AIM: start



DOSJE PĖR TĖ DREJTAT DHE MBROJTJEN E PAKICAVE NACIONALE NĖ BOSNJĖ DHE HERCEGOVINĖ, MAQEDONI, SERBI, MAL TĖ ZI DHE KROACI

MALI I ZI:

Nė kėrkim tė standardeve evropiane

Veselko Koprivica

Mali i Zi, zyrtarisht, nuk ka pakica nacionale pėrveē se nė - Kushtetutė. Partitė parlamentare nė shtatorin e vitit 1997 u pajtuan qė nė vend tė atij termi kushtetues tė pėrdoret termi populli pakicė. Me kėtė nėnkuptohen popujt qė nė kohėn e ish RSFJ kishin statusin e popullit konstituitiv ose shtetformues si : myslimanėt, shqiptarėt dhe kroatėt. Nga koha e pėrdorimit tė nocionit populli pakicė, nė vendimet qeveritare nuk vihet nė ankand se cila popullatė i takon "shumicės" ose "pakicės".

Romėt janė grup etnik. Sipas tė dhėnave tė qendrės pėr punė sociale romėt janė afėr 21.000, ose madje 6,5 herė mė shumė se sa nė regjistrimin e vitit 1991. Shtuarja shumėfishe e tyre ėshtė pasojė e numrit tė madh tė romėve tė ikur nga Kosova.

Mali i Zi ėshtė atdheu edhe i nja 18 grupeve tė tjera nacionale dhe etnike. Dhe struktura etnike e popullsisė sė tij sipas regjistrimit tė vitit 1991 jep kėtė pasqyrė: Malazezė janė 61,8 pėrqind, myslimanė 14,57 pėrqind, serbė 9,34, shqiptarė 6,57, romė 0,53 dhe kroatė njė pėrqind. Sipas vlerėsimeve demografike Mali i Zi tani ka rreth 720.000 banorė. Supozohet se me ardhjen e tė ikurve, tė cilėt tani janė afėr 45.000 ( madje 6 pėrqind tė popullsisė sė pėrgjithshme), struktura nacionale ka pėsuar ndryshime tė dukshme vetėm nė favor tė serbve, shqiptarėve dhe romėve.

Tė drejtat e pakicave janė temė e shpeshtė diskutimi nė skenėn politike nė kuadėr tė diskutimeve dhe shqyrtimeve shkencore, por edhe nė mesin e qytetarėve. Mendimet pėr kualitetin e mbrojtjes sė tė drejtave tė kėtilla shpesh janė tė polarizuara. skajshėm. Mbisundojnė vlerėsimet e karakterit politik me ngjyrosje tė tepėrt partiake. Nga njėra anė mohoet ēfarėdoqoftė pėrparimi tė gjendjes sė popujve pakicė nė raport me gjendjen e demokracisė paraparlamentare, kurse nė anėn tjetėr gjendja e tyre pozicionohet nė mėnyrė apologjetike. Kėsaj ēėshtjeje i qasen nga kėnde tė ndryshme jo vetėm popujt pakicė, por edhe vetė populli shumicė malazez. Qė tė fitohet njė pasqyrė reale dhe objektive pėr kėtė ēėshtje, duhet tė theksojmė se tė drejtat themelore tė njeriut u janė rrezikuar edhe malazezėve, tė cilėt i takojnė tė ashtuquajturit populli shumicė. Gjatė ditėve tė kaluara, nė jehun e e formulimit tė dokumentit kushtetues, madje edhe pjesėmarrėsit e punės pėrfundimtare tė dokumentit kushtetues tė shtetit tė ri serbo-malazez mohuan rajonein malazez (" Malazezėt janė pjellė e jezuitėve"), ėshtė deklarata kjo e Dragan Joēiqit, anėtarit tė komisionit dhe i Partisė Demokratike Serbe tė Koshtunicės. Kisha ortodokse malazeze, e cila ka autoqefalinė e saj disashekullore dhe qė pėrfshinė disa dhjetra mijė besimtarė, shpallet poashtu si sektė, kurse kandidati pėr kryetar, Filip Vujanoviq, para vetė rrethit tė parė tė zgjedhjeve presidenciale konstatoi se nė Mal tė Zi ekziston vetėm kisha ortodokse serbe!

