AIM: start



DOSJE PĖR TĖ DREJTAT DHE MBROJTJEN E PAKICAVE NACIONALE NĖ BOSNJĖ DHE HERCEGOVINĖ, MAQEDONI, SERBI, MAL TĖ ZI DHE KROACI

MAQEDONIA:

Tė keshė por tė mos keshė

Zhelko Bajiq

Bashkėsitė e pakicave nacionale nė Maqedoni gjatė viteve tė fundit luftojnė pėr realizimin e tė drejtave tė cilat dikur nė tė kaluarėn i kishin njėherė.

Njėra nga karakteristikat e para qė i huaji e vėren nė shtetin mė tė ri nė Evropė ėshtė ajo pėr karakterin e saj multietnik, multikulturor dhe multikonfesional. Sipas traditės me krenari theksohet fakti se nė kėtė sipėrfaqe shekuj me radhė kanė jetuar njėri pranė tjetrit dhe (mė rrallė) njėri me tjetrin pjesėtarė tė popujve tė ndryshėm tė Ballkanit, ashtu sikurse edhe nė vendet tjera pėrreth nė tė cilat situata pėrafėrsisht ėshtė e ngjashme. Megjithatė, kur flitet pėr multietnikėn dhe multikulturėn maqedonase mė sė shpeshti bėhet fjalė pėr marrėdhėniet ndėrmjet popullit maqedonas dhe pakicės sė madhe tė bashkėsisė shqiptare. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė dhe me arėsye. Qė nga koha e fitimit tė pavarėsisė sė Maqedonisė, nga fundi i vitit 1991, disa herė janė shkaktuar konflikte ndėrmjet politikės sė shtetit zyrtar dhe shqiptarėve. Sa i takon ashpėrsisė ėshtė e njohur se konflikti i armatosur i Ushtrisė Ēlirimtare Rajoneėtare (UĒK) me forcat nė pushtet nė pranverėn dhe verėn e vitit 2001 ishte mė i forti. Ky konflikt i armatosur, siē dihet, pėrfundoi me kompromis : Marrėveshjen e Ohrit, me tė cilėn shqiptarėve por edhe bashkėsive tė tjera iu garantuan tė drejta dukshėm mė tė mėdha kolektive dhe individuale nė krahasim me ato tė drejta tė cilat ua garantonte Kushtetuta e deriatėhershme, e cila ishte aprovuar nė jehonėn e euforisė nacionale dhe shtetformuese tė fillimit tė viteve tė nėntėdhjeta. Me marrėveshjen e Ohrit tregimi pėr bashkėsitė nacionale dhe tė drejtat e tyre pakicore kolektive dhe individuale rishta fillon nga fillimi.

Nė kohėn kur ekzistonte Jugosllavia socialiste, por sidomos nė dekadėn e saj tė fundit, sėpaku nga ana formale, rajoneėsitė (ashtu si i trajtonte asokohe pakicat nacionale ligjėshmėria pozitive) gėzonin shkallė tė lartė tė tė drejtave kolektive dhe individuale. Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt e Maqedonisė kishin tė drejtė tė pėrdorimit zyrtar tė gjuhės sė vet, shteti finansonte botimin e gazetės sė pėrditshme nė gjuhėn shqipe "Flaka e vėllazėrimit", nė radiotelevizionin shtetror emitohej program nė gjuhėn shqipe. Nevojat e arsimimit realizoheshin nė shkallėn e shkollave fillore dhe tė mesme, derisa arsimi nė nivel akademik realizohej kryesisht nė Universitetin e Prishtinės nė Kosovėn fqinje. Duhet theksuar, ndėrkaq, se pushteti socialist bazohej nė vlerėsimin se shqiptarėt paraqitnin njė bashkėsi jo aq tė rėndėsishme rajoneėtare edhe pse numri i pjesėtarėve tė saj ishte vėshtirė tė vėrtetohej si pasojė e asaj se njė numėr i konsiderueshėm i shqiptarėve gjatė regjistrimit tė popullsisė nė vitin 1981 nuk ishin kooperativė.

