AIM: start



RELIGJIONET NE BALLKAN

Dossier Banja Luka:

REPUBLIKA SERBE: FEJA DHE IDENTITETI

SLOBODAN RELIQ, AIM Banja Luka

Kushtetuta e RS e ka vene Kishen Ortodokse Serbe gati ne poziten e kishes shteterore, me cka krijohet faktikisht pabarazia midis komuniteteve fetare.

As sot e gjithė ditėn nuk ėshtė sqaruar pyetja, tė cilėn e shtron nė librin e tij "Lufta botėrore e religjioneve: kryqėzatat e amshueshme nė Ballkan" gazetari gjerman nė zė, Peter Shol Latur: "A ėshtė ky konflikt i egėr shprehje e luftėrave religjioze tė ndrydhura nga e kaluara apo ai ėshtė shenja e parė e zgjimit tė ri botėror tė fundamentalizmit?" Natyrisht, ekzistojnė pėrgjigje qė pranohen mė sė shpeshti, siē ėshtė ajo e sociologut gjerman, Hajne - Gynter Shtobe, "se aty nuk bėhet fjalė pėr njė luftė tė vėrtetė religjioze, madje as pėr konflikte etnike a nacionale nė kuptimin rigoroz tė kėtyre nocioneve".

Besojmė se pėr lexuesin do tė jetė me interes konstatimi i Shtobes se stėrtheksimi i dimensionit religjioz nė luftėn nė ish-Jugosllavinė ėshtė "rezultat i njė propagande tė vetėdijshme me qėllim tė fshehjes sė thelbit tė njėmendtė tė konfliktit", i cili pėrbėhet nga tre komponentė. I pari ėshtė i ndėrlidhur me pasojat e pėrgjithshme kulturore tė sundimit komunist dhe shpėrbėrjes sė tij tė befasishme... Komponenti i dytė ka tė bėjė me barrėn shoqėrore-ekonomike tė trashėguar, e cila presupozon kushte katastrofale nė industri, nivelin fatal tė papunėsisė. Komponenti i tretė ka tė bėjė me synimin drejt pavarėsisė nacionale dhe, lidhur me kėtė, me njė kompleks tė tėrė problemesh rreth pakicave".

Njė interpretim i kėtillė i kontekstit, pikėvėshtrimi pėrgjithėsues, si dhe zhvillimi i pasluftės i ngjarjeve, i cili i zbulon disa aspekte nacionale-qytetare-fetare deri atėherė tė panjohura tė konfliktit nė Bosnjė e Hercegovinė, gjithsesi nuk do tė arrijė t'i ndryshojė pasojat. Kėshtu, ėshtė e qartė qė RS si entitet nė BH ėshtė njė territor ku tani kryesisht jeton njė popullsi ortodokse, si dhe qė entiteti tjetėr, edhe pse pa kufij tė definuar, ėshtė njė territor regjionesh mė tė mėdha a mė tė vogla tė ndara nė mėnyrė rigoroze dhe "tepėr tė pastra" nė pikėpamje religjioze. Plani i aksionit qė kjo gjendje tė ndryshojė ka dhėnė rezultate tepėr tė papėrfillshme nė shtatė vjetėt e pasluftės.

Lėvizja mė e fundit pėr afrimin ndėrreligjioz vjen nga organizata joqeveritare Kėshilli Ndėrreligjioz i BH nė formė tė njė projektligji pėr lirinė e religjionit dhe pozitėn juridike tė komuniteteve fetare dhe kishave nė BH, me tė cilin do tė siguroheshin tė drejtat pėr lirinė e ndėrgjegjes dhe religjionit nė pajtim me standardet ndėrkombėtare mė tė larta. Me projektin e kėtij ligji prashikohet qė nėpunėsit religjioz tė lirohen nga obligimi pėr tė shėrbyer nė ushtri nėse nuk e dėshirojnė njė gjė tė tillė, themelimi i ministrisė pėr religjionet nė nivel tė shtetit tė BH dhe obligimi i shtetit qė ta paguajė sigurimin pensional-invalidor pėr nėpunėsit religjioze.

