AIM: start



RELIGJIONET NE BALLKAN

Dossier Sofje:

NE SHENJE TE SKIZMES

GEORGI FILIPOV, AIM Sofje

Bullgaria nuk ka arritur qe ta kaperceje menyren e vjeter te te menduarit nga periudha e regjimit komunist, se shteti nuk duhet te perzihet ne veprimtarite religjioze.

Modeli pastotalitar i ndarjeve qė zgjati dymbėdhjetė vjet - nė tė kuq dhe tė kaltėr, nė komunistė dhe antikomunistė, nė tanėt dhe tuajt, nuk bėri pėrjashtim as sa u pėrket komuniteteve fetare nė Bullgari. Sado e ēuditshme tė duket kjo, ndarja nuk u bė nė besimtarė dhe ateistė, nė tė krishterė dhe myslimanė, nė ortodoksė dhe katolikė. Dy religjionet kryesore nė Bullgari - ortodoksia lindore dhe islami, kanė pėrjetuar dhe po pėrjetojnė periudha pėrēarjesh brenda radhėve tė tyre. Pėr myslimanėt duket se kjo periudhė tanimė ėshtė tejkaluar, mirėpo ndarjet brenda Kishės Ortodokse Bullgare ende janė latente. Bullgaria nuk ka arritur qė ta tejkalojė mėnyrėn e vjetėr tė tė menduarit nga periudha e regjimit komunist - se shteti nuk duhet tė pėrzihet nė veprimtaritė religjioze. Nė themel tė tė gjitha luftėrave brenda Kishės Ortodokse Bullgare (KOB) dhe Kryemeshihatit nė dhjetėvjeēarin e fundit kanė qenė interesat politike dhe ekonomike si tė partive tė tėra, ashtu edhe tė grupeve tė caktuara tė klerit.

Skizma nė ortodoksinė bullgare, e cila ėshtė religjioni themelor nė shtet sipas Kushtetutės sė vendit, edhe mė tej ėshtė plaga mė e tmerrshme dhe mė e thellė e shoqėrisė nė etapėn e zhvillimit demokratik tė saj. Ajo ka filluar qė nė vitin 1992, ka kaluar nėpėr disa periudha tė afrimit midis sinodit tė patriarkut Maksim dhe sinodit tė apostatėve, qė e mbanin emrin patriarkut Pimen, tashmė tė vdekur. Skizma ėshtė frymėzuar nga disa qarqe tė Lidhjes sė Forcave Demokratike (SDS), ndėrsa ideja pėr dekomunizimin e kishės fillonte dhe mbaronte me thirrjet pėr largimin e patriarkut Maksim. Ithtarėt e kėsaj ideje i kontestojnė vendimet e kuvendit kishtar-popullor tė mbajtur nė vitin 1971 pėr zgjedhjen e patriarkut, me argumentin se Maksimin e ka imponuar pushteti komunist dhe qė vetė ai ėshtė agjent i Sigurimit Shtetėror. Agjent a jo, komunist ose jo, por ėshtė fakt qė pjesa mė e madhe e klerit ortodoks bullgar ka mbetur pranė patriarkut Maksim. Kundėrshtarėt e tij janė dėbuar nga kisha. Si rezultat i gjithė kėsaj, ėshtė krijuar Kisha Ortodokse Bullgare alternative, me Sinodin e Shenjtė alternativ, ndėrsa pėrfundim i natyrshėm ishte zgjedhja e patriarkut alternativ nė vitin 1996. Skizmatikėt e gėzonin mbėshtetjen politike tė SDS, ndėrsa raporti i forcave midis dy sinodeve varej nga fakti nėse partia e kaltėr ishte nė pushtet apo nė opozitė. Kėshtu, sinodi i gjyshit Pimen e kishte njė periudhė lulėzimi gjatė dy viteve tė para tė qeverisjes sė SDS (1997-1998). Sipas Ligjit aktual pėr komunitetet religjioze, regjistrimi i komuniteteve religjioze nė Bullgari bėhet pranė Drejtoratit pėr komunitetet religjioze qė ėshtė pjesė e ekzekutivit. Kontrolli i SDS mbi kėtė institucion ka sjellė njė situatė absurde dhe tė regjistrohen dy kisha ortodokse, pėr shkak tė pamundėsisė qė KOB e patriarkut Maksim tė izolohet nė tėrėsi. SDS nuk ka arritur t'ia dalė mbanė me patriarkun legjitim bullgar edhe pėr arsye se atė e mbėshtet gjithė kleri botėror. Me nismėn e Maksimit, nė vitin 1998 ėshtė ftuar kuvendi i tė gjitha kishave ortodokse nė Sofje, ku janė mbledhur tė gjithė klerikėt e lartė tė kishave ortodokse. Nė presionin e patriarkut tė pėrbotshėm, Vartolomeut, apostatėt e Pimenit qenė detyruar tė kėrkojnė falje. Ndėrsa Maksimit iu vu kushti qė t'i pranojė prape nė gjirin e KOB tė gjithė skizmatikėt dhe qė ata t'i marrin pozitat qė i kishin para skizmės.