Pjesėtarėt e rajoneėsive tė atėhershme gjuha amtare e tė cilėve ishte gjuha serbokroate ( tė cilėn pas shpėrbėrjes sė RSFJ -sė serbet e quajtėn gjuhė serbe kurse kroatėt - kroatishte) nevojat e tyre nacionale, kulturore, arsimore i realizonin dhe plotėsonin nė njė mėnyrė shumė mė tė lehtė duke falenderuar faktin se gjuha serbokroate llogaritej si gjuhė zyrtare nė tėrė sipėrfaqen e federatės. Nė aspekt deklarativ, madje edhe tyrqit dhe romėt, pėrfaqėsues tė rajoneėsive tė cilat nė disa vende paraqitnin pjesė tė konsiderueshme tė popullsisė, kishin tė drejtė tė shkollimit fillor nė gjuhė amtare, kishin emisionet RTV nė gjuhėt e tyre, etj.

Edhe vetė preambula e Kushtetutės sė parė tė Maqedonisė sė pavarur pakicave nacionale nuk u premtonte asgjė tė mirė. Ishte definuar se Maqedonia ishte shtet i popullit maqedonas. Pakicave nacionale u ishte ofruar njė rreth mjaft i ngushtė veprimi. Partitė e reja tė sapoformuara tė shqiptarėve pjesėmarrjen e tyre nė qeveri e fituan nė radhė tė parė nė falenderim tė veprimtarisė sė tyre politike, pastaj deridiku edhe pėr shkak tė presionit ndėrrajoneėtar, i cili ishte shumė mė serioz se sa gadishmėria e popullit shumicė qė t'u mundėsojė pjesėmarrje nė pushtet. Megjithatė, kah mesi i tė nėndėdhjetave u zgjodh modeli i cili pėr karshi botės duhej tė funksiononte si shprehje e afrimit dhe mirėkuptimit midis popujve tė cilėt jetojnė nė Maqedoni, si njė shembull i dukshėm se nė Ballkanin e pėrgjakur kishte mundėsi pėr bashkėjetesė. Duke falenderuar kėtė reēetė tė pėrshkruar dhe rregulluar nė ndonjėrėn nga kancelaritė ndėrrajoneėtare dhe pastaj tė sugjeruar te pushteti maqedonas, shqiptarėt hynė nė koalicionin qeveritar me pesė ministra, tė cilėt pėrbėnin njė tė katėrtėn e kabinetit.

Regjistrimi i popullsisė i cili koincidoi edhe me pėrcaktimin qeveritar dha rezultate tė ngjashme. Nė tė vėrtetė, meqė nuk i kishin pranuar rezultatet e regjistrimit tė vitit 1991, partitė shqiptare arritėn sukses qė nė vitin 1994 tė mbahet regjistrim i ri dhe nėn monitoringun apo mbikqyrjen e bashkėsisė ndėrrajoneėtare. U vėrtetua se maqedonasit pėrbėnin 66%, shqiptarėt 22,9%, romėt 2,4%, serbėt dhe tyrqit me nga 2% tė popullatės dymilionėshe tė Maqedonisė. Disa dhjetėmijėshe qytetarė u deklaruan se u pėrkisnin bashkėsive vllehe, boshnjake dhe bashkėsive tė tjera. Edhe pėrpos tė dhėnave tė kėtilla ekzakte, pėrsėri ngeli njė mosbesim dhe dyshim reciprok midis qeverisė dhe pakicave nacionale. Qeveria nga ana e saj bėhej e verbėr para tė dhėnės se popullata "jomaqedonase" pėrbėnte njė tė tretėn e popullsisė, kurse secila nga pakicat, nga ana tjetėr, vėrtetonte se ishte shumė mė e madhe dhe se rezultatet e regjistrimit nuk ishin tė vėrteta.

