AIM: start



RELIGJIONET NE BALLKAN

Dossier Tirane:

PEISAZHI FETAR PLURALIST I SHQIPERISE

FATOS LUBONJA, AIM TIRANA

Pergjithesisht elita kulturore shqiptare ka vazhduar traditen e kundervenies ndaj tentativave, qofte nga brenda, qofte nga jashte, per te njesuar fene me kombesine tek shqiptaret.

Nė informimet, disinformimet, spekulimet dhe hamendjet e transmetuara lidhur me sulmin e 11 shtatorit tė terrorizmit islamik mbi SHBA media botėrore pėrmendi edhe botėn shqiptare. U fol deri edhe pėr lidhjet e shqiptarėve me njerėz tė Bin Ladenit, u fol se ai i qarkullonte paratė nė Amerikė nėpėrmjet shoqatash bamirėse shqiptarėsh, pėr pėrfshirje tė fondamentalistėve arabė nė UĒK. Kėto zhurma mė shumė se nga faktet dukej se amplifikoheshin nga ideja se Shqipėria (krahas Bosnjes) ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė konsiderohet mysliman pėrsa i pėrket fesė. Mirėpo, ndėrkaq, anketimet qu u janė bėrė shqiptarėve si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė tregojnė se ata i mbėshtesin bombardimet nė Afganistan jo vetėm mė shumė sesa evropianėt perėndimorė, por edhe mė shumė sesa vetė amerikanėt, pra mė lart se 90-%! Si shpjegohet ky paradoks? Pėrveē se me trashėgiminė komuniste tė mėnyrės homogjene tė tė menduarit nė Shqipėri, si dhe me servilizmin tradicional ndaj aleatėve tė mėdhenj, ky paradoks ka edhe njė shpjegim qė lidhet me historinė e fesė nė Shqipėri dhe Kosovė.

Njė perceptim sipėrfaqėsor i pejsazhit fetar

Kur pyetet pėr pejsazhin fetar tė vendit tė tij pėrgjigja e parė qė jep ēdo shqiptar i Shqipėrisė, sadopak i mėsuar, ėshtė se nė vendin e tij ka 70% myslimanė, 20% tė krishterė ortodoksė dhe 10 % tė krishterė myslimanė. Mirėpo fill pas kėsaj atij i vjen nėpėrmend ideja se kjo ėshtė shifra e pejsazhit fetar tė Shqipėrisė nė kohėn e mbretit Zog ose edhe nė mbarim tė Luftės sė Dytė. Njė ide tjetėr qė do tė shtonte ai duke folur pėr fetė nė Shqipėri ėshtė se shqiptarėt nuk njihen pėr ndjenja tė forta fetare, dhe do tė pėrmendte faktin se regjimi komunist i Enver Hoxhės arriti nė vitin 1967 t'i eliminonte krejtėsisht institucionet fetare dhe ta shpallte Shqipėrinė tė parin apo tė vetmin vend ateist nė botė. Duke folur pėr paskomunizmin ai do tė thotė se feja u lejua pėrsėri, se nė vendin e tij u rihapėn kishat dhe xhamijat, u ngritėn tė reja si dhe u futėn edhe shumė fe tė tjera tė ēuditshme (rreth 60) qė shqiptarėt nuk ua kishin dėgjuar emrin mė parė, si mormonėt, bahajt, scientologėt, por shqiptarėt mbetėn larg sė frekuentuari masivisht faltoret e tyre pasi imagjinatėn kolektive e kanė tė drejtuar pėr kah simbolet e botės perėndimore e perceptuar kjo kryesisht si botė e konsumit, luksit dhe e qejfeve tė tilla nga ato qė fetė, si tė krishtera , ashtu edhe myslimane, nuk para i pėlqejnė.

Feja dhe nacionalizmi nė Shqipėri; mitet fetare dhe nacionale

Duke dashur t'i japim njė shpjegim konstatimeve sipėrfaqėsore, por pėrgjithėsisht tė sakta, tė pėrmendura mė sipėr duhet tė kthehemi mė sė pari tė shpjegojmė raportin e fesė me nacionalizmin nė Shqipėri.

