AIM: start



DOSJE PĖR TĖ DREJTAT DHE MBROJTJEN E PAKICAVE NACIONALE NĖ BOSNJĖ DHE HERCEGOVINĖ, MAQEDONI, SERBI, MAL TĖ ZI DHE KROACI

KROACIA:

Tretja e pakicave nacionale nė Kroaci

Zoran Daskaloviq

Sipas hulumtimeve pėr shkallėn e dashjes ndaj jokroatėve, tė cilat kah fundi i vitit tė kaluar nė bazė tė modelit tė njėmijė tė anketuarve e zhvilloi GfK Qendra pėr hulumtime, ēdo i katėrti qytetar i moshės madhore tė Kroacisė, serbėt do t'i kishte pėrzėnė nga shteti, kurse ēdo i shtati tė njėjtėn gjė do t'ua kishte bėrė malazezėve dhe boshnjakėve. Diē mė mirė do tė kishin kaluar sllovenėt, tė cilėt ēdo i dhjeti i anketuar do t'i kishte shutuar nga Kroacia. Hulumtimi ėshtė zhvilluar sipas metodės Bogardus me anėn e sė sėcilės nga tė anketuarit kėrkohej qė njėrin nga shtatė tė afėrmit (nga mė i larti "antar i familjes / bashkėshort"e deri te mė i ulti " do ta kishte pėrzėnė nga shteti") tė caktonin qėndrimin e tyre ndaj pakicave nacionale. Mezatarja ėshtė se gjithėsejt dhjetė pėrqind tė tė anketuarve nuk do tė kishin patur asgjė kundėr qė tė jenė nė afėrsi familjare me ndonjėrin nga pjesėtarėt e pakicave nacionale. Lidhur me kėtė mė tė dėshiruar janė sllovenėt, sepse 15 pėrqind tė tė anketuarve do tė kishin hyrė nė marrėdhėnie martesore me sllovenėt. Afėrsia mezatare me malazezėt dhe boshnjakėt u shpreh nė kualifikimet sipas tė cilave mė sė miri do t'i kishin parė si "vizitorė tė Kroacisė", derisa ēdo i dhjeti kroat serbin do ta kishte pranuar si "mikun personal", 8 pėrqind si shok tė punės, kurse 4 pėrqind si fqi tė lagjes.

