AIM: start



FRI, 13 JUN 2003 12:55:45 GMT

BE-ja mori misionin e ri ushtarak nga ana e NATO-s

Misioni "Konkordia" do tė zgjasė gjashtė muaj Solana dhe Roberston deklaruan nė Shkup se kjo paraqet njė kapitull tė ri nė sigurinė evropiane, pasi ndėrrimi i komandės paraqet vazhdimėsi tė bashkėpunimit ndėrmjet BE-sė dhe NATO-s. Ndėrkaq, kryetyari i Maqedonisė,Borisė Trajkovski nė kėtė rast tha se me dorėzimin e NATO misionit forcave tė unionit evropian, Evropa hyn nė fazėn e re tė realizimit tė sigurisė evropiane dhe tė identitetit mbrojtės dhe politikės evropiane nė praktikė.

AIM Junior Shkup, 16.04.2003

Bashkimi Evropian sot pėr herė tė parė nė historinė e ekzistimit tė saj filloi njė operacion ushtarak, "Harmonia" nė Maqedoni, e cila zėvendėsoi misionin e deritanishėm tė NATO-s "Harmonia aleate". "Me dorėzimin e misionit tė NATO-s nė duar tė misionit tė BE-sė, hapet njė kapitull i ri nė sigurinė evropiane", deklaroi sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson. Pranim- dorėzimi, tha Robertson, ėshtė njė vazhdimėsi e bazuar ndėrmjet lidhjeve tė reja institucioanale ndėrmjet BE-sė dhe NATO-s. Bashkimi Evropian do ta vazhdojė punėn e filluar nga NATO-ja, tha Robertson. Ai shtoi se Aleanca mbetet e angazhuar nė dhėnien e pėrkrahjes pėr trupat e BE-sė. "Tri operacionet e NATO-s ishin tri suksese nė Maqedoni. Situata e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė progresive. Kjo ka qenė njė pėrpjekje e pėrbashkėt e zakonshme e organizatave ndėrkombėtare, qeverisė dhe popullit dhe njė nderim, vullnet i mirė i tė gjitha bashkėsive", u shpreh sekretari i NATO-s. "Havier Solana dhe unė kemi qenė njė ekip duke punuar nė ruajtjen e paqes kėtu", tha Robertson.

Sipas BE-sė, misioni "Harmonia" ka pėr qėllim qė tė japė kontribut tė mėtejshėm pėr stabilizimin e kėtij vendi, i cili ėshtė njė parakusht pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit. "Qėllimi i misionit ėshtė qė BE-ja tė kontribuojė nė vetėsigurimin e njė stabiliteti tė pėrhershėm dhe kėshtu qė tė mos ketė mė nevojė pėr prani ndėrkombėtare ushtarake", deklaroi Solana pas mbėrritjes nė Shkup. "Prania ushtarake e BE-sė vjen edhe pėr t'i ēmuar lartė arritjet e NATo-s nė aspektin e sigurisė. Kjo do tė kontribuojė qė tė kemi njė rreth tė qėndrueshėm dhe t'i mundėsojė qeverisė qė tė implementojė Marrėveshjen e Ohrit, reformat e tjera ekonomike dhe ta afrojė vendin me BE-nė", u shpreh Solana.

"Ndėrrimi i kompetencave nga NATO-ja te BE-ja pėr operacionin nė terren, ėshtė njė demonstrim i rėndėsishėm pėr partneritetin tonė tė pėrforcuar. Pėr dy organizatat tona porosia kyēe ėshtė: BE-ja vjen NATO-ja shkon, por duke punuar sė bashku ne jemi mė tė fortė. Partneriteti me Bashkimin Evropian ėshtė duke u forcuar. Kjo ditė shėnon fillimin e njė faze tė re nė relacionet tona", tha Solana

Pas takimit me presidentin maqedonas, z. Solana tha se qėllimi kryesor i marrjes sė misionit tė NATO-s nė Maqedoni nga ana e Forcave tė Bashkimit Evropian pėr ndėrhyrje tė shpejtė ėshtė qė tė ndėrtohen marrėdhėnie mė solide. Kjo, tha Solana, paraqet edhe njė hap tė rėndėsishėm pėr Maqedoninė.

