AIM: start



RELIGJIONET NE BALLKAN

Dossier Shkup:

MOZAIKU RELIGJIOZ MAQEDON

ZELJKO BAJIQ, AIM Shkup

Deri nė shpėrthimin e krizės mė tė re nė shkurt tė kėtij viti, Maqedonia konsiderohej si njė ishull tolerance nė detin e trazuar tė konflikteve ballkanike. Qė nga ajo kohė shumė gjėra kanė ndryshuar.

Sipas tė dhėnave qė nė Maqedoni konsiderohen si zyrtare, 66 % e qytetarėve tė vendit tė vogėl dymilionėsh i pėrkasin religjionit ortodoks, 30 % e qytetarėve janė tė besimnit mysliman, njė pėr qind janė katolikė, ndėrsa 3 % tė tjerė janė dishepuj tė religjioneve tė tjera. Nė web-prezentimin zyrtar tė Qeverisė maqedone thuhet se 1.5 milionė qytetarė janė tė besimit ortodoks; tė dhėna pėr numrin e pjesėtarėve tė komuniteteve tė tjera fetare nuk jepen. Me njė krahasim tė thjeshtė tė tė dhėnave tė ofruara, mėsohet tepėr lehtė se ėshtė zbatuar njė metodė mjaft e thjeshtė: pėrqindja e banorėve ortodoksė ėshtė e barabartė me atė qė ėshtė deklaruar se ėshtė e nacionalitetit maqedon, numri i myslimanėve gati fije pėr pe ėshtė identik me numrin e qytetarėve qė nė regjistrim janė deklaruar si shqiptarė, turq, boshnjakė ose romė. Vetė krerėt e komuniteteve fetare e kanė pranuar me mjaft dashamirėsi kėtė metodologji. Tėrthorazi, as shteti, as komunitetet fetare nuk kanė lėnė shumė hapėsirė pėr qytetarėt qė i pėrkasin ndonjė religjioni tjetėr, ose ata qė janė ateistė, pėr ē'arsye ka pasur kritika publike kohė pas kohe, posaēėrisht nė kohėn e pėrpjekjeve pėr ta futur mėsimin e fesė nė shkolla.

Kushtetuta e Maqedonisė, e aprovuar nė ditėt e para tė pavarėsisė para plot 10 vjetėsh, duke e parė nga njė distancė dhjetėvjeēare, ka mbrujtur nė vetvete ngapak romantizėm politik. Liritė fetare janė tė garantuara, por, megjithatė, ėshtė theksuar roli i veēantė i Kishės Ortodokse Maqedone, si njėrės nga shtyllat e qenies nacionale maqedone. Ligji pėr komunitetet fetare, i aprovuar pas gjashtė vjetėsh, e ka respektuar po atė veēanti qė, asohere, te prelatėt e lartė tė komuniteteve religjioze tė tjera do tė shkaktonte reaksione negative tė thėna publikisht, por qė zgjatėn njė kohė tė shkurtėr. "Me Ligjin favorizohet Kisha Ortodokse Maqedone, ndėrsa me nenet e tij - Ligji sikur i dedikohet njė shteti mesjetar", e ka komentuar atė mė 1997 Ivan Grozdanovski, kryetar i Lidhjes sė tė Krishterėve - Baptistė, duke i theksuar autorizimet tepėr tė gjera tė komisionit qeveritar pėr marrėdhėnie me komunitetet fetare. Bashkėsia Islame i ka shprehur kritikat e veta, por edhe tė tė tjerėve, duke vlerėsuar se Ligji e ka kufizuar grumbullimin e kontributeve vullnetare dhe ashtu rrezikon mbijetesėn e komuniteteve fetare. Edhe raportet ndėrkombėtare pėr gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė njė formė tė butė kanė theksuar gjatė viteve tė mėparshme faktin se ky Ligj pėrcakton njė administrim tepėr tė madh.

