AIM: start



THU, 03 APR 2003 14:13:33 GMT

Buxheti i sivjem large frymės sė marrveshjes sė Ohrit

Sipas zyrtarėve mė tė lartė, pėrkatėsishtė ministritė tė finansave buxheti i sivjem i Maqedonisė komponohet sipas tė gjitha elementeve tė viteve tė mėparshme, por ka edhe ndryshime esenciale si nė aspektin e mbushjes sė tij, poashtu edhe nė shpenzimet. Nė aspektin e shpenzimit theksohet komponenta sociale ku veēohen ndihmat sociale, sigurimet e ndryshme tė popullėsisė dhe qytetarėve si dhe krijimi i vendeve tė reja tė punės.

Si karaketėristikė pėr mbushjen e buxhetit tė sivjem theksohet rritja e dukshme e TVSH-sė pėr shumė prodhimeve nga 5 % nė 18%. Kėtė rritje drastike tatimore e pėrdori opozita maqedonase si bosht pėr kritikat e veta kundėr miratimit tė buxhetit vjetor duke theksuar se shtrejtimi i mallrave do tė godasė popullsinė mė tė varfėr. Opozita shqiptare kritikėn e vetė mė tepėr e mbėshteti nė mjetet buxhetore pėr implementimin e marrėveshjes sė Ohrit, pėrkatėsishtė projekteve qė parashihen me kėtė marrėveshje siē ėshtė pėrfshirja e proporcionale e shqiptarėve nė administratėn publike dhe nė institucionet civile si dhe pėrmisimi i gjendjes nė arsim, kulturė, informim, pėr finasimin e Univerzitetit tė Tetovės (UT) etj. Sipas tekstit tė kėtij buxheti pėr kėto qėllime nuk ėshtė paraparė asnjė denarė, ndėrsa nga ministri shpjegohet se kėto projekte do tė pėrkrahen me ndihnmėn finansiare tė organizatave ndėrkombėtare.

Njeriu i parė i arkės shtetėrore, Petar Goshev nė lidhje m mjetet pėr arsimimin sipėror ka thėnė se ėshtė paraparė njė sasi, por pa saktėsuar se pėr cilin institucion bėhet fjal. Sa i pėrket UT-sė, ai ka thėnė se nuk mund tė ndahen sasi tė mjeteve pėr institucion i cili nuk ėshtė i legalizuar . Pėr dallim nga Goshevi, pėrfaqėsuesit shqiptarė thonė se ky institucion duhet tė legalizohet derin nė fillimin e vitit tė ardhshėm shkollor, me ērast finasimi i tij, bie nė buxhetin e shtetit.

Pėrkundėr vėrtejtjeve se buxheti i sivjem ėshtė largė frymės sė marrėveshjes sė Ohrit, respektivishtė sa i pėrketė pėrfaqėsimit proporcional tė shqiptarėve nė organet e administratės, duke u bazuar nė planin aksional pėr implementimin e kėsaj marrėveshje, zėvendės kryeministri Musa Xhaferi thotė se pėr kėtė ēėshtje dhe tė tjera qė dalin si obligim nga marrėveshja korrnizė, njė pjes ėshtė e paraparė nė buxhetin e sivjem ndėrsa pjesa tjetėr do tė sigurohet nga donacionet tė ndryshme.

Partitė politike shqiptare nė Maqedoni vlerėsojnė se buxheti tė cilėn e miratoi kuvendi ditė mė parė ėshtė largė frymės sė Marrėveshje sė Ohrit. Nė kėtė rast, deputetit i BDI-sė e cila ėshtė pjesė e koalicionit qeveritar, Adnan Jashari tha se zvogėlimi i mjeteve pėr arsimin sipėror tregon qartė se arsimi i lartė i shqiptarėve nuk do tė finansohet nga shtetit edhe pse sipas tij kjo ėshtė obligim nga marrėveshja e Ohrit. Jashari shpreson se mjetet finansiare pėr kėtė obligim si dhe tė tjerat nga marrėveshja e Ohrit, do tė sigurohen nga donacione tė organizatave tė ndryshme. Nė PDSH-nė e Xhaferit, vlerėsojnė se gjatė projektimit tė buxhetit pėr kėtė vitė nuk janė marrė parasyshė obligimet nga marrėveshja e Ohrit, pėr realizimin e tė cilit nuk janė paraparė mjete. "Buxheti pėr kėtė vit ėshtė largė nga ajo qė del si obligim pėr implimentimin e marrėveshjes sė Ohrit. Kjo nuk do tė mundėsojė realizimin e programit pėr pėrfaqėsimin e drejt tė shqiptarėve nė administratėn publike, pėr arsimin e lartė tė shqiptarėve e kėshtu me rradhė" , thot deputeti i PDSH-sė, Zamir Dika.

Edhe nė PPD, ndajnė mendimin se nė projektimin e buxhetit janė lėnė anashė obligimet tė cilat dalin nga marrėveshja e Ohrit. "Ky buxhet nuk i pėrmbushė nevojat qė dalin nga marrėveshja e Ohrit, dhe ky ėshtė njė lėshim i madhė i cili do tė shkojė nė dėmė tė shqiptarėve", tha Abdylhadi Vejseli nga PPD-ja opozitare.

Pra buxheti vjetor u miratua duke i lėnė tė pakėnaqur si opozitarėt maqedonas poashtu edhe ato shqiptarė. Por, arsyet e pakėnaqėsive janė tė ndryshme. Tė parėt mendojnė se shteti do tė mbush arkėn duke zbrazur xhepat e mė tė varfėrve, ndėrsa shqiptarėt kan bindjen se arka shtetėrore mbetet restriktive pėr nevojat e etnitetit shqiptarė. Ndėrkaq pushtetarėr thonė se ky buxhet shprehė realitetin nga i cili nuk mund tė iket.

Arlinda KALISI