AIM: start



RELIGJIONET NE BALLKAN

Dossier Zagreb:

KISHA AFER PUSHTETIT

Toni GABRIQ, AIM Zagreb

Folesit ne radiostacionin jozyrtar zagrebas Radio 101 e shfaqin spirituozitetin e tyre duke lexuar deklaratat e perkthyera te perfaqesuesve te pushtetit taleban me nje theks te shtremberuar boshnjak, ose duke u sherbyer me shqiptimin me te cilin e flasin gjuhen kroate shqiptaret.

Nė kohėn mė tė fundit po paralajmėrohet gjithnjė e mė hapur mundėsia e njė vizite tjetėr tė papės Gjon Pali i Dytė nė Kroaci, e treta me radhė nė mė pak se dhjetė vjet. Duke patur parasysh nivelin dhe rėndėsinė ndėrkombėtare tė saj, ardhja aq e shpeshtė nė kėtė vend ėshtė njė precedent madje edhe pėr Papėn, i cili prej kohėsh ia ka vėnė vetes epitetin - pelegrin botėror. Besimtarėt nė Kroaci dinė tė thonė se Gjon Pali i Dytė e do vendin e tyre dhe me gėzim e viziton atė; disa sociologė me renome dhe historianė tė Kishės thonė se kjo nuk ėshtė vetėm demagogji, por Papa 'vėrtet' e do Kroacinė, sepse nuk e ka tė largėt tipin e katolicizmit qė kultivohet atje.

Kroacia ka pėrjetuar nė fillim tė viteve nėntėdhjetė njė kthesė tė shpejtė nga njė ndėr vendet me mė sė paku besimtarė katolikė tė deklaruar si aktivė nė Evropė, nė njė vend religjioziteti manifestues jashtėzakonisht tė theksuar dhe gjerėsisht tė pėrhapur. Se ēfarė ėshtė gjendja tani, do tė mund tė thuhet me njė siguri mė tė pamėdyshtė vetėm pas shpalljes sė rezultateve tė plota tė regjistrimit tė popullsisė, tė kryer nė pranverė. As regjistrimi s'do ta japė njė pasqyrė tė plotė, meqenėse pyetjeve anketuese rreth pėrkatėsisė religjioze a etnike nuk ka qenė e domosdoshme qė t'u jepen pėrgjigje. Kjo mundėsi pėrfaqėson njė hap pėrpara nė mbrojtjen e sferės private, megjithėse ndonjė nga pėrfaqėsuesit e pakicave, posaēėrisht tė asaj serbe-ortodokse dhe islame-boshnjake, ka droje se frika nga deklarimi do tė mund tė ndikonte nė masė tė konsiderueshme mbi tė dhėnat pėr pjesėmarrjen e pjesėtarėve tė atyre komuniteteve nė shoqėri.

Presupozohet qė njė pjesė e besimtarėve tė deklaruar, tė cilėt pas rėnies sė sistemit monolit socialist tė vlerave kanė kėrkuar strehim nėn vellon institucionale tė Kishės Katolike, pėr shkak tė njė varg arsyesh, disa nga tė cilat do t'i pėrmendim nė kėtė artikull, janė 'ftohur' ndaj Kishės. Po, shumė mė shumė se kaq, te ndryshimet nė pasqyrėn religjioze tė Kroacisė kanė ndikuar edhe proceset e fuqishme migruese. Politika e pastrimit etnik, tė cilėn nė kushtet e luftės, e posaēėrisht pas kthimit ushtarak nė territoret e okupuara nė verė tė vitit 1995, e ka zbatuar HDZ, e ka reduktuar numrin e pėrgjithshėm tė pjesėtarėve tė minoritetit etnik serb, ndėr tė cilėt duhet kėrkuar shumica e ortodoksėve nė Kroaci, nga 12 pėr qind nė, siē presupozohet, nėn 5 pėr qind. Pėr shkak tė kushteve tė luftės dhe recesionit ekonomik, njė numėr i madh kroatėsh po ashtu e ka braktisur vendin, pėrderisa njėkohėsisht kanė emigruar edhe kroatėt nga Bosnja e Hercegovina, duke i sjellė me vete edhe pėrmbajtjet e religjiozitetit tė tyre.

Qė nga fillimi i viteve nėntėdhjetė, HDZ me mjaft vendosmėri e ka pėruruar modelin e kroatizmit konservativ e tradicionalist, ku katolicizmi e kishte njė vend tė rėndėsishėm, e meqenėse Kisha kultivon njė vizion tė ngjashėm tė kroatizmit 'tė vėrtetė', qė nė fillim lindi njė dashuri reciproke. Kishės si institucion kurrė nuk i kanė penguar sė tepėrmi manifestimet e fashizmit nė regjinė e pushtetarėve, as praktika qė mbėshtetej te kėto manifestime, duke u nisur qė nga pėrdhosja dhe shkatėrrimi i pėrmendoreve shpirtėrore tė 'tė tjerėve', deri te keqtrajtimi dhe dėbimi i tyre. Vetėm disa personalitete tė veēanta nė kuadėr tė Kishės i janė kundėrvėnė me kurajo qė nė fillim njė zhvillimi tė tillė tė ngjarjeve, duke e akuzuar pėr mungesė sensibiliteti humanist edhe vetė komunitetin e tyre.

