AIM: start



WED, 03 SEP 2003 09:00:09 GMT

Tensionohet situata e sigurisė nė rajonin e Kumanovės dhe Likovės

AIM Junior Shkup, 02.09.2003

Situata e sigurisė nė komunėn e Likovės gjithnjė e mė shumė tensionohet, ndėrsa banorėt kanė filluar ta braktisin fshatin pėr shkak tė pranisė sė shtuar tė forcave policore tė cilėt janė nė kėrkim tė Abdyl Jakupit-Ēakallės i akuzuar pėr rrėmbimin e dy policiėve nė Kumanovė e pėr tė cilin pohohet se fshehet nė kėtė rajon. Punktet policorė qė kontrollojnė ēdo hyrje-dalje nė fshatrat e kėsaj komune nga njėra ana dhe banorėt e irituar nga tjetra, kan vėn nė sprovė stabilitetin e brisht tė Maqedonisė si dhe efikasitetin e faktorit ndėrkombėtar i cili "menaxhon" me kėtė shtet pas vitit konfliktuaoz 2001. Dhe kjo ėshtė hera e pare pas marrveshjes sė Ohrit qė ky shtet seriozisht ndodhet para njė konflikti qė mund t'i kthej prapa tė gjitha proceset e posafilluara.

Kryetari i komunės sė Likovės dhe pėrfaqėsuesit e OSBE-sė pas takimit tė pėrbashkėt kanė konfirmuar se disa familje nga fshati Vaksincė kanė braktisur shtėpit e tyre . "Si rrezultat i pėrqėndrimit tė forcave tė njėsive specilae nė rajonin e Likovės, respektivishtė nė fshatin Vaksincė, civilėt, gra dhe fėmijė i lėshojnė shtėpit e tyre. Ėshtė njė situat e rėndė nė tėrė territorin e komunės sė Likovės", deklaroi kryetari i komunės sė Likovės. Ai ka konfirmuar tė dhėnat e MPB-sė, se nė fshatin Vaksincė janė tė pėrqėndruar grupe tė armatosura shqiptare. "Ėshtė e vėrtet se kja njerėz tė ciklėt nuk pajtohen me hyrjen e forcave speciale", tha Halili.

Kėshilli i Sigurimit Kombėtar (KSK), nė mbledhjen e mbajtur tė dielėn nė mbrėmje ka shqurtuar gjendjen e sigurisė ne vend pas incidenteve tė fundit, dhe ka konstatuar se sulmet pėrfshirė dhe ato ndaj institucioneve shtetėrore janė shkaktuar "nga disa grupe ekstremiste tė pranishėm nė ish-zonat e krizės qė kan pėr qėllim pengimin e miratimit tė Marrėveshjes korrnizė dhe destabilizimit tė vendit".

"Nė bazė tė informatave dhe njohurive tė marra nga ministritė dhe organet pėrkatėse, u konstatua se "numri mė i madh e kėtyre sulmeve janė shkaktuar nga disa grupe ekstreme dhe tė armatosura qė nė momentin e pikėrishėm janė tė pranishme nė terren dhe tė cilėt kanė pėr qėllim ta prishin sigurinė e Republikės sė Maqedonisė, ta pengojnė stabilizimin e saj tė mėtejshėm dhe zbatimin e Marrėveshjes-kornizė", thuhet nė kumtesėn e lėshuar pas takimit nga ana e kabinetit tė kryetarit tė shtetit.

KSK-ja e drejtuar nga kryetari i shtetit Boris Trajkovski ka mbėshtetur aktivitetet e pėrforcuara tė Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme (MPB) qė kanė pėr qėllim eliminimin e rrezikut pėr pėrsėritjen e ngjarjeve tė kėtilla eventuale dhe ta mbrojnė jetėn dhe pronat e qytetarėve. Gjithashtu anėtarėt e kėtij trupi tė lartė tė sigurimit e mbėshtetėn pėrcaktimin qė "patrullat shumetnike policore t'i ndėrmarrin tė gjitha masat e domosdoshme nė pajtim me Kushtetutėn dhe ligjet pėr arrestimin e anėtarėve tė kėtyre grupeve kriminele tė cilėt e terrorizojnė popullatėn vendore pėr shkak tė realizimit tė qėllimeve tė tyre qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me interesat e qytetarėve".

Ky trup i lartė i sigurisė nė vend ka konkluduar se ėshtė e domosdoshme qė subjektet politike, si dhe pushtetet dhe autoritetet lokale t'i mbėshtesin aktivitetet e organeve kompetente shtetėrore pėr arsye se qėllimi i tyre ėshtė zbatimi i ligjeve tė Republikės sė Maqedonisė dhe mbrojtja e intereseve tė tė gjithė qytetarėve, pa dallim tė pėrkatėsisė sė tyre etnike.

