AIM: start



RELIGJIONET NE BALLKAN

Dossier Shkup:

FEJA SI REZISTENCE NDAJ MODERNIZIMIT

OLIVERA MAMUZOVIC, AIM Beograd

Thelbi i konfliktit te dekades se kaluar te lufterave do te mund te definohej edhe si nje perpjekje e fundit e Serbise dhe e Kishes Ortodokse Serbe per t'i rezistuar modernizmit.

Magjepsja me mitin e Kosovės dhe besimin se serbėt nė tė gjitha luftėrat nė kėto hapėsira kanė qenė ata qė e kanė pėsuar, kanė patur njė influencė tė fuqishme nė rolin e Kishės Ortodokse Serbe (SPC) nė dhjetėvjetėshin e fundit luftarak nė ish - Jugosllavinė. Pėsimi mesjetar e serbėve nėn pushtuesit turq, simboli mė i madh i tė cilit ėshtė Beteja e Kosovės nė Gazimestan e vitit 1389, pėsimi nė Luftėn e Parė, pastaj edhe nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe pamundėsia pėr t'u ēliruar nga kjo trashėgimi kanė qenė arsye qė KOS (SPC) luftėrat nė ish-republikat jugosllave t'i identifikojė me mbrojtjen e serbizmit dhe tė ortodoksisė. Deri nė fund tė shekullit tashmė tė kaluar, Kisha do tė mbetet nė linjėn qė serbėt nė luftėrat nė Kroaci, Bosnjė dhe nė Kosovė kanė mbrojtur tė drejtėn nė jetė, identitetin nacional dhe fetar. Raportet mbi krimet e serbėve mbi popullatėn joserbe KOS (SPC) pėr njė kohė tepėr tė gjatė do t'i quajė gėnjeshtra dhe hapur do tė vihet nė mbrojtjen e atyre qė bota i ka akuzuar pėr krime lufte, si nė rastin e ish - liderit tė serbėve boshnjakė, Radovan Karaxhiqit.

Zhvendosja e KOS (SPC) nga margjinat e zhvillimeve shoqėrore dhe politike, ku kishte qenė nė Jugosllavinė e Titos pas Luftės sė Dytė Botėrore, ndodhi paralelisht me valėn e madhe nacionaliste nė Serbi. Se Kisha kishte dalė nga hija ishte e qartė qė nė vitin 1989, kur serbėt nė Gazimestan shėnuan 600 vjetorin e betejės sė Kosovės - me ikona ortodokse, fotografitė e prijėsit tė madh tė ardhshėm dhe me korin e priftėrinjve tė KOS (SPC). Kisha, atėbotė, dy vjet para fillimit tė luftės, e ndihmoi shefin partiak tė atėhershėm tė socialistėve serbė, Sllobodan Millosheviqin, pėr rehabilitimin e programit nacionalist, i cili do tė bėhet shkėndija vendimtare nė pėrleshjet e pėrgjakshme qė do tė pasonin. Luftėrat, tė cilat, me alibinė e ruajtjes sė shtetit tė pėrbashkėt tė Jugosllavisė, i udhėhoqi Millosheviqi, KOS (SPC) i ka mbėshtetur, duke ia mveshur popullit serb edhe rolin mesianik bashkė me atė tė popullit viktimė. Mitropoliti malazez-bregdetar, Amfillohije, nė fillim tė konflikteve luftarake e porosiste popullin serb se "fati i tij ėshtė qė ta bartė kryqin nė kėtė udhėkryq tė zjarrtė tė botėrave tė ndryshme", dhe "pėr kėtė arsye populli serb ėshtė njė popull hyjnor". KOS (SPC) e ka identifikuar religjiozen me nacionalen, duke iu falėnderuar rolit historik kompleks - nė kohėn e sundimit shumėshekullor otoman KOS e ka ruajtur identitetin nacional serb, ndėrsa nė shekullin 19 ka luajtur njė rol vendimtar nė emancipimin nacional dhe krijimin e shtetit serb tė pavarur.

