AIM: start



DOSJE PĖR TĖ DREJTAT DHE MBROJTJEN E PAKICAVE NACIONALE NĖ BOSNJĖ DHE HERCEGOVINĖ, MAQEDONI, SERBI, MAL TĖ ZI DHE KROACI

SERBIA:

Mosdurim i tmerrshėm ndaj pakicave

Vesna Vujiq

Serbia do tė kishte dėshiruar qė sa mė shpejt tė hyjė nė shoqėrinė evropiane, por tani qė ka bėrė hapin drejt saj mund tė qėlloj qė shumė shtrenjtė tė paguaj biletin e hyrjes. Krahas favorizimeve tė shumta, distingu i kaltėr me yjet e artė zgjeroi juridikcionin e Gjyqit Ndėrrajoneėtar tė Strazburgut edhe nė kėtė vend. Nė qoftė se njė ditė pozitivisht i zgjidh ankesat e shumta nga kėto anė pėr shkak tė thyerjeve tė tė drejtave tė njeriut, arka shtetrore e Serbisė do tė ishte mė e zbrazur pėr disa miliona dollarė. Njė pjesė e konsiderueshme e buxhetit do tė shpenzohej pra pėr shkak tė mosrespektimit tė tė drejtave nacionale dhe fetare.

Edhe pse pushteti i Opozitės Demokratike Serbe (DOS) pėrpiqet qė raportet ndėrnjerzore t'i vendos nė nivelin "pa nxjerrje tė revoleve", incidentet e shpeshta vėrtetojnė se jotoleranca etnike dhe fetare ėshtė pjesė e ndėrgjegjes sė njė numri tė madh tė njerėzve. Jo fort moti njė grup "qytetarėsh" pengoi klerikėt dhe besimtarėt e Kishės Anglikane qė tė shėnonin Pashkėt nė Kishėn Katedrale tė Beogradit, edhepse ardhja ishte organizuar me bekimin e patrikut Pavle. Incidenti u shndėrua nė skandal diplomatik, sepse nė mesin e besimtarėve ndodhej edhe ambasadori i Britanisė sė Madhe, Ēarls Kraford. Policia qė ishte e pranishme nuk reagoi fare. Po nė tė njėjtėn kohė qytetarja me nėnshtetėsi kubaneze nė njė supermarket tė porsaēelur tė kryeqytetit u prit me "mirėseardhjen" me fjalėt: " Ciganėve u ndalohet hyrja!". Viti i ri e pikėlloi edhe negren kanadeze, tė cilėn skinhedsat e sulmuan nė qendėr tė Beogradit. Zyrtarėt shtetror, nė vend tė urimeve pėr vitin e ri, ishin tė detyruar tė kėrkojnė ndjesė.

Prokurori publik nė asnjėrin nga rastet e sipėrshėnuara nuk ndėrmori asgjė. Prokuroria, nė tė vėrtetė, ka mė shumė vite qė ka humbur shqisat pėr ngjarje tė kėtilla. Skinhedsat e qytetit pothuaj nuk lėnė asnjė rast pa u llogaritur me romėt, mirėpo edhe pushteti nuk ka aq mėshirė sė paku kur bėhet fjalė pėr zgjidhjen e ēėshtjeve ekzistenciale, sidomos ligjur me strehimin e tyre. Rastet e kėtilla shpesh pėrfundojnė vetėm si ndonjė lajm nė ndonjėrin nga mediat informative. Organizatat e romėve nuk janė tė afta qė tė luftojnė pėr tė drejtat e anėtarėve tė vetė, kėshtu qė shpesh herė mė ashpėr reagojnė organizatat joqeveritare me ndikesė, Fondi pėr tė drejtat humanitare dhe Komiteti i Helsinkut.