Pėrgjigja e pyetjeve pse shqiptarėt kanė ndjenja tė dobėta fetare lidhet fort me karakterin e lėvizjes nacionaliste shqiptare. Nė ndryshim nga vendet fqinje si Serbia dhe Greqia, ku nacionalizmi lindi si njė lėvizje antiturke duke thirrur nė ndihmė fenė deri nė atė pikė sa nacionalizmat serb dhe grek dhe kishat ortodokse serbe dhe greke vėshtirė se do tė mund tė ndaheshin asokohe nga njėra tjetra, nacionalizmi shqiptar lindi nė njė kontekst tjetėr historik dhe fetar. Nacionalizmi shqiptar, si lėvizje politike, nisi pas Luftės Ruso Turke me Lidhjen e Prizerenit (1878) para sė gjithash si nevojė e bashkimit tė shqiptarėve nė mbrojtje nga rreziku i ndarjes sė tokave tė tyre mes Serbisė dhe Greqisė. Nė kėto toka banonin shqiptarė tė tre besimeve tė pėrmendura nė krye tė kėtij shkrimi, (madje pėr saktėsi duhet thėnė katėr pasi pjesa e muslimanėve ndahej midis sunitėve dhe bektashinjve).

Nė kėtė kontekst lėvizja nacionaliste shqiptare e pa veten pėrballė disa problemesh jo fort tė lehta pėr t“u zgjidhur, madje edhe tė mbarsura me kontradikta tė mprehta: nevoja e krijimit tė njė identiteti kombėtar qė t'i bashkonte tė gjithė shqiptarėt ndeshej me katėr identitete fetare; nevoja qė ky identitet tė ishte i ndryshėm nga identiteti serb apo grek pėrsa i pėrket fesė i ēonte mė shumė nga muslimanizmi, por, nga ana tjetėr, nevoja qė ky identitet t'i ndante ata nga identiteti turko-mysliman - pasi tashmė ishte bėrė e qartė se perandoria otomane qe nė shpėrbėrje dhe shqiptarėt rrezikonin tė zhdukeshin sėbashku me tė, sikur tė mos forconin identitetin e tyre tė ndryshėm nga ai i turqve - i shtynte larg muslimanizmit. I largonte nga muslimanizmi edhe nevoja pėr t'iu afruar Perėndimit qė, siē e tregoi Traktati i Berlinit, ishte shumė i rėndėsishėm pėr vendosjen e fatit tė tyre; por, nga ana tjetėr, afrimi me fenė e Perėndimit ndeshej me vėshtirėsinė e tė qėnit tė pjesės mė tė madhe tė popullsisė me fe muslimane. Nuk duhet tė harrojmė se asokohe shqiptarėt qė banonin nė Kosovė dhe Maqedoninė perėndimore, shumica e tė cilėve ishin muslimanė sunitė, e ngrinin nė shifra edhe mė tė larta se 70% botėn muslimane shqiptare.

Kėsisoj pėrpjekja pėr farkimin e identitetit shqiptar pėrtej identitetit etno-gjuhėsor, pra pėrsa i pėrket identitetit fetar, ishte njė proces qė ndoqi rrugė tė ndryshme nga ai i vendeve tė tjera ballkanike.