Por, ekziston edhe njė arsye tjetėr, asgjė mė e parėndėsishme, pėr afėrsinė e pushtetit tė HDZ-sė dhe Kishės Katolike. Kishės qė nė fillim i ishin dhėnė premtime pėr kthimin e pasurive tė mėdha qė pas vitit 1945 i ishin nėnshtruar nacionalizimit, tė cilat pėrfshijnė sipėrfaqe kolosale pyjesh dhe toke bujqėsore, ndėrtesa banimi dhe afariste nė gati tė gjitha qytetet mė tė mėdha. Si kundėrshpėrlim, Kisha i ofronte HDZ-sė mėshtetjen politike eksplicite. Nė vitin 1998 Kroacia ka ratifikuar katėr konkordate, marrėveshje ndėrkombėtare me Selinė e Shenjtė, me tė cilat ėshtė rregulluar pozita e Kishės nė ēėshtjet juridike dhe ekonomike, nė sferėn e kulturės dhe arsimit, si dhe e drejta e saj pėr tė vepruar nė ushtri dhe polici. Vatikani i promovon ato marrėveshje si njė model tė dėshiruar pėr tė gjitha vendet nė transicion qė kanė popullatė kryesisht katolike, por ato ndėr intelektualėt me orientim qytetar dhe ekspertėt juridikė nė Kroaci, tė cilėt kanė pasur kurajon ta thonė mendimin e tyre, kanė hasur nė shumė vėrejtje. Vėrejtja themelore ėshtė se me kėto marrėveshje Kisha Katolike ėshtė vėnė nė njė pozitė tė favorizuar nė raport me komunitetet tjera religjioze, asaj i ėshtė bėrė i mundur pasurimi i paskrupullt nė kushtet e varfėrimit tė njė pjese tė madhe tė shoqėrisė, ndėrsa ėshtė shkelur gjithashtu parimi i shtetit shekullor (laik). Pozita e Kishės ėshtė pėrcaktuar me njė akt mbiligjor, nė preambulėn e tė cilit pranohet 'roli i saj i pazėvendėsueshėm nė veprimtarinė shoqėrore, etike, kulturore dhe karitative (mirėbėrėse), respektivisht nė edukimin e popullit kroat'. Kishės Katolike i ėshtė mundėsuar puna nė ushtri dhe polici, spitale, burgje dhe institucione tė ngjashme, ku komunitetet e tjera religjioze deri tani nuk kanė patur mundėsi qasjeje, as qė nė punėn e kėtyre institucioneve u kushtohej ndonjė vėmendje nevojave tė tyre specifike, siē ėshtė zgjedhja e ushqimit pėr pjesėtarėt e besimit islam. Njė nga pikat mė tė kontestuara ėshtė mėsimi i fesė, i paraparė pėr shkollat fillore dhe ato tė mesme, krahas edukatės religjioze katolike nė kopshtet e fėmijėve. Edhe pse nga pikėpamja formale mėsimi i fesė ėshtė njė lėndė shkollore joobliguese, ajo nė praktikė, posaēėrisht nė mjediset rurale dhe ato mė tė vogla, ėshtė imperative; fėmijėt e prindėrve jokatolikė pėr shkak tė mosvijimit tė mėsimit tė fesė nė njė numėr tė madh rastesh u janė nėnshtruar pėrqeshjes dhe presionit nga fėmijėt e tjerė, por edhe nga arsimtarėt, kėshtu qė shpesh, pėr t'u vetėmbrojtur, ata e kanė regjistruar mėsimin e fesė katolike.

Me kontratėn pėr ēėshtjet ekonomike, krahas restitucionit neutral ose dėmshpėrblimit pėr pronat e nacionalizuara, si dhe me dėmshpėrblimin adekuat pėr tjetėrsimin pesėdhjetėvjeēar tė pronave kishtare, janė paraparė edhe njė varg lehtėsirash tė tjera. Shteti nė bazė tė kontratės ėshtė i obliguar qė Kishės t'i sigurojė mjete monetare pėr pagat e dy fretėrve nė tė gjitha famullitė, tė financojė shpenzimet e ndėrtimit dhe mirėmbajtjes sė kishave dhe qendrave pastorale, si dhe veprimtarinė kishtare karitative. Shuma vjetore e atyre donacioneve i kalon 180 milionė kuna (rreth 47 milionė DEM). Krahas njė varg kontributesh tė tjera pėr Kishėn (vetėm pėr punėn e saj nė ushtri shteti ndan pėr njė vit rreth 10 milionė kuna, mė shumė se 2.5 milionė DEM), aty ėshtė edhe obligimi i shtetit qė ta ndėrtojė godinėn e Ordinariatit Ushtarak nė Zagreb, dhe shpenzimet pėr kėtė vlerėsohet se do t'i tejkalojnė 10 milionė DEM. Ato qė Kisha Katolike ia ka siguruar vetes qė para disa vitesh, vetėm tani, me miratimin e Ligjit pėr komunitetet fetare, dalengadalė po vijnė nė rend dite edhe tė tjerat. Komuna Ortodokse Serbe nė Zagreb do tė duhej qė sė shpejti t'i marrė njė numėr tė konsiderueshėm pronash tė paluajtshme tė marra pas vitit 1945, ndėrsa po bėhen pėrpjekje pėr gjetjen e mėnyrave pėr dėmshpėrblimin e Komunės Hebraike, sinagogėn e sė cilės e kanė shkatėrruar ustashėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ėshtė e qartė, ndėrkaq, se komunitetet fetare minoritare nuk do ta arrijnė as pėr sė afėrmi nivelin e privilegjeve qė do tė ishte proporcional me ato tė Kishės Katolike, ndėrsa pushteti aktual po i shmanget kafshimit tė mollės sė thartė pėr revidimin e konkordateve.