Raportet e organizatave ndėrrajoneėtare pėr tė drejtat e njeriut nė atė kohė paralajmėronin se nė Maqedoni nuk respektoheshin tė drejtat e pakicave nė lėmėn e arsimit, kulturės, pjesėmarrjes nė media. Ēdokush e kishte tė qartė se nuk kishte mė institucione arsimore nė gjuhėn serbe apo kroate, se ishin reduktuar apo rudhur nė shkallė tė dukshme tė drejtat e tyrqve dhe romėve. Megjithatė, bashkėsia ndėrrajoneėtare sikur nuk tregoi gadishmėri tė mjaftueshme qė tė angazhohet me kėtė problem duke u besuar fjalėve tė pushtetit tė atėhershėm tė udhėhequr nga Lidhja Socialdemokratike e komunistėve tė reformuar, tė cilėt simulonin pėrpjekjet drejt pėrparimit tė tė drejtave tė tė gjithė qytetarėve dhe nė kėtė mėnyrė edhe tė pjesėtarėve tė pakicave nacionale. Tė gjitha pengesat dhe ngecjet arėsyetoheshin me gjendjen e vėshtirė ekonomike dhe sociale nė tė cilėn ndodhej vendi; tranzicioni ishte fajtor pėr ēdo gjė.

Nė kohėn e gjysmės sė dytė tė viteve tė nėntėdhjeta dy incidentet ndėrmjet policisė dhe shqiptarėve patėn jehonė tė pėrmasave ndėrrajoneėtare. Nė shkurtin e vitit 1995 nė fshatin e Tetovės, Reēicė e Vogėl policia e ndaloi me forcė manifestimin lidhur me ēeljen e univerzitetit tė papranuar nė gjuhėn shqipe; njė demonstrant humbi jetėn, gjegjėsisht u vra, kurse disa tė tjerė u plagosėn. Kryeparėt e universitetit tė ndaluar pas njė gjykimi, i cili pushtetit tė atėhershėm i krijoi disa probleme me bashkėsinė ndėrrajoneėtare, do tė gjenden prapa grilave tė burgut me dėnime shumėvjeēare. Dy vite mė vonė, nė demostratat e Gostivarit, gjatė ngritjes kundėrligjore tė flamurit shqiptar, nė pėrleshjen me policėt tre shqiptarė ngelėn tė vrarė. Kryetari i komunės sė Gostivarit, Rufi Osmani, i cili u vlerėsua si nisiator i ngritjes sė flamurit shqiptar, fitoi dėnim me burgim shumėvjeēar. Kolegu i tij tetovar, i cili u solidarizua me tė dhe ngriti simbolin shqiptar nė ndėrtesėn e kuvendit komunal, memzi kaloi njė ēik mė lehtė. Nė tė dy rastet e sipėrpėrmendura forumet ndėrrajoneėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut vlerėsuan se qeveria kishte shfaqur mungesė fleksibiliteti qė problemet e ndishme ndėrnacionale tė zgjidheshin me dialog.

Nė zgjedhjet e vitit 1998 erdhi deri te ndėrrimi i roleve: partitė e deriatėhershme nė pushtet kaluan nė opozitė kurse opozita e deriatėhershme, herėherė shumė luftarake edhe nė anėn maqedonase edhe nė atė shqiptare, mori kolltukėt nė ndėrtesat qeveritare. Analistėt prognozuan fundin e shpejtė tė kundėrshtarėve shumė tė ashpėr tė deridjeshėm VMRO-DPMNE-sė tė udhėhequr nga populisti Lupēo Georgievski dhe Partisė Demokratike Shqiptare me nė krye Arbėr Xhaferin, disponimi nacional i tė cilėve lėvizte nga radikalizmi i fortė deri nė bashkėpunim koperativ tė skajshėm. Reēica e Vogėl dhe Gostivari dhe aktorėt e tyre dikur u amnistuan; gjė qė u mirėprit si shenjė e parė e defanzivės nė marrėdhėniet ndėrnacionale. Mirėpo edhe mė tutje nė Perėndim multietniteti vlerėsohej si raport i marrėdhėnieve tė shumicės maqedonase dhe pakicės shqiptare. Gjithnjė mė qartė vinte nė shprehje se me rėndėsi ishte forma dhe jo edhe vetė thelbėsorja e kėtij problemi aspak tė thjeshtė.