Njė nga ēėshtjet rreth tė cilės po thyhen shtizat muajve mė tė fundit nė segmentin politik tė krizės maqedone ka tė bėjė edhe me statusin e ardhshėm tė Kishės Ortodokse Maqedone. Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, tė cilėt arritėn nė Shkup nė fillim tė verės pėr ta lehtėsuar procesin politik, kanė kėmbėngulur pėr ndryshime kushtetuese qė do tė krijonin karakterin plotėsisht qytetar tė njė shoqėrie multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore, sikurse konsiderohet shoqėria maqedone. Nė kėtė kontekst, si njė nga nenet "e kontestuara" tė Kushtetutės ėshtė "vėnė nė shėnjestėr" edhe neni 19 i Kushtetutės. Nė aktin ekzistues mė tė lartė juridik tė vendit, njėkohėsisht tė parin, pozita e komuniteteve fetare ėshtė rregulluar nė mėnyrėn si vijon: "Garantohet liria e besimit. Garantohet shprehja e lirė religjioze, individualisht ose nė bashkėsi me tė tjerėt. Kisha Ortodokse Maqedone, komunitetet tjera fetare dhe grupet religjioze janė tė ndara prej shtetit dhe janė tė barabarta para ligjit...".

Thelbi i ndryshimit kushtetues tė propozuar ka tė bėjė me futjen nė nenin kushtetues aktual, nė mėnyrė taksative, krahas Kishės Ortodokse Maqedone, edhe tė Bashkėsisė Islame nė Maqedoni dhe te Kishės Katolike. Mirėpo, reagimet nė opinionin publik, e posaēėrisht nė kreun e KOM, ishin emotive dhe tė bujshme. Sinodi i KOM (trupi mė i lartė kishtar) ka bėrė apel me anė tė letrave te kryetari i Repulikės, Qeveria dhe kryetari i Kuvendit qė tė hiqet dorė nga intervenimi kushtetues i pėrmendur mė lart. Si njė mjet tė fundit qė, sic duket, i kishte mbetur, Sinodi ka paralajmėruar se do tė "vihen nė 'shtyllėn e turpit'tė gjithė ata deputetė qė do ta mbėshtesin amandamentin qė ka tė bėjė me pozitėn kushtetuese tė KOM".

Hidhėrimi i kreut kishtar bėhet i kuptueshėm nėse dihet qė gjatė njė dhjetėvjetėshi tė pavarėsisė maqedonase ka ekzistuar njė lloj lidhjeje e butė me shtetin. Nė vigjilje tė pavarėsisė maqedone flitej me gjithė seriozitetin pėr kandidaturėn presidenciale tė kreut tė ndjerė tė KOM, z. Mihal. Ēėshtja e autoqefalisė sė KOM nga Kisha Ortodokse Serbe dhe njohja e saj nė botėn ortodokse joformalisht ishte njė nga ēėshtjet esenciale tė politikės sė jashtme. Pėrkitazi me kėtė, KOM ka njė pozitė tė veēantė midis simotrave ortodokse: kontesti rreth statusit me Kishėn Ortodokse Serbe nuk ėshtė tejkaluar, ndėrsa, duke anuar drejt KOS, 14 kisha ortodokse as sot e gjithė ditėn nuk e kanė pranuar mėvetėsimin e Kishės Ortodokse Maqedone.

Qeveria e prirė nga VMRO-DPMNE (parti, e cila nė momentin e ardhjes nė pushtet nė vjeshtėn e vitit 1998 e kishte reputacionin e partisė "mė maqedone") ka dėshiruar tė sugjerojė midis rreshtash pėrshtypjen qė pėrfaqėson pushtetin e parė jokomunist. Me fjalė tė tjera, njė pushtet qė do ta respektojė statusin, mendimin, por edhe pronėn e komuniteteve fetare, tė Kishės Ortodokse Maqedone para sė gjithave. Kryeministri Lupēo Georgievski nuk e ka fshehur qė duke iu falėnderuar mbėshtetjes sė KOM ka ardhur nė pushtet; as vetė Kisha, tė paktėn gjykuar nė bazė tė deklaratave qė i emetonin mediat, nuk kishte asgjė kundėr njė krekosjeje tė tillė tė kryetarit tė qeverisė. Nė ato ēaste, kryeministri mė i ri nė Evropė dhe ministrat e tij pa ngurrim e paralajmėronin futjen e mėsimit tė fesė nė shkolla, shėrbesės fetare nė armatė, miratimin e ligjit me tė cilin KOM do t'i sigurohej njė vend "mė i barabartė" midis komuniteteve fetare, shkurt - njė prani mė e madhe publike e prelatėve kishtarė. "Kisha Ortodokse Maqedone e ka njė domethėnie kolosale pėr popullin maqedon. Ajo e ka kėtu selinė e vet, ndėrsa tė gjitha tė tjerat i kanė qendrat jashtė vendit", do tė theksojė asohere kryetari i komisionit qeveritar pėr marrėdhėniet me komunitetet fetare, Gjorgji Naumov, duke shpalosur me kėto fjalė filozofinė e veprimit.