KOS (SPC) gjatė luftėrave nė ish-Jugosllavinė kurrė nuk ka deklaruar zyrtarisht me njė gjuhė tė hapur urrejtjeje kundėr myslimanėve apo kroatėve, por e ka mohuar qė serbėt e Bosnjės tė kenė kryer ēfarėdo krimesh mbi ta, duke pohuar se ata vetėm janė mbrojtur. Kėshtu, nė vitin 1993, nė deklaratėn e Sinodit tė Shenjtė Peshkopal ėshtė thėnė qė KOS "nė bazė tė dėshmive tė vėllezėrve peshkopė nga BH, vėrteton, duke marrė mbi vete pėrgjegjėsinė morale tė plotė, qė kampe pėrqendrimi tė tilla as qė kanė ekzistuar dhe as qė ekzistojnė". Gjatė kėsaj kohe, nė vetė Serbinė, KOS (SPC) ka kultivuar nė nivelin protokollar marrėdhėnie tė mira me Bashkėsinė Islame, si dhe me Kishėn Katolike.

Njė kthesė nė marrėdhėniet midis prijėsit serb dhe KOS (SPC) ka ndodhur sė pari nė vitin 1994, kur Millosheviqi e vendosi embargon kundėr serbėve tė Bosnjės nėn presionin e bashkėsisė ndėrkombėtare. Kisha atėbotė e anatemoi publikisht Millosheviqin. Sinodi i Shenjtė e dėnon bllokadėn "kundėr vėllezėrve tė pagėzuar" nė gusht tė atij viti, ndėrsa disa peshkopė bėjnė thirrje tė hapura pėr rezistencė ndaj "tradhtarit Millosheviq". Kisha, ndėrkaq, njė vit mė vonė e mbėshteti kthesėn e re nė politikėn e Millosheviqit, i cili, nėn presionin e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe problemeve nė shtetin e tij, i kthehet rolit tė krijuesit tė paqes. Kėshtu, patriarku serb Pavle do ta vendoste edhe nėnshkrimin e tij nė "autorizimin" me tė cilin Millosheviqi, si negociator universal serb, do tė udhėtonte nė Dejton. Njė ftohje e re nė marrėdhėniet midis KOS (SPC) dhe pushtetit serb pasoi gjatė protestave qytetare pėr shkak tė vjedhjes sė votave nė zgjedhjet lokale tė vitit 1996. Kisha, pas njė hezitimi tė shkurtėr, i mbėshteti protestat pasiqė ato u bėnė masovike dhe policia filloi tė ushtrojė forcėn mbi demonstruesit.

Aleanca e SPC dhe Millosheviqit u shkėput definitivisht me luftėn qė e pėrfshiu Kosovėn. Qė nga konflikti nė Kosovė, nga shkurti i vitit 1998, KOS (SPC) nuk e dėnonte pushtetin serb pėr shkeljet brutale tė tė drejtave tė njeriut tė popullatės shqiptare, por e dėnonte Millosheviqin pėr arsye se mė nuk e respektonte si bashkėbiseduese lidhur me njė ēėshtje aq tė rėndėsishme pėr tė. Millosheviqi i ka injoruar pėrpjekjet e KOS (SPC) qė tė jetė njė ndėr negociatorėt nė Rambuje, si dhe aleancėn e Kishės me liderėt e serbėve tė Kosovės, tė cilės i prinin peshkopi i Rashkės-Prizrenit, Artemije, dhe Momēillo Trajkoviq, lider i Lėvizjes Serbe tė Rezistencės (SPOT) nga Kosova.

