AIM: start



RELIGJIONET NE BALLKAN

Dossier Lubjanė:

KISHAT NE SLLOVENI - TE BARABARTAT DHE PAK ME TE BARABARTAT

IGOR MEKINA, AIM Lubjanė

Kisha Katolike eshte "me e barabarte" se te tjerat, jo vetem se numeron me shume besimtare, por edhe per shkak te akteve nenligjore te ndryshme qe rregullojne statusin dhe marredheniet e saj ne shoqeri.

Nuk ka ende tė dhėna zyrtare rreth numrit tė pjestarėve tė besimeve tė ndryshme nė Slloveni. Meqenėse po afrohet regjistrimi i popullatės, kishte ide se ky ėshtė njė rast i mirė qė kopeja tė numėrohet dhe tė klasifikohet nėpėr kisha. Kjo ka shkaktuar polemika tė rrepta rreth temės nėse pyetja per pėrkatėsinė religjioze tė qytetarėve duhet tė vendoset nė listėn e regjistrimit. Ithtarė tė kėsaj ideje kanė qenė komunitetet e ndryshme religjioze, ndėrsa zyrtarėt shtetėrorė dhe ekspertėt e pavarur qėndruan pranė vendimit qė njė pyetje e tillė tė mos zinte vend nė listė, meqenėse rezultati pėrfundimtar - me presupozimin se njė pjesė e qytetarėve do tė refuzonte tė deklarohej - nuk do tė ishte real. Kėshtu, regjistrimi i popullatės do tė bėhet vitin e ardhshėm, por sic duket pa pyetjen kontestuese.

Pėrkundėr gjendjes sė pėrshkruar mė lart, ekzistojnė vlerėsime tė besueshme rreth numrit tė pjestarėve tė besimeve tė ndryshme religjioze. Sipas hulumtimeve relevante tė opinionit publik (njė projekt ky, tė cilin e realizon prej 30 vjetesh Qendra pėr Hulumtimin e Opinionit Publik pranė Fakultetit tė Shkencave Sociale nė Lubjanė), nė Slloveni jetojnė 68-72 % katolikė, 1.7% ortodoksė, 1% myslimanė, 0.7% protestantė dhe 1.3% tė krishterė - pjesėtarė tė kishave tė tjera. Rreth 15% e tė anketuarve janė deklaruar se nuk i pėrkasin asnjė besimi religjjioz, ndėrsa tė tjerėt nuk janė deklaruar fare (rreth 6-10%). Sipas tė dhėnave mė tė fundit, ndėrkaq, gjithsejt 19% e sllovenėve beson nė sensin "kishtar", 21% e praktikon besimin e vet religjioz nė mėnyrė "autonome", ndėrsa madje tri tė pestat (rreth 60% e popullatės) - nuk ia dhuron shpirtin asnjė perėndie!

Sa u pėrket tė dhėnave zyrtare, del qė ka mė shumė komunitete fetare nga ajo qė do tė mund tė konkludohej bazuar nė tė dhėnat e thata statistikore. Kancelaria qeveritare pėr komunitetet religjioze i ka tė regjistruara 32 komunitete tė tilla - qė nga Komuniteti Hebraik, Bashkėsia e Kishave Baptiste, Dėshmitarėve tė Jehovait, Bashkėsisė pėr Ndėrgjegjen e Krishnas, Kishės sė Jezu Krishtit nga Ditėt e Fundit, Bashkėsisė Nacionale Bahame, Kishės Shri Rahvakunda, Kishės Ortodokse Maqedone, pastaj Kishės Scientologjike, Kishės sė Bardhė Gnostike deri te grupet pėr tė cilat qytetarėt e rėndomtė tė Sllovenisė dėgjojnė nė mėnyrė sporadike, mė saktė - rrallė.

Tė gjitha grupet e cekura e kanė njė gjė tė pėrbashkėt -nė kohėn e socializmit pjesėtarėt e komuniteteve religjioze, pa pėrjashtim, edhe pse formalisht tė lirė pėr t'i shprehur bindjet e tyre, u ekspozoheshin kufizimeve dhe presioneve tė ndryshme. Nė kėtė rrafsh nė Slloveni ka ndodhur njė hapje shumė heret, para tė gjitha ndryshimeve shoqėrore tė tjera, ndėrsa nė rrafshin simbolik kjo kthesė ndaj besimtarėve u bė transparente kur Jozhe Smole, kryetar i atėhershėm i Lidhjes Socialiste (organizatė qė "tubonte tė gjithė qytetarėt tjerė qė nuk ishin nė Lidhjen e Komunisteve"), nėpėrmjet radios nė dhjetor tė vitit 1986 ua uroi tė gjithė qytetarėve dhe besimtarėve - "Gėzuar Kėrshėndellat". Nga organet federale jugosllave u lėshua njė ortek kritikash pėr shkak tė "shkatėrrimit tė shtetit", ndėrsa nė Slloveni urimi i Smoles u mirėprit. Jozhe Smole, duke iu falėnderuar kėsaj ngjarjeje, e mori madje edhe llagapin, i cili nė opinionin publik e pėrcolli deri nė fund tė jetės - "Bozhiēek" (nė pėrkthim - Babadimri ose Gjyshi i Kėrshėndellave).