Ndėrkaq, kryetyari i Maqedonisė,Borisė Trajkovski nė kėtė rast tha se me dorėzimin e NATO misionit forcave tė unionit evropian, Evropa hyn nė fazėn e re tė realizimit tė sigurisė evropiane dhe tė identitetit mbrojtės dhe politikės evropiane nė praktikė. "Nga pėrvoja ndihmėse mė mirė mund ta pėrforcojmė sigurinė dhe stabilitetitn, demokracinė dhe prosperitetin vetėm pėrmes pėrpjekjeve tė pėrbashkėta. Prania e forcave tė unionit evropian nė Maqedoni paraqet edhe njė shenjė se ne tė gjithė i takojmė bashkėsisė tė vlerave tė pėrbashkėta tė demokracisė, sundimit tė drejtėsisė dhe tė ekonomisė sė tregut.nė kėtė kontekst arritja e forcave tė UE-sė nė Maqedoni pėr mua simbolizojnė tre gjėra :e para ėshtė se ky mision do ti pėrkrah pėrpjekjet tona pėr forcimin e kapacitetit tonė me qėllim qė tė jemi nė pozitė qė vet tė sigurojmė paqė dhe stabilitet afatgjatė. Si qėshtje e dytė ėshtė besimi qė e kemi ndaj Unionit Evropian dhe si qėshtje e tretė ėshtė ambicja e vendit qė tė vė marrėdhėnie mė tė afėrta me unionin Evropian nė tė gjitha lėmitė.Ambicja jonė ėshtė anėtare nė Union dhe nė kėtė mision si dhe tentimet tona tė pėrbashkėta pėr forcimin e stabilitetit e cila ėshtė njė hap pėrpara, tha Trajkovski.

Ėshtė paralajmėruar se nė kuadėr tė misionit paqėsor "Konkordia" do tė zbatohen detyra tė ngjashme siē kishte edhe NATO-ja. Pėrfaqėsuesit e evroforcave paralajmėruan se ndryshim do tė ketė nė rritjen e numrit tė ekipeve pėr vėzhgim tė 22, nė vend tė 18 ekipeve sa kishte deri tani.

Misioni ushtarak i BE-sė "Harmonia" do tė ketė 350 ushtarė nga 27 vende, pėrfshirė kėtu edhe vendet qė janė anėtare tė NATO-s dhe qė nuk janė anėtare tė BE-sė dhe vendet e ardhme anėtare tė BE-sė, si Turqia, Kanada, Norvegjia, Islanda, Sllovenia etj.

Misioni do tė drejtohet nga komandanti francez Pjer Maral, i cili do tė qėndrojė nė Maqedoni. Franca, e cila ka numrin mė tė madh tė ushtarėve nė kėtė mision, do tė ketė 60 oficerė ndėrlidhės nė Shtabin e BE-sė dhe qindra ushtarė nė 22 ekipe pėr lidhje, tė cilėt do tė jenė nėpėr terrenet paskonfliktuoze nė Maqedoni.

Forcat e BE-sė do tė pėrdorin kapacitetet e NATO-s, pėr tė cilėn ėshtė arritur marrėveshja ndėrmjet BE-sė dhe Aleancės. Pėr kėtė qėllim, BE-ja pėr komandant tė misionit nė Maqedoni ka emėruar admiralin Rajner Fejst, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe komandant suprem i NATO-s pėr Evropė.

Shpėnzimet e misionit nuk do tė paguhen nga Komisioni Evropian, por nga vetė vendet tė cilėt do tė kenė ushtarė nė kėtė mision, ndėrsa pėr pajisjet, infrastrukturėn dhe shėrbimet mendihet se do tė shpenzohen rreth 6. 2 milionė euro.

Nė rast rreziku, ushtarėt e BE-sė do tė mund tė tėrhiqen nga helikopterėt "Ēinuk", ndėrsa na rastet mė tė vėshtira thuhet se do tė kėrkohet ndihma nga trupat e KFOR-it nė Maqedoni dhe nė Kosovė.

Taibe BELULI