AIM: start



RELIGJIONET NE BALLKAN

Dossier Prishtinė:

NDERMJET TOLERANCES DHE INTOLERANCES

BESNIK BALA, AIM Prishtinė

Kosova, pavaresisht nga disa akte dhune kunder institucioneve fetare, nuk e ka njohur kurre luften fetare.

Pėr pesėqind vjet me radhė shqiptarėt kanė pasqyruar tolerancėn fetare nė njė emėr tė vetėm, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu. Kryetrimi i historisė sė tyre kishte dy emra: atė katolik tė vėnė nga i ati (Gjergj Kastrioti) dhe atė turk (Skėnderbej) tė vėnė nga Sulltan Murati, nė oborrin e tė cilit shėrbeu pėr njė kohė dhe kundėr perandorisė sė tė cilit luftoi pėr 25 vjet me radhė. Qė nė fillet e luftės ndėrmjet dy religjioneve shqiptarėt kishin treguar njė "devotshmėri" tė zbehtė ndaj tyre dhe kjo duket se i ka pėrcjellė gjatė tėrė historisė.

Kosova e ditėve tė sotme ėshtė vend i tri besimeve tė ndryshme. Pjesa mė e madhe e popullatės shqiptare i takon besimit mysliman, ndėrsa njė komunitet i vogėl ėshtė i besimit katolik. Pjesėtarėt e komunitetit serb natyrisht janė besimtarė ortodoksė. Tri besime tė ndryshme kanė bėrė qė njė vend i vogėl si Kosova tė jetė "djep" i shumė kishave e xhamive, ndėr mė tė vjetrat nė Ballkan, dhe si tė tilla mbase edhe ēerdhe tė mėrive ndėr mė tė vjetrat nė Ballkan. Shqiptarėt nuk kanė respektuar pothuajse asnjėherė me fanatizėm ndarjet fetare dhe hendeku ndėrmjet tė dyja besimeve ishte i cekėt, nė disa raste gati i pavėrejtshėm.

Islamizimi i popullatės shqiptare nė Kosovė, pohojnė historianėt, ėshtė zhvilluar nė dy rrugė: me forcė dhe me kushtėzim ekonomik e social. Jo rrallė banorėt kanė pranuar fenė e re tė "islamit" pėr tė pėrfituar nga "beneficionet" e ofruara nga autoritetet turke, duke ruajtur, ndėrkaq, besimin katolik brenda mureve tė shtėpisė. Kronikat shėnojnė raste tė ndarjes sė vėllezėrve nė dy besime tė ndryshme e, madje, edhe tė bashkėshortėve pėr shkak tė pamundėsisė sė pėrfitimit. Si rrjedhojė, edhe nė ditėt e sotme ekzistojnė fshatra tė tėra dhe shumė familje "kriptokatolike". Banorė me emra tipikė myslimanė ndjekin ritet e kėsaj feje, ndėrsa nuk lėnė anash as ritet e katolicizmit. Dhe tėrė kjo ndodh nė njė mėnyrė aq tė natyrshme sa askujt nuk i lė ndonjė pėrshtypje tė veēantė. Ata mund tė tė flasin shpesh lirshėm pėr kėtė dukuri, madje edhe tė shpjegojnė me radhė gjithė lidhjet e tyre me "fenė e tė parėve - katolicizmin". Festat fetare kanė elemente tė tė dyja religjioneve, ndėrsa nė to ngėrthehen edhe shumė elemente pagane qė nė disa raste ruhen mė me fanatizėm sesa "shtesat" e mėvonshme tė "imponuara" nga monoteizimi.

Komuniteti serb, ndėrkaq, duket mė shumė i tubuari pėrreth kishės ortodokse, ndonėse te tė gjitha komunitetet periudha e diktaturės komuniste kishte "zbehur" lidhjet me "altarin", ndonėse jo nė shkallėn siē kishte ndodhur, ta zėmė, nė Shqipėri. Komunizmi "liberal" i Titos kishte lėnė, megjithatė, mė shumė hapėsirė tė veprimit fetar, gjithsesi duke e shfrytėzuar kėtė si njė dėshmi pėr "demokracinė socialiste", nė njėrėn anė, ndėrsa nga ana tjetėr strukturat e tij tė sigurimit kanė shfrytėzuar ndarjet fetare nė funksion tė asaj tashmė tė njohurės "pėrēaj e sundo".