Pėrpjekja bektashiane e Naim Frashėrit

Kur flitet pėr pėrpjekjet pėr tė shenjtėruar nacionalizmin shqiptar nuk mund tė mos pėrmenden figurat qė kanė dhėnė ndihmesėn mė tė madhe, tė cilėt kanė marrė emrin rilindas. Mė i shquari ndėr ta ėshtė Naim Frashėri i cili sot konsiderohet poeti kombėtar shqiptar. Ai ka shkruar dy poema epike qė synonin tė krijonin mitet pėrbashkuese tė shqiptarėve. Poemėn Qerbelaja si dhe poemėn Historia e Skėnderbeut - tė dyja tė botuara mė 1898. Me poemėn Qerbelaja qė i kėndon njė beteje tė humbur nė shekullin e parė tė historisė muslimane, betejė qė u bė miti themelues i shiizmit, ai tentoi tė krijojė betejėn e humbur tė shqiptarėve, ashtu siē kishin serbėt betejėn e humbur tė Kosovės nė qendėr tė mitologjisė sė tyre nacionaliste. Nė fakt qė tė dy mitet, ai serbo-ortodoks rreth Betejės sė Kosovės dhe miti shiit rreth Betejės sė Qerbelasė janė shumė tė ngjashėm nė pėrmbajtje dhe nė stil. Nė tė dy rastet skenari i ngjarjes ėshtė pėrqėndruar rreth njė beteje tė humbur padrejtėsisht, ēka i bėn ato shembuj tė asaj qė Elias Canetti e ka quajtur "fe tė ankimit". Synimi i Naim Frashėrit, i cili i pėrkiste edhe vetė fesė bektashiane ishte qė, meqėnėse tė gjitha nacionalizmat e ballkanit kishin njė lidhje tė fortė me fenė, aq sa parrulla nacionaliste e asaj kohe e theksuar edhe nga Naim Frashėri ishte "nuk ka komb pa fe", feja pėrbashkuese e shqiptarėve duhej tė bėhej bektashizmi. Naimi u pėrpoq tė mobilizonte orientimin shiit dhe antisunit tė bektashinjve pėr tė shprehur kundėrshtimin e tij ndaj sundimit otoman dhe pėr tė artikuluar njė identitet (musliman) tė veēantė pėr shqiptarėt. Ai shpresonte qė bektashinjtė, duke qenė heterodoksė dhe sinkretistė do tė mund t'i kapėrcenin ndarjet fetare nė Shqipėri dhe tė vendosnin njė urė ndėrmjet diferencave tė Islamit dhe Krishtėrimit. Ai me shkrimet e tij u pėrpoq tė pėrgjithėsonte natyrėn josektare dhe ndėrfetare tė Urdhėrit tė Bektashinjve ku, pėrveē theksimit tė tolerancės fetare, ai gjithashtu nėnvizonte orientimin kombėtar si njė nga aspektet kryesore tė doktrinės bektashiane: "jo vetėm ndėrmjet tyre, por dhe me tė gjithė njerėzit e tjerė bektashinjtė janė vėllezėr shpirtėrorė. Ata e duan fqinjin si veten, qoftė musliman apo i krishterė dhe sillen njėsoj, duke e paraqitur veten tė shėnjtėruar me tė gjithė njerėzit. Por mbi tė gjitha ata duan vendin e tyre dhe bashkėkombėsit, sepse ky ėshtė virtyti mė i lartė". (Hasluck 1929-II: 556). Kjo shpjegon edhe rolin e rėndėsishėm qė kanė luajtur bektashinjtė shqiptarė nė kapėrcyell tė shekullit 19 nė lėvizjen nacionaliste shqiptare. Faltoret bektashiane shqiptare (teqetė) - shpesh vende lutjesh edhe pėr muslimanėt, edhe pėr tė krishterėt - nė pėrgjithėsi njiheshin si qendra tė veprimtarisė nacionaliste shqiptare. Veē kėsaj Urdhėri luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė krijimin e shkollave ilegale dhe pėrhapjen e librave shqip duke u dhėnė njėkohėsisht mbėshtetje aktive grupeve tė armatosura nacionaliste. Ėshtė e njohur tashmė qė bektashinjtė, kur diskutohej ēėshtja e alfabetit shqiptar, mbėshtetėn pėrdorimin e shkrimit latin, ndryshe nga muslimanėt e tjerė, tė cilėt mbėshtetnin pėrdorimin e shkrimit arab.