Megjithatė, sipas raporteve tė organizatave vendore dhe tė jashtme, rrezikimi i tė drejtave tė popujve pakicė nė Mal tė Zi nuk ėshtė i vėrtetė. Duke bėrė njė vėshtrim pėr kohėn e luftės nė ish RFSJ, Milo Gjukanoviq, kryetari i atėhershėm i Malit tė Zi, dha kėtė vlerėsim: "Kur tėrė bota dyshonin se nuk ishte e mundshme tė arrihet deri te marrėdhėniet e harmonishme ndėrnacionale nė cilėndno pjesė tė kėtij rajoni, nė Mal tė Zi treguam se mund tė jemi oaza e demokracisė multietnike dhe tė zhdukim atė errėsirė qė ishte letėrnjohtim i Ballkanit.

Popujt pakicė megjithatė nuk janė tė kėnaqur me pozitėn e tyre. Vėrejtjet mė tė shumta vijnė nga shqiptarėt, myslimanėt dhe boshnjakėt dhe kjo mė sė shpeshti pėr shkak tė participimit joadekaut nė pushtet. Por viteve tė fundit gjendja shkon kah pėrmirėsimi. Myslimanėt dhe boshnjakėt aktualisht nė pushtetin republikan kanė nga njė nėnkryetar tė parlamentit dhe tė qeverisė, kurse shqiptarėt kanė ministrin pėr popujt pakicė. Tė gjithė kanė edhe njė numėr jo tė vogėl ndihmėsish dhe kėshilltarėsh nėpėr ministritė e ndryshme. Me qėllim qė t'u afrohet standardeve evropiane, Kuvendi i Malit tė Zi nė shtatorin e vitit tė kaluar vendosi qė tė sjellė ligjin pėr pėrfaqėsimin adekuat tė popujve pakicė nė parlamentin republikan. Kjo punė duhet tė pėrfundojė deri nė fundin e marsit tė kėtij viti, nė konsultim me ekspertėt e OSEB-sė dhe SHBA-ve.

Duke u bazuar nė pėrvojat evropiane, gjegjėsisht nė standardet tė cilat mundėsojnė jetė stabile nė mjediset multinacionale, zėdhėnėsi i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, Ferhat Dinosha, ka mjaft kohė qė po pėrqėndrohet nė atė qė nė Malin e Zi "autonomia personale" pėr shqiptarėt do tė ishte " zgjidhje mė kualitative". Dinosha shpesh herė ka pėrsėritur atė se partitė nacionale shqiptare dėshirojnė qė me mjete demokratike tė arrijnė deri te pėrfaqėsuesit autentikė nė parlamentin malazez.. "Dėshirojmė pozitėn e cila do tė thotė subjektivizim nacional i shqiptarėve, gjegjėsisht tė jemi partnerė tė barabartė. Nėse nuk je subjekt atėherė nuk mund tė jeshė as partner", thekson Dinosha. Duke theksuar se shqiptarėt nuk duhet tė jenė tė varur nga ndryshimet e pushtetit nė Mal tė Zi, Dinosha paralajmėron edhe atė se statusi apo pozita e shqiptarėve nuk guxon tė rrezikojė integritetin territorial tė Malit tė Zi. Mirėpo idea e tij pėr statusin special tė shqiptarėve nuk ka pėrkrahje aq tė fortė as nė mesin e shqiptarėve. Kėta me tė drejtė frikėsohen se kjo zgjidhje do t'i shpinte kah getoizimi nacional dhe vetėizolimi. Para do kohe edhe pesė organizata joqeveritare tė Malit tė Zi - Shtėpia e qytetarėve, Parlamenti i tė rinjve tė Malit tė Zi, Qendra e Bokelit pėr tolerancė, Qendra mediale e grave dhe Qendra Kulturore e Studentėve - u drejtuan apel partive politike qė tė mbajnė llogari pėr pėrfaqėsimin e popujve pakicė me qėllim tė zgjidhjes sė suksesshme tė problemeve tė tyre. Edhe disponimi i mbarė opinionit malazez ėshtė orientuar poashtu nė kėtė drejtim. Me kėtė pajtohen, gjykuar sipas asaj qė u dėgjua nė tubimet e tyre promotive nė vigjilje tė zgjedhjeve parlamentare nė tetorin e vitit tė kaluar, edhe partitė projugosllave tė Malit tė Zi.

