AIM: start



DOSJE PĖR TĖ DREJTAT DHE MBROJTJEN E PAKICAVE NACIONALE NĖ BOSNJĖ DHE HERCEGOVINĖ, MAQEDONI, SERBI, MAL TĖ ZI DHE KROACI

BOSNJA DHE HERCEGOVINA:

Sindromi i pakicės boshnjake

Branko Periq

Bosnja dhe Hercegovina (BeH) dhe dy etnitetet e saj (Federata e BeH dhe Republika Serpska) nė Kushtetutėn e vet nuk e kanė tė shėnuar termin "pakicė". Mirėpo, BeH pa dyshim ėshtė shteti i vetėm nė botė nė tė cilin ēdo qytetar i saj ndihet si pjesėtar i ndonjė pakice.

"Sindromi i pakicės" boshnjake ėshtė zhvilluar nga vetė natyra e komplikuar juridike, politike, historike e saj. Para sė gjithash, BeH ka njė strukturė tė tillė demografike saqė qė tre popujt e saj - boshnjakėt, serbėt dhe kroatėt- paraqesin pjesėn kryesore tė popullsisė sė saj, por ku secili nga kėta tre popuj secili pėr vete nuk ėshtė shumicė. Sipas rezultateve tė regjistrimit tė fundit tė popullsisė, BeH nė vitin 1991 kishte 4.377.033 banorė, nga tė cilėt 1.902.956 (ose 43,5%) ishin boshnjakė, 1.366.104 (31,2) ishin serbė, 760.852 (17,4) ishin kroatė, 242.682 (5,5) ishin jugosllovenė dhe "tė tjerė" ishin 104.439 (2,4). Kategoria e jugosllovenėve u zhduk bashkė me shtetin me kėtė emėr. Serbėt besojnė se shumica e jugosllovenėve kanė qenė serbė, kurse boshnjakėt mendojnė se kanė qenė boshnjakė. Vetėm kroatėt nuk shfaqin interesim pėr kėtė kategori tė banorėve tė paraluftės.

Ka shumė njerėz qė mendojnė se pikėrisht njė strukturė e kėtillė e komplikuar nacionale e BeH ka ndikuar nė shpėrthimin dhe eskalimin e nacionalizmit tė fillimit tė viteve tė nėntėdhjeta dhe se kulminacioni i etnocentrizmit nė vitin 1992 BeH e shpuri deri nė ndarjen politike dhe nė luftėn pėr territore tė pastra etnike me pasojat tė cilat janė tė njohura.

Struktura e popullsisė nė BeH u shfaq si problem serioz politik nė formėsimin juridikokushtetues tė bashkėsisė sė ardhshme shtetrore edhe me rastin e pėrfundimit tė marrėveshjes paqėsore tė Dejtonit. Hartuesit e Kushtetutės sė BeH tė Dejtonit u gjetėn para problemeve tė vėshtira sa i pėrket zgjidhjes sė tyre: si tė formėsoheshin mekanizmat politike dhe juridkie tė cilat do tė garantonin barazinė e popujve dhe zbatimin e konventės pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut. Zgjidhja u gjetė nė miratimin e parimit tė mosdiskriminimit dhe nė mospėrshkrimin e hollėsishėm tė zgjidhjes sė kėtij problemi. "Realizimi i tė drejtave dhe lirive tė parashikuara nė kėtė nen ose nė marrėveshjet ndėrrajoneėtare tė cituara nė Aneksin I tė kėsaj Kushtetute, ėshtė i siguruar pėr tė gjithė qytetarėt nė BeH pa kurrfarė diskriminimi nga cilido aspekt apo drejtim siē janė: gjinia, raca, ngjyra, gjuha, feja, pėrcaktimi tjetėr politik, nacional dhe origjina sociale, lidhja me pakicėn nacionale, pasurinė, lindjen dhe ndonjė status tjetėr", ėshtė shėnuar nė nenin 2, pika 4 tė Kushtetutės sė BeH. Nė rast se kemi parasysh se pjesė pėrbėrėse e Kushtetutės sė BeH janė edhe 15 dokumente tė tjera juridike ndėrrajoneėtare tė cilat mbrojnė tė drejtat e njeriut, nė mesin e tė cilėve edhe Karta e Evropės pėr gjuhėt regjionale tė pakicave e vitit 1992 dhe Konventa Qarkore pėr mbrojtjen e pakicave nacionale e vitit 1994, atėherė mund tė kuptohet se shteti i BeH sa i pėrket mbrojtjes sė pakicave nacionale ėshtė bazuar nė standardet mė tė larta evropiane.