Skėnderbeu dhe "feja e shqyptarit asht shqyptaria"

Ndėrkaq kjo pėrpjekje e Naimit dhe e bektashinjve duket se nuk zuri rrėnjė pėr disa arsye, sė pari sepse feja bektashiane ishte nė minorancė edhe pėrsa i pėrket pjesės islame tė popullsisė: 55% sunitė dhe 15% bektashinj (pa llogaritur Kosovėn); sė dyti sepse shqiptarėt duhet tė kishin njė faktor mė tė fortė pėrbashkues qė t'i afronte nga Evropa e krishterė qė do tė vendoste pėr fatin e tyre. Sė treti edhe pėr shkak tė lidhjeve tė forta qė njė pjesė e shqiptarėve kishin me Turqinė e cila, nga njė pjesė e rėndėsishme e atyre qė nisėn lėvizjen nacionaliste shqiptare me Lidhjen e Prizrenit, ende konsiderohej si mbrojtėse e interesave tė shqiptarėve nga synimet serbe dhe greke. Megjithatė si frymė e nevojės pėr tolerancė fetare dhe bashkėpunim tė tė gjithė shqiptarėve nė emėr tė kombit pėrpjekja e Naimit duket se triumfoi, ndonėse nėn tė tjera simbole dhe heronj. Konteksti i pėrmendur mė sipėr bėri qė nė procesin e ndėrtimit tė identiteti nacional shqiptar tė marrė pėrparėsi njė tjetėr mit i ekzaltuar nga poema tjetėr e Naim Frashėrit "Historia e Skėnderbeut" kombinuar me thirrjen e njė tjetėr rilindasi, katolik ky qė i shėrbente perandorisė otomane nė atė kohė, Vaso Pasha: ai nė thirrjen tij nacionaliste iu drejtua shqiptarėve me poemėn "O moj Shqypni" (botuar mė 1878-1880) qė shėrbeu pastaj pėr tė ngritur fenė shekullare tė nacionalizmit shqiptar: Mos shikjoni kish a xhamija, / feja e shqyptarit asht shqyptaria. Ky mit apo konstrukt historik u bashkua me mitin e Skėnderbeut i cili kishte luftuar nė shekullin e 15 kundėr turqve. Ky hero i krishterimit u rimor nga nacionalistėt shqiptarė, por duke iu zhveshur pak nga pak pėrmbajtja fetare dhe duke u kthyer nė njė hero shekullar tė nacionalizmit shqiptar, si njė luftėtar qė kishte luftuar pėr ēlirimin e mėmėdheut. Nė kėtė frymė ėshtė trajtuar ai edhe nga Naim Frashėri nė poemėn e tij Historia e Skėnderbeut. Krujė o qytet i bekuar / prite prite Skėnderbenė / po vjen si pėllumb i shkruar / tė shpėtojė mėmėdhenė. Kur trajtohet miti i Skėnderbeut si mit pėrbashkues i shqiptarėve nuk duhet injoruar edhe argumenti sipas tė cilit fakti qė Skėnderbeu kishte pasur edhe fe tė krishterė edhe muslimane i jepte figurės sė kėtij heroi njė ambiguitet qė e bėnte mė tė pranueshėm pėr tė gjithė shqiptarėt edhe nga pikpamja fetare.

Shqipėria e pavarur

"Shqiptarėt e fillimshekullit, shkruan Abaz Ermenji nė librin "Vendi qė ze Skėnderbeu nė historinė e Shqipėrisė", ishin tė grupuar rreth ndjenjės fetare ose krahinore, e njihnin vehten tė Krishterė ose Myslimanė, Gegė ose Toskė, Dukagjinas a Kurveleshas dhe jo bij tė nje kombi nė kuptimin e sotshėm tė fjalės".