Serbia me kushtetutė ėshtė emruar si " shtet demokratik i tė gjithė qytetarėve" tė cilėve u garantohet barazia dhe tė drejtat pa marrė parasysh pėrkatėsinė nacionale, fenė dhe gjuhėn. Kah mbarimi i vitit 2002 u miratua Ligji federativ pėr pakicat nacionale dhe etnike nė tė cilin janė inkorporuar standardet ndėrrajoneėtare tė respektimit tė tė drejtave tė pakicave. Pėr herė tė parė ėshtė rregulluar ēėshtja e pėrdorimit tė simboleve rajoneėtare, pėrdorimi zyrtar i gjuhėve tė pakicave, pjesėmarrja e pakicave nė politikė, mbrojtja e tė drejtave tė fituaras njėherė mė parė si dhe mundėsia pėr formimin e kėshillave nacionale. Njėsia e vetėqeverisjes lokale ėshtė e obliguar qė tė zbatojė pėrdorimin e barabartė zyrtar tė gjuhės dhe alfabetit tė pakicės nacionale nė rast se pėrqindja e pjesėtarėve tė pakicės nė numrin e pėrgjithshėm tė banorėve nė territorin e saj arrin deri mė 15 pėrqind. Pėr ruajtjen e veēorive tė veta pjesėtarėt e pakicave nacionale kanė tė drejtė tė formojnė ndėrmarrje dhe institucione tė veta tė kulturės, arteve dhe shkencės, shoqata dhe asociacione nė tė gjitha lėmenjtė e jetės kulturore dhe artistike.

Pa dyshim ky ėshtė ligji mė i rėndėsishėm nė lėmin e tė drejtave tė njeriut, i cili vetėm si i shkruar nė letėr nuk zgjidh tė gjitha ēėshtjet. Serbia, nė tė vėrtetė, ende ėshtė shumė larg shtetit tė rregulluar. Pėrgatitja e madhe sapo ka filluar, sidomos nė lėmin e jurisprudencės dhe policisė e cila duhet tė sigurojė funkcionimin dhe respektimin e ligjeve. Prandaj nuk befasojnė sulmet e shpeshta ndaj pjesėtarėve tė rajoneeve apo nacionaliteteve tė tjera, nga tė cilėt nuk janė tė kursyer as Evrejėt, nuk janė befasuese. Edhe pse organizatat qeveritare nė Serbi dėshirojnė tė vėrtetojnė antisemitizmin , kėtė e mohojnė vetė pjesėtarėt e bashkėsisė evreje .

Sipas tė dhėnave tė regjistrimit tė popullsisė tė vitit 2002, serbet pėrbėjnė 66 pėrqind tė popullsisė, kurse tė tjerėt janė pjesėtarė tė 37 nacionaliteteve. Shqiptarėt pėrbėjnė 17 pėrqind, hungarezėt 3,2 , pastaj vijojnė romėt, boshnjakėt, rumunėt, sllovakėt, kroatėt, bullgarėt, tyrqit, rusinėt, bunjevcėt, cincarėt, ēekėt, goranėt, ebrejtė, maqedonasit, gjermanėt, sllovnėt, ukrahinasit, vllehėt, ashkaliet / egjiptianėt dhe tė tjerė. Nė fillim tė regjistrimit qeveria serbe vlerėsoi se popullsia ėshtė shtuar pėr gjysėm milionė banorė tė rinj me ardhjen e shumicės serbe nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe nga Kosova, dhe se afėr 200.000 njerėz kishin braktisur Serbinė.

