 |
THU, 10 APR 2003 13:38:00 GMT
Vėshtirė, ngadalė dhe pa efikasitet
Menaxhmenti, puna me studentėt, regjimet dhe rregullat e ngurta tė
studimeve, dhėnia e diturive kryesisht pozitiviste, programet studimore
jokreative, mungesa e lokalit dhe kuadri arsimor shkencor i vjetruar -
janė problemet kryesore tė arsimit shtetror universitar nė Maqedoni.
AIM Junior, Shkup 09.04.2003
Arsimi superior ėshtė edhe njė segment i shoqėrisė maqedonase, i cili
viteve tė fundit nuk mund tė vendoset nė baza tė shėndosha. Edhe pse ka
dy universitete shtetrore (ai i Shkupit dhe i Manastirit) si edhe njė
universitet privat dhe njė jolegal ( ai i Tetovės), nė tė cilėt
studiojnė mbi 30 000 studentė, Maqedonia nuk mund tė krenohet pėr
arsimim tė definuar qartė dhe arsimim cilėsor akademik. Pjesa mė e madhe
e qytetarėve tė ardhshėm akademikė studimet e veta zyrtare dhe tė
pranuara shtetrore i fillojnė dhe i kryejnė nė Universitetin "Shėn
Kirili dhe Metodi" nė Shkup, kurse pjesa tjetėr arsimohen nė
Universitetin "Shėn Klimenti i Ohrit" nė Manastir dhe nė "Universitetin
e Evropės Juglindore" nė Tetovė. Universitetet shtetrore, si shtylla
kryesore tė arsimit tė lartė maqedonas, ballafaqohen me probleme tė
mėdha tė cilat manifestohen nėpėrmjet programeve jo kreative studimore,
mungesės sė lokalit dhe deri te kuadri i vjetruar arsimoro-shkencor.
Universiteti "Shėn Kirili dhe Metodi" disponon me strukturė tė degėzuar
programesh pėr studime me mbi 130 drejtime tė ndryshme nė tė cilat
njerėzit e rinj mund tė paisen me dituri pothuaj nga tė gjitha lėmitė e
shkencės.Mirėpo, problemi nuk qėndron te vėllimi dhe mundėsia pėr
zgjedhje tė drejtimeve tė ndryshme arsimore. Vasili, student i Katedrės
pėr gjuhė italishte pranė Fakultetit Filologjik, nuk ėshtė i kėnaqur me
rrjedhėn e deritashme tė studimeve pėr shkaqet qė i theksoi qartė:" Duke
filluar nga ajo qė shpesh nuk kishim kushte elementare pėr ndjekjen e
mėsimit, mė saktė mospasjes tė mėsojtoreve, duke theksuar edhe kuadrin e
pamjaftueshėm tė profesorėve tė drejtimit tim tė italianistikės, madje
deri te obligimi qė tė zgjidhet gjuhė e dytė kryesore, gjė qė tė humb
dėshirėn qė t'i pėrkushtohesh asaj qė e do, pėr shkak tė programit
mėsimor tepėr tė zgjėruar dhe tė ngarkuar".
Edhe pse pėr ēdo vit Universiteti "Shėn Kirili dhe Metodi" nė gjirin e
vet pėrfshin njė numėr tepėr tė madh tė njerėzve tė rinj, pjesa mė e
madhe e mėsojtoreve dhe amfiteatrove mbetet gjysėm e zbrazur. Irena,
studente e Fakultetit tė Ekonomisė, thot: " Organizimi i ligjėratave
ėshtė temė e veēantė. Nė shumicėn e ligjėratave unė jam e kapluar nga
mėrzia dhe e di se si unė janė edhe tė tjerėt. Nuk mjafton qė studentėt
vetėm tė dėgjojnė ligjėratat e profesorėve. Mėnyra standarde e
ligjėratave dhe mėnyra e dhėnies sė provimeve rezulton studentė tė
painteresuar dhe pėrtacė".
Mirėpo ka edhe kolegė tė tillė qė kėtė gjendje e shohin diē mė ndryshe.
Njėri prej tyre ėshtė Mirkoja i Institutit tė Mbrojtjes pranė Fakultetit
Filozofik. Ai tregon se edhe nė sistemet mė tė mira arsimore ka vend pėr
pakėnaqėsi dhe shton: " Po tė kisha qenė i pėrfshirė edhe nė sistemin mė
tė ēmuar arsimor nė botė pėrsėri do tė ndihesha i pakėnaqur pėr aspekte
tė caktuara tė tij. Sistemi ynė mė bėn qė tė ndihem njėlloj i kėnaqur
dhe i pakėnaqur prej tij".