Para fillimit tė zgjedhjeve parlamentare tė fundit, pėrfaqėsuesit e partive shqiptare kėrkuan qė shqiptarėve t'u lejohej e drejta e dyfishtė e votimit, gjegjėsisht tė votojnė pėr partinė e nivelit shtetror dhe pėr partitė e veta nacionale, me qėllim qė t' u lehtėsohej mundėsia pėr pjesėmarrje nė pushtet. Mirėpo nė parlament mbisundoi qėndrimi tjetėr me arėsyetim se njė tė drejtė tė tillė mund tė kėrkonin edhe popujt tjerė pakicė, gjė qė do tė shkaktonte kaos politik. Megjithatė pėr partitė nacionale shqiptare ( Bashkimin Demokratik tė Shqiptarėve dhe Lidhjen Demokratike) u caktua cenzusi zgjedhor.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Mehmet Bardhi, vlerėson se shqiptarėt e Malit tė Zi, si vendas tė lashtė, ende janė peng i politikės sė pushtetit i cili ende nuk i ka definuar nė mėnyrė tė qartė interesat nacionale dhe shtetrore dhe statusin e popujve pakicė. " Prandaj nė sferėn e politikės globale meriton prioritet definimi i statusit shtetroro-juridik i Malit tė Zi dhe brenda saj pozita dhe tė drejtat e popujve pakicė, sepse gjendja aktuale ėshtė e papranueshme dhe pengesė pėr proceset demokratike", thot Bardhi, krahas pohimit se statusi shtetroro-juridik i Malit tė Zi nuk do tė rregullohej nė mėnyrė tė kėnaqshme as me Marrėveshjen e Beogradit. "Shqiptarėt interesat dhe tė drejtat e veta do tė mund t'i realizojnė mė sė miri nėpėrmjet partive tė veta nacionale", mendon Bardhi.

Mali i Zi konceptin e shtetit qytetar, si zgjidhje mė optimale pėr bashkėsinė demokratike shumėnacionale, e ka inaguruar edhe me Kushtetutėn e vet. Me anė tė saj pakicave nacionale u janė garantuar tė drejtat sikurse nė tė gjitha shtetet e qytetruara. Por sa janė tė afėrta normat kushtetuese me jetėn e pėrditshme mė mirė tregon njė hulumtim i vitit tė kaluar, i pėrgatitur pėr nevojat e Kėshillit republikan pėr mbrojtjen e tė drejtave tė grupeve nacionale dhe etnike.

Pasqyra e pėrgjithshme e rezultateve tė kėtij hulumtimi ėshtė relativisht e kėnaqėshme. Vetėm njė e treta e tė anketuarve - pjesėtarė tė popujve pakicė (34.82 pėrqind) shprehet se u janė rrezikuar disa nga tė drejtat kryesore tė njeriut. Nė mesin e tyre mė tė shumtė janė shqiptarėt - katolikė (76.67 pėrqind), mė tė paktė janė boshnjakėt myslimanė (13.04). Po tė bėjmė pasqyrėn sipas qyteteve, nė listėn e mė tė rrezikuarve ėshtė Cetinja, sepse romėt e kėtij qyteti deklaruan se janė plotėsisht tė rrezikuar. Qindpėrqind. Plevla (56,41), Bari (5)), Ulqini (49,50), Podgorica (48,82) dhe Nikshiqi (36,84 pėrqind) Mė e mirė ėshtė gjendja nė Tivar, Kotor, Rozhaj dhe Bjelo Polje.

Cilat janė ato tė drejta, sipas kėtij hulumtimi, qė u janė mė tė rrezikuara?

Renditja ėshtė e kėtillė: e drejta e lirisė (23,40 pėrqind), e drejta pėr gjykim tė ndershėm dhe tė pavarur (12,45%), e drejta e jetesės (11,32), e drejta e shprehjes (10,57), e drejta e respektimit tė jetės private dhe familjare (7,55), pastaj liria e mendimit, vetėdijes dhe besimit (6,42 pėrqind). Si forma mė tė shpeshta tė rrezikimit tė "tė drejtave tė tjera" tė anketuarit kanė veēuar cėnimin e tė drejtės pėr punė, pėrcaktim nacional (boshnjakėt) dhe pėr pjesėmarrje nė jetėn politike.

