AIM: start



RELIGJIONET NE BALLKAN

Dossier Sarajevė:

NE PYLLIN E FLAMUJVE FETARE

ZEJLKO IVANKOVIC, AIM Sarajevė

Komunitetet fetare ne Bosnje-Hercegovine, jo vetem ne kohet me te veshtira, por as pas tyre, nuk arriten t'i mbeten besnike as vendit qe i perkasin, as popullit qe duhej t'i sherbenin, por, dhe kjo eshte sic duket gjeja me e rrezikshme, as ideve te tyre themelore, as librave te tyre te shenjte, as....

Sistemi komunist e ka margjinalizuar nė tėrėsi nė pikėpamje shoqėrore religjionin, si njė gjoja "opium pėr popullin", ndėrsa hulumtimet e sociologėve tė religjionit kanė treguar se si margjinalizimi i tij shoqėror dhe politik nė rastin konkret nė BH (tė paktėn) trinacionale, trikulturore, trekonfesionale, mė sė shumti i ka goditur kroatėt katolikė, pastaj myslimanėt (boshnjakėt) myslimanė dhe, mė nė fund, serbėt ortodoksė. Kjo, nė tė vėrtetė, flet pėr faktin se si mu sipas kėsaj radhitjeje pjesėtarėt e popujve dhe religjioneve tė caktuara ishin, thėnė nė formė tė thjeshtėsuar, socialisht adaptibilė ose sa ishin (jo) tė gatshėm tė socializohen nė sistemin komunist, sa kanė marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė ndėrtimin e asaj shoqėrie sipas kėrkesave tė sistemit shoqėror-politik, i cili kėrkonte njė matricė tė re shoqėrore, deri te mohimi i plotė i gjoja paradigmės sė vjetėr dhe tė tejkaluar.

Ky internacionalizim dhe ateizim i shoqėrisė e fuste kokėn nė rėrė, largohej nga problemet shoqėrore reale, jo vetėm tė atyre tė trashėguara pėr shkak tė tė cilave gjoja e kemi patur masakrėn e viteve 1941-1945, por edhe ato tė kohės mė tė re. Mirėpo, meqenėse floskulat pėr ēėshtjen nacionale tė zgjidhur dhe tejkalimin e religjionit, si njė relikt i sė kaluarės, ishin topose mė se tė rėndomta nė jetėn politike dhe shoqėrore tė njė vendi, madje edhe pėrpjekjet pėr tė bėrė hulumtime sociologjike nė kuadėr tė kėtij kompleksi ishin tė dyshimta, e tė mos flasim pėr aktualizimin real shoqėror dhe politik tė problemeve qė ky kompleks i hap. Gjithė ajo qė ishte e lidhur me nacionalen dhe religjiozen ėshtė konsideruar pėr retrograde, ndoshta edhe jo aq eo ipso, sa pėr shkak tė sė kaluarės sė freskėt vėrtet tė pėrgjakur. Por, edhe e kaluara e pėrgjakur vuante nga po e njėjta sėmundje - nuk i zgjidhte problemet, por i vendoste nėn qilim, vėrtet ndryshe nga mėnyra komuniste, por problemi i pazgjidhur mbetet i pazgjidhur sido qė tė jetė ai.

Njė rend i shembur njėherė, pra, nė tė cilin aspekti ekonomik dhe interesat nuk kanė arritur t'i tejkalojnė tė tjerat, ndėrsa po tė kishte qenė rend (koncept!) nuk do tė dėshtonte(!), nė plan tė parė i kishte vėnė problemet nacionale e religjioze, tė grumbulluara dhe tė pazgjidhura me decenie tė tėra, si potencialisht jo vetėm antagoniste, por edhe konfliktuoze.

Flamujt e nacionales dhe religjiozes, si emblema identifikimesh tė reja/tė vjetra, u bėnė jo vetidentifikues, por identifikues kundruall dikujt tjetėr, kundruall alteritetit. Pra, pėrkatėsia ime nacionale dhe religjioze nuk ekziston objektivisht ose ėshtė asgjėsuar me internacionalizimin dhe ateizimin, por pėrkatėsia ime nacionale dhe religjioze ėshtė diēka mė e bukur, mė e menēur, mė e vjetėr, mė superiore, mė e mirė se jotja. Dhe kjo gjithmonė do tė thotė qė tė drejtat e mia janė mė tė mėdha, pastaj je ti, si alteritet, si jo-unė, d.m.th. jo-ne, sepse komunizmi e kultivonte gjithashtu vetėdijen kolektive, njė klasė mė e ulėt, njė racė mė e ulėt e tė ngjashme, qė ma jep tė drejtėn tė tė mohoj. Tė tė mohoj deri nė asgjėsim!

