AIM: start



MON, 28 OCT 2002 21:27:16 GMT

Spiunimi elektronik

AIM Shkup, 23.09.2002.

Moskė 1945. Ambasadori amerikan Avarel Hariman, pret nė rezidencėn e tij delegacionin e Ukrainės, nga i cili merr si dhurratė njė shqiponjė prej druri, simbol i SHBA-ve. I prekur nga kjo shenjė miqėsie, ambasadori e vendoi dhurratėn nė tavolinėn e vetė tė punės dhe nuk e hetoi se kishte filluar lufta e dytė e ftohtė. Teknikėt e shėrbimit sekret rus kishin "paketuar" njė bobinė prej bakri, nė brendinė se sė cilės kishte njė vibrator qė lėvizte majtas-djathtas.

Nga njė kamion nė afėrsi tė ambasadės, me sinjal prej 330 megaherc ishte gjetur drejtimi qė shpiente drejt zemrės sė shqiponjės dhe "mizėn" e zbuluan. Kamioni i dytė, i parkuar nė anėn tjetėr tė ambasadės kapi sinjalin e reflektuar nga cilindri i bakrit, ku pajisja e celiktė oscilonte sipas bisedimeve nė ambasadėn amerikane. Atėkohė ky ishte sistemi mė bashkėkohor i pėrgjimit, qė rastėsisht e zbuluan anglezėt dhe i njoftuan amerikanėt. Loja ishte e pėrkryer.

Spiunėt dhe spiunimi ekzistojnė edhe sot, por nė njė formė shumė tė sofistikuar. Metodat e vjetra i janė lėnė historisė dhe filmave mbi "Xems Bondin". Tani kjo bėhet nė rrugė elektronike, me ndihmėn e pajisjeve telekomunikuese, kompjutorave, satelitave, spiunazhit kozmik. Do tė thoshin se gati secili njeri nė planet mund tė pėrgjohet, tė ndiqet dhe tė xhirohet dhe ai tė mos jetė fare i vetėdijshėm pėr kėtė.

Prej katėr vjetėve teknologjia bashkėkohore e pėrgjimit, e blerė nė Perėndim, filloi tė pėrdoret masovikisht edhe nė Maqedoni. Kėtė fatk, pėr herė tė parė e bėri tė ditur kah mesi i dhjetorit tė vitit 2000, Nikolla Popovski, kryetar i atėhershėm i Komisionit parlamentar pėr kontrollin e veprimtarisė sė Shėrbimit pėr siguri dhe kundėrzbulim, deputeti i opozitės sė mėparshme Lidhjes Socialdemokrate. Ai tha se shėrbimet sekrete maqedonase e thyejnė me tė madhe Kushtetutėn dhe ligjet duke pėrgjuar bisedat telefonike tė qytetarėve, funksionarėve dhe deputetėve tė opozitės, madje edhe njerėzve nga partitė nė pushtet. Pohimin e vet ai e bazoi nė faktin se nė atė kohė Drejtoria pėr siguri dhe kundėrzbulim kishte blerė nga Izraeli pėr 6 milionė marka gjermane njė pajisje mjaft tė sofistikuar.

Deklarata e Popovskit vetėm i parapriu asaj qė e theksoi pas njė muaji lideri i socialdemokratėve, Branko Crvenkovski. Nė konferencėn pėr gazetarė ai zbardhi njė zbulim skandaloz se shėrbimet sekrete maqedonase kishin pėrgjuar bisedat telefonike tė mė shumė se njėqind personave nga jeta politike dhe publike, duke filluar nga kryetari i Maqedonisė, Boris Trajkovski, e deri te ministrat e dikurshėm dhe ata aktual, deputetėt e partive opozitare dhe atyre nė pushtet, ambasadorėve, gjykatėsve, hetuesve, gazetarėve…

Nė "dosjen" e trashė ( mbi njėqind faqe), qė LSDM-ja ua ndau atėkohė gazetarėve, u vėrejt se ishin pėrgjuar biseda nga telefonat fiks dhe mobil tė mė shumė se 150 personaliteteve tė rėndėsishme nga jeta politike dhe publike nė Maqedoni.

"Bėhet fjalė pėr vetėm dhjetė pėrqind tė pėrshkrimeve qė posedon Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisė, kurse kjo me siguri nuk ėshtė as njė pėrqind e asaj qė ėshtė pėrgjuar", tha atėherė Crvenkovski.

Me njė vėshtrim shkarazi tė materialit tė bėrė publik lehtė mund tė konkludosh se nė Maqedoni gati nuk ka pasur njeri qė ka mbartur ndonjė funksion publik qė nuk ėshtė pėrgjuar. Nėn mbykqyrjen elektronike kanė qenė kreu shtetėror dhe politik i shtetit, janė pėrgjuar tė gjitha bisedat e anėtarėve tė opozitės dhe familjeve tė tyre, kurse nė listėn e tė pėrgjuarve kanė qenė edhe 12 redaksi tė mediumeve elektronike dhe tė shtypura, ku janė "observuar"mė sė paku 25 gazetarė.