Vitet e pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė kanė shėnuar njė valė shpėrnguljesh tė shqiptarėve tė besimit mysliman nė Turqi nė emėr tė "atdhesimit" tė tyre nė vendin e "fesė sė tyre tė vėrtetė". Shqiptarėt pohojnė se sot njė komunitet prej rreth 3 milionė shqiptarėsh (tashmė poathuajse tė asimiluar) jeton nė Turqi…

Pas pėrfundimit tė erės komuniste, besimet fetare nė Kosovė megjithatė pėrjetuan njėfarė periudhe tė "rilindjes" qė mė shumė ishte njė "shpėrthim pendese i komunistėve tė deridjeshėm qė po i ktheheshin zotit, tė harruar pėr 45 vjet me radhė". Mirėpo, besimet tashmė filluan tė hyjnė edhe nė funksion tė veprimit politik. Kosova nuk ishte sikurse vendet e tjera qė tashmė kishin hyrė nė fazėn e tranzicionit dhe po rimėkėmbeshin edhe nė aspektin ekonomik, por edhe atė shpirtėror. Kosova tashmė po hynte nė njėrėn nga periudhat mė tė errėta tė konfliktit ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve pėr tė drejtėn mbi tė. Nė skenėn politike tė Serbisė kishte ardhur njė garniturė e re politikanėsh, ndėr ta edhe i akuzuari aktual pėr krime lufte, Sllobodan Millosheviq, i cili ndėr hapat e parė kishte "pėrfshirė nė luftėn e tij" kishėn orthodokse serbe. Bekimi i saj i kishte dhėnė atij njė shtytje tė fuqishme, ndėrsa po ringjallej edhe mė fuqishėm miti i vjetėr serb pėr Kosovėn si "tokė e shenjtė serbe". Fusha e Mėllenjave (Fusha e Kosovės), ku mė 1389 ballkanasit ishin mundur nga turqit, u shnderrua nė "epope tė lavdisė serbe dhe tė luftės sė kryqit kundėr gjysmėhėnės". Sė shpejti, pas shembjes edhe tė atij pak pushteti qė kishin shqiptarėt nė Kosovė, regjimi i Millosheviqit filloi ndėrtimin e kishave tė reja duke akzuar shqiptarėt pėr "rrėnimin e tyre sistematik". Kronistėt lokalė atėbotė nxorėn dėshmitė se "ishin shqiptarėt ata qė kishin ruajtur edhe kishat ortodokse", mirėpo kjo nuk ndihmoi shumė nė zgjerimin e bindjes se shqiptarėt po bėnin edhe luftė fetare. Meqė kishte dėshtuar nė ēdo pėrpjekje pėr tė "pėrplasur shqiptarėt myslimanė me ata katolikė", regjimi kishte vendosur qė "ortodoksinė" ta pėrdorė deri nė fund pėr tė pėrligjur veprimet e tij. Nė tryezat diplomatike pala serbe shtronte tezėn sipas sė cilės "serbėt ishin bedeni i Evropės qė po e mbronte atė nga islamizmi". (Evropa dikur e quante Shqipėrinė tė tillė)… Regjimi, i cili kishte mbylluar shkollat nė gjuhėn shqipe, kishte pėrzėnė studentėt shqiptarė nga Universi eti, kishte dėbuar punėtorėt shqiptarė nga puna, po tregohej ndėrkaq shumė "tolerant" ndaj ushtrimit tė fesė sipas dėshirės sė cilitdo banor tė Kosovės...