Kushtetuta e RS nė nenin 28 e garanton lirinė e besimit. Sipas Kushtetutės, komunitetet fetare janė tė barabarta para ligjit, tė lira nė kryerjen e punėve dhe ceremonive fetare, mund tė themelojnė shkolla fetare dhe tė zhvillojnė mėsim feje nė tė gjitha shkollat dhe nė tė gjitha nivelet e arsimit, tė merren me aktivitete ekonomike dhe tė tjera, tė marrin dhurata, tė krijojnė fondacione dhe t'i drejtojnė ato nė pajtim me ligjin. Mirėpo, teksti kushtetues e veēon Kishėn Ortodokse Serbe, kėshtu qė nė pikėn tre tė tė njėjtit nen ajo shpallet si 'kishė e popullit serb dhe popujve tė tjerė tė besimit ortodoks'. Nga njė pozitė e tillė kushtetuese atypėraty ka buruar obligimi i shtetit qė ta ndihmojė materialisht kishėn ortodokse, 'duke bashkėpunuar me tė nė tė gjitha fushat, e posaēėrisht pėr ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e vlerave kulturore, tradicionale dhe vlerave tė tjera shpirtėrore' (pika 4). Nė kėtė mėnyrė, Kushtetuta e RS e ka vėnė Kishėn Ortodokse Serbe gati nė pozitėn e kishės shtetėrore, me ēka krijohet faktikisht pabarazia midis komuniteteve fetare.

Njė pozitė e kėtillė kushtetuese e KOS ishte njė nga arsyet qė e shtynė Alia Izetbegoviqin qė, si kryesues i Presidencės sė Bosnjės e Hercegovinės (BH), tė iniconte para Gjykatės Kushtetuese procedurėn pėr vlerėsimin e kushtetutshmėrisė edhe tė kėsaj pike tė Kushtetutės sė RS.

Pėrcaktimi kushtetues pėr 'barazinė e komuniteteve fetare para ligjit' daton qė nga dhjetori i vitit 1992, pra nga koha kur kishin marrė hov operacionet luftarake nė hapėsirėn e BH. Gjatė gjithė luftės prelatėt e KOS do tė jenė nė pėqi tė politikanėve, duke zėnė vendet e para nė tė gjitha sesionet e kuvendit. Nė atė kohė askush nuk ka mundur tė ulet nė kolltukun e funksionarit nėse nuk e ka dhėnė betimin para nėpunėsve religjiozė. Nga ky obligim nuk ishin tė pėrjashtuar as gjykatėsit.

Ajo qė po ndodh sot ėshtė pasojė logjike e gjendjes sė krijuar nė atė kohė. Kur pushteti ekzekutiv i RS sot deklaron se ka rindėrtuar mbi njėqind tempuj, ndėrsa "presin tė rindėrtohen rreth 150 objekte fetare tė rrėnuara nė veprimet luftarake dhe rreth 140 tempuj qė janė dėmtuar", nė tė vėrtetė, bėhet fjalė vetėm pėr faltoret ortodokse, ndėrsa nuk e merr nė konsideratė faktin qė nė BH gjatė luftės janė rrėnuar rreth 700 objekte fetare, tė cilat ishin nė pronėsi tė Kishės Katolike, dhe rreth njė mijė objekte fetare tė Komunitetit Islam. Meqenėse besimi nė kohė dhe situata tė tilla ėshtė mė shumė se sigurimi "i nivelit mė tė lartė tė tė drejtave tė njeriut tė pranuara ndėrkombėtarisht dhe lirive themelore" (sipas Kushtetutės sė BH), atėherė duhet tė pranohet se jetohet me reagimet jo aq tė papritura tė popullatės lokale ndaj rindėrtimit tė objekteve religjioze, tė cilat para lufte ishin pjesė pėrbėrėse edhe e trashėgimisė sė tyre kulturore. Shembuj klasikė janė rindėrtimi i xhamive tė vjetra nė Banjallukė dhe Trebinje.

Atje, askėnd nuk e ēudisnin atėbotė as lajmet se "kryeupeshkvi boshnjak, kardinali Vinko Puliq, dhe upeshkvi i Banjallukės, Franjo Komarica, kanė biseduar... pėr vendosjen e sėrishme tė marrėdhėnieve, tė prishura gjatė luftės, midis RS dhe Kishės Katolike". Thjesht, kisha, qė ishte dikur vendase, tani vjen "nga jashtė". Dhe, pikėrisht nė vendin nė tė cilin ish-ministri pėr ēėshtjet religjioze nė qeverinė e RS (Jovo Turnjanin) kėrkonte "bekimin peshkopal dhe pėlqimin e krerėve tė Kishės Ortodokse Serbe". Ai para tij (Vojisllav Topalloviq) shpjegonte publikisht qė ai ministėr "duhet tė jetė serb, besimtar i sinqertė, njohės i teologjisė dhe problemeve tė tė katėr konfesioneve tė pranishme nė RS" dhe "duhet ta pranojnė shenjtėria e tij, patriarku Pavle, peshkopėt, mitropolitėt e RS, Shoqėria Serbe Kulturore-Arsimore dhe Lidhja e Shkrimtarėve tė RS, konfesionet e tjera dhe deputetėt nė Kuvend". Retorika ndryshoi mė vonė pėr arsye pragmatike, mirėpo klima shoqėrore ėshtė diēka qė ėshtė, megjithatė, shumė mė konstante.