Kėtė situatė tė re tė krijuar gati askush nuk e ka parė si tė tillė. Gjėja mė tragjike ėshtė se kėtė nuk e kanė parė as njerėzit nga kreu i tri konfesioneve, nėse nuk kanė mundur, nuk kanė ditur ose nuk kanė dashur ta shohin kėtė njerėzit nga nomenklaturat nacionale-politike. Nė vend qė tė fillojnė me ndėrtimin e shoqėrisė civile tė tipit perėndimor, tė bazuar tek individi me elementet identifikuese plotėsisht legjitime, megjithėse jo ekskluzive, tė tipit etnik dhe konfesional, pėr shembull, ne-vetėdija e ndėrtuar me kėmbėngulje dhe pėr njė kohė tė gjatė e njė profili gjoja internacional ėshtė shndėrruar nė ne-vetėdije tė tipit nacional, madje shumė mė tė ulėt se ajo - tė tipit tribalist, ku komunitetet fetare e kanė parė mundėsinė e ripėrtėritjes sė kopesė, tė kthimit tė deleve tė humbura nė kope dhe tė ngjashme (terminologjia ėshtė autentike!).

Nacionalja dhe religjiozja nė Bosnjė e Hercegovinė, e cila pėrnjėherėsh filloi tė ēahej, janė identifikuar gati deri nė njėjtėsim. Madje edhe mė shumė se kaq, meqenėse iu kthyen pėrnjėherėsh fesė dhe kombit, nga mashtrimet dhe ketmanėt komunistė, shumė nga (deri dje) tė ashtuquajturit jugosllavė, boshnjakė dhe "pakica nacionale" tė ngjashme, d.m.th. e kuptuan se, tash o kurrė, ishte koha e pėrkatėsisė tepėr e qenėsishme. Dhe pėrsėri, si shumė herė gjatė historisė, tre popujt e Bosnjės e Hercegovinės nė tri entitete konfesionale, siē e ka hulumtuar kėtė me saktėsi M. Xhaja, filluan tė shikojnė matanė kufijve tė BH. Serbėt drejt Serbisė dhe botės ortodokse, posaēėrisht drejt Rusisė dhe Greqisė. Kroatėt drejt Kroacisė dhe Vatikanit, ndėrsa myslimanėt drejt vendeve islamike. Dhe askush nuk e vėrente Bosnjėn e Hercegovinėn, si njė hapėsirė autentike tė tė gjithėve dhe pėr tė gjithė. Me Bosnjėn dhe Hercegovinėn pėrsėri secili kuptonte dhe e konceptonte si njė gjė tė tyre, si njė vend qė ishte i bekuar me fenė dhe kombin, historinė dhe mitin, me mė shumė tė drejta pėr "ne" se pėr "ata". Ferri - janė tė tjerėt!, siē ka thėnė Sartri.

Komunitetet fetare, aq thelbėsore pėr konstituimin nacional, jo rrallė edhe rojet e vetme tė nacionales nė kohėn e komunizmit (megjithėse, ēėshtja e ēfarė dhe cilit dimension nacional ėshtė e hapur!) dhe opozita e vetme e komunizmit dhe diktaturės sė tij, edhe vetė peng i klerit nacional, u bėnė mbėshtetje pėr monopolistėt nacionalė-politikė. Duke lozur lojėn kush do tė mbizotėrojė kė, ndėrsa tė nevojshėm pėr njėri-tjetrin, ata hynė nė njė lidhje tė pashkėputshme dhe tė pazgjidhshme, duke bėrė bashkėpjesėmarrės nė politikė, fe, madje edhe nė performansat e tyre mė pragmatike, do tė thotė madje edhe nė krim!