Shekulli i XX, veēanėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė mė 1912, ėshtė shekulli i procesit tė ngjizjes nacionale tė shqiptarėve nė frymėn e Naim Frashėrit, Vaso Pashės dhe rilindasve tė tjerė pėrkrah tyre. Pėrsa i pėrket raportit tė fesė me nacionalizmin, ky proces karakterizohet nga dobėsimi i ndjenjave tė identitetit fetar e krahinor nė favor tė identitetit nacional. Ky proces u krye qoftė nėpėrmjet dobėsimit tė ndjenjave fetare nė favor tė fesė shekullare tė nacionalizmit qoftė nėpėrmjet vėnies sė klerikėve mė tė rėndėsishėm nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare.

Ortodoksėt shqiptarė panė nė krye tė tyre Fan Nolin i cili ishte njėherėsh njeri politik dhe njeri i penės dhe konsiderohet si figura qė luftoi mė shumė se kushdo tjetėr pėr krijimin e kishės autoqefale ortodokse shqiptare. Pasi Shqipėria u bė e pavarur, mbreti Zog mbėshteti krijimin e kishave autoqefale "kombėtare", me qėllim qė tė dobėsonte ndikimin e huaj (veēanėrisht grek). Po ashtu katolikėt shqiptarė, kampioni i tė cilėve mund tė konsiderohet Gjergj Fishta, nuk e ndanė asnjė ēast veprimtarinė e tyre fetare nga ajo politike nė favor tė ēėshtjes kombėtare. Poema epike e Fishtės "Lahuta e Malėsisė" i ngre hymn luftrave tė shqiptarėve kundėr "shkjaut", armikut serbomalazez nė Veri, aq sa deri nė periudhėn komuniste Fishta konsiderohej si poeti kombėtar ndėr shqiptarėt e Veriut.

Edhe nė Kosovė, ku mbi 90% e shqiptarėve janė myslimanė dhe ku pėrkatėsia fetare muslimane ka luajtur njė rol mė tė rėndėsishėm sesa nė Shqipėri pėr t'i dalluar shqiptarėt nga serbėt e krishterė, ka mbizotėruar kjo frymė. Edhe atje pakica katolike e shqiptarėve gjatė gjithė historisė sė shekullit XX qė konsiderohet ende i pambyllur nė Ballkan pėrsa i pėrket ēėshtjeve kombėtare, e ka ndjerė veten pjesė e pėrpjekjeve tė shqiptarėve muslimanė tė Kosovės qė luftonin pėr pavarėsi ndaj sllavėve tė krishterė.