Edhe pse Sllovenia ėshtė kryesisht njė vend katolik, ekziston ndjenja e pluralizmit fetar qė e ka pamundėsuar shkrirjen e plotė tė identitetit religjioz me atė nacional. Sllovenia ka pėrjetuar pjesėrisht gjatė historisė procesin e reformacionit, edhe pse protestantizmi nė territorin e shtetit tė tashėm pėr shumė vite ka qenė i pėrndjekur. Pėrkundėr kėsaj, protestantėt kanė arritur t'i botojnė librat e parė nė gjuhėn sllovene nė kohėn kur nėpėr kishat katolike pėrdoreshin gjuhė tė huaja. Suksesi mė i madh ishte botimi i Shkrimit tė Shenjtė tė pėrkthyer nga Primozh Trubar. Njė arsye tjetėr pse kisha katolike nuk e ka mbajtur primatin absolut nė shoqėrinė sllovene janė ngjarjet nė Luftėn e Dytė Botėrore, kur kreu i kishės katolike tė kėtushme e ka mbėshtetur dhe ndihmuar organizimin e ushtrisė domobrane dhe kolaboracionin e saj me pushtetin okupues.

Sa i pėrket lirisė sė besimit, ajo ėshtė e garantuar me Kushtetutėn sllovene, ndėrsa komunitetet religjioze konsiderohen si organizata nga fusha e tė drejtės private, tė cilat janė tė barabarta mes vetes dhe tė ndara nga shteti. Njė fakt bizar ėshtė se punėn e tyre e rregullon Ligji pėr komunitetet religjioze i vitit 1976, meqenėse ligji i ri ėshtė ende nė procedurė e sipėr. Mirėpo, pėrkundėr barazisė sė proklamuar zyrtarisht, tė gjitha komunitetet religjioze nuk janė edhe "de facto" tė barabarta midis tyre. Kisha Katolike ėshtė "mė e barabartė" se tė tjerat, jo vetėm pse numėron mė sė shumti besimtarė, por edhe pėr shkak tė akteve nėnligjore tė ndryshme qė e rregullojnė statusin dhe relacionet e saj nė shoqėri. Lubjana zyrtare, pėr shembull, ka nėnshkruar nė vitin 1999 me Konferencėn Ipeshkvnore nė Slloveni "Pajtimin me pozitėn juridike tė Kishės Katolike". Nė tė vėrtetė, njė marrėveshje tė ngjashme qeveria e Drnovshekut e ka nėnshkruar edhe me komunitetin protestant, por, pėr mė tepėr, tė dyja komunitetet e kanė edhe tė drejtėn nė bazė tė njė marrėveshjeje tė veēantė qė me shpenzimet e shtetit tė punėsojnė kapelanė nė ushtrinė sllovene, "me obligim qė tė pėrkujdesen pėr ushqimin shpirtėror" tė ushtarėve besimtarė.