Paraqitja e armatosur e Ushtrisė Ēlirimtare Rajoneėtare nė pranverėn e vitit 2001 mund t'i befasonte vetėm ata tė cilėt me vetėdije me vite pranonin autizmin. Pėr fat tė keq u vėrtetua se tė tillėt nuk ishin tė paktė as nė mesin e maqedonasve dhe as tė shqiptarėve por edhe nė bashkėsinė ndėrrajoneėtare. Pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Rajoneėtare, tė cilėt nė fillim pėr vete thoshin se ishin luftėtarė pėr tė drejta mė tė mėdha tė popullit tė vet, zyrtarėt ndėrrajoneėtarė nė fillim i emruan si terroristė, qė pastaj tė kalohet nė fjalor mė tė butė dhe terma tė llojit guerilė, ekstremistė, kryengritės. Bloku i partive politike maqedonase, pa marrė parasysh pozitėn ndaj pushtetit, pozitė apo opozitė, ishte unik dhe i njėjtė nė vlerėsimin se bėhej fjalė pėr terroristė dhe tentim pėr shkatėrrimin e shtetit. Nė radhėt e blokut politik shqiptar tė etabluar nė pushtet u manifestua njė mosgjindshmėri dhe hutesė - simpati e pafshehur ndaj Ushtrisė Ēlirimtare Rajoneėtare, por edhe frikė tė mos shkohej larg, gjė pėr tė cilėn fajin historik do ta mbante mbi vete populli shqiptar.

Pas disa qindra viktimave nga tė dyja anėt, bashkėsia ndėrrajoneėtare e pėrfaqėsuar nga Bashkėsia Evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, ndėrmorėn mė nė fund hapin vendimtar. Nė tryezėn e pėrbashkėt u ulėn liderėt politikė tė dy partive kryesore maqedonase dhe tė dy partive shqiptare, por jo dhe pėrfaqėsuesit e Ushtrisė Ēlirimtare Rajoneėtare. Pas bisedave disajavore, nė gushtin e vitit 2001 erdhi deri te Marrėveshja e Ohrit, e cila, pa kurrfarė dyshimi, ishte kompromis i tė dy palėve. Maqedonasit pa vullnet pranuan qė nga Kushtetuta tė mėnjanoheshin pjesa mė e madhe e atributeve me antė tė tė cilėve shteti definohej si ekskluzivisht maqedonas. Shqiptarėt pranuan zgjidhjen qė tė trajtohen si bashkėsi nacionale, ashtu si do tė quheshin edhe tė gjitha bashkėsitė tjera tė deriatėhershme tė pakicės, gjegjėsisht qė nė tė ardhme tė flitej pėr tė drejtat e bashkėsive nacionale dhe jo vetėm pėr shqiptarėt si tė veēantė.

Marrėveshja e Ohrit nė tė vėrtetė zyrtarizoi shumicėn e tė drejtave tė cilat bashkėsitė nacionale i kishin patur dikur nė tė kaluarėn. Gjuha shqipe, krahas me disa pėrkufizime, u zyrtarizua nė Parlament, nė rrethet ku bashkėsia nacionale paraqiste mė tepėr se njė tė pestėn e popullsisė gjuha e saj bėhej zyrtare ( nė shumciėn e rasteve kjo u takon shqiptarėve), dokumentet personale, sėrish me disa nyansa, mund tė jepen nė gjuhėn shqipe; u garantua pėrbėrje dhe depėrtim mė i mirė i bashkėsive nacionale nė mediat nėn kontrollin e shtetit, u sigurua pėrfshirje mė e mirė dhe proporcionale nacionale nė institucionet shtetrore etj.

Analistėt me rezignim vlerėsuan se shteti nė tė vėrtetė kishte paguar ēmimin e mospėrgatitjes sė vet gjatė gjithė dekadės sė kaluar pėr tė zbatuar reformat nė sferėn e vetėqeverisjes lokale, mediave, demokratizimit tė shoqėrisė. Sqarimet dhe arsyetimet se reformat e bėra shpejt dhe pakujdes dikujt do t'i jepnin diēka qė nuk i takon do tė ndikonin qė shumicės sė Maqedonasve Marrėveshja e Ohrit t'u vinte aq e dhembshme sa nuk mund tė paramendohej.

