AIM: start



KORRUPTIMI DHE KRIMI I ORGANIZUAR

Hyrje: Mafia e bashkuar ballkanike

Mbase ėshtė i saktė vlerėsimi se shtetet e reja tė pavarura ballkanike do t'i kenė pėrfunduar mė luftrat e tyre. Mirėpo ėshtė e padyshimtė ajo se shumica prej tyre, nėqoftė se jo tė gjitha shtetet postsocialiste tė rajonit, janė tė prangosura nė kthetrat e krimit tė organizuar dhe tė korruptimit, i cili gjithnjė mė shumė manifestohet si shkatėrrues pėr demokracitė vendase tė brishta, krim i cili ėshtė bėrė aq i fuqishėm sa tė vėrė nėn kontroll sferat kyēe tė shoqėrisė. Kjo mbase ėshtė diēka e pritur pėr shoqėritė ku politika ėshtė kuptuar si biznes mė produktiv, i cili mundėson pasurimin brenda natės dhe privilegje tė shumta. Dhe krahas kėsaj, pėr kėtė nuk pason kurrfarė pėrgjegjėsie.

Nga kėto disa tekste pėr gjashtė shtetet ballkanike do tė bindeni se nė kėto vende tė gjithė gojarisht pėrpiqen pėr luftėn kundėr korruptimit dhe krimit tė organizuar. Mirėpo, ēdo ditė qė vjen kėto dukuri bėhen mė tė dukshme dhe mė tė fuqishme dhe me ndikesė nė jetėn e pėrditshme tė njeriut tė rėndomtė.Nga leximi i kėtyre teksteve do tė kuptoni ngjashmėrinė e rrėfimeve pėr krimin e organizuar dhe korruptimin si edhe pėr lidhjet rajonale tė atyreve qė merren me punė tė ndaluara, gjegjėsisht rrėfimin pėr gjuhėn e shprazėt tė parrullave politike me anė tė tė cilave zhvillohet beteja kundėr tė keqes sė tillė. Kuptohet pra se mafia ballkanike dhe kriminelet vendorė para kohe kanė realizuar atė pėr tė cilėn angazhohen tė gjitha proektet pėr ardhmėrinė e Ballkanit - multietnicitetin e rrjetave tė veta dhe relativizimin e kufinjve shtetrorė. Dhe pikėrisht pėr kėtė shkak cinikėt thonė: "Mbi Ballkanin sundon mafia multietnike tė cilėn e ndihmojnė elitat politike nacionaliste . Mund tė vėrtetohet edhe e kundėrta. Sepse, ka bukur kohė qė askush nuk mund tė caktojė kufirin i cili ndan apo veēon disa politikanė nga kriminelėt. Ende mė qartė, shpesh nuk dihet se cili ėshtė ai qė thėrret: kapeni hajdutin! Kjo thirrje bėhet me qėllim qė tė shkaktohet tollovi mė e madhe, qė tė mos dihet se kush cilin e ndjek. Lidhur me kėtė lind dyshimi: vallė a formojnė kėto shtete mekanizma me anė tė tė cilave tė mbrojnė qytetarėt e ndershėm nga destrukcioni ose, bėjnė tė kundėrtėn, formojnė institucione tė cilat do tė mbrojnė kriminelėt nga forca e ligjit.

Mendimi i njohur se tė gjitha shtetet kanė kriminelėt e tyre kurse vetėm nė Ballkan kriminelėt kanė shtetet e veta mund tė plotėsohet dhe forcohet edhe me konstatimin se nė tė gjitha shtetet mund tė ballafaqoheni me ligjin pėr shkak tė fajit qė keni bėrė, por qė vetėm nė disa shtete tė kėtushme mund ta pėsoni pėr shkak se nuk jeni fajtor. Sepse nė vendet e ashtuquajtura "shtete nė tranzicion" para shumė kohe janė barazuar politika-biznesi-krimi- dhe drejtėsia dhe prandaj keni mundėsi qė ta pėsoni nėqoftėse nė mėnyrė naļve besoni se ato janė profesione tė veēanta. Ky ėshtė i njėjti lumė, por i emruar ndryshe, vetėm me qėllim qė tė shastisen tė pasherrėt, lumi nė tė cilin mbyten tė pambrojtur ata tė paaftit qė tė ndėrmarrin diēka- vdektarėt e rėndomtė.