Deklaratat publike tė pjesės mė tė zėshme tė Kishės tė kohės mė tė fundit, ku janė tė pėrfshirė edhe grupi me influencė i anėtarėve tė Konferencės Ipeshkvnore Kroate, shprehin njė identifikim me zyrtarė tė lartė ushtarakė dhe policorė, tė cilėt prokuroritė kroate dhe ajo e Hagės i ngarkojnė pėr krime lufte, siē ėshtė Norac, Gotovina, Oreshkoviqi ose Bllashkiqi - me dėnim ende jo tė plotfuqishėm. Rreth solidarizimit me tė akuzuarit pėr krime lufte, sidoqoftė, po mblidhet e djathta radikale gjithnjė e mė e fuqishme, ndėrsa ipeshkvinjtė, duke pėrfshirė kėtu edhe ordinarin ushtarak, Juraj Jezerincin, janė pjesė integrale e saj. Kjo ėshtė pasojė logjike e asaj qė ka ndodhur viteve tė fundit nė kuadėr tė Kishės: prej bekimit tė armėve me ujin e bekuar nė kohė lufte, nėpėrmjet relativizimit kėmbėngulės dhe sistematik tė NDH-sė (shteti i pavarur kroat gjatė Luftės II Botėrore), gjer te meshat e rregullta tė pėrshpirtshme pėr kreun ustash, Ante Paveliqin. 'Nė sytė e tė gjithė atdhetarėve tė ndershėm, NDH edhe sot ėshtė njė emėr i shenjtė. Koha e saj ėshtė njė periudhė e ndritshme, ndėrsa 10 prilli ėshtė njė datė e shenjtė pėr kroatėt', ka thėnė para disa vitesh famullitari i dalluar, Vjekosllav Llasiq. Kreu kishtar me nė krye Franjo Kuhariqin kurrė nuk e ka dėnuar qartas, zėshėm dhe pa ekuivoke shovinizmin dhe pėrndjekjet nė regjinė e HDZ-sė, pra as shkatėrrimin e kishave, varrezave dhe simboleve tė tjera tė spiritualitetit ortodoks, si dhe mosdurimin qė nxitej nė opinion kundėr islamit nė kohėn kur Tugjmani bėnte pėrpjekje me Millosheviqin pėr ndarjen e Bosnjės. Ky mosdurim ndaj myslimanėve ka shkuar aq larg saqė nė Rijekė, pėr shkak tė reagimit tė qytetarėve, me vite tė tėra nuk ka mundur tė fillojė ndėrtimi i paraparė i njė xhamie.

Perbuzja ndaj islamit ėshtė e theksuar edhe sot, nė kohėn e 'luftės kundėr terrorizmit' tė shpallur globalisht, megjithėse bartėsit mė me ndikim tė pushtetit shtetėror kryesisht u shmangen deklaratave politikisht jokorrekte. Nė komentet e aksioneve terroriste nė Amerikė disa profesorė universiteti kanė shprehur publikisht mendimin se, pėr dallim nga besimet tjera monoteiste, terrorizmi ėshtė karakteristik pėr islamin, duke i interpretuar nė kėtė sens citatet nga Kur'ani. Njė pjesė e mirė e massmedias pėrpiqet ta krijojė atmosferėn se na kėrcėnon rreziku terrorist nga Bosnja myslimane (megjithėse pjesa mė e madhe, jashtė ēdo krahasimi, e aksioneve terroriste nė Kroaci nė dhjetėvjetėshin mė tė fundit vinte nga mjedise tė krishtera, ortodokse dhe katolike, ndėrsa ai islamik praktikisht as qė ka ekzistuar). Folėsit nė radiostacionin jozyrtar zagreas, Radio 101, e shfaqin spirituozitetin e tyre duke lexuar deklaratat e pėrkthyera tė pėrfaqėsuesve tė pushtetit taleban me njė theks tė shtrembėruar boshnjak, ose duke u shėrbyer me shqiptimin me tė cilin e flasin gjuhėn kroate - shqiptarėt.