Siē ėshtė e ditur, njerėzit mė tė pėrfolur dhe tė akuzuar pėr gjendjen e
studimeve universitare janė ata qė ndodhen nė linjėn e parė udhėheqėse -
dekanėt, rektorėt ose profesorėt. Metodija Nestorovski, prorektor pėr
studimet pranė Universitetit "Shėn Kirili dhe Metodi" vlerėson se
moskomunikimi dhe jokompabiliteti janė anėt kryesore negative qė mund
t'i posedojė njė institucion i arsimit tė lartė. Pikėrisht pėr kėtė
shkak universiteti shkupjan pėrcjellė trendet evropiane. "Kryesorja e
punės sonė ėshtė qė tė bėhemi mė komunikativė dhe mė kompatibil me
universitetet evropiane. Ky ėshtė synimi ynė drejt tė cilit afrohemi nė
njė nivel relativisht tė lartė. Pėr kėtė qėllim na ndihmuan shumė edhe
projektet e shumta tė cilėt fakultetet i organizuan nėpėrmjet programeve
Tempus. Secili nga fakultetet rėndėsi tė posaēme i kushton ēėshtjes sė
nivelizimit dhe ndėrlidhjes sė programeve me ato tė fakulteteve tė tjerė
nė botė dhe nė kėtė aspekt mendoj se kemi arritur nivel tė lakmueshėm",
thot Nestorovski.
Ėshtė bėrė dukuri normale dhe e pėrgjithshme qė pėr ēdo gjė tė bėhen
komente dhe analiza madje edhe kur nuk kemi kurrfarė njohurie nga njė
lėmi e caktuar. Studentėt e Maqedonisė dinė ēdo gjė rreth asaj se ēfarė
i pengon gjatė studimeve pėr tė cilat janė pėrcaktuar.
Njė student i ri i Fakultetit Filosofik, i cili ka arritur nė gjysmėn e
arsimimit tė vet tė lartė do tė thotė: " Kjo ēėshtje ėshtė tepėr e gjėrė
dhe kjo do tė thot se mund tė filloj nga platformat plot turbullime qė
na pėrcjellin nga njėra ligjėratė deri te tjetra dhe deri te tabletat e
diturisė tė cilat vetė sistemin mund ta bėjnė tė padobishėm. Duke
menduar se kėrkoni pėrgjigje me pikėpamje primitive, me vizione tė
limituara ai do t'u pėrgjigjet: "Nevoiten konektime kompjuterike deri te
ēėshtjet studentore si dhe materiale mė cilėsore pėr studim". Kolegeja
Biljana nga Filologjiku do tė theksoj se fakulteti i saj ka nevojė tejet
tė madhe pėr lokale plotėsuese dhe sallė mėsimi pėr studentė. Ajo thot:
" Ēorodia arqitektonike nė tė cilėn ėshtė vendosur Fakulteti Filologjik
dhe ai Filosofik ka zgjidhje tė kėqia dhe jofunksionale, gjėrėsi tė
pashfrytėzuar si duhet, kėshtu qė njė zgjidhje e pėrmirėsuar e tij do tė
ishte njėra nga zgjidhjet e mundshme tė kėtij problemi. Nė vazhdėn e
kėsaj, mendoj se studentėt e Filologjikut ndoshta janė shfrytėzuesit mė
tė shpeshtė tė aparateve tė fotokopjimit. Fotokopjohen libra, skripte
dhe shėnime. Duhet siguruar literaturė profesionale me ēmime tė volitshme".
Kur bėhet fjalė pėr ndryshimet apo transformimet, ndihmėsrektori
Nestorovski thekson se universiteti ėshtė njė institucion dinamik i cili
vazhdimisht ėshtė nė vazhdėn e adaptimeve dhe transformimeve. Ai thot:
"Shpeshherė dėgjojmė fjalė tė mėdha si reforma, mirėpo fjala ėshtė pėr
pėrshtatje dhe adaptime. Universiteti duhet tė ndryshojė nė disa
drejtime siē ėshtė stili i punės dhe pėr disa ēēshtje si: menaxhmenti,
puna me studentėt - nė vend tė sistemeve dhe regjimeve tė ngurta tė
studimeve duhet tė ndėrtojmė rregulla tė reja, mė fleksibile, mė tė
pėrshtatshme tė studimeve gjė qė do tė ndihmojė qė ēdo student t'i prijė
lojės, studenti tė bėhet zot dhe pronar i kohės sė vet. Dhe mė tej,
universitetin ta reformojmė edhe nga aspekti i dhėnėsit tė diturive
kryesisht pozitiviste, ta kthejmė drejt njė procesi tė mėsimit dhe
studimeve tė vazhdueshme".
Segmentet e lartėshėnuara janė njėkohėsisht problemet mė tė mėdha tė
arsimit shtetror superior nė Maqedoni. Vendosja dhe regjistrimi i tyre
nė letėr ėshtė i lehtė, porse mjaft i vėshtirė dhe i rėndė, i
ngadalėshėm dhe joaq i gjallė nė zbatimin e tyre nė jetėn studentore.
Koha pėr ndryshime nuk duron vonesė.
Aleksandar SAZDOVSKI
|
 |