Tė anketuarit me pėrqindje tė lartė vlerėsojnė se nė Mal tė Zi kryesisht janė krijuar kushte tė volitshme politike, normative dhe pjesėrisht edhe institucionale pėr afirmimin e kulturės sė vetė. Njė qėndrim tė tillė kanė shprehur 70,73 pėrqind tė tė anketuarve.Kroatėt janė mė sė paku tė pakėnaqur me kushtet pėr zhvillimin e kulturės sė vet, edhe pse hulumtimi tregoi se vetėm 4,65 pėrqind tė anketuarve vėrtetė janė tė kėnaqur me pėrmbajtjet e programeve shkollore nga lėnda e historisė, gjegjėsisht 11,63 nga lėnda e letėrsisė. Shqiptarėt e konfesionit islam nė njė pėrqindje dukshėm mė tė lartė se ata tė konfesionit katolikė janė tė pakėnaqur me pėrdorimin e gjuhės amtare dhe me kushtet pėr pėrparimin e kulturės rajoneėtare (42,76 :13,33%). Trendi i rėnies sė pėrgjigjeve pozitive ėshtė nė korelacion tė barabartė me nivelin arsimor, gjegjėsisht mė tė pakėnaqur janė ata me pėrgatitje tė lartė dhe pėrgatitje profesionale univerzitare.

Bazuar nė kėto hulumtime dhe anketime qytetet Kotor dhe Bjelo Polje mund tė mburren si shembuj tė zhvillimit tė harmonisė ndėrnacionale dhe tė respektimit tė ndėrsjellė kur bėhet fjalė pėr kulturat e popujve pakicė dhe pėr pėrdorimin e gjuhės amtare. Madje 89,43 pėrqind e tė anketuarve vlerėsojnė se lirisht mund tė pėrdorin gjuhėn e vet amtare. Nė mesin e atyreve qė kanė qėndrim tė kundėrt shumica janė shqiptarėt e konfesionit islam (23,34 pėrqind). Ėshtė interesant tė theksohet se nė Ulqin, ku jeton shumica shqiptare, vetėm 0,99 pėrqind e tė anketuarve mendojnė se u ėshtė rrezikuar e drejta e pėrdorimit tė gjuhės amtare dhe shprehja e lirė e pėrkatėsisė nacionale dhe fetare.

Nė vendet ku shumica e popullsisė janė shqiptarė kėta kanė tė drejtė qė arsimin fillor dhe tė mesėm ta realizojnė nė gjuhėn e vetė. Planifikohet edhe themelimi i studimeve nė gjuhėn shqipe. Ėshtė arritur pėrparim i dukshėm edhe nė informimin nė gjuhėn shqipe. Nė radiotelevizionin shtetror malazez pėr ēdo ditė emitohen emisione informative nė gjuhėn shqipe, ashtu sikurse edhe nė disa radiostacione lokale. Nė Tuz, krahas Podgoricės, ku kryesisht jetojnė shqiptarėt, ka dy vjet qė eksiston Radiotelevizioni privat me program nė gjuhėn shqipe, kurse nė Podgoricė botohet edhe gazetė javore nė shqip.

Para pesė vjetėsh nė Podgoricė u themelua Matica musliamne qėllimi kryesor i sėcilės ėshtė qė tė studiojė dhe mbrojė trashigimitė kulturore tė popullit musliman. Prej para dy vitesh nė Podgoricė vepron edhe Shoqata "Almanah" e cila tubon intelektualėt muslimanė / boshnjakėt. Ajo boton revistėn me tė njėjtin emėr, pėr kulturė dhe shkencė dhe veprat e shkrimtarėve tė nacionalitetit musliman.