Por kjo "tolerancė" mori fund me fillimin e luftės nė Kosovė mė 1998. Forcat serbe tė sigurimit nuk kursyen as xhamitė e tempujt tjerė fetarė nė fushatėn e hakmarrjes kundėr shqiptarėve, veēanėrisht gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s. Kronistėt kanė pohuar se kjo ishte pjesė e strategjisė sė Millosheviqit pėr t'i dhėnė kahje fetare luftės sė Kosovės. Makineria e tij ishte e sigurt se tmerret e luftės do tė pasoheshin edhe nga veprimet hakmarrėse tė shqiptarėve, tė cilat nuk munguan pas tėrheqjes sė forcave serbe dhe hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė. Pati kisha ortodokse qė u hodhėn nė erė, ndėrsa pjesa tjetėr sot ruhet nga forcat paqeruajtėse (KFOR). Por, vėzhguesit pohojnė se kėto akte, kryesisht individuale, nuk ishin pjesė e ndonjė lufte fetare. Tė tillė, pohojnė ata, nuk ka pasur kurrė nė Kosovė, megjithė pėrpjekjet e sforcuara tė regjimit serb, ndonėse klerikėt e tė dyja palėve kanė qenė tė pėrfshirė nė luftėn e Kosovės. Shqiptarėt pohojnė se disa nga kishat ortodokse serbe kanė shėrbyer si "konaqe" tė grupeve paramilitare qė kanė ushtruar mizori mbi popullatėn lokale, apo edhe qendra tė propagandas, duke vėnė gishtin posaēėrisht mbi manastirin e Deēanit (njė kryevepėr arkitektonike e mesjetės). Nė kėtė funksion ata e shohin edhe Manastirin e Graēanicės, rreth 6 kilometra nė dalje tė Prishtinės (njė kryevepėr tjetėr e arkitekturės mesjetare), i cili edhe sot luan rolin e njėrės nga qendrat e politikes serbe nė Kosovė. Serbėt, ndėrkaq, kanė pohuar vazhdimisht se xhamitė ishin ēerdhet e "fundamentalizmit islamik nė Kosovė", ndėrsa kanė rrahur vazhdimisht telin e pėrfshirjes sė "muxhahedinėve" nė radhėt e guerilėve shqiptarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Tezat e tilla qė synojnė tė dėshmojnė infiltrimin e elementėve fundamentalistė janė rishfaqur sėrish pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit mbi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pėrfaqėsues tė qeverisė serbe nuk kanė pėrtuar tė kėrkojnė fundamentalistė islamikė edhe nė Kosovė, madje zėvendėskryeministri serb tha se "nė Kosovė ka me qindra Bin Ladenė tė vegjėl". Megjithatė, kėto deklarata nuk gjetėn shume vend tė pėrshtatshėm, ndėrsa diplomatėt ndėrkombėtarė thanė se "kėto ishin nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr tė shfrytėzuar tragjedinė amerikane nga qarqe tė caktuara pėr tė pėrfituar pėr qėllimet e tyre". Ambasadori amerikan nė Prishtinė, John Menzies, si pėrgjigje ndaj akuzave tė tilla, nėnvizoi qėndrimin e qytetarėve tė Kosovės ndaj kėtyre sulmeve, komemoracionet, tubimet protestuese dhe nė pėrgjithėsi "mbėshtetjen e parezervė qė Kosova i dha SHBA-sė nė kohėt mė tė rėnda tė historisė sė saj". "Nė njė klimė tė tillė nė nuk e shohim kėtė si tokė tė plleshme pėr idetė helmuese qė mund tė ēojnė nė sulme tė tilla terroriste", tha prerazi ambasadori amerikan qė pak ditė mė heret kishte marrė pjesė nė njė mbrėmje lutjesh pėr viktimat e sulmeve terroriste pėrkrah kryetarit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės dhe ipeshkvit tė Ipeshkvisė sė Kosovės.

Megjithatė, tė rrallė janė ata qė i mohojnė pėrpjekjet e qarqeve tė caktuara religjioze pėr tė gjetur hapėsirė pėr pėrhapjen e pikėpamjeve tė tyre. Gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit shumė 'sekte' tė tė gjitha religjioneve kanė bėrė pėrpjekje qė t'i hapin 'shtėpitė' e tyre dhe tė pėrfitojnė sa mė shumė besimtarė. Natyrisht, nuk kanė munguar as investimet e premtimet e shumta, as ndėrtimet e xhamive tė reja e as vajzat e reja tė mbėshtjell deri nė grykė qė "shetisin" rrugėve tė qyteteve edhe duke vozitur makina luksoze.

Mirėpo, "besimet e reja" nuk kanė gjetur shumė "tokė fertile", ndėrsa gjasėt e tyre janė zvogėluar jashtėzakonisht shumė pas 11 shtatorit tė kėtij viti. Diplomatėt, ushtarakėt, burrėshtetasit, por edhe analistėt 'profetė' pohojnė se "bota nuk do tė jetė mė e njėjtė". Por nė Kosovė, thonė vėzhguesit, e njėjtė do tė mbetet edhe mė tej "toleranca e rrallė fetare"...