Shkalla e jotolerancės ndaj pakicave nacionale ndryshon sipas rajoneve: shkalla mė e lartė ėshtė shėnuar nė Dallmaci dhe Sllavoni, kurse mė e ulta nė Istėr, Primorje dhe Gorski Kotar. Nė Dallmaci 44 pėrqind tė tė anketuarve nuk dėshirojnė qė serbėt tė jetojnė nė Kroaci, 35 pėrqind boshnjakėt, 30 pėrqind malazezėt, kurse 15 pėrqind sllovenėt. Nė Sllavoni serbėt janė tė padėshiruar pėr 35 pėrqind tė tė anketuarve, malazezėt pėr 20 pėrqind, boshnjakėt pėr 13 pėrqind, kurse sllovenėt pėr 5 pėrqind. Nė Istri, Primorje dhe Gorski kotar, serbet nuk i duan vetėm 7 pėrqind e tė anketuarve, boshnjakėt dhe malazezėt 6 pėrqind, kurse sllovenėt 4 pėrqind. Nė Zagreb dhe rrethinėn e tij 18 pėrqind nga tė anketuarit ndjejnė antipati ndaj serbėve, 14 pėrqind ndaj boshnjakėve, 13 pėrqind ndaj malazezėve, kurse 9 pėrqind ndaj sllovenėve. Dallimet sipas rajoneve ekspertėt i spiegojnė nė radhė tė parė nė lidhje me atė se sa ato rajone i ka pėrfshirė lufta, kėshtu qė meqė Sllovenia dhe Dallmacia ishin mė tė goditura nga lufta konstatojnė se shkaku i luftės ėshtė me ndikesė kryesore pėr jotolerancėn ndaj pakicave tė rajoneve tė pėrmendura. Mirėpo, krahas luftės dhe tėrė asaj qė ajo shkatėrroi gjatė viteve tė nėntėdhjeta, rezultatet e hulumtimit dhe shkalla tejet e lartė e jotolerancės ndaj pakicave nacionale kanė befasuar njė numėr tė madh kroatėsh dhe kjo shkon deri atje sa ėshtė paraqitur dyshim nė vėrtetėsinė dhe objektivitetin e anketuesve, edhe pse bėhet fjalė pėr njė institucion me renome. Ata ekspertė dhe punėtorė tė dalluar shoqėrorė, tė cilėt nuk dyshojnė nė rezultatet e hulumtimit dhe tė cilėt shkalla e jotolerancės nuk i ka befasuar, qė nė fillim konstatojnė se si njė gjendje e kėtillė e vetėdijes edhe gjatė kohė do t'i rėndojė kroatėt dhe kjo do tė ndikojė dukshėm nė proceset e pėrgjithshme shoqėrore dhe nė perspektivėn e tyre.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan menjėherė pas miratimit tė Ligjit tė ri kushtetues pėr tė drejtat e pakicave nacionale nė Saborin e Kroacisė. Meqėnėse pėr miratimin e tij ishte e nevoshme shumica e dy tė tretės parlamentare, krahas presionit tė bashkėsisė ndėrrajoneėtare dhe kėrkesave tė pėrfaqėsuesve tė pakicave nacionale, pėrpunimi dhe sjellja e tij edhe pas ndėrrimit tė regjimit tė Tugjmanit zgjati pothuaj tre vjet dhe me vėshtirėsi tė madhe arriti nė parlament deri te votimi pėrfundimtar. Me miratimin e Ligjit tė ri kushtetues pėr tė drejtat e pakicave nacionale nė Kroaci u mbyll rrethi i cili filloi kah mbarimi i vitit 1991, kur u soll ligji i parė kushtetues pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut dhe tė drejtat e bashkėsive etnike dhe nacionale ose pakicave, i cili ishte njėri nga kushtet kryesore pėr njohjen ndėrrajoneėtare tė Kroacisė. Kroacisė atė kohė, ashtu si edhe shteteve tė tjera tė cilat u formuan nė sipėrfaqen e ish RFSJ sė, po ai shtet federativ i la nė trashigim njė shkallė relative tė lartė tė mbrojtjes tė tė drejtave kolektive tė pakicave ( e drejta e shkollimit nė gjuhėn amtare dhe e shkrimit tė vet nė tė gjitha shkallėt e shkollimit, e drejta e pėrdorimit zyrtar tė gjuhės amtare, mundėsi tė shumėllojshme tė ruatjes sė identitet etnik, gjuhėsor dhe fetar dhe institucioni i pėrfaqėsimit politik tė interesit pakicor…) Kroacia tė gjitha kėto tė drejta tė siguruara i pranoi dhe , pėrveē se me pakicėn italiane, gjatė gjithė viteve tė kaluara nuk kishte probleme serioze nė marrėdhėniet me pakicat tjera. Problemi, ndėrkaq, lindi me "pakicat e reja", gjegjėsisht me pėrfaqėsuesit e atyre popujve tė cilėt nė ish RFSJ ishin popuj konstituitiv, dhe sidomos me serbėt e Kroacisė tė cilėt nė kohėn e Kroacisė Sscialiste kishin statusin e popullit sovran.