Kuptohet, edhe nė Mal tė Zi ka patur tentime qė tė prishen marrėdhėniet tradicionalisht tė mira ndėrnacionale dhe ndėrkonfesionale. Nė kėtė drejtim kanė punuar sidomos mediat proserbe nė Mal tė Zi si "Dan" dhe "Glas crnogoraca" me ndihmėn logjistike tė mediave tė Beogradit. Gjatė dy viteve tė kaluara, pėr shembull, gjatė kohė i kanė nxehur tensionet ndėrnacionale duke paralajmėruar se shqiptarėt nė veri tė Malit tė Zi, nė bashkėpunim me bashkėrajoneėsit e tyre nė Kosovė dhe nė Shqipėri, kinse pėrgatiteshin pėr kryengritje tė armatosur dhe pėr shkėputjen e komunave nė tė ciat janė shumicė.

Mirėpo u konstatua se ato ishin dezinformata klasike dhe manipulim i kotė me opinionin publik. Kėtė e vėrtetoi edhe anketimi i sipėrpėrmendur pėr marrėdhėniet me fqinjėt ndėrmjet pjesėtarėve tė rajoneeve dhe konfesioneve tė ndryshme. Radikalizmi nė qėndrimet ndaj rajoneeve tė tjera, mosdurimi fetar, stereotipet dhe paragjykimet fetare nė Mal tė Zi janė mjaft tė rralla. Kėshtu, p.sh. 79,95 pėrqind e tė anketuarve nuk ka pėrjetuar asnjė lloj fyerje dhe mospėrfilljeje apo nėnēmimi nė baza nacionale nga fqinjėt e vetė tė nacionalitetet ose fesė tjetėr. Dhe nėse kjo dikur ka ndodhur, atėherė fjala ka qenė nė pėrgjithėsi pėr pėrdorim tė fjalėve fyese dhe pėrshkrim tė fajit historik tė popujve tė caktuar pėr atė qė ka ndodhur dikur nė tė kaluarėn jo tė largėt nė kėto hapsira. Mė pak ofendime nga fqinjėt kanė pėrjetuar romėt, pastaj myslimanėt - boshnjakė, myslimanėt, shqiptarėt katolikė, kroatėt, kurse mė sė tepėrmi shqiptarėt e fesė islame.

Shkallė tė lartė ofendimesh, sipas rezultateve tė hulumtimeve, pėrjetojnė romėt nė Cetinjė dhe kroatėt nė Tivar, ndėrsa diēka tė tillė kurrė nuk kanė pėrjetuar ose kanė pėrjetuar nė njė pėrqindje tė vogėl romėt nė Nikshiq, Rozhaj dhe Kotor. Sipas kėsaj ankete 81,25 pėrqind e myslimanėve treguan se kurrnjėherė nuk kishin pėrjetuar ndonjė fyerje nė bazė nacionale ose fetare nga bashkėqytetarėt e nacionalitetit tjetėr, sikurse edhe 60,87 tė myslimanėve- boshnjakė, 62,50 mysliamnėve - malazezė, 74,19 tė boshnjakėve, 55 pėrqind tė shqiptarėve katolikė, 42,76 pėrqind tė shqiptarėve tė fesė islame, 86,05 tė kroatėve dhe 89,19 pėrqind e romėve.

Hulumtimi nxorri nė pah edhe njė dukuri tjetėr interesante. Ruajtja e miqėsisė dhe shoqėrimit nė mjedisin e pjesėtarėve tė popullit tė vet flet pėr mbylljen e tepruar dhe dukurinė e distancės etnike, sidomos nė raport ndaj nacionalitetit shumicė - malazezėve. Kėshtu qė vetėm 11,11 pėrqind e tė anketuarve kanė marrėdhėnie miqėsore me malazezėt, kurse 1,08 me serbėt dhe 0,81 pėrqind me kroatėt. Vėrehet se nė kėtė aspekt muslimanėt dallohen si kategori mė pak e pranueshme, pastaj vijnė shqiptarėt, gjė qė ėshtė e kuptueshme nėse merret parasysh struktura nacionale e tė anketuarve. Tė gjithė tė anketuarit tregojnė interesim dhe gadishmėri qė tė shoqerohen me pėrfaqėsues tė nacionalitetit tė vet, derisa dėshirė dhe afinitet pėr t'u shoqėruar me tė gjithė pjesėtarėt e nacionaliteteve tė tjera shprehėn 11,68 pėrqind e tė anketuarve. Ėshtė pėr t'u shėnuar se 23,26 pėrqind nga kroatėt e anketuar janė shprehur se nga aspekti i lidhjes sė miqėsive janė njėsoj tė rėndėsishėm pjesėtarėt e tė gjitha bashkėsive nacionale, deri sa 9,30 pėrqind prej tyre theksojnė se miqtė mė tė shumtė i kanė nga radhėt e popullit tė vet.