Pėr KOS (SPC) Kosova ėshtė njė tokė e shenjtė shekullore serbe dhe pėr kėtė arsye e ka pėrjetuar nė mėnyrė aq tragjike fitoren e forcave tė NATO-s dhe tėrheqjen e ushtrisė dhe policisė serbe nga Kosova. Pas eksodit tė serbėve tė Kosovės, Kisha e ka akuzuar publikisht Millosheviqin pėr tradhti tė interesave serbe. Nė qershor tė vitit 1999, KOS ka kėrkuar dorėheqjen e tij dhe ky ishte fundi faktik i aleancės. Populli serb i kishte bartur pranė e pranė fotografitė e shenjtorėve me ato tė Millosheviqit, dhjetė vjet mė pas KOS (SPC) ishte e mundur ashtu si edhe Millosheviqi. KOS (SPC), e cila kishte vendosur ta mbėshtesė pushtetin pėr mbrojtjen e idesė sė madhe nacionale, ishte e zhgėnjyer dhe fliste hapur se kishte qenė e manipuluar. Si nė rastin e KOS (SPC), u tregua se shumė njerėz nė Serbi e braktisėn Millosheviqin jo pėr shkak tė luftėrave qė i kishte zhvilluar, por pse i kishte humbur ato. Anketat e opinionit publik nga ajo periudhė tregonin qė gati dy tė tretat e qytetarėve tė Serbisė e kishin humbur besimin te KOS (SPC) dhe e konsideronte kontestues rolin e saj nė ato luftėra.

Edhe pse dukej qė KOS ishte tronditur rėndė me humbjen e atdheut tė shenjtė kosovar dhe qė vėshtirė do ta gjente pėrsėri vendin e saj, nuk qe ashtu. Kisha, duke iu falėnderuar mbėshtetjes sė hapur pėr opozitėn serbe, e cila shkonte ngadalė dhe sigurt drejt bashkimit, megjithatė arriti tė "ringjallet" duke mos folur hapur kurrė pėr rolin e saj negativ nė luftėrat e zhvilluara. Nė tė vėrtetė, patriarku Pavle ka pranuar publikisht se ka patur krime serbe. Analistėt vlerėsojnė se roli i KOS (SPC) nė luftėrat nuk ėshtė damkosur publikisht kurrė deri nė fund, sepse edhe shumė nga liderėt e Opozitės Demokratike tė Serbisė (DOS) ishin gjatė luftėrave nė pozita tė forta nacionaliste, kėshtuqė edhe roli i tyre do t'i nėnshtrohej medomemos kritikės.

KOS (SPC) pėr mė pak se njė vjet tė sundimit tė DOS-it e pėrmbushi njė pjesė tė mirė tė qėllimeve tė saj, ē'gjė nuk i shkoi pėr dore gjatė sundimit tė Millosheviqit edhe krahas mbėshtetjes shumėvjeēare qė ia kishte ofruar. Sė pari, arriti tė sigurojė futjen e mėsimit tė fesė nė shkollat shtetėrore, edhe pėrkundėr faktit se nė Kushtetutėn e vitit 1992 nė fuqi ende Kisha dhe shteti janė tė ndarė. Gjithashtu, po pėrgatitet ligji pėr kthimin e pronės kishtare, e cila i ėshtė marrė pas Luftės sė Dytė Botėrore nė dy valė. Me Ligjin pėr Reformėn Agrare tė vitit 1946, sipas tė dhėnave tė vetE KOS, janė konfiskuar rreth 70.000 hektarė tokė dhe pyje. Pastaj nė vitin 1958 ėshtė miratuar Ligji pėr Nacionalizimin dhe KOS ka mbetur atėbotė pa gati 2000 godina tė saj. Nė Beograd ėshtė nacionalizuar praktikisht gjithēka pėrveē ndėrtesės sė Patrikanės.

Ministria serbe e feve e ka bėrė edhe projektligjin pėr liritė religjioze. Edhe pse ministri serb i feve, Vojisllav Millovanoviq (i zgjedhur me propozimin e KOS), ka paralajmėruar qė drafti i atij ligji ėshtė njė prej "zgjidhjeve mė demokratike me tė cilin pėr herė tė parė pas 60 vjetėsh afirmohet liria fetare si njė e drejtė themelore e njeriut", disa ekspertė konsiderojnė se KOS, duke iu falėnderuar kėtij ligji, do tė arrijė qė t'i "qėrojė hesapet" me sektet fetare, respektivisht me tė gjitha komunitetet religjioze qė ajo nuk i njeh zyrtarisht.

Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Feve, janė tė regjistruara rreth 50 komunitete fetare, mirėpo ekzistojnė presupozime se tė tilla ka mė shumė, por nuk janė tė paraqitura nė administratė. Rreth 70 pėr qind e popullsisė sė pėrgjithshme ėshtė e krishterė. Tri krahė tė krishterimit janė tė shpėrndarė ashtu qė mė sė shumti ka besimtarė ortodoksė (90 pėr qind), pastaj katolikė (9 pėr qind) dhe mė sė paku besimtarė protestantė (1 pėr qind). Bashkėsia Islame tubon rreth 19 pėr qind tė popullatės sė pėrgjithshme, por kjo e dhėnė ėshtė e diskutueshme meqenėse tė dhėnat mbi besimtarėt islamė nė Kosovė bazohen vetėm nė presupozimet, sepse atje ėshtė regjistruar realisht vetėm 18 pėr qind e popullsisė. Pjesėtarė tė komunitetit religjioz hebraik ka rreth 0.01 pėr qind. Rreth 0.14 pėr qind janė pjesėtarė tė ndonjė konfesioni tjetėr dhe tė kulteve proorientale. Gjithsejt 1.64 pėr qind e popullsisė ėshtė deklaruar si joreligjioze. Njė problem te kėto tė dhėna pėrfaqėson fakti qė nė kėto hapėsira konfesioni lidhet me nacionalitetin, kėshtu qė pjesa mė e madhe e popullatės sipas njė automatizmi deklarohet pėr konfesionin pėrkatės. Sipas sondazheve mė tė fundit tė opinionit publik, nė Serbi gjithnjė e mė pak njerėz deklarohen si ateistė. Opinioni shkencor konsideron se shtimi i interesimit pėr kishėn nuk do tė thotė kthim te besimi burimor, por mė parė njė kthim te tradita, dhe kjo pikėrisht nė mungesė tė gjedheve vlerore tė tjera.

KOS (SPC) zyrtarisht e njeh Kishėn Katolike Romane dhe Bashkėsinė Islame, ndėrsa nga ato protestante Kishėn Reformatore, atė Ungjillore-Luterane dhe Kishėn Ungjillore Sllovake dhe me to kultivon marrėdhėnie tradicionalisht tė mira. Tė gjitha kėto komunitete religjioze, nė marrėveshje me KOS dhe Ministrinė e Arsimit mund tė mbajnė orė tė mėsimit tė fesė nė shkollat fillore dhe tė mesme, sipas programeve dhe librave mėsimorė tė tyre.

Edhe pse nuk mund tė thuhet qė KOS tė ketė treguar ndonjėherė mosdurim kundrejt komuniteteve tė tjera fetare nė kėtė hapėsirė, para disa muajsh disa organizata joqeveritare pėr tė drejtat e njeriut e kanė akuzuar atė si njė gjenerator i nacionalizmit dhe antisemitizmit. Pjesa mė e madhe e kėtyre akuzave bazohet nė faktin qe rreth qarqeve kishtare janė tubuar disa intelektualė kontraverzė, tė cilėt angazhohen pėr rehabilitimin e personaliteteve historike kontestuese, midis tė cilėve edhe tė atyre qė kanė marė pjesė nė lėvizjen fashiste.

Komuniteti hebraik i ka demantuar pohimet qė ajo ėshtė e rrezikuar nga KOS, mirėpo disa pėrfaqėsues tė tij kanė shprehur frikėn se farėn e antisemitizmit nė Serbi do tė mund ta mbjellė mėsimi i fesė, si ortodokse, ashtu edhe katolike dhe protestante. Komunitetet tjera religjioze nė Serbi nuk kanė folur, tė paktėn jo publikisht, mbi mosdurimin e KOS (SPC) ndaj tyre. KOS i ka dėnuar sulmet sporadike nė objektet fetare islame dhe katolike, tė cilat, si shprehje e mosdurimit nacional dhe fetar, ishin tė njėkohshme me luftėrat nė Kroaci dhe nė Bosnjė.

