AIM: start



MON, 28 OCT 2002 21:22:36 GMT

Gazetarėt ndėrmjet ēekanit dhe kudhrės

AIM Shkup, 17. 10. 2002.

Para disa kohe dy gazetarė tė javores beogradase "Vreme" dėshmuan nė Hagė kundėr Sllobodan Millosheviqit. Kjo hapi nė Serbi dilemėn se athua gazetarėt duhet tė dėshmojnė para Gjyqit, pėr ēfarėdo rastesh qofshin dhe athua kjo e cenon kodeksin gazetaresk dhe profesionin e tyre.

Edhe gazetarėt maqedonas ndonjėherė gjenden pėrpara gjyqit. Megjithatė, pėr dallim nga kolegėt e tyre serb, ata dėshmojnė kundėr atyre qė i kanė rrahur ose kanė "pėrfituar" ndonjė shrapnel gjatė kohės kur dikush i tregon aftėsitė e veta prej gjuajtėsi tė mirė, siē ishte rasti me ish-ministrin e punėve tė brendshme Lube Boshkovskin.

Nė kėtė kohė tranzitore nė Maqedoni dhe asaj qė na e kėrkon e ardhmja, gazetarėt e kėtushėm pėrveē vlerėsimit tė dobėt profesional, shpesh edhe rrihen. Kėshtu ndodhi edhe me gazetarin e radios lokale kumanovare "Tumba", Zoran Bozhinovskin, i cili u rrah nė vendin e tij tė punės. Kjo e "mbushi kupėn", prandaj emetuesit e fjalės publike vendosėn qė mė tė mos qėndronin duarkryq dhe tė vėzhgonin derisa i sulmon ndonjė "ushtar" partiak, qė nuk i pėlqen e vėrteta e thėnė.

Pėrveē kritikave tė ashpra, pėrmes tė cilave godasin ēdo ditė, gazetarėt dinė tė bėhen edhe ironik. Kėshtu ndodhi gjatė protestės mė tė madhe tė gazetarėve maqedonas para Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Shkup. Duke ngritur zėrin kundėr sulmeve ndaj tyre, ata kishin tė veshur fanella me mbishkrimin: "Kėtu jemi, na rrihni".. Karikaturisti i njohur nga Shkupi, Darko Markoviq, nė kolumnėn e vet tė rregullt tė vizatuar "Pecko" nė gazetėn "Dnevnik", ua tėrhoqi vėrejtjen kolegėve se ministri i punėve tė brendshme Lube Boshkovski nuk e kupton mirė ironinė, prandaj nuk duhet luajtur kėsisoj duke e sfiduar dhunuesin.

Protesta e gazetarėve kėtu hasi nė mirėkuptim tė pėrgjithshėm tė opinionit publik, kurse Shoqata e Gazetarėve tė Maqedonisė pėrgatit edhe iniciativėn pėr ndryshimin e rregullativės ligjore, qė nė tė ardhshmen ēdo sulm ndaj gazetarėve tė konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar. Ky propozim do t’i dėrgohet pėrbėrjes sė re parlamentare, ndėrkaq, pėr ironi, i pari qė u "paraqit" pėr tė mbrojtur kėrkesėn e gazetarėve ishte ish-ministri kontravers i punėve tė brendshme, Lube Boshkovski, "luanėt" e tė cilit pamėshirė rrahėn gazetarin Bozhinovski nė studion e radios kumanovare.

Sulmet e shpeshta ndaj gazetarėve e bėnė Maqedoni si vend ku vazhdimisht rritet rreziku profesional pėr gazetarėt. Edhe pse ka shembuj tė banditizmit tė thjeshtė, nė tė shumtėn e rasteve ėshtė fjala pėr ngjarje tė motivuara politikisht ose inskenime politike kundėr gazetarėve, me qėllim qė tė vihet kontroll ndaj politikave redaktuese ose tė nxiten valė paniku, pėr tė shuar zėrat e padėshirueshėm tė sė vėrtetės.

Se gazetarėt maqedonas plotėsisht kanė mbetur vetėm dėshmon edhe fakti se mbi katėrdhjetė raste kur janė sulmuar brutalisht gazetarėt ose kur janė frikėsuar - nuk janė sanksionuar ligjėrisht dhe asnjė sulmues nuk ka pėrfunduar nė gjyq. Nga ana tjetėr, Republika e Maqedonisė deri tani nė asnjė mėnyrė nuk ka dhėnė shenja se ka ndėrmend qė tė ndėrpres kėtė qark tė dhunės ndaj gazetarėve. Vetėm gjatė disa muajve, pėrveē Bozhinovskit, janė sulmuar ose rrahur gazetarė nė Vinicė, Strumicė, Ohėr, Tetovė, kurse pėr shkak tė armės sė komplikuar me tė cilėn "luante" ministri Boshkovski, duke hedhur granata nga "bretkoca", gjatė njė stėrvitje ushtarake, nė mesin e tė lėnduarve ishte edhe njė gazetare e re e gazetės nga Shkupi "Dnevnik". Nėse gjatė kohės sė luftės nė vend rreziku i profesionit tė gazetarisė ishte i pashmangshėm, sulmet e tanishme ndaj "fajtorėve kujdestar" nuk mund tė justifikohen assesi.

Nga ana tjetėr, pjesa mė e madhe e gazetarėve maqedonas, nė vendin ku pėrfitimi mujor sillet rreth 150 euro, janė tė ballafaquar me luftė ekzistenciale dhe pėr status. Nėse pėrjashtojmė mė tė lumturit qė punojnė nėpėr disa mediume private, jo rrallė herė tė paguar me paratė e donatorėve tė huaj, qė finansojnė mediumet, ku tė ardhurat mujore, sipas rregullit kanė "fshehtėsi pune", por relativisht tė kėnaqshme, pjesa mė e madhe e gazetarėve maqedonas nuk marrin mė shumė se 200 euro nė muaj.

Nė kėtė situatė, tė gjendur mes, kudhrės dhe ēekanit, gjegjėsisht presionit qė vjen nga pasiguria materiale, disa gazetarė, por edhe redaksi tė tėra, nė mėnyrė tė fshehur, jo rrallė herė lajnė kokat me akull dhe tentojnė qė tė paguhen sa mė mirė duke ofruar "shėrbime tė mira".

Kjo gjendje ishte mė e dukshme gjatė kohės sė ballafaqimit partiak nė kohėn e zgjedhjeve nė Maqedoni, ku disa gazetarė, me vetėiniciativė, ose me vendim tė shtėpisė sė tyre informative, me siguri pėr "para tė majme" e vėrtetuan ndjenjėne tyre tė shėrbėtorit ndaj politikanėve. Sėkėndejmi edhe vlerėsimi - pėrsa kohė qė mediumet janė tė mvarura ekonomikisht nuk mund tė pritet qė tė punojnė pavarėsisht. Sepse, njėkohėsisht ballafaqohen edhe me presionin e pushtetit ose partive politike, por edhe qendrave tė fuqishme ekonomike. Kurse nėn kėtė presion tė madh pėrkulen edhe mė tė fuqishmit. Me fjalė tė tjera, ėshtė njė vijė mjaft e zbehtė dalluese ndėrmjet mediumeve dhe politikės, qė gjithmonė sjell rrezikun e korruptimit, qė padyshim, qė, jo nė atė shkallė, ėshtė e pranishme edhe nė mediume dhe te disa gazetarė.

DUSHAN JOKSIQ