Anėtar tė KSK janė, kryeministri Branko Cėrvenkovski, kryeparlamentari Nikolla Popovski, njerėzit e parė tė dikasterit tė Punėve tė Brendėshme, tė Mbrojtjes dhe Punėve tė Jashtme, Hari Kostov, Vllado Buēkovski dhe Ilinka Mitreva. Ndėrkaq, anėtar tė jashtėm tė kėtij trupi mė tė lartė tė sigurisė janė zėvendėskryeministri dhe nėnkryetari i Kuvendit nga rradhėt e partisė shqiptare nė pushtet, Bashkimit Demokratik pėr Intergrim (BDI), Musa Xhaferi dhe Agron Buxhaku si dhe turku Gjuner Ismail.

Paraprakisht ndodhėn edhe incidentet e fundit nė Shkup kur me mjete shpėrthyes u sulmua godina e qeverisė ajo e gjykatės dhe kazerma ushtarake. Pėr zėdhėnėsin e qeverisė, kėto sulme janė terroriste. "Incidentet e tilla nuk do tė vejnė qeverinė nė dilem pėr eleiminimin e tėrėsishėm tė gruepve dhe individėve krimenele, qėllimi i tė cilėve ėshtė keqėsimi i gjendjes sė sigurisė, mosimplementimi i Marrėveshjes sė Ohrit dhe pengimi i procesit tė stabilizimit tė sigurisė nė vend", tha zėdhėnėsi qeveritarė Sasho Collakovski. Sipas tij, aktivitet e MPB-sė nė tė cilat marin pjesė njėsi tė pėrziera multietnike janė tė pėrqėndruar nė mbrojtjen e banorėve lokal. "Nė fshatin Vaksincė kemi situatė mė kritike me qė atje janė konstatuar grupime tė disa individeve tė cilėt i bėjnė presion popullatės vendase. Bėhet fjalė pėr grupe kriminele me dosje kriminele", tha ai. Ai e pėrjashtoi mundėsin edhe pėr shkallėzimin e situatės edhe nė rajonet tjera qė sipas tij maksimalishtė po mbillet rredhi rredhė kėtyre grupeve.

Anėtari i KSK-sė nga Bashkimi Demokratik pėr Intergrim (BDI), Agron Buxhaku ka deklaruar se ngjarjet e fundit shkakėtojnė brengosje por jo edhe destabilizim tė vendit. "Kėto raste janė shqetėsuese por nuk janė nė pėrmasa qė mund ta destabizilizojnė shtetin dhe se bėhet fjalė pėr individė dhe grupe tė vogla", ka thėnė nėnkryetari i partisė shqiptare nė pushtet. Lidhur me atė se ēfarė do tė bėjė koalicioni qeveritarė nė drejtim tė stabilizimit tė gjendjes, ai tha se MPB duhet tė merrė mė shumė aktivitete qė tė zbulojė autorėt e shpėrthimeve qė janė akte kriminele dhe duhet tė dėnohen.

Nga ana tjetėr, anėtari tjetėr i kėtij kėshilli, Gjuner Ismail ka deklaruar se gjendja nė Maqedoniu ėshtė rezultat i ngjarjeve tė fundit nė rajon, qė sipas tij pas incidenteve nė Kosovė, nė luginėn e Preshevės si dhe pas miratimit tė rezulutės tė parlamentit serb pėr Kosovėn vėrehet se ka tensionime tė mėdha. "Incidentet e fundit nė Shkup dėshmojnė se bėhet fjalė pėr kriminel tė ēuditshėm me mesazhe qarta politike qė kanė pėr qėllim destabilizimin e vendit dhe teorija se bėhet fjalė pėr grupe tė vogla janė qesharake. Kėto grupe ua bėjnė me dije autoritetve maqedonase dhe faktorit ndėrkombėtare se mund tė bėjnė gjithēka", ka thėnė Gjuner

Nė ndėrkohė vazhdojnė aktivitetet e ndėrklombėtarėve dhe vendorėve qė tė pengojnė shkallėzimin e tensioneve. Pėr tė mos ardhur deri te ndonjė konflikt i armratosur veēanėrisht janė angazhuar ish pjestarėt e UĒK-sė qė sot janė ulur nė bankat e parlamentit. Ata si edhe gjith tė tjerėt mendojnė se kėtij shteti nuk i nevojiten mė konflikte tė armatosura por stabilitet dhe paq qė do tė mundėsonin realizimin e marrveshjes sė Ohrit dhe mirėqenjen e tė gjith qytetarlve

Ismail M. Hoxha