Pikėrisht ashpėrsia e nacionalizmit nė Serbi nė fillimet e viteve tė nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar ishte ajo qė pakicat nacionale i detyroi qė tė luftojnė pėr tė drejtat e veta me mjete politike dhe duke u organizuar nė parti politike. Nga disa parti tė veta formuan hungarezėt, boshnjakėt, shqiptarėt, jugosllovenėt, kroatėt, romėt. Kryetari i Lidhjes sė hungarezėve tė Vojvodinės, Jozhef Kasa, sot ėshtė njėri nga nėnkryetarėt e qeverisė republikane. Kryeministri Zoran Xhingjiq edhe Shqiptarėt e jugut tė Serbisė i ftoi qė tė marrin pjesė nė punėn e Qeverisė. Mirėpo, pas konfliktit tė armatosur tė para dy viteve, i cili pėrfundojė nė mėnyrė paqėsore me pjesėmarrjen e tyre nė pushtetin lokal, ata ende nuk janė tė disponuar tė zgjerojnė bashkėpunimin me shtetin. Ministri federativ pėr pakicat nacionale dhe etnike dhe kryetar i Partisė Demokratike tė Sanxhakut, Rasim Lajiq, thekson zgjidhjen e konfliktit nė jugun e Serbisė nė mėnyrė paqėsore si njėrin nga sukseset mė tė rėndėsishme tė pushtetit tė DOS-it, pėr tė cilin fitoi mirėnjohje nga NATO-ja dhe Bashkėsia Evropiane.

Duke u bazuar nė shembullin e mėsipėrm, Qeveria pėrpiqet tė evitojė konfliktet eventuale serioze midis serbve dhe boshnjakėve tė Sanxhakut, ku para do kohe u hap edhe univerziteti. Mirėpo ende dhe deri mė sot kanė ngelur tė pazgjidhura krimet e luftės ndaj muslimanėve tė cilėt ndodhėn nė vitin 1992. Nė Severin te Priboji nga autobusi janė rrėmbyer apo kidnapuar shtatėmbėdhjetė muslimanė, tė cilėt pastaj janė vrarė. Prokuroria vetėm vitin e kaluar ngriti padi ndaj disa tė dyshuarve, njėrin nga tė cilėt e burgosėn. Nė Bjelo Polje po zhvillohet gjykimi i Nebojsha Ranisavleviqit tė akuzuar pėr atė se si pjesėtar i formacionit ushtarak serb, me njė grup shokėsh ka sulmuar trenin e udhėtarėve nė hekurudhėn Beograd -Bar, nė Shtėrpce, nė kufirin me Republikėn Serbska. Ky grup ka rrėmbyer nga treni 19 udhėtarė, nėnshtetas jugosllav tė shumtit boshnjakė, i ka plaēkitur dhe pastaj besohet se i ka vrarė.

Me rastin e ditės sė tė drejtave tė njeriut Fondi pėr tė drejtat humanitare theksoi dhe pranoi pėrpjekjen e qeverisė qė tė rregullojė pozitėn e pakicave nacionale sipas standardeve ndėrrajoneėtare, si edhe lirimin nga burgjet serbe tė tė gjithė shqiptarėve kundėr tė tė cilėve nuk ėshtė ngritur akuzė pėr krime. Por nė tė njėjtėn kohė dhe krahas me vendimet e mėsipėrme kjo organizatė kėrkoi edhe kthimin e tė gjithė njerėzve tė cilėt nė kohėn e regjimit tė Sllobodan Millosheviqit ishin larguar nga puna vetėm pėr shkakun e vetėm sepse nuk ishin serbė. Fondi nga MPB-ja e Serbisė me vendosmėri kėrkoi qė tė kthente nė vendet e mėparshme tė punės edhe tė gjithė boshnjakėt.

Sa i pėrket pozitės sė kroatėve, nė Serbi ajo krahas tjerave ėshtė rregulluar me nėnshkrimin e Marrėveshjes pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Kroacisė dhe Jugosllavisė, me anėn e sėcilės nė mėnyrė reciproke tė drejtat e pakicave janė garantuar sipas standardeve ndėrrajoneėtare. Pushteti i kėtushėm shprehu gadishmėri qė tė zgjidh edhe ēėshtjen e kompenzimit tė dėmeve dhe kthimin e mallit gjermanėve, i cili u ėshtė marrė pas Luftės sė Dytė botėrore. Sipas regjistrimit tė vitit 1991 numri i tyre ishte 5.700, kurse ndėrmjet dy luftrave botėrore nė Vojvodinė kanė jetuar mbi treqind mijė pjesėtarė tė kėtij populli. Ekspertėt tregojnė se nė kohėn e tij kancelari gjerman Vili Brant dhe kryetari i atėhershėm i RFSJ Josip Broz Tito me njė aneks shtojcė tė marrėveshjes janė pajtuar pėr barazimin e obligimeve. Aneksi do tė ēilet nė vitin 2004 dhe nė rast se ekspertėt kanė pasqyrė tė vėrtetė, gjermanėt do tė presin dėmshpėrblimin pas nxjerrjes eventuale tė ligjit pėr denacionalizimin e pronės sė Serbisė.