Njė pėrqindje e madhe e tė anketuarve distancohen nga malazezėt si miq tė mundshėm. Kėshtu boshnjakėt nuk kanė miq nga malazezėt, serbėt, shqiptarėt dhe kroatėt, derisa tė njėjtėn gjė e vėrtetojnė edhe kur bėhet fjalė pėr serbėt edhe myslimanėt- malazezė, boshnjakėt dhe shqiptarėt katolikė. 70,87 pėrqind e tė anketuarve deklarojnė njėkohėsisht se pėrpos ngjarjeve tė furrishme tė viteve tė kaluara ende nuk i kanė prishur miqėsitė e vjetra. Miqtė e vjetėr pėr shkak tė atyre ngjarjeve mė sė paku i kanė humbur shqiptarėt katolikė, kurse mė sė shumti boshnjakėt dhe kroatėt. Shkaku mė i shpeshtė pėr ndėrprerjen apo prishjen e miqėsive qėndron te partitė e ndryshme dhe pėrcaktimi ideologjik, gjegjėsisht mostolerimi i kundėrshtarėve dhe jonjėmendimtarėve politikė. Mirėpo, nga ana tjetėr, besimet e ndryshme fetare apo konfesionale vetėm pėr 7,46 pėrqind tė rasteve kanė ndikuar nė prishjen e miqėsive, gjė qė tregon edhe pėr njė fakt tjetėr se Mali i Zi mirė e ka ruajtur tolerancėn shumėshekullore konfesionale.

Popujt pakicė nė hulumtimet e sipėrpėrmendura kanė shprehur shkallė tė lartė tė lidhjes dhe afėrsisė ndaj Malit tė Zi si ndaj atdheut tė vet nė tė cilin mė sė miri munden dhe duhet tė zgjedhin ēeshtjet e veta statusore. Kjo ėshtė njėkohėsisht njėra nga pėrgjigjet se pse ata e shikojnė me pesimizėm dokumentin kushtetutar tė bashkėsisė sė re shtetrore serbo - malazeze. Ndihmėsi i ministrit malazez pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pjesėtarėve tė grupeve nacionale dhe etnike, Sabahudin Deliq, shprehu para do kohe pakėnaqėsinė me trajtimin e pozitės sė pakicave nacionale nė Dokumentin Kushtetues tė Serbisė dhe Malit tė Zi, duke theksuar se pėr kėtė ministria nuk e kishte konsultuar gjatė pėrgatitjes sė tij. Fuad Nimani, kryetar i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, thotė se Unionit nuk i intereson puna e Ministrisė pėr tė drejtat e popujve pakicė nė bashkėsinė e re shtetrore tė Serbisė dhe Malit tė Zi.

Edhe Harun Haxhiq, kryetar i Unionit Internacional Demokratik, parti kjo nacionale e Boshnjakėve tė Malit tė Zi, deklaroi kėto ditė se dokumenti i veēantė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė popujve pakicė i zbret poshtė dhe i degradon popujt pakicė duke i shndėruar nė qytetarė tė rendit tė dytė. " Del se serbet dhe malazezėt sikurse patricėt, nėse kėtė e krahasojmė me Imperatorinė Romake, kanė dokumentin e vet, kushtetutėn, si njė akt mė tė fortė, derisa popujt pakicė, sikurse plebejėt, kanė dokumentin e vet mė pak tė rėndėsishėm". Po tė gjykohet sipas bindjeve tė mėhershme tė autorėve tė Dokumentit kushtetues dhe ekspertėve pėr tė drejtat e njeriut, vlerėsimet e kėtij lloji janė si joreale. Ndėrkaq rreth asaj se cili ka tė drejtė dhe nė mėnyrė objektive dhe pa anime gjykon rreth kėsaj do tė tregojė vetė jeta nė shtetin e ri Serbia dhe Mali i Zi.