Tani, parimi juridik nė fuqi premton shumė dhe i lexuar nė Kushtetutėn e BH tingėllon madhėshtor: "Tė drejtat dhe liritė tė parapara me Konventėn Evropiane pėr mbrojtje e tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore, dhe me Protokollet e tyre zbatohen drejtpėrdrejt nė BH dhe kanė pėrparėsi ndaj tė gjitha ligjeve tė tjera". Mirėpo, jeta ėshtė shumė mė komplekse, prandaj do tė thuhet "se nuk do tė ishte njė gjė normale tė vendoset gurthemeli pėr ndėrtimin e xhamisė Ferhadia, ndėrsa tė mos vendoset njėkohėsisht gurthemeli pėr ndėrtimin e Katedrales ortodokse nė pjesėn boshnjake tė Mostarit dhe gurthemelin pėr rindėrtimin e manastirit Zhitomisliqi nė pjesėn kroate tė Federatės BH".

Ėshtė paradoksale qė njė dėshirė tė tillė dhe tė shtruar ashtu vendosmėrisht RS nuk mund ta realizojė financiarisht (ndėrsa pushteti i Federatės, natyrisht, nuk do ta ndėrmerrte njė hap tė tillė pa nevojė tė madhe dhe pa presion nga jashtė), prandaj duhet pritur donacione nga jashtė, siē janė ato tė Qeverisė gjermane, e cila pėr rikonstruktimin e kishės ortodokse nė Mostar ka dhėnė 250 mijė marka. Ose, ashtu si e ka rindėrtuar Qeveria e Greqisė, para dy vjetėsh me rastin e jubileut tė pėrvjetorit tė 780 tė KOS nė BH, "tempullin e Lindjes sė tė Shenjtes Virgjėreshė" (nė Sarajevė).

Akuzat e ndėrsjella tė komuniteteve fetare qė datojnė nga lufta ende nuk janė tejkaluar, pėrkundėr takimeve tė kohėpaskohshme pak a shumė pėr kurtoazi tė krerėve lokalė. KOS, fjala vjen, ėshtė akuzuar "jo vetėm pėr heshtjen e krimeve serbe tė luftės, por edhe pėr bekimin e ushtrisė serbe dhe mbėshtetjen e hapur tė operacioneve kundėr myslimanėve" (Norman Cigar: "Gjenocidi nė Bosnjė - politika e 'pastrimit etnik'").

Ka patur edhe dėshmi tė ndryshme pėr pohime tė tilla, qė nga fotografia e njė murgu me mitraloz nė krah, pastaj citate nga publikimi i Patrikanės Serbe "Ortodoksia", gjer te citimi i deklaratave tė patriarkut Pavle. Autori i librit tė pėrmendur mė lart e citon rrėfimin e tij para gazetares sė "Vanity Fair": "Bijė, mė tha duke rrudhur krahėt dhe me duar tė hapura, nėse mė pyesni se a duhet qė serbėt nė Bosnjė tė heqin dorė nga tė gjithat qė kanė bėrė gjatė jetės sė tyre atje, ēka mund t'ju them unė? A mendoj qė vrasja ėshtė njė gjė e gabueshme. Natyrisht! Por, a mendoj unė qė njeriu i ndershėm duhet t'u dorėzohet sulmuesve? Nėse kjo ėshtė zgjedhja, atėherė mė duhet t'jua them se edhe unė do tė detyrohesha tė jem si politikanėt, tė cilėt mendojnė se serbėt duhet tė luftojnė, tani si kurrė mė parė, pėr ta shpėtuar jo vetėm kishėn, por edhe vetveten".

Patriarku serb, Pavle, edhe nuk ėshtė personaliteti mė i duhur pėr t'i bazuar akuzat pėr sjellje jo tė krishterė. Ėshtė e vėrtetė, natyrisht, qė disa njerėz tė Kishės kanė ndihmuar me autoritetin e tyre qė, nė periudhėn e paraluftės dhe gjatė luftės, tė (keq)pėrdoren mitet nacionale tė serbėve, para sė gjithash ai kosovar. Pėrmasat e kėsaj dukurie janė matur me kute tė ndryshme dhe janė interpretuar nė mėnyra tė ndryshme: nga akuzat ekstreme gjer te mohimi i plotė.