Reagimet ndaj diskriminimit racor edhe sot kryesisht u janė lėnė organizatave joqeveritare. Prandaj dėnimi publik i politikanėve pėr incidentet e vitit tė ri ėshtė njė pėrjashtim, vlerėson Rasim Lajiq. Disponimi i shumicės sė njerėzve nė Serbi tregon se distancimi nga diskriminimi, sidomos nė kohėn e zgjedhjeve, nuk ka kurrfarė levwrdie. Tė dhėnat e fundit tė hulumtimit tė opinionit publik, tė cilin e ka zhvilluar kjo ministri ,vėrtetojnė se pothuaj 90 pėrqind e qytetarėve tė Serbisė kanė "distancė etnike" (3,3 pėrqind distancė ekstreme, 28 pėrqind tė shprehur, kurse 58 pėrqind mesatare apo tė matur). Sipas jotolerancės reciproke serbet dhe shqiptarėt, tė cilėt jetojnė nė tri komunat nė jugun e Serbisė ( Bujanoc, Preshevė dhe Medvegjė) qėndrojnė nė vendin e parė. Toleranca diē mė e dukshme etnike ėshtė kryesisht karakteristike pėr Vojvodinėn, ku jetojnė pjesėtarė tė mė tepėr se njėzet nacionaliteteve dhe grupeve etnike. E ngjashme ėshtė gjendja edhe nė Serbinė qendrore, ku popullsia serbe ėshtė mjaft homogjene Pėr dallim nga Shumadia, Beogradi nuk ėshtė aq tolerant. Nė tubimin e psikologėve nė Suboticė, tė mbajtur kah fundi i vitit tė kaluar, u konstatua se hulumtimet dhe anketimet e opinionit publik nė Serbi kanė vėrtetuar se jotoleranca etnike ndaj popujve tė cilėt janė pjesėtarė tė pakicave etnike ėshtė - e tmerrshme. Distanca mė e theksuar dhe mė e shprehur egėrsisht ėshtė ajo e serbėve ndaj shqiptarėve dhe kjo ėshtė e kėtillė mbi 20 vjet. Maqedonasit, pėr serbėt tradicionalisht populli mė i dashur, vetėm pėr njė tė katėrtėn e tė anketuarve janė tė dėshiruar pėr martesė, 60 pėrqind nuk do tė kishin qėndruar para oficialit pėr martesė me mysliman, kurse 48 pėrqind nuk do tė martoheshin me kroatė.

Nė vitin 2000, me shkuarjen e Millosheviqit nga pushteti, opinioni priste se do t'i vihej pika nacionalizmit tė skajshėm. Nė fillim dhe pėr pak kohė dukej se kjo ishte bėrė realitet, mirėpo tė dhėnat mė tė reja treguan se jotoleranca etnike edhe mė tutje ėshtė njė ngarkesė e madhe mbi shpinėn e Serbisė. Rasim Lajiq spiegon se kėtė dhembje e ka ringjallė nė radhė tė parė transmetimi i drejtpėrdrejtė i gjykimit tė Sllobodan Millosheviqit, nė Hagė, tė cilin shumica e popullit e pėrjeton si hero, si dhe ngadalėsia e reformave ekonomike. Serbet ende nuk janė tė pėrgatitur qė tė ballafaqohen me tė kaluarėn, kurse ministri Ljajiq shpreson se xhepat e plotė mund zbusin njė pjesė tė kėsaj agonie. Sipas fjalės sė tij, nacionalizmi, sėpaku nė masė tė tolerueshme, ndėrpritet aty ku fillon ekonomia .