Feja dhe komunizmi

Ai qė e ēoi nė ekstrem frymėn e mitit "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria" ishte bash Enver Hoxha. Nė ethen e tij pėr pushtet absolut ky diktator u udhėhoq nga dy ideologji, ajo nacionaliste dhe ajo komuniste. Madje dora dorės qė komunizmi si fe pėrbashkuese dhe frymėzuese e humbi fuqinė e vet, Hoxha i mėshonte gjithnjė e mė shumė elementit kombėtar nė propagandėn e tij. Sipas historianit Bernd Fisher me gjithė pikpamjet radikale staliniste tė Enver Hoxhės, thelbi i politikave tė tij ishte nacionalizmi: trajtimi i tij i ashpėr ndaj komuniteteve fetare duhet parė sė pari nė kėtė drejtim. Nė fakt, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, ai e hoqi monumentin e Stalinit nga sheshi qendror i Tiranės dhe vendosi aty monumentin e Skėnderbeut. Nė luftėn e tij propagandistike gjithnjė e mė shumė i mėshonte idesė sė rezistencės sė popullit shqiptar ndaj perandorive tė mėdha historike. Nė vitet '60 Hoxha kreu pėrpjekjen mė radikale pėr ērrėnjosjen e fesė nga skena politike. Moton e Vaso Pashės ai e aplikoi ad literam dhe e bėri Shqipėrinė tė parin shtet "ateist" nė botė. Nėn regjimin e tij lufta ndėrmjet "dasive fetare", siē quhej nė propagandėn e kohės, u kthye nė njė luftė kundėr fesė nė tėrėsi, luftė nė tė cilėn integroi edhe elementin ideologjik marksist me vizionin ateist tė botės dhe thėnien e famshme tė Marksit "feja ėshtė opium pėr popullin". Duke patur pėr qėllim zėvendėsimin e pėrkatėsive tė ndryshme fetare me njė besnikėri tė plotė ndaj Partisė dhe ideologjisė sė saj nacional - komuniste Hoxha predikonte vazhdimisht se katolicizmi, islamizmi dhe ortodoksia ishin filozofi tė huaja tė futura nė Shqipėri nga elementė tė huaj, tė cilat nė thelb tė tyre kėrcėnonin integritetin e kombit. Priftėrinjtė dhe hoxhallarėt u pėrqeshėn si relike prapanike tė sė kaluarės tė rekrutuar si agjentė tė fuqive tė huaja pėr tė minuar nacionalizmin shqiptar. Mė 1967 komunistėt shqiptarė ndaluan tė gjitha praktikat fetare, duke mbyllur kisha dhe xhami tė shumta dhe duke i kthyer ato nė kinema, salla sportive, bar-restorante dhe magazina. Duhet vėnė nė dukje se jo tė gjitha komunitetet fetare u trajtuan nė tė njėjtėn mėnyrė: nė mėnyrė tė veēantė kisha katolike u pėrndoq mė rreptėsisht, ndėrsa sulmi mbi islamin dhe kishėn ortodokse ishte shumė mė i frenuar. Kjo jo aq pėr arėsye tė pėrkatėsisė fetare myslimane tė origjinės sė Hoxhės dhe shumicės sė shqiptarėve (nė fakt Hoxha nė qėndrimet ndaj klerit katolik nė njė farė mėnyre radikalizoi njė qėndrim qė e kishte mbajtur edhe Mbreti Zog ndaj kishės katolike) sesa pėr shkak se kleri katolik kishte mbajtur qėndrime tė forta antikomuniste gjatė Luftės sė Dytė si dhe pasi ishte mė i mirėorganizuari dhe mė i lidhuri me botėn perėndimore qė konsiderohej si armik kryesor i komunizmit, ndėrkohė qė kleri musliman dhe ai ortodoks qėndroi mė pranė komunistėve gjatė Luftės sė Dytė dhe nuk kishte lidhje jashtėshqiptare, madje thuajse nuk kishte asfare personalitete me rėndėsi dhe karizėm.

Periudha post - komuniste

Ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet qartė se si i gjeti shqiptarėt rėnia e komunizmit nga pikpamja se si e perceptonin ata veten pėrsa i pėrket besimit. Gjatė kohė sė Enver Hoxhės kishte pasur shumė martesa tė pėrzjera tė tė tre feve si dhe shumica, veēanėrisht ata tė lindur dhe edukuar nė regjimin komunist, kishin njė vizion shekullar dhe materialisto ateist pėr botėn.