Njė sukses tė vėrtetė tė kishės katolike e pėrfaqėson fakti qė ajo ka arritur tė sigurojė nga shteti njė numėr privilegjesh nė pikėpamje tė pozitės juridike nė shoqėri, tė gjitha tė shėnuara shumė bukur nė disa nene tė "Pajtimit" tashmė tė pėrmendur, kėshtuqė kisha katolike nė Slloveni gėzon njė pozitė tė veēantė, gati "eksterritoriale", si dhe respektimin e tė drejtės kishtare. Edhe njė dėshmi pse kisha katolike ka njė pozitė tė privilegjuar ėshtė vendimi i Gjykatės Kushtetuese tė Sllovenisė, e cila e ka ndaluar qė nė procesin e denacionalizimit t'u kthehet prona e karakterit feudal pronarėve tė dikurshėm - ku ėshtė pėrjashtuar kisha katolike, tė cilės i ėshtė lejuar, pėr shkak tė "rėndėsisė sė veēantė" tė saj, qė ta marrė pronėn e dikurshme, madje edhe atė tė konfiskuar nė periudhėn e reformave agrare nė kohėn e Mbretėrisė SKS aspak socialiste, e cila ngjashėm me shumė shtete evropiane tė pėrparuara i ka shpronėsuar pronarėt e mėdhenj, e midis tyre edhe kishėn katolike. Nė kėtė mėnyrė kisha katolike sllovene i ka siguruar vetes njė pozitė favorizuese nė periudhėn e postsocializmit dhe tranzicionit, duke e arritur atė qė nuk kanė mundur ta bėjnė me zbatimin e zgjidhjeve tė ngjashme gjatė denacionalizimit nė Ēeki, Poloni, Hungari... Atje kishės katolike vetėm nė raste tė jashtėzakonshme i ėshtė ofruar kthimi i tė mirave nė natyrė. Pėr kėtė arsye ligji slloven mbi denacionalizimin pėr Kishėn ėshtė unik, meqenėse e ofron mundėsinė e kthimit tė pronės nė formėn qė edhe ėshtė marrė. Njė ligj i tillė ėshtė aprovuar menjėherė mbas ndryshimeve demokratike tė vitit 1991, dhe asnjė qeveri e mėvonshme nuk ka arritur qė ta korrigjojė atė, pėrkundėr faktit se nė shumė raste ėshtė treguar si njė zgjidhje e keqe - kisha katolike nė Slloveni po bėhet dalengadalė pronari mė i madh i tokave nė shtet, i cili qė tani e kontrollon njė fond kolosal pyjesh dhe parqesh nacionale, si dhe resurse tė tjera tė rėndėsishme.

Kjo i ka dhėnė kishės katolike njė vullnet shtesė tė jetė kėmbėngulėse pėr "tė fituar tė gjitha ato qė janė tė saj", po qė i qe marrė nga ky apo ai pushtet; pėr kėtė arsye opinionin vazhdimisht e trondisin kontestet midis Kishės dhe shtetit. Ēėshtja mė e fundit e hapur ėshtė pronėsia mbi ishullthin e njohur midis Liqenit tė Bledit. Parlamenti slloven nė fund tė tetorit tė vitit 1999 ka miratuar ndryshimet nė Ligjin pėr Denacionalizim, sipas tė cilit kėshtjella Betnava dhe ishulli nė Bled (bashkė me 41 monumente kulturore tė tjera) - bėhen pronėsi shtetėrore. Mė pas deputetėt e tė djathtės kanė pohuar se parlamenti ka miratuar njė "nacionalizim tė ri", mirėpo manovra e tyre nuk pati sukses dhe dy herė u mbivotuan. Herėn e parė pėr "heqjen" e Betnavės dhe ishullit tė Bledit nga lista e monumenteve shtetėrore kanė votuar 33 deputetė, ndėrsa kundėr 37, po as herėn e dytė nuk ishte mė mirė - pėr heqjen e ishullit dhe kėshtjellės qė dominojnė mbi Bledin kanė votuar 26, ndėrsa kundėr kanė votuar 37 deputetė. U pa se madje as deputetėt e SDS tė Janshės (tė cilėt janė me orientim prokatolik) nuk ishin pėr kthimin e ishullit nė Bled nė duart e Kishės. Fundja, ky ishull jo vetėm qė ėshtė ishulli i vetėm nė Slloveni, por edhe vite me radhė ėshtė njėri prej simboleve tė shtetit tė ri dhe ofertės sė tij turistike. Megjithatė, ishulli njė herė pati pėrfunduar nė duart e Kishės - nė kohėn e qeverisė djathtiste tė Bajukut, kur transferimin e pati realizuar Ministria e Kulturės. Mė vonė pėrsėri iu kthye shtetit me vendimin e po asaj ministrie, nė qeverinė e tashme tė Drnovshekut. Natyrisht, kisha ka paralajmėruar mbrojtjen e tė drejtave tė saj nė Bled nėpėrmjet gjyqit, ēka do tė thotė se ishulli mbetet temė qė do t'i shqetėsojė shpirtrat edhe nė tė ardhmen.