Duke qėnė se Kroacia me Kushtetutėn e re ėshtė definuar si "shtet nacional i popullit kroat dhe shtet i pjesėtarėve tė popujve tė tjerė dhe pakicave", ėshtė shprehur dhe theksuar qartė se cili popull ėshtė bartės i sovranitetit shtetror, gjegjėsisht shtetformues dhe cilėt janė tė tjerėt. Njė pjesė e serbve tė Kroacisė kundėrshtoi njė definim tė tillė kushtetues tė Kroacisė, kėshtu qė krahas asaj dhe ndikesės sė bashkėsisė ndėrrajoneėtare, nė vigjiljen e njohjes sė vet ndėrrajoneėtare, Kroacia solli Ligjin kushtetues me tė cilin u definuan tė drejtat dhe liritė e pakicave. Nė tre krerėt e Ligjit kushtetues janė definuar tė drejtat e njeriut pjesėtar i pakicės, kėshtu qė u institucionalizua e drejta pėr autonomi kulturore ( barazia, pėrparimi i pėrgjithshėm, e drejta pėr vetėorganizim pėr tė mbrojtur interesat etnike, bashkėpunimi me shtetet amė, e drejta pėr mosdiskriminim, pėr identitet, kulturė, febesim, pėrdorim publik dhe privat tė gjuhės dhe shkrimit, disponim dhe shpalosje tė simboleve rajoneėtare, shkrim dygjuhėsor i toponimeve tė venbanimeve dhe komunave, ėshtė definuar edhe korniza pėr edukimin dhe shkollimin e fėmijėve tė pjesėtarėve tė pakicave…). Nė kreun e katėrt tė Ligjit kushtetues ėshtė pėrpunuar e drejta e pjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesve tė pakicave nė organet pėrfaqėsuese dhe organet tjera tė pushtetit, gjatė sė cilės ėshtė caktuar se ajo bashkėsi nacionale e cila me mė tepėr se 8 pėrqind merr pjesė nė numrin e pėrgjithshėm tė banorėve tė Kroacisė ka tė drejtė tė pėrfaqėsimit proporcional nė pėrbėrjen e Saborit dhe Qeverisė sė RK, gjegjėsisht nė organet sipėrore tė pushtetit gjyqėsor. Nė ato krahina nė tė cilat pjesėtarėt e pakicave janė mė tepėr se gjysma e banorėve tė atij vendi kanė fituar tė drejtėn e autonomisė territoriale, kėshtu qė edhe me Ligjin kushtetues ėshtė rregulluar statusi apo pozita e dy rretheve (kotar) dhe mė shumė komuna me status special, sepse nė ato vende serbėt pėrbėjnė mė shumė se gjysmėn e banorėve. Mirėpo edhe kjo njė pjesė tė serbve tė Kroacisė nuk i pengoi qė tė ngriten nė kryengritje tė armatosur dhe tė tentojnė qė me dhunė tė shkėpusin disa pjesė tė territorit tė Kroacisė dhe t'ia bashkangjisin shtetit tė tyre amė.

Mirėpo, nga ana tjetėr, pas definimit tė cenzusit prej 8 pėrqind, si kusht qė ndonjėra nga pakicat nacionale tė ketė tė drejtė pėr autonomi territoriale dhe pėrfaqėsim proporcional nė organet e pushtetit, u bė e qartė se se nėse serbėt e revoltuar do tė humbnin luftėn dhe nėse nė numėr mė tė madh do tė largoheshin nga Kroacia, ata do tė ngelnin pa ato tė drejta. Kjo ndodhi ashtu siē supozohej. Nė periudhėn prej vitit 1991 deri nw vitin 2001, kur u mbajtėn regjistrimet e popullsisė, nė Kroaci u pėrgjysmua dukshėm numri i pjesėtarėve tė pakicave nacionale, kėshtu qė sot ata nuk pėrbėjnė mė shumė se dhjetė pėrqind tė popullsisė sė pėrgjithshme. Nė vend tė njė tė katėrtės sa ishin nė vitin 1991. nga 581 mijė serbė, sa ishin nė regjistrimin e vitit 1991, sot nė Kroaci kanė ngelur 201 mijė, gjegjėsisht nga 12,2 pėrqind tė pjesėmarrjes nė numrin e pėrgjithshėm tė banorėve, ranė nė 5 pėrqind. U pėrgjysmua edhe numri i boshnjakėve dhe nga 43.000 ra nė 20.000, nga 0,9 pėrqind nė 0,47 pėrqind; edhe sllovenėt janė mė pak, 13 mijė nė krahasim tė mbi 22 mijėve; malazezėt mė parė ishin 9.700, kurse sot janė 4.900; maqedonasit ishin 6280, kurse sot janė 4270, italianėt janė mė pak pėr afėr dy mijė dhe tani numrojnė 19.636. Ėshtė rritur vetėm numri i romėve, tė cilėt tani nė Kroaci janė 9463, kurse nė vitin 1991 ishin 6695.

