėt e huaj. Paj, edhe Bin Ladeni atė ditė kishte punė mė urgjente.

Komisioni verifikues vėrtetoi mandatet pėr gjithsejt 119 deputetė (njė do t’u bashkangjitet kur nė njėsinė e tij zgjedhore do tė kalojė afati i caktuar ligjėrisht). Pushteti i ardhshėm do tė ketė shumicėn parlamentare. Partitė e shqiptarėve kanė njė tė pestėn e deputetėve, kurse pėr herė tė parė nė foltoren parlamentare do tė flasin edhe pėrfaqėsuesit e boshnjakėve, serbėve, romėve. Mbi tė gjitha njė grupim i laramanishėm, pak ekzotik qė gjatė katėr vjetėve tė ardhshėm (nėse mė parė nuk do tė rrėshqet sikurse njė kuarc i lėmuet) mbase do tė merren me procedura tė ndryshme ligjore. Njė raportues me fantazi kėtė pėrbėrje parlamentare e krahasoi me seancėn votuese tė Kuvendit antifashist tė Maqedonisė sė ēliruar popullore (ASNOM) nga viti 1944. Kur deputetėt arritėn nga lufta me erėn e freskėt tė barotit nėpėr flokė. Tani pėr pak tė ishte kėshtu: nė pėrbėrjen parlamentare u gjetėn edhe komandantėt e njohur tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare qė opinioni maqedonas i ka njohur vetėm pėr (jo) veprat gjatė kohs sė krizės - kuptohet, ashtu siē i kanė prezantuar tė ngjyrosurit lokal pėrmes mikrofonave dhe kamerave.

Gazetarėt maqedonas atė tė enjte mė shumė u interesuan pėr ata qė nuk erdhėn nė Shkup. Vetė truri i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, trioja Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Gėzim Ostreni, tani si deputet tė partisė sė sapoformuar Bashkimi Demokratik pėr Integrim, emitimin televiziv e kishin ndjekur nga largėsia, nga selia partiake nė Tetovė. Siē tha bashkėluftėtari i tyre Agron Buxhaku, duke transmetuar pėrshėndetjet e pėrzemėrta tė Ahmetit dhe shokėve tė tij, ata vetė do tė inkuadroheshin nė punėn e Kuvendit gjatė seancės sė ardhshme. Pikėrisht shkaku i mosardhjes sė treshes sė BDI-sė lindėn disa zėnka ndėrmjet deputetėve tė kėsaj partie dhe Partisė Demokratike Shqiptare, qė ėshtė rivale e saj. Ishte ky njė rast qė tė flitej nė gjuhėn shqipe nė Parlament. Duke e kryesuar seancėn, mjeshtri i njohur pėr shumėkend pėrsa i pėrket skandaleve Stojan Andov, u shtir se ėshtė i shurdhėr dhe bėri qė deputetėt maqedonas tė ēuditeshin, prandaj ua rikujtoi se ata nuk kuptojnė dhe sė paku u duhej titlim. Thonė se nė momenti e fundit kishte urdhėruar qė tė bleheshin kufje pėr pėrkthimin simultan. A diti ai, si njė dem nė arenėn e skuqur, nė kohėra mė tė mira, tė thoshte se derisa ai ėshtė kryetar i Parlamentit nuk do tė flitet gjuha shqipe nė parlament?!

Ēka ėshtė edhe ėshtė, as nuk foli sepse nė kėtė seancė inauguruese kryetari i parlamentit (gati i pėrjetshėm) ia lėshoi vendin pasardhėsit tė tij Nikola Popovskit.

Pėr Popovskin, shef i grupit parlamentar tė partisė sė tij gjatė pėrbėrjes sė kaluar dhe nėnkryetar i Lidhjes Socialdemokrate, ylli partiak i sė cilės ende shkėlqen, votuan deputetėt e koalicionit qė fituan zgjedhjet dhe deputetėt e Bashkimit Demokratik pėr Integrim, kundėr ishte VMRO-DPMNE e kryeministrit qė largohet Lubēo Georgievskit, liberalėt e Stojan Andovit dhe ndonjė shqiptar i opozitės. Nė pėrputhje me procedurat parlamentare, pėrveē se maqedonisht tani mund tė flitet edhe nė gjuhėn shqipe.

