AIM: start



DOSJE PĖR TĖ DREJTAT DHE MBROJTJEN E PAKICAVE NACIONALE NĖ BOSNJĖ DHE HERCEGOVINĖ, MAQEDONI, SERBI, MAL TĖ ZI DHE KROACI

Hyrje

Gjendja e pakicave nacionale dhe mbrojtja e tė drejtave tė tyre ėshtė njė barometėr i posaēėm pėr marrėdhėniet e pėrgjithshme shoqėrore tė ēdo vendi, kurse nė shtetet e krijuara nė sipėrfaqen e ish Jugosllavisė gjithmonė kanė qenė dhe ende janė ēėshtje tė jetės dhe vdekjes, tė luftrave tė cilat, krahas tė tjerave, janė zhvilluar edhe pėr shkak tė tė drejtave etnike dhe nacionale. Edhe pse tė drejtat nacionale shpesh herė kanė qenė edhe mbulesė pėr realizimin e disa qėllimeve tė tjera tė luftės, madje edhe tė atyreve mė morbide, ata megjithatė kanė qenė dhe ende janė faktor i stabilitetit, gjegjėsisht jostabilitetit nė territorin e shtetit tė shpėrbėrė. Njė pasqyrė e pjesėrishme lidhur me realizimin e tė drejtave tė pakicave nacionale nė katėr shtetet qė u krijuan nė sipėrfaqen e ish RSFJ-sė dėshmon pėr rrugėn e gjatė qė ende kanė pėrpara kėto shtete pėr tė arritur atė shkallė tė zhvillimit tė marrėdhėnieve shoqėrore nė tė cilėn edhe gjendja e pakicave nacionale do tė dėshmonte se me tė vėrtetė janė inkuadruar nė rendin e shteteve me zhvillim demokratik. Sipas gjendjes sė pėrgjithshme aktuale, nė tė katėr kėto shtete pothuaj mė mirė ėshtė tė jesh ēdo gjė tjetėr pėrveē se anėtar i pakicave nacionale tė cilat janė nė shėnjestėr si faktor destabilzues i shteteve nacionale tė reja, sepse ato, para sė gjithash dhe nė radhė tė parė, janė formuar si shtete etnike dhe jo si shtete demokratike.