Pas pėrfundimit tė luftės dhe ēlirimit tė tėrė sipėrfaqes kroate, parlamenti kroat i suspendoi vendimet e Gjyqit kushtetues me tė cilin krahinat me popullsi shumicė serbe kishin status special, gjegjėsisht ato nene me tė cilėt serbve tė Kroacisė u ishte dhėnė e drejtė e pėrfaqėsimit proporcional nė organet e pushtetit, sepse me tė drejtė u konstatua se numri i serbve nė Kroaci tani nuk e kalonte pėrqindjen prej 8 pėrqind. Regjistrimi i popullsisė sė vitit 2001 e vėrtetoi kėtė supozim. Mirėpo nė vend tė neneve tė suspenduara tė Ligjit kushtetues, ndihej nevoja qė tė ofroheshin rregulla tė reja ligjore, sidomos pėr ato tė drejta qė ishin ndėrprerė krejtėsisht, madje edhe ato qė nuk mund tė ndėrpriteshin siē ishte rasti me pėrfaqėsimin proporcional nė organet e pushtetit lokal dhe regjional nė tė cilėt serbėt ende marrin pjesė nė numėr tė konsiderueshėm nė strukturėn e popullsisė, dhe qė nė disa vende ende janė banorė shumicė. Krahas kėsaj, bashkėsia ndėrrajoneėtare lidhur me kėtė ende insistonte nė pakon e kėrkesave qė tė krijoheshin kushte pėr kthimin mė tė dukshėm tė tė gjithė serbėve tė ikur dhe tė pėrzėnė qė kishin dėshirė tė kthehen, gjė e cila poashtu, krahas tjerave, nėnkuptonte edhe kthimin e pronės, rindėrtimin e shtėpive tė rrėnuara nga lufta, rregullimi i tė drejtės strehimore etj. Lidhur me kėtė rezistenca nė Kroaci ėshtė e madhe, gjė qė shihet , veē tjerave, edhe nga rezultatet e hulumtimit pėr gjendjen e tolerancės shoqėrore ndaj jokroatėve, sidomos ndaj serbėve.

Pas aprovimit tė paradokohėshėm tė Ligjit tė ri kushtetues pėr tė drejtat e pakicave nacionale, pėrfundimisht u formua korniza kushtetuese-juridike sipas sė cilės sė paku njė pjesė e tė drejtave pakicore tė suprimuara tė mund tė konsumohen sėrish, mė sė pari nė aspektin politik, gjė qė nuk do tė thotė se pas njė kohe tė konsiderueshme nuk do tė pasojė edhe pėrmirėsimi i kushteve socio-ekonomike, kulturore dhe tė tjera pėr realizimin e interesave pakicore, sepse realizimi i tyre mė sė shumti varet nga zhvillimi i pėrgjithshėm i Kroacisė. Jotoleranca ndaj pakicave, e cila te populli shumicė nė fillim u pėrqėndrua ndaj pjesėtarėve tė atyre pakicave bashrajoneasit e tė cilėve jo fort moti kishin luftuar kundėr kroatėve (serbėt, malazezėt, boshnjakėt), por e cila u zgjerua edhe te popujt tjerė pakicė, pa dyshim se pėr njė periudhė tė gjatė do tė ngushtėsojė realizimin e tė drejtave tė cilat me Ligjin kushtetues u janė njohurr pakicave, nga tė drejtat themelore tė njeriut dhe atyreve nacionale, autonomisė kulturore dhe deri te e drejta pėr pėrfaqėsim politik nė tė gjitha instancat e pushtetit. Numri gjithnjė mė i madh i shoqatave dhe organizatave tė pakicave nacionale, aq sa vėrteton se ėshtė krijuar korniza pėr shtuarjen e interesave nacionale tė pakicave, po aq bindshėm dėshmon edhe pėr shkurtimin dhe paksimin e tyre, kėshtu qė pjesėtarėt e pakicave janė tė detyruar qė tė organizohen sa mė mirė me qėllim qė atė qė ėshtė shkruar nė letėr tė mund ta gėzojnė edhe nė jetė. Pyetja se sa vallė do tė ngelin tė getoizuar nė bashkėsitė dhe organizatat e veta do tė varet nga ajo se sa pėr sa kohė do tė filloj tė zbutet shkalla e jotolerancės ndaj pakicave te populli shumicė. Nė tė kundėrtėn, deri nė regjistrimin e ardhshėm tė popullsisė popujt pakicė do tė pakėsohen gjithnjė mė shumė, duke u shndėrruar nė pakica ende mė tė vogla dhe mė minore.