Kėtu do ta citojmė vetėm mendimin e psikologut tė njohur ortodoks, Vlladeta Jerotiq: "Megjithėse shumėēka ka ndryshuar te tiparet psikike dhe ato tė karakterit tė njeriut serb, pra edhe tė popullit serb, pastaj edhe tė kishės sė tij, qė nga viti 1918 e deri sot, nuk do tė duhej tė ekzistonin, as sot, arsye tė bindshme dhe tė bazuara pėr dukurinė e prirjeve fundamentaliste, tė urrejtjes apo tė fanatizmit, ndaj popujve dhe religjioneve tė tjera nė kuadėr tė ortodoksisė serbe. Prirje tė tilla megjithatė janė shfaqur, diku qė nga viti 1989, sė pari tė manifestuara drejtpėrdrejt nė shtyp, publikime mė tė vogla a mė tė mėdha, pastaj nė radio dhe televizion, pėr tė pėrfunduar gjithēka nė mėnyrė tragjike".

Kritikės sė matur, prof. Jerotiq do t'ia shtojė edhe disa pyetje qė, nė njė sens tė caktuar, e pėrmbledhin qasjen mbizotėruese serbe ndaj kėtyre dilemave: "Do tė pyesnim, si ėshtė dashur tė reagojė ndryshe populli serb ose individė nga ai popull, ndaj rrezikimit tė pėrsėritur tė vet mijetesės sė tij nė Kroaci dhe Bosnjė e Hercegovinė, dhe pikėrisht tė rrezikuar ndoshta nė rend tė parė nga kėrcėnimi agresiv dhe fundamentalist, qė buron nga bindje nacionale, tė krerėve tė Kroacisė katolike-romane dhe tė pjesės myslimane tė Bosnjės e Hercegovinės? A ėshtė "identifikimi me agresorin" (njė fenomen tė cilin e ka definuar Ana Frojd) e vetmja mėnyrė adekuate e reagimit tė njė populli, i cili mezi tė ketė shfaqur dy a tri herė gjatė tėrė historisė sė tij ndonjė agresion ekspansiv ndaj popujve tė tjerė dhe kryesisht gjithmonė pa sukses?"

Edhe pėrfundimin e kėsaj lufte kisha serbe e ka pritur me humbje tė rėnda. Pėrllogaritja e drejtorit tė Muzeut tė KOS nė Beograd, Sllobodan Milleusniq, tregon se nė perėndim tė lumit Drina janė "rrėnuar 212 kisha dhe janė dėmtuar 376 tė tjera": janė asgjėsuar galeri tė tėra me ikona mbi ikonostase, veprat e ikonografėve dhe piktorėve mė tė njohur nga shekulli XIV deri nė shekullin XX...., arrihet te shuma prej mė shumė se 7000 ikona tė asgjėsuara. Kaq vepra figurative tė shkatėrruara pėrfaqėson pėr ēdo popull njė katastrofė nacionale".

Ndėrsa, lidhur me raportin ndaj simbolikės religjioze nė kėtė luftė flet edhe fakti qė nė BH nga pesė rezidenca tė peshkopateve ortodokse (e Banja Lukės, e Bihaqit-Petrovcit, e Zahumles-Hercegovinės, ajo Dabroboshnjake dhe eZvornikut-Tuzlės) "janė rrėnuar ose dėmtuar rezidencat peshkopale nė Mostar, Sarajevė dhe Tuzla".

Si pasojė e ndjenjės sė rrezikimit tė drejtpėrdrejtė KOS nė Republikėn Serbe ka qenė nė njė pozitė tė veēantė, mjaft tė ndryshėm edhe nė raport me pozitėn e KOS nė shtetin amė, RF tė Jugosllavisė. Mėsimi i fesė, qė vetėm tani po futet nė Serbi, ėshtė i pranishėm me vite tė tėra nė shkollat e RS. Administrata e RS ka njė prirje shumė mė pozitive ndaj kontesteve pronėsore-juridike. Fjala e kishės, rėndom e shqiptuar nėpėrmjet Kėshillit Peshkopal tė peshkopėve nga RS dhe Unioni i BH, ka njė peshė specifike tė rėndėsishme dhe atė askush, qė ėshtė i detyruar t'i pėrcjellė reaksionet e opinionit publik nė RS, nuk mund ta injorojė.