Gjithsesi, pas pėrmbysjes sė komunizmit, besimi fetar rifitoi pjesėrisht rėndėsinė e tij nė jetėn e shqiptarėve tė zakonshėm, nė ndonjė drejtim duke ringjallur edhe ndarjet e vjetra fetare. Megjithatė miti i ri qė zuri vend nė imagjinatėn kolektive tė shqiptarėve ishte ai "E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa!", parullė kjo qė u hodh nė kohėn e lėvizjes studentore tė vitit 1990. Intelektualėt dhe politikanėt nė Shqipėri patėn njė orientim tė pėrgjithshėm se aleati kryesor i Shqipėrisė duhej tė ishte Perėndimi veēse jo i perceptuar nga pikpamja e identitetit tė tij fetar tė krishterė, por si njė sistem politiko shoqėror i demokracisė dhe lirisė sė besimeve dhe ideve. Kjo nuk pengoi edhe njėfarė debati lidhur me raportin - pėrsa i pėrket fesė - qė duhet tė mbante Shqipėria me Perėndimin "e krishterė" apo me Turqinė dhe Lindjen e Mesme "muslimane". Nė kėtė drejtim ranė nė sy edhe dy qėndrime radikale tė pėrkundėrta: Pati grupime qė e trajtuan ndalimin e fesė nga Hoxha edhe si njė tė keqe qė kishte pasur njė tė mirė tė madhe, sepse tani tė gjithė shqiptarėt do tė mund dhe duhej tė ktheheshin nė fenė e tė parėve, krishtėrimin. Por pati edhe qėndrime, tė ndezura mjaft nga konflikti nė Kosovė, qė mbrojtėn tezėn e kundėrt se identiteti fetare musliman i shqiptarėve kishte qenė njė faktor i rėndėsishėm pėr ruajtjen e tyre nga asimilimi sllavoortodos, se prandaj shqiptarėt muslimanė ishin mė shqiptarė sesa ata tė krishterė; teza qė dikush i ēoi deri nė idenė se heroi kombėtar i shqiptarėve nuk duhej tė ishte Skėnderbeu qė i kishte luftuar Turqit, por nipi i tij Hamza Kastrioti qė u kishte shėrbyer turqve kundėr Skėnderbeut dhe aleatėve tė tij tė krishterė. Edhe lėvizja e ish presidentit Berisha, qė e bėri Shqipėrinė anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike nė dhjetor 1992, ndezi shkėndijėn e kontradiktave. Opozita e atėhershme dhe pjesa mė e madhe e botės intelektuale shqiptare e dėnoi kėtė pjesėmarrje. Njė faktor i rėndėsishėm qė ndikoi nė kėtė dėnim ishte se shqiptarėt e quanin ende tė pambaruar procesin e tyre tė rifitimit tė identitetit evropian si dhe fakti qė fqinjėt aspak dashamirės (ortodoksė) tė Shqipėrisė janė pėrpjekur ta perceptojnė identitetin e shqiptarit jo vetėm nė kuadrin etno-gjuhėsor, por gjithashtu edhe nė kuadrin fetar, duke i etiketuar shqiptarėt si njė komb "musliman" ose si "fondamentalistė muslimanė", njė proēes ky i cili e vuri nėn presion karakterin shekullar tė identitetit shqiptar e qė, nga ana tjetėr, rrezikonte tė komprometonte pėrpjekjet e shqiptarėve nė Kosovė pėr pavarėsimin e tyre nga serbėt. (Shqipėria i ka ngrire marredheniet me kete organizatė qė nga janari 1999).

Pėrgjithėsisht elita kulturore shqiptare si ajo nė Shqipėri ashtu edhe ajo nė Kosovė dhe Maqedoni ka vazhduar traditėn e kundėrvėnies ndaj tentativave qoftė nga brenda qoftė nga jashtė pėr tė njesuar fenė me kombėsinė tek shqiptarėt, duke propaganduar shekullarizmin dhe "ekumenizmin" shqiptar si tė vetmen rrugė shpėtimi ndaj ndarjeve tė brendshme fetare (ose pėrpjekjeve tė njė feje tė vetme (islame)). "Nė se zbrazėtia qė la pas komunizmi mund tė mbushet me diēka, nga ndonjė lloj bindjeje ose besimi kombėtar, ky duhet tė jetė besimi qė shqiptarėt janė njė komb i ekumenizmit, qė ēojnė pėrpara traditėn e njerėzve si Naim Frashėri, Fan Noli dhe Gjergj Fishta", shkruan Shkėlzen Maliqi mė 1997. Edhe elitat politike shqiptare, e orientuar kah njė pragmatizėm politik nė funksion tė rimėkėmbjes sė vendit ajo nė Shqipėri dhe kah ēėshtja kombėtare ajo nė Kosovė dhe Maqedoni, i kanė mėshuar kėtij drejtimi shekullar proevropian tė shqiptarėve.

Pas gjithė gjasave kjo prirje shekullare, ekumenike me vėshtrim nga Perėndimi, do tė mbetet prirja dominuese edhe nė kohėt e pritme nė botėn shqiptare.