Qė e tėra tė jetė edhe mė interesante, pėrkundėr pronave qė i janė kthyer, kisha nuk ėshtė e obliguar tė pėrkujdeset pėr veten, por pėr monumentet kulturore kishtare pėrkujdeset edhe mė tej shteti. As kjo nuk ėshtė e tėra - shteti jo vetėm qė financon rindėrtimin e monumenteve kulturore kishtare, por paguan edhe kontribute pėr sigurimin social dhe shėndetėsor tė tė punėsuarve nė komunitetet religjioze. Ėshtė e vėrtetė qė nė shkollat publike nuk ekziston mėsimi i fesė, por pas reformės sė sistemit shkollor ėshtė futur njė lėndė e veēantė me emrin "Feja dhe etika", e cila i dedikohet njohjes sė nxėnėsve me religjionet mė tė rėndėsishme botėrore. Kisha nuk ka arritur ta sigurojė tė drejtėn qė vetė ta pėrgatisė programin pėr kėtė lėndė, por ndikon nė zhvillimin e mėsimin tėrthorazi, meqenėse njė numėr i konsiderueshėm arsimtarėsh qė e ligjėrojnė "Fenė dhe etikėn" vijnė nga Fakulteti i Teologjisė nė Lubjanė, i cili zyrtarisht ėshtė pjesė e Universitetit tė Lubjanės. Njėkohėsisht, tė gjitha komunitetet religjioze kanė tė drejtė tė themelojnė kopshte fėmijėsh ose shkolla, ndėrsa shteti, nėse ato institucione zbatojnė programin mėsimor nė fuqi, i financon 85% tė shpenzimeve tė mėsimit.

Kisha katolike nė vitet e fundit ka patur njė rol posaēėrisht tė theksuar nė zgjimin e ndėrgjegjes nacionale nė Slloveni, posaēėrisht me predikimin mbi veēantinė nacionale dhe pėrkatėsinė kulturės perėndimore (tė krishterė). Nė disa raste kreu i Kishės, nė krye me kryeupeshkun e tashėm slloven, Franc Rode, shkon aq larg sa pa kurrfarė ngurrimi dhe nė dėm tė kombeve tė tjera nė fqinjėsi e thekson ngjashmėrinė midis sllovenėve dhe kombeve e racave tė tjera perėndimore, duke mos ngurruar qė t'i ofendojė ateistėt (tė pafetė) nė ēdo rast. Kryeupeshku slloven Rode proklamon se besimtarėt e tij duhet tė dinė si ta ruajnė "tė vėrtetėn e vet tė vetme dhe tė drejtė", si dhe qė tani e tutje duhet punuar qė tė gjithė sllovenėt ta arrijnė "njohjen e vlefshme pėr lavdatė" se janė "njė popull sovran, zotėri". Kryeupeshku slloven ėshtė i njohur pėr rrėshqitje tė tilla; para njė viti ka vlerėsuar se shkolla e tashme nė Slloveni "nuk ėshtė shkollė e jona", dhe pėr kėtė arsye "ajo do tė ndryshohet sa mė parė qė tė jetė e mundshme", ndėrsa ateistėt i ka sulmuar pėr mungesė etike dhe morali. Njė pjesė e mirė e opinionit publik slloven konsideron se ky ėshtė fjalori i njė prijėsi tė ndonjė partie politike ekstremiste, dhe jo e atit tė Kishės. Kritikėt e Kishės pohojnė se kreu katolik nė Slloveni "e nxit pandėrprerė urrejtjen fetare dhe jotolerancėn, me apostrofimin e vazhdueshėm negativ tė atyre qė nuk janė besimtarė", ndėrsa i glorifikon ata qė nė Luftėn e Dytė Botėrore kanė bashkėpunuar me okupatorin.

Megjithatė, pėrkundėr kėsaj, raporti i kishės katolike dominante me komunitetet tjera religjioze ėshtė solid. Nėse ka vėrejtje, ato janė tė shqiptuara nė mėnyrė perfide dhe zakonisht janė tė drejtuara nė llogari tė ateistėve ose komuniteteve tė tjera, por gjithēka nė rrafshin joformal. Janė shfrytėzuar disa raste qė mėnyra e "rekrutimit" tė anėtarėve dhe zhvillimi i ritualeve tė disa komuniteteve fetare mė tė vogla tė trajtohet nėpėrmjet shkrimeve kritike nė gazeta, por kjo nuk ka qenė arsye pėr ndonjė larje mė tė madhe hesapesh ndėrfetare ose pėr depėrtimin e njėmendtė tė grupeve religjioze fundamentaliste. Ėshtė e vėrtetė qė luftėrat nė Ballkan Slloveninė e kanė prekur vetėm tėrthorazi, por kjo nuk e ka penguar shumicėn katolike qė t'i mbėshtesė haptas interesat e banorėve katolikė ose myslimanė tė RSF tė Jugosllavisė sė dikurshme. Vetėm nė kulmin e fushatės botėrore antiterroriste janė shpeshtuar vėrejtjet nė llogari tė myslimanėve, prandaj para pak kohėsh ėshtė dėgjuar paralajmėrimi nga goja e njė prelati tė lartė kishtar nė Slloveni se Islami "ka pėrfaqėsuar njė rrezik tė vazhdueshėm pėr sllovenėt", krahas pėrkujtimit tė vuajtjeve tė popullatės sė kėtushme nė kohėn e invazionit turk - para mė shumė se pesėqind vjetėsh!