Dikur tė fuqishme pėr nga prestigji dhe autoriteti, posaēėrisht nė vendet me vetėdije shoqėrore tė pazhvilluar, vendet e okupimit tė vazhdueshėm ose tė regjimeve totalitare, ēfarė ishin me shekuj hapėsirat e ish-Jugosllavisė, pra edhe tė BH, komunitetet fetare hynė nė epokėn e re si njė prej mundėsive, si njė fije shpėtimtare pėr botėn postkomuniste tė rrėgjuar nė pikėpamje morale dhe materiale, jo vetėm pėr shkak tė autoritetit tė tyre tė trashėguar, por edhe pėr shkak tė pronave tė mėdha, por tė konfiskuara, qė filluan pėrsėri t'u buzėqeshin si mbėshtetje pėr autoritetin. Por, as qė nacional-politikanėt ishin nė nivel tė sfidave historike, as komunitetet fetare kishin nė postet kryesore persona karizmatikė, prandaj ky rreth i mbyllur nė tė cilin tash e dhjetė vjet luajnė politikanėt dhe krerėt fetarė jokompetentė, nė vend se t'ia niste me zgjidhjen e problemeve, filloi tė prodhojė edhe disa tė tjera pėr tė cilat nuk dihej se ėshtė e mundshme tė prodhohen. Nė tė vėrtetė, pėrftoheshin dhe pėrftohen si ndonjė sėmundje e re pėr tė cilėn as qė mendohej se ėshtė sėrish (ose pėr herė tė parė!) e mundshme: ēmendia e lopėve, shapi, antraksi... Duam, nė tė vėrtetė, tė themi se komunitetet fetare nė Bosnjė e Hercegovinė, jo vetėm nė kohėt mė tė vėshtira, por as pas tyre, nuk arritėn t'i mbeten besnike as vendit qė i pėrkasin, as popullit qė do tė duhej t'i shėrbenin, po as, dhe kjo ėshtė sic duket gjėja mė e rrezikshme, ideve tė tyre themelore, as librave tė tyre tė shenjtė, kodeksave moralė, as themeluesve tė religjioneve... Njė herė tė zėna rob nė klero-nacionalizmin e vet, krerėt e komuniteteve fetare kanė pėrsėritur nga pozitat e forcės (madhėsia a popullit, fuqia politike e momentit, fuqia e armėve pėr momentin) klishetė politikė tė krerėve partiakė e politikė tė popujve "tė tyre" dhe kėshtu dita-ditės e kanė avancuar kėndimin nė kor klerikalo-nacional. Gjithsesi, do tė ēoheshin nė kryengritje, siē bėjnė rėndom kryengritje, tė tri palėt pse po i barazojmė. Dhe nuk do ta bėjmė kėtė, sepse na interesojnė matricat n bazė tė tė cilave kanė vepruar, e jo kualifikimet, ndėrsa matricat e klishetė, si te nxėnėsit e kėqij, kopjohen dhe ashtu shumėzohen gjer te pasojat e paparashikueshme pėr Vendin dhe Popullin!

Ekstremizmat, tė cilėt nė ndėrgjegjen politike quhen fundamentalizma, janė vetėm forma tė praktikės nė tė cilėn, dhe kėtė krerėt e komuniteteve religjioze e kanė pėrsėritur shpesh, liberalizmi dhe socialdemokracia si arritje tė botės moderne janė tė anatemuara si plotėsisht jokoekzistuese me etno-konfesionalen. Paradigma e re e unitarizmit etno-konfesional, pėr tė cilėn kanė punuar me aq zell krerėt nacionalė dhe fetarė, mė nuk mund ta pėrmbante anatemėn e tipit fetar, sepse Kisha, p.sh., e ka privuar veten nga njė gjė e tillė, por ka mundur tė mbetet brenda nacionales si njė etiketė e patejkaluar dhe e patejkalueshme e tradhtarit, Judės, Brankoviqit dhe emėrtimeve tė ngjashme tė atyre qė nuk janė sipas masės sė nacionales, tė cilėn filluan ta pėrcaktonin njerėzit nga radhėt e para nė kisha e xhami, ata qė janė aq tė dashur pėr nėpunėsit religjiozė, sepse tregojnė se gjoja kanė punuar mirė, sepse nė gjirin e fesė i kanė kthyer delet e humbura, kopenė e mashtruar dhe floskula tė ngjashme qė ua japin tė drejtėn tė mendojnė pėr veten e tyre nė njė mėnyrė narcisoide aq tė mirė. As qė kanė dashur tė mendojnė se pėrsėri e pėrsėri fjala ėshtė pėr demagogė, dyfytyrėsh, cinikė, hipokritė, ose janė edhe vetė tė tillė prandaj u shkon pėr shtati situata e krijuar nė tė cilėn pėrnjėherėsh mbushen faltoret, jo si shenjė pėr ta, por pėr ata tė tjerėt pėr "madhėsinė, rėndėsinė, fuqinė, bukurinė tonė..."

Nė rrethana tė tilla ishte e mundshme qė lufta nė Bosnjė e Hercegovinė, ose mė saktė, lufta kundėr Bosnjės e Hercegovinės, tė shikohej deri nė njėfarė mase edhe si luftė fisnore ose fetare, meqenėse krerėt politikė i kanė mobilizuar njerėzit, ushqimin pėr topa, nėn flamujt, simbolet, emblemat nacionale dhe fetare. Nėpunėsit fetarė shfaqeshin nė njėsitė ushtarake, i bekonin armėt, ishin komisarė politikė, ndėrsa ushtarėt mbanin uratė ose tespihė rreth qafės ose nė epoleta. Ndėrsa kur "luftonin", rėndom njėri-tjetrit ia rrėnonin ose dėmtonin para sė gjithash faltoret dhe varrezat, si objekte tė identifikimit kolektiv fetar, dhe vetėm mė pas objektet e tjera, p.sh. identifikimet nacionale, e mė pas objektet e identitetit individual... Dhe flamujt nėn tė cilėt luftonin ishin ose fetarė ose tė shėnuar mirė e bukur me simbole, emblema, emra fetarė...