Realizimin e vetė Marrėveshjes zyrtarėt e Perėndimit tė angazhuar pėr kontrollin e saj e vlerėsojnė si pa arėsye tė ngadalėshėm. Pas reformave kushtetuese me tė cilat pa vullnet u zyrtarizuan vendimet e Marrėveshjes sė Ohrit nuk u bė lėvizje e dukshme pėrpara. Ėshtė miratuar rregullorja pėr punėn e parlamentit me antė tė sė cilės ėshtė pėrligjėsuar pėrdorimi i gjuhės shqipe nė pallatin mė tė lartė ligjdhėnės, filloi pastaj arsimimi i pjesėtarėve tė forcave tė sigurimit nga radhėt e bashkėsive nacionale, u zgjerua hapsira mediale nė televizionin shtetror. Por, pėrpos gjithė kėsaj, vonesat nuk mund tė fshihen. Shumica nuk munden t'i shmangen pėrshtypjes se si maqedonasit dhe shqiptarėt sillen sikur kompromisi t'u jetė imponuar. Prandaj parashihet se do tė nevoiten disa vite qė tėrė ajo qė ėshtė shėnuar nė Ohėr tė zbatohet nė jetėn praktike.

Nė zgjedhjet parlamentare tė tetorit u kthye nė pushtet Lidhja Socialdemokratike bėrthamėn e sėcilės e pėrbėjnė komunistėt e reformuar. Pėr partner tė koalicionit, sipas dėshirės sė shprehur tė shqiptarėve, fitoi Bashkimin Demokratik pėr Integrim, i cili pėrfaqėson trashigimin e Ushtrisė Ēlirimtare Rajoneėtare. Me manovrime mjeshtrore politike Lidhja Socialdemokratike pati sukses qė nė koalicion tė pėrfshijė edhe pėrfaqėsues tė bashkėsive tė serbve, boshnjakėve, romėve dhe tyrqve, pėrfaqėsuesve tė tė cilėve u siguroi nga njė vend nė Parlament dhe disa vende pėr funkcionarė qeveritarė. Prania nė organet e pushtetit e Bashkimit Demokratik pėr Integrim shkaktoi revolt tė dukshėm nė opinionin maqedonas. VMRO-DPMNE-ja opozitare, duke e quajtur paktin politik tė Socialdemokratėve me Bashkimin Demokratik pėr Integrim "koalicion komunisto-ballist" nuk nguron tė grumbullojė poena politike nga qytetarėt e indisponuar maqedonas.

Nga 1 deri mė 15 nėntor, pas shumė prolongimeve, u zhvillua regjistrimi i ri i popullsisė nė pėrgatitjen e tė cilit u respektuan standardet mė tė larta ndėrrajoneėtare me pėrdorimin e formularėve disagjuhėsorė, me regjistrues poliglotė dhe me kontroll ndėrrajoneėtar. Ekziston frika qė rezultatet e kontrollit demografik mos ndikojnė nė shfaqjen e shqetėsimit dhe nervozės te disa bashkėsi nacionale.

Qeveria e udhėhequr nga lideri i Lidhjes Socialdemokratike, Branko Cervenkovski, pėr njė ardhme tė afėrt ka paralajmėruar programin konkret tė realizimit tė obligimeve qė burojnė nga Marrėveshja e Ohrit. Vetė premieri i qeverisė nė fjalimin e tij inaugurativ para deputetėve tė Parlamentit parashtroi kredon personale dhe pikėpamjen e tij pėr marrėdhėniet ndėrnacionale nė vend: "Ajo qė ne maqedonasit duhet ta kuptojmė, i pėlqeu kjo dikujt ose jo, ėshtė se Maqedonia nuk ėshtė shtet vetėm i popullit maqedonas, kurse tė gjithė tė tjerėt kėtu janė njė e keqe e nevojshme e dhėnėnga Zoti si fatkeqėsi qė duhet tė pranohet se nuk ke zgjidhje tjetėr. Duhet tė kuptojmė poashtu dhe tė pranojmė se Maqedonia u takon tė gjithėve njėsoj dhe askush nuk ka tė drejtė ekskluzive qė ta konsiderojė si pronė tė vetė". Kėto fjalė tingėlluan, sėpaku para bashkėsisė ndėrrajoneėtare, si shikim vizionar. Nuk ishte ndėrkaq aq e qartė se vallė Cėrvenkovski atė ēast u drejtohej sponzorėve ndėrrajoneėtarė apo zgjedhėsve tė vetė. Nuk ėshtė poashtu aq e qartė se pas fjalėve vallė do tė pasojnė veprat. Sidoqoftė, kohė pėr hamendje nuk ka.