Ka tė vėrtetė se disa mendonin se gjuha shqipe kurrė nuk do tė mund tė pėrdorej dhe nuk duhet dyshuar se ata qė nuk janė adhurues tė kėsaj gjuhe tė lashtė mė mirė e dijnė atė pjesė tė rregullores. Pėrkthyer nė gjuhėn e parave do tė thotė se Kuvendi doemos duhet tė angazhojė numėr shtesė tė pėrkthyesve simultan, sekretareve, daktilografueseve. Shqiptarėt thonė se tani kjo mund tė duket e dhimbshme shkaku se nuk ėshtė bėrė kur ėshtė dashur. Shumė cinikė ua kthejnė: demokracia dhemb. Nėse e pretendon Bashkėsinė Evropiane, Maqedonia duhet patjetėr tė sillet si Bashkėsia - tė fillojė tė duket si kullė Babiloni. Vėrtet a do tė jetė e kėndshme tė dėgjosh dhe tė shohėsh ndonjė deputet - shurdh se si, pėrmes pėrkthimit simultan, tė kėrkojė pauzė 15 - minutėshe?

Thėnė sinqerisht, gati se nuk ka maqedon qė nuk e fshehin gjendjen e pakėndshme qė ka ardhė, kur ih-pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, tė njėjtit qė dikur kishin luftuar kundėr ushtrisė dhe policisė, tani tė rrijnė ulur nė Parlament. Nė kėtė pyetje logjike, njėri nga kėto, i njohur si "Komandant Mėsuesi" edhe mė logjikisht u pėrgjigj: "Ne nuk kemi luftuar kundėr Maqedonisė, por pėr mė shumė tė drejta tė shqiptarėve". Mbetet e paqartė se athua komandantėt e dikurshėm dhe deputetėt e posazgjedhur nė parlament do tė preferojnė qė tė thirren me emra (shumica prej tė cilėve janė tė panjohur pėr qytetarėt) ose pėrmes nofkave tė luftės, pėrmes tė cilėve i njohu e gjithė bota.

VMRO-istėt qė assesi tė pajtohen se kanė pėsuar humbje, kishin thėnė se nuk do tė merrnin pjesė nė seancėn konstituive por pėr njė ēast vendosėn qė tė silleshin ndryshe. Qė opozita tė jetė e pamėshirshme, nuk ka nevojė tė theksojė diēka. Nuk janė deklaruar se athua do tė pranojnė vendin e njėrit nga nėnkryetarėt e parlamentit, vendi tjetėr ėshtė rezervuar pėr Bashkimin Demokratik pėr Integrim. Vendin e nėnkryetarit ua ofroi me zemėrgjėrėsi spikeri i ri Popovski duke dashur qė me trille tė lehta tė krijojė imixhin e njeriun pa paragjykime dhe tė drejtė.

Pėr ēudi, pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare, qė, si rėndom, kanė nevojė tė flasin edhe kur nga ata kėtė askush s’e kėrkon, gjatė gjithė seancės u dukėn tė painteresuar. Dhe arrin "libri i vogėl" i eurokomesarit Javier Solanės ku, pas gjithė atyre frazave boshe mbi Maqedoninė si shtet demokratik, thekson se transferi i pushtetit nė Maqedoni duhet tė bėhet nė mėnyrė tė qetė. Ata qė e njohin abetaren diplomatike megjithatė e kanė kuptuar se duhet tė gjithė tė mbushen me mend sepse mund tė ndodh belaja.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve tė muajit tė kaluar "Pėr Maqedonisė sė bashku" dhe BDI-ja e Ahmetit, duke mos humbur kohė, ia kanė filluar punės pėr tė bėrė qeverinė. Do tė thoshin "me rromuze". Por, puna ende nuk ėshtė gati. Kur do tė jetė, do tė dėgjojmė.

ZELKO BAJIĒ