Mirėpo problemi kryesor politik nė BeH nuk ndėrlidhet me pakicat por me popujt konstituitiv apo shtepėrbėrės tė saj - boshnjakėt, serbėt dhe kroatėt, tė cilėt nė plan tė parė dhe si pėrcaktim kryesor kanė luftėn pėr rregullimin e pozitės sė tyre politike dhe juridikoshtetore nė tėrė sipėrfaqen e BeH.

Popujt pakicė nė BeH kanė njė trajtim specifik politik dhe juridikokushtetues. Nė retorikėn juridike dhe politike ata nuk emrohen si popuj paikcė por si " tė tjerėt". Askush deri tani nuk ka dhėnė njė definim tė saktė dhe tė qartė se cilėt janė "tė tjerėt" dhe sa ėshtė numri i tyre. Nė kėtė emėrtim tė trashiguar nga shteti i mėparshėm duhet tė radhiten tė gjithė ata qė nuk janė boshnjakė, serbė dhe kroatė. Mirėpo nė kategorinė e "tė tjerėve" nurmohen edhe ata qė vijnė nga martesat e pėrziera, si dhe ata qė jetojnė nė familjet me martesa tė pėrzjera. Nuk dihet poashtu as numri i tyre. Supozohet se numri i tyre sillet rreth 20 pėrqind nga strukutura e pėrgjithshme e popullsisė sė BeH. Ka shumė tė tillė qė mendojnė se ky ėshtė grupi mė i madh shoqėror dhe faktori mė i fuqishėm integrativ i popullsisė sė BeH, por qė me padrejtėsi dhe nė mėnyrė tė palejueshme ėshtė margjinalizuar dhe rrezikuar. Vehid Shehiq, kryetar i Forumit tė qytetarėve tė Tuzllės thekson se tė drejtat e njeriut tė qytetarėve nga martesat e pėrziera dhe tė atyreve qė rrjedhin nga martesat e pėrziera janė tė rrezikuara. " Ata nuk i gjejmė as nė Kushtetutėn e BeH nga shkaku se Kushtetuta i njeh vetėm "tė tjerėt". "Tė tjerėt" gjithmon kanė dikė tė vetin, dikė qė qėndron pranė tyre. Njerėzit nga martesat e pėrziera nuk kanė askėnd. Ata nuk kanė ambasadėn e tyre dhe prandaj nuk ka kush t'i mbrojė", thot Shehiq. Shehiq paralajmėron se ky grup shoqėror shkon nga zgjerimi dhe se ka pėrkrahėsit e vet fisnor.

Kategoria "tė tjerėt" kohėve tė fundit po fiton rėndėsi tė posaēme shoqėrore dhe bėhet tėrheqėse pėr shkak tė insistimit tė bashkėsisė ndėrrajoneėtare pėr konstituimin e plotė tė popujve nė mbarė territorin e BeH. Dy etnitetet BeH nuk janė mė bashkėsi ekskluzive tė vetme dhe popujve tė njėjtė, ashtu sikurse ishte caktuar me kushtetutat e etniteteve para dhe pas luftės. Nyjen e zgjidhjes e preu Gjyqi kushtetues i BeH nė v.1998 dhe v.2000 me anėn e disa vendimeve tė veta pėr popujt konstituiv tė BeH. Pas kėsaj Pėrfaqėsuesi i lartė pėr BeH mė 19 prill tė vitit 2002, duke u bazuar nė vendimet konkrete tė Gjyqit Kushtetues, solli vendimet me tė cilat i ndryshoi dhe plotėsoi Kushtetutat e Federatės BeH dhe tė Republikės Serbska me rregullat dhe pėrcaktimet konkrete lidhur me pėrfaqėsimin proporcional tė popujve konstituitiv dhe "tė tjerėve" nė organet shtetrore dhe institucionet publike tė BeH. Sipas amandamenteve tė reja tė pėrfaqėsuesit tė lartė nė RS "Serbėt, boshnjakėt dhe kroatėt, si popuj konstituitiv dhe "tė tjerėt" dhe qytetarėt, nė barabarėsi dhe pa diskriminim marrin pjesė nė punėt e pushtetit nė RS". Njė amandament tjetėr identik, por me njė radhitje tjetėr tė popujve konstituitiv, ėshtė inkorporuar edhe nė Kushtetutėn e Federatės sė BeH. Ky amandament mė pas ėshtė pėrpunuar nėpėrmjet aktvendimeve pėr strukturat e organeve pėrfaqėsuese dhe pushtetit ekzekutiv. Nė Federatėn BeH mė sė paku katėr anėtarė tė njė populli konstituitiv do tė pėrfasohen nė Organin Pėrfaqėsues, kurse nė Asamblenė e popujve popujt konstituitiv do tė kenė nga shtatėmbėdhjetė , kurse "tė tjerėt" shtatė delegatė. Nė RS amadamentet kushtetuese shfrytėzojnė institucionin e "mbrojtjes sė interesave nacionale", sipas tė cilit asnjė ligj qė ka tė bėjė me ēėshtjet e interesave vitale nuk mund tė pranohet nėse nuke e ka miratuar mė parė Dhoma e popujve e cila pėrbėhet nga tetė anėtarė nga secili popull dhe nga katėr anėtarė nga radhėt e "tė tjerėve". Si njė instrument i mbrojtjes sė interesave vitale nacionale ėshtė formuar edhe kėshilli i veēantė nė gjyqin Kushtetues tė RS, nė tė cilin bėjnė pjesė nga dy gjykatės nga radhėt e tre popujve konstituitiv dhe njė nga radhėt e "tė tjerėve".