Tronditja e re nė opinion maqedonas ndodhi nė fillim tė shkurtit tė vitit 2001 kur Crvenkovski bėri publik listėn e stenogrameve tė telefonave tė pėrgjuar tė personave tė lartė shtetėror dhe publik. Pėrveē kryetarit tė shtetit, shefit tė atėhershėm tė diplomacisė, nėnkryetarit tė Qeverisė dhe shumė personaliteteve tė tjerė tė jetės politike dhe publike, ishin pėrgjuar edhe bisedat telefonike tė 70 personave tjerė, liderė tė partive politike, diplomatė, gjykatės, profesorė, bankierė, drejtorė firmash, tė punėsuar nėpėr organizata joqeveritare, gazetarė, madje edhe klerikė, nė mesin e tė cilėve edhe njė peshkop.

Nė "Votergejtin" maqedonas u bė e ditur se pas marrjes sė pushtetit nė tetor tė vitit 1998, VMRO-DPMNE, kishte marrė si dhurratė nga shėrbimi sekret kroat SZUP (Shėrbimi pėr mbrojtjen e rendit kushtetues) katėr pajisje pėr pėrgjimin e telefonave mobil CAS - 800. Dy-tre muaj para mbajtjes sė zgjedhjeve lokale partia e atėhershme nė pushtet VMRO-DPMNE kishte blerė edhe katėr pajisje tjera tė sofistikuara pėr pėrgjim, e cila aktivizohet automatikisht pėr numrin e caktuar ose pėr fjalėn e thėnė dhe grafikisht e cakton vendin ku gjendet telefoni me tė cilin bisedohet. Nė kuadėr tė kėsaj pajisje gjendet pajisja e ashtuquajtur periferike GCOM - 4510 - LASR (Laser Surveillance System ). Kjo pajisje lėshon rreze laserike nė hapėsirė prej 300 deri 400 metara, qė dėbohet nga dritarja e dhomės (ku gjenden njerėzit e observuar) dhe sėrish kthehet tek pajisja.

Hetimi i filluar i aferės maqedonase tė pėrgjimit ėshtė lėnė pas dore. Tė pėrgjuarit, nė mesin e tė cilėve edhe krytari i shtetit Boris Trajkovski, kishin vėrtetuar autenticitetin e bisedimeve, por e gjithė kjo mbeti nė kėtė nivel.

Edhe pse prej atėherė kanė kaluar gati dy vjet, asgjė nuk ka ndryshuar nė vend. Ekspertėt e kėsaj problematike para dy muajsh kanė bėrė tė ditur se Maqedonia plotėsisht ėshtė bėrė njė vesh i madh, ku me tė madhe bėhen pėrgjime dhe spiunime. Nė gjithė kėtė, thonė ata, mė e tmerrshme ėshtė se Drejtoria pėr siguri dhe kundėrzbulim, Agjencia pėr siguri, shėrbimi sekret ushtarak dhe Telekomi, urdhėrat pėr pėrgjim i kanė marrė nga partia e atėhershme nė pushtet VMRO-DPMNE, e cila mė pas kėto njohuri i ka shfrytėzuar pėr qėllime politike dhe personale, por edhe pėr tė vėrtetuar lojalitetin e anėtarėve dhe zyrtarėve tė vetė.

Lideri i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, i cili kohėn mė tė madhe e kaloi nė polici, kurse nga viti 1998 deri nė vitin 2000 ishte edhe nė krye tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, thotė se ėshtė lakuriqėsuar ēėshtja private e njerėzve, se secili e pėrgjon secilin, e ēka ėshtė mė e keqja, thotė ai, nė shtet nuk funksionon asnjė institucion pėr mbrojtjen e mjeteve tė komunikimit - telefonave statik dhe mobil, faksave, postės elektronike... Mendim tė ngjashėm ka edhe drejtori i dikurshėm i Agjencisė pėr zbulim Dr. Aleksa Stamenkovski, i cili thotė se pajisje pėr pėrgjim, natyrisht nė mėnyrė jolegale, kanė siguruar edhe parti tė ndryshme dhe qarqe tė fuqishme finansiare.

Fakti se nė Maqedoni ndodh pėrgjimi masovik, kjo i ka alarmuar edhe misionet diplomatike nė vend, tė cilėt ēėshtjen e konsiracionit e ngrenė nė nivelin mė tė lartė. Trajanov thotė se ambasadorėt tani shfrytėzojnė "dhomat e shurdhėta", qė janė tė mbrojtura nga "hijet" e padėshirueshme.

Pushteti i ri nė Maqedoni, qė duhet tani tė konstituohet, do tė ketė mjaft punė pėr tė vėnė rend nė kėtė sferė. Njėsitė qė merren me mbrojtjen e mjeteve tė komunikimit, si nė MPB, gjithashtu edhe nė Agjencinė pėr siguri dhe nė shėrbimin sekret ushtarak, praktikisht nuk funksionojnė pėr shkak tė rivalitetit. Nė Agjencinė pėr sigurim ekziston sektori pėr kripto - mbrojtje, por nuk funksionon. Edhe nė MPB ekzistojnė pajisje dhe sisteme pėrmes tė cilėve mund tė vėrtetohet se a pėrgjohet ndonjė zyrė, banesė, linjė telefonike, postė elektronike. Tė informuarit thonė se mė sė vėshtiri zbulohen pajisjet qė punojnė nė frekuenca tė vogla dhe shtojnė se kushtojnė rreth 70 mijė dollarė, kurse ekzistojnė dėshmi se prej tyre posedojnė edhe disa parti tė mėdha politike. Se kush mbetet fshehtėsi, por nga veprimtaria e "pakėndshme" e partisė sė deritanishme nė pushtet VMRO-DPMNE, nuk pėrjashtohet qė kanė menduar nė tė.

DUSHAN JOKSIC