As pas luftės organizatat fetare nuk arritėn tė vetidentifikohen si organizata tė njėjta ose tė ngjashme nė vendet e Perėndimit, i cili ato probleme i ka zgjidhur prej kohėsh, por janė tė gatshme qė kėtė ta presin nga njėra-tjetra, ta presin njė gjė tė tillė nga besimtarėt e komunitetit ose komuniteteve tė tjera, etj. Ndėrsa lirinė e besimit e kuptojnė si liri pėr veten. Ndėrtimin e xhamive nėpėr Bosnjė, p.sh. nėpėr Sarajevė, madje edhe atje ku nuk ka fare besimtarė ose askush nuk shkon nė xhami (shembulli i lagjes sė re Breka) e pėrjetojnė si njė akt politik, e jo religjioz. Ndėrtimin e xhamive nė tokėn e huaj (p.sh. Petrovac ose Bradina) nuk e shohin, por ndėrtimet e tė tjerėve, tė kėqijat dhe krimet e tė tjerėve tė gjithė i dinė dhe i shohin. Kėshtu ėshtė edhe me zbatimin e ligjit pėr organizatat fetare, tė drejtat dhe liritė fetare nė hapėsirat qė i kontrollojnė popujt shumicė nė regjione tė caktuara. Liria po, por pėr tanėt, pėr NE qė njihet dhe identifikohet pa mėdyshje! Pėr kėtė arsye, pozita shoqėrore, politike, religjioze dhe ēfarėdo qoftė tjetėr e Bosnjės dhe e Hercegovinės ėshtė specifike, jo vetėm nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė, por edhe pėrgjithėsisht midis vendeve nė tranzicion nė lindje tė ish "perdes sė hekurt".

Kur ėshtė fjala pėr zbatimin e ligjeve pronėsore, d.m.th. kthimit tė pronave qė u kanė takuar komuniteteve religjioze, duhet thėnė se jo qė ende nuk ka njė ligj tė tillė pėr kthimin e pronave tė tjetėrsuara, ndėrsa nė sistemin e kaluar tė objekteve tė nacionalizuara ose konfiskuara, sepse pėr njė gjė tė tillė nevojitet korniza juridike. Mirėpo, njė tė tillė nė BH nuk ka, si dhe pėr shumėēka tjetėr, por mohohen edhe tė drejtat pronėsore themelore qė datojnė nga kohėt mė tė vona, pėr ē'gjė kemi folur mė lart, siē ėshtė ndėrtimi i xhamive ose kishave nė pronė tė huaj ose moslejimi qė ato tė ndėrtohen, qė ėshtė shkelje bazike e ligjshmėrisė. Dhe si tė pritet pastaj nga ai qė i shkel tė drejtat nė pronėsi sot se do t'i respektojė tė drejtat e vjetra tė paktėn pesėdhjetė-gjashtėdhjetė vjet. Edhe kėtu, si nė rastet tashmė tė pėrmendura, vlen njėsoj diskriminimi nacional dhe religjioz, d.m.th., ajo qė vlen pėr NE nuk vlen pėr ATA. Megjithatė, duhet thėnė qė as nomenklaturat "tona" politike t'i kenė plotėsuar pritjet ose obligimet qė i kanė marrė mbi vete me rastin e ardhjes nė pushtet, prandaj kėshtu ka qenė e mundshme tė ndodhė qė kreu suprem i Komunitetit Islam nė BH, reisi, tė kėrcėnohet se nuk do tė jetė "i dėgjueshėm" mė ndaj Partisė sė Aksionit Demokratik, sepse nuk i ka plotėsuar pritjet e tyre nė kėtė segment, d.m.th. pėr kthimin e pronės, me ēka krahas qė e ka bėrė tė njohur ekzistencėn e paligjshmėrisė, Bashkėsia Islame ka pranuar nė mėnyrė implicite lidhjet e saj tė ngushta me pushtetin, pėr ēka, si edhe pėr tė tjerėt, ka patur dėshmi tė panumėrta. Por, mė mirė ėshtė kur njė pranim i tillė vjen nga brenda, apo jo?!