Pėr Georgievskin dhe bashkėluftėtarėt e tij partiakė kthimi i pronės Kishės Ortodokse Maqedone ishte e njė rėndėsie tė veēantė. Nė tė njėjtėn pako, vėrtet, u gjend Komuniteti Islam. Kryeministri Georgievski, nė njė intervistė nė fillim tė mandatit, ka paralajmėruar krenar se prona e Kishės Ortodokse Maqedone, e nacionalizuar pas Luftės sė Dytė Botėrore, do t'i kthehet. Disa vlerėsime thonė se Kisha ka humbur me nacionalizimin 90% tė pronės qė e kishte deri nė vitin 1945. Mediat nuk kanė arritur tė mėsojnė se pėr ēfarė prone dhe sa prona bėhet fjalė, por krerėt kishtarė theksojnė se Kisha ishte pronare pyjesh, kullosash, ndėrtesash, dyqanesh, shtėpish banimi... Gjatė tre vjetėve tė shkuar gjėrat nuk kanė ndodhur me shpejtėsinė qė e kishte paralajmėruar kryeministri, prandaj nuk ėshtė shkuar shumė larg nga pika e nisjes. Nė vend tė kėsaj, shteti ia ka dhuruar Kishės Ortodokse Maqedone disa objekte nė Ohėr, ndėrsa opinioni nuk arriti tė mėsojė shumė detaje pėr atė dhuratė aq zemėrgjerė.

Mirėpo, siē presupozojnė disa ekspertė, Kisha Ortodokse Maqedone, nėse shteti ia kthen asaj vėrtet gjithė pronat, do tė mund tė kishte konteste me Kishėn Ortodokse Serbe, tė cilės ajo pronė i ėshtė marrė formalisht. Midis Kishės Ortodokse Maqedone dhe Kishės Ortodokse Serbe ende nuk ėshtė zgjidhur konflikti rreth autoqefalisė sė KOM, ndėrsa problemi i pronės vetėm do tė mund t'i komplikonte gjėrat edhe mė shumė. Nuk pėrjashtohet as mundėsia qė KOS, nė tė ardhmen, kontestin pronėsor ta bartė nė terrenin ndėrkombėtar - para ndonjėrės nga gjykatat ndėrkombėtare.

Me Bashkėsinė Islame rasti ėshtė juridikisht i pastėr. Kjo Bashkėsi dikur posedonte prona tė mėdha nė Shkup dhe nė qytete tė tjera tė Maqedonisė. Pėr shembull, dihet qė nė pronėsi tė Bashkėsisė Islame deri nė vitin 1945 kanė qenė toka me sipėrfaqe prej katėr milionė metra katrorė. Njė magazinė opozitare para ca kohėsh presupozonte qė brenda Bashkėsisė Islame janė krijuar mospajtime tė natyrave tė tjera. Nė tė vėrtetė, partitė politike tė shqiptarėve i kanė ashpėrsuar, gjoja, mospajtimet mmidis tyre. Gazetat nė gjuhėn maqedone pohonin qė Partia Demokratike Shqiptare, si mė me influencė nė bllokun politik shqiptar, ka arritur tė bėjė ndryshime nė kreun e BI. Pikėrisht prona ishte nė prapavijė tė konfliktit. Disa media kanė tėrhequr vėrejtjen se nėse iu kthehen pronat komuniteteve fetare, Maqedonia do ta kthente orėn njėqind vjet mbrapa. Mė saktė, komunitetet fetare do tė mund tė bėheshin pronarė dominues dhe kjo me kohė do tė mund tė pasqyrohej nė fuqizimin e klerikalizmit. Se a ėshtė kjo frikė e arsyeshme, nuk ėshtė aq e lehtė tė gjykohet.