Pas zgjedhjeve kuvendore tė tetorit kjo matematikė konstituitive u tregua si tejet idealiste. Nė tė vėrtetė, nė zgjedhjet pėr kuvendet kantonale u vėrtetua se nė mesin e kėshilltarėve tė njėmbėdhjetė kuvendeve kantonale nuk ishte e mundur tė tuboheshin mė tepėr se nėntė serbė, qė do tė thotė se sipas logjikės ligjore nė bazė tė zgjedhjeve nuk ishte e mundshme tė konstituohet dhoma e dytė e Parlamentit. Ligjet nuk ofrojnė kurrfarė mundėsie pėr tė dalur nga kjo situatė. Po tė pranohej se nėntė serbė mund tė bėnin shumicėn e cila mund tė sillte vendime nė kėtė grup deputetėsh, do tė rezultonte paralizimi apo blokimi i parlamentit po nė ēastin kur njė serbi do t'i ndalohej tė marrė pjesė nė mbledhjen e Dhomės sė popujve.

Njė dukuri tjetėr apsurde nė lidhje me konstituitetin apo shtetpėrbėrėsinė u shfaq para do kohe para Kėshillit tė lartė gjyqėsor dhe tė prokurorisė tė RS, i cili nė mesin e shtatėmbėdhjetė kandidatėve tė paraqitur nuk mundi tė gjejė dy boshnjakė dhe njė kroat tė cilėt do tė plotėsonin kriteret e konkursit pėr zgjedhjen e gjykatėsve tė Gjyqit Kushtetues tė RS. Ky gjyq ka pothuajse mė tepėr se njė vit qė nuk funksionon pėr shkak tė pėrfundimit tė mandatit tė gjykatėsve tė pėrbėrjes sė mėparėshme zgjedhore.

Elitat politike tė BeH vazhdimisht kujdesen pėr problemin e konstituimit tė tre grupeve nacionale dominante, gjė qė bėn tė lihet nė harresė problemi i grupeve tė pakicave. Ėshtė e vertetė poashtu se nė BeH nuk ka bashkėsi mė tė mėdha tė pakicave, por ka shumė bashkėsi mė tė vogla. Nė kėtė mes, pa dyshim, mė e madhja ėshtė bashkėsia e pakicės rome, mirėpo romėt nuk i gjen askund nė strukturat e pushtetit. Bashkėsitė tjera tė pakicave organizohen si shoqata dhe bashkime pėr kultivimin e traditave dhe vlerave kulturore tė popujve tė tyre. Sipas kėtij parimi gjatė viteve tė fundit janė formuar shoqatat e miqėsisė serbo-sllovene, ukrahinase, sllovake, maqedone…

Imponimi i amandamenteve kushtetuese nga ana e Pėrfaqėsueesit tė lartė pėr BeH gjatė marsit 2002 erdhi si pasojė e bisedimeve tė vazhdueshme dhe tė pasuksesshme tė politikanėve tė tė dy etniteteve. Ky ishte rasti i parė qė Pėrfaqėsuesi i lartė pėr BeH tė ndėrhyjė nė materien kushtetuese tė etniteteve dhe tė imponojė zgjidhje kushtetuese. Pėr pesimistėt e mjedisit tė analistėve tė ngjarjeve politike nė BeH ky ishte edhe njė hap i madh drejt zbatimit tė protektoratit tė plotė tė BeH.

Shikuar nga kėndvėshtrimi juridik, pozita juridike dhe politike ei grupeve tė vogla nė BeH ėshtė zgjidhur nė pėrputhje me standardet e mirėnjohura evropiane. Problemi kryesor dhe mė i madh qėndron nė faktin se BeH ende nuk ėshtė nė gjendje tė funkcionojė si shtet stabil i organizuar juridik dhe politik. Edhe vetė fakti se zgjidhjet kushtetuese pėr barazinė e "boshnjakėve, serbve, kroatėve, tė tjerėve dhe qytetarėve tė BeH" janė tė imponuara, ėshtė diēka qė flet qartė pėr vullnetin politik qė nė kėtė shtet tė respektohen parimet e jodiskriminimit dhe tė barazisė.