 |
MON, 28 OCT 2002 21:19:28 GMT
Njollat nė shpirt
Konfrontimet ndėrmjet nxėnėsve tė shkollave tė mesme, tė
nacionaliteteve tė ndryshme, paraqesin gjendjen nė miniaturė tė asaj qė
mė parė e bėnė idhujt e tyre mė tė mėdhenj, nėn ombrelėn e partive
politike
AIM, Shkup 17.10.2002.
Tė dielėn nė mbrėmje nė rrugėn ku jetonte nė Shkup, katėr persona tė
maskuar ia thyen brinjėt nxėnėsit 17-vjeēar nga Shkolla e Mesme
Mjekėsore Agim Ismailit.
Pasiqė ėshtė alivanosur dhe ėshtė rrahur, Ismaili ėshtė nxjerrė nga
automobili. Policia po heton katėr pėrhapės tė frikės nė mesin e
nxėnėsve tė shkollave tė mesme nė Shkup. Pėrndryshe, disa ditė mė parė
fatin e Ismailit e pėrjetuan, nė njė farė mėnyre, edhe pesė nxėnės tjerė
tė shkollave tė mesme: Faton Kryeziut, kryetari i Unionit tė nxėnėsve
shqiptarė u rrah dhe nė shpinė pėrmes gjėsendeve tė forta iu vizatua
shkronja L, shkronja e parė e organizatės shqiptare tė nxėnėsve, nė krye
tė sė cilės gjendet ai. Katėr nxėnės maqedon tė shkollės sė mesme u
rrahėn ashpėrsisht. Kohėve tė fundit shpesh ndodhin zėnka nė baza
nacionale nėpėr autobusat e qytetit.
Nuk ėshtė hera e parė qė tė rinjtė tė jenė protagonistė tė lojėrave tė
ndyta pėr ēka shumica e analistėve tė Shkupit mendojnė se nxiten nga tė
rriturit, sipas rregullit nga ana e disa strofkullave partiake. Kėshtu,
incidentet qė diku tjetėr do tė ishin vetėm zėnka fėmijėsh, nė shoqėrinė
e elektrizuar nė baza nacionale, siē ėshtė Maqedonia, pėr njė ēast shumė
tė shkurtė kjo mund tė bėhet njė mini-luftė, qė mund tu dalė nga
kontrolli edhe vetė atyre qė i kanė bėrė regjinė.
Gjithēka filloi me protestėn e nxėnėsve shqiptarė tė shkollės sė mesme
nėpėr rrugėt e Shkupit. Shqiptarėt e rinj ishin tė revoltuar me vendimin
e autoriteteve tė Shkupit ndaj kėrkesės sė tyre qė tė vazhdojnė mėsimin
nė njė shkollė dhe jo tė shpėrndahen nėpėr disa shkolla tė mesme dhe
objekte tė ndryshme. Gazetat nė gjuhėn maqedone vlerėsuan se protestat e
tė rinjve ishin shumė emotive. Udhėheqėsit e protestave edhe mė parė
dėshironin qė tua tėrhiqnin vėmendjen bashkėmocanikėve tė tyre
maqedonas pėrmes dy shoqatave ekzistuese, por nuk patėn sukses. Kėshtu
vendosėn qė tė formonin shoqatė tė vetėn kryetar i sė cilės ėshtė i
lartpėrmenduri Faton Kryeziu, kurse sekretar Agim Ismaili.
Nė tė njėjtėn kohė kur filloi protesta e tė rinjve shqiptarė nė Shkup,
mediumet nė gjuhėn maqedone me shpejtėsi "300 nė orė" filluan qė tė
raportonin edhe pėr njė protestė tjetėr ku nė qendėr sėrish ishin tė
rinjtė. Kėsaj rradhe maqedonasit. Nė fshatin tetovar nė Shemshovė,
prindėrit, arsimtarėt dhe nxėnėsit e shkollės fillore kundėrshtuan
vendimin e njė, siē e quajtėn "grupi ekstremist antimaqedonas", qė
shkollės tia ndėrronin emrin. Emri maqedonas Dame Gruev iu ndėrrua me
atė shqiptar Jumni Jonuzi. Mediumet maqedonase duke u thirrur nė
organizatorėt e protestės, do tė shkruanin se Jonuzi ishte pjesėtar i
njėsisė kuislinge balliste tė Luftės sė Dytė Botėrore. Shqiptarėt
ofrojnė kundėrargumente: Junuzi ka qenė partizan qė ka luftuar nė
frontin e Sremit dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme ka qenė arsimtar nė
Shemshovė. Falė kėsaj iu ndėrtua edhe busti, pėr ēka maqedonasit
menjėherė kėrkuan heqjen e tij. Ministri i arsimit nuk konsideroi se
duhej tė pėrzihej nė kėtė rast?
Dhe kėshtu secili pati pėr cilin tė simpatizojė: maqedonasit pėr
bashkėkombasit e tyre nė Shemshovė, kurse shqiptarėt pėr nxėnėsit e
Shkupit. Njėri nga dy unionet e nxėnėsve maqedonas tė shkollave tė
mesme, pėr tė cilin thuhet se ėshtė i afėrt me VMRO-DPMNE-nė, u
solidarizuan me protestėn nė Shemshovė, kurse shoqata tjetėr rivale
ishte kundėr. Kryetari i Republikės Boris Trajkovski tentoi tė merrte
rolin e arbitrit duke menduar kėshtu se nė vakuumin post-zgjedhor dikush
doemos duhet qė tė jetė pushtet. Ai i kėshilloi nxėnėsit e shkollave tė
mesme qė tė bashkoheshin, duke u bėrė kėshtu mė tė fuqishėm, ndėrkohė qė
do tė shmangnin zėnkat ndėrnacionale. Rastėsisht ose jo, mediumet e
lėshuan zėrin me disa oktava. Pėr Kryeziun, Ismailin dhe katėr
maqedonasit ishte tepėr vonė. Ata e kishin ngrėnė qotekun.
Sociologėt pajtohen me konstatimin se rinia nė vend ėshtė mjaft e
politizuar. Duket mjaft groteske fraza e ripėrsėritur e politikanėve
lokal qė nxjerret edhe nga goja e aktivistėve tė shkollave tė mesme.
Edhe politika ka hyrė nė kokat e tinejxherėve. Kurse idolėt e tyre kanė
punė tjera? Askush nuk e ka ngritur zėrin. Kjo do tė thotė se gjithnjė
do tė keni punė nė atė vend ku shtohet frika te nxėnėsit e shkollave tė
mesme dhe kur vendi kthehet njė vit mė para, gjatė kohės sė konflikteve
tė pėrgjakshme tė forcave tė sigurimit dhe Ushtrisė Ēlirimtare
Kombėtare. Nuk janė tė paktė ata qė thonė: popuj, qė NATO dhe OESB ua
mbykqyrin protestat e nxėnėsve tė shkollave tė mesme, kanė shkuar tepėr
larg. Fatkeqėsisht, nė drejtim tė gabuar. Sot disa politika prapa
perdeve merren edhe tė rinjtė, kurse nesėr tė rinjtė do tė merren me
politikė. E atėherė? Vėshtirė pėr tė gjithė?!
ZHELJKO BAJIQ
|
 |