Kėmbanat e katedrales sė "Shėn Aleksandėr Nevskit" e paralajmėruan aktin e bashkimit. Mirėpo gėzimi zgjati gjithsejt njė muaj. Sinodi alternativ sė shpejti pas kėsaj e ftoi kuvendin kishtar-popullor, nė tė cilin e ndryshoi statutin e KOB alternative dhe tregoi se nuk mendon fare qė tė pajtohet me sinodin e patriarkut Maksim. Kėshtu, bashkimi u ngri, ndėrsa skizma - u ripėrtėrit. Vdekja e patriarkut Pimen dhe largimi i SDS nga pushteti i kanė zvogėluar ambicjet dhe afshin luftarak tė skizmatikėve, tė cilėt mbajnė nėn kontrollin e tyre njė pjesė tė vogėl tempujsh dhe kishash.

Shteti e ka luajtur njė rol tė madh nė nxitjen e skizmės. Duke filluar qė nga ndikimi i drejtpėrdrejtė i partive politike dhe gjer te ligji pėr besimet religjioze dhe disa vendime gjyqėsore. Vitin e kaluar, Gjykata Supreme Administrative ka prurė vendimin pro mundėsisė qė nė Bullgari tė ekzistojnė mė shumė kisha ortodokse. Sipas gjykatėsve, gjithė ata qė nuk u pėlqen patriarku Maksim, janė tė lirė pėr tė krijuar njė kishė tė re ortodokse. Njerėzit megjithatė shpresojnė se qeveria e re e Simeon Sakskoburgotskit do t'i japė fund kėsaj skizofrenie shtetėrore-administrative. Simeoni i Dytė e ka treguar respekti e tij publik ndaj patriarkut Maksim, i cili nga ana e vet e ka bekuar qeverisjen e kryeministrit tė ri dhe ish-mbretit. Ky akt ishte njė sinjal i qartė drejt legjitimimit tė Kishės Ortodokse Bullgare unike.