Nė idilėn e pazėshme tė kishės dhe shtetit viteve tė shkuara janė aktualizuar disa mite qė kanė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė historiografi, arsim dhe media. Nė kėtė kategori gjithsesi bėjnė pjesė pohimet se maqedonėt janė njė "popull biblik", se Kisha Ortodokse Maqedone ėshtė "djep i kishave ortodokse tė tjera" dhe ca tė tjera.

Gjithnjė deri nė shkallėzimin e krizės nė Maqedoni tensionet midis komuniteteve fetare praktikisht ishin tė pavėrejtura. Mirėpo, konflikti i armatosur i forcave maqedone tė sigurisė dhe guerilėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare shkaktoi njė rritje ekstreme tė tensioneve. Gjatė veprimeve ushtarake ėshtė shkatėrruar ose dėmtuar njė numėr i madh objektesh fetare - ekskluzivisht ortodokse dhe islame. Tė dhėnat ende nuk janė prezentuar zyrtarisht, por ėshtė e njohur qė disa kisha ortodokse dhe manastire janė shkatėrruar gati tėrėsisht, njė numėr mė i madh ka pėsuar dėmtime. Nga ana tjetėr, sipas tė dhėnave qė ishte e mundshme tė sigurohen, janė shkatėrruar ose dėmtuar rreth pesėdhjetė objekte religjioze islame. Nė kohėn e kulminacionit tė krizės kanė ndodhur edhe disa incidente, tė cilat e kanė zbuluar edhe njė dimension, gjer atėherė tė panjohur: pjesėmarrėsit e disa tubimeve protestuese pas vrasjes sė disa pjesėtarėve tė forcave maqedone tė sigurisė, ndėr tė tjera, kanė djegur objekte religjioze islame nė Prilep dhe Manastir. Vėzhguesit ndėrkombėtarė kanė vėnė re se kjo ėshtė hera e parė qė jotoleranca fetare tė shprehet nė njė mėnyrė tė kėtillė brutale. Deklaratat e disa personaliteteve religjioze, si nė radhėt e Kishės Ortodokse Maqedone, ashtu edhe nė radhėt e Bashkėsisė Islame, kanė pėrmbajtur elemente tė mjaftueshme qė tė mund tė konsiderohen si shprehje e intolerancės fetare. Me ndėrmjetėsimin e Kėshillit Botėror tė Kishave, nė fillim tė verės nė Gjenevė krerėt e katėr komuniteteve fetare mė tė mėdha kanė nėnshkruar Deklaratėn e pėrbashkėt pėr paqe. Pėr fat tė keq, efekti i saj nė opinionin maqedon ishte i papėrfillshėm.

Maqedonia nė rrugėn e saj tė pushtimit tė demokracisė ka lėnguar nga tė gjitha sėmundjet qė i kanė pėrcjellė edhe vendet tjera nė tranzicion. Si shumė tė tjera, as ajo nuk e ka gjetur ende masėn ideale nė marrėdhėniet e kishės me shtetin. Sipas tė gjitha gjasave, shoqėria duhet tė mėsohet ende se zgjedhja e besimit ėshtė njė ēėshtje personale dhe jo shtetėrore, partiake apo e kujtdo qoftė tjetėr. Ēėshtja e tolerancės fetare me siguri qė do tė jetė njė pjesė pėrbėrėse e pėrpjekjeve tė bashkėsisė ndėrkomėtare pėr ta kthyer mirėbesimin e humbur midis maqedonėve dhe shqiptarėve. Ideja pėr futjen e mėsimit tė fesė nė shkolla ėshtė braktisur pėrkohėsisht, por nuk ėshtė hedhur poshtė. Se a do t'ia lėrė vendin nė kėtė moment aktual idesė sė njohjes reciproke tė komuniteteve tė ndryshme fetare - do tė shihet mė vonė. Pėr sociologėt, politologėt dhe, ndoshta, edhe historianėt mbetet njė detyrė jo aq e lehtė: tė thonė - nėse religjioni i zbatuar i ka kontribuar gjithė kėsaj qė ka ndodhur nė Maqedoni gjatė muajve tė shkuar.