Nė Serbi gjer mė tani nuk ka ndodhur ndonjė depėrtim grupesh fundamentaliste, pėrveē qė fundamentalizmi ėshtė hetuar kohė pas kohe te komuniteti fetar islam nė hapėsirat e Sanxhakut, por vetėm nė formė deklarative dhe kryesisht nė vitet '90, nė periudhėn e konflikteve tė egra nė Bosnjė. Ėshtė mė se e qartė qė ky fundamentalizėm "deklarativ" ishte i nxitur nga ndjenjat e fuqishme nacionale nė konfliktin luftarak dhe ishte me natyrė kalimtare. Nė Serbi ka patur pėrpjekje tė zbehta qė kryengritja e shqiptarėve tė Kosovės tė ndėrlidhet me ekstremizmin islamik, edhe pse faktori koheziv i rezistencės sė shqiptarėve nė radhė tė parė ishte ai etnik.

Vetė KOS (SPC) tregon njė frikė tė konsiderueshme nga ndikimi i teologjisė katolike romane dhe asaj protestante. Arsyet pėr kėtė frikė, si dhe frenimi i vazhdueshėm i dialogut ekumenik nga KOS (SPC), mund tė gjenden te fakti se KOS ėshtė megjithatė njė kishė e vogėl nacionale, e cila nuk ka arritur t'i tejkalojė idetė romantike mbi shtetin nacional dhe t'u pėrgjigjet sfidave tė shekullit 20. Klaustrofobike dhe e mbyllur, dhe si kishė nacionale gjithnjė e mbėshtetur te pushteti (edhe patriarku German nė ish-Jugosllavinė ishte zgjedhur me pajtimin e shefit tė shtetit), KOS (SPC) nuk ka arritur tė modernizohet. Thelbi i konfliktit nė dhjetėvjetėshin e kaluar tė luftėrave do tė mund tė definohej edhe si njė pėrpjekje e fundit e Serbisė dhe KOS (SPC) qė t'i rezistojnė modernizimit.

KOS (SPC), qė nga ndėrrimi pushtetit nė Serbi, ėshtė nė njė ngritje evidente, e cila do tė jetė edhe mė e fuqishme kur me kthimin e pronave tė bėhet financiarisht edhe mė e fortė. Pėr influencėn e saj mbi pushtetin nė Serbi flet mjaft rasti i dorėzimit tė Millosheviqit nė Tribunalin e Hagės. KOS (SPC) e ka pranuar kėtė lajm me njė kundėrshtim tė fuqishėm, ndėrsa peshkopi Amfillohije ka porositur fare hapur se ėshtė sakrilegj qė njė gjė e tillė ėshtė bėrė nė festėn e madhe fetare, pėr Vidovdan (29 qershor). Njė rezultat i qartė i presionit mbi pushtetin mund tė vėrehej qė pas disa ditėsh, kur kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, e premtoi miratimin e dekretit pėr futjen e mėsimit tė fesė nė shkollat publike. Ėshtė e sigurt qė KOS (SPC), nė periudhėn e ardhshme, do tė punojė pėr shtrirjen e influencės sė saj politike dhe sociale. KOS, sipas hulumtimeve mė tė fundit tė opinionit publik, ėshtė tani institucioni i tretė pėr besimin qė gėzon te qytetarėt (pas presidentit tė shtetit dhe ushtrisė). Po tė shikohet nė mėnyrė mė afatgjate, ėshtė e sigurt, ndėrkaq, se afrimi i Serbisė me Bashkimin Evropian (EU) do t'i fuqizojė forcat liberale nė vend, me kėtė, natyrisht, edhe segmenti shekullar - i cili sipas vlerėsimit tė shumė ekspertėve nė kėtė vitin mė tė fundit ėshtė tronditur nga ndikimi i fuqishėm i KOS (SPC) mbi pushtetin - do tė forcohet.