Gjatė nėntė vjetėve tė shkuar tė skizmės, patriarku Maksim ka treguar qė, pa marrė parasysh anėn e errėt tė sė kaluarės sė tij, nuk do ta lejojė mosrespektimin e kanuneve kishtare. Ėshtė bėrė po ashtu e qartė - qė pėr sa kohė tė jetė ai gjallė, kisha nuk mund tė bashkohet. Megjithėse ajo do tė mund tė mbetej kėshtu e ndarė edhe pas tij, pėr arsye se pas qėllimeve ideale tė skizmatikėve fshihen synime jo edhe aq altruiste. Kisha disponon njė fuqi kolosale ekonomike dhe pikėrisht kjo fuqi ishte shėnjestra themelore e sulmit tė ithtarėve tė patriarkut Pimen. Burimi kryesor pėr tė ardhurat e kishės gjithmonė ka qenė prodhimi i qirinjve. Me dekretin e vitit 1961 ai ėshtė prioritet vetėm i KOB. Nga 200 tonė pėr njė vit nė vitet tetėdhjetė, prodhimi u rrit me shpejtėsi dhe arriti nė 800 tonė pėr vitin 1991. Gjėja e parė qė bėnė skizmatikėt nė vitin 1992, pas okupimit tė pallatit tė sinodit, ishte tė suleshin mbi shkritoren e qirinjve. Sipas pėrllogaritjeve, nga qarkullimi vjetor prej rreth 30 milionė leva, gjithsejt 10 milionė i shkojnė Sinodit tė Shenjtė, ndėrsa pjesa tjetėr i mbush xhepat e dikujt qė ėshtė i huaj pėr kishėn. Pjesa e dytė e shijshme e kulaēit janė pasuritė e paluajtshme. Pėrsėri pėr shkak tė skizmės, Sinodi i Shenjtė nuk mund ta kthejė pronėsinė mbi njė pjesė tė madhe tė pasurisė sė paluajtshme, ndėrsa pėr pjesėn tjetėr nuk e merr qiranė pėr shkak tė kontesteve dhe pretendimeve tė ndryshme gjyqėsore. Sipas tė dhėnave nga vitet pesėdhjetė, kisha kishte nė dispozicion 40.000 ha ara, pyje dhe sipėrfaqe tė palėvruara. Tani, kjo pronė duhet t'i kthehet nė pajtim me Ligjin pėr restitucionin. Kjo, ndėrkaq, nuk po ndodh pėr arsye se nė "marrėdhėniet midis shtetit dhe kishės nuk ekziston njė pėrfaqėsues legjitim i besimit religjioz themelor nė Bullgari", sipas ish-drejtorit pėr komunitetet religjioze, L. Mlladenovit.

Njė valė e ngjashme politiko-ekonomike e ka tronditur edhe Kryemeshihatin, qė pėrfaqėson grupimin e dytė pėr nga madhėsia tė besimtarėve nė Bullgari. Gati 15% e popullsisė nė vend ėshtė e besimit islam, si turq, ashtu edhe bullgarė-muhamedanė. Nė mesin e viteve '90, edhe ky komunitet religjioz kishte dy myftinj - Nedim Genxhevin dhe Fikri Salin. Nė vitin 1995 Fikri Sali e shpalli veten pėr myftiun kryesor nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Lartė Islam. Konsiderohet qė pas zgjedhjes sė tij ka qėndruar Lėvizja pėr tė Drejtat dhe Liritė (DPS) dhe lideri i saj, Ahmed Dogan. Ka pasuar njė betejė e gjatė pranė gjykatave: Genxhevi kundėr Salisė, si shkrimi i deklaratave drejtuar qeverisė dhe themelimi i komiteteve nismėtare pėr mbajtjen e konferencės sė bashkimit tė myslimanėve nė Bullgari. Mė nė fund, u arrit njėė kompromis - nė vitin 1997 pėr kryemyfti u zgjodh Mustafa Alish Haxhi. Pa marrė parasysh qė ėshtė njė muhamedan bullgar, ai arriti ta konsolidojė klerin mysliman dhe ta ndajė religjionin nga politika. Siē duket, kjo nuk i shkonte pėr qejf DPS, sepse nė tetor tė vitit 2000 u mbajt konferenca nacionale pėr zgjedhjen e njė kryemyftiu tė ri. Asaj konference i parapriu njė luftė e njėmendtė - Alish Haxhi u shpall si njeri i SDS, si zbatues i fundamentalizmit islamik, si kryemyftiu mė i korruptuar, etj. Rezultati i konferencės i kėnaqi tė gjitha palėt - Mustafa Alish ia dorėzoi vendin e kryemyftiut Selim Mehmedit, por e mbajti postin e kryetarit tė Kėshillit tė Lartė Mysliman.

Pasionet nė radhėt e myslimanėve bullgarė u qetėsuan, DPS e pėrmbushi rolin e vet unifikues dhe pėrsėri u pėrmirėsuan marrėdhėniet me Kryemeshihatin. Marrėveshja rreth posteve pati pėr pasojė bashkimin e turqve dhe muhamedanėve bullgarė, tė cilėt ishin ndarė artificialisht pėr shkak tė zgjedhjes sė Mustafė Alishit. U eliminua edhe influenca e Nedim Genxhevit, i cili konsiderohet si njeri besnik i Partisė Socialiste Bullgare. Myslimanėt nė Bullgari e arritėn bashkimin e plotė - si politik, rreth DPS, ashtu edhe religjioz.