AIM: start



KORRUPTIMI DHE KRIMI I ORGANIZUAR

Kroacia:

KRIMI DHE KORRUPTIMI VAZHDOJNĖ PĖRPARA

Zoran Daskaloviq

Korruptimi nė Kroaci edhe deri tani kryesisht mė sė shpeshti ka ndodhur tė heshtet. Vėllazėritė mafioze tė kalitura gjatė luftės po mirėmbahen dhe forcohen edhe nė paqė, pėr shkak se, pa dyshim, janė mė tė organizuara dhe mė tė lidhura mes tyre nga ato tė cilat do tė ishte dashur t'i pengonin nė punėt e tyre tė krimit.

AIM, Zagreb, 20.05.2003

Njė ditė para festės sė sivjeme tė Ditės Ndėrkombėtare tė Punės, sipėrmarrėsi, menaxher i sportit dhe nėnkryetari i Dinamos, Zdravko Mamiq doli nga zyra e perfektes sė Zagrebit me kokė tė ēarė dhe tė pėrgjakur. Para syve tė perfektes, Vlasta Paviq, kokėn ia ēau nėnshefi i Entit pėr planifikim urbanistik dhe ruajtjen e periferisė sė Zagrebit, Milenko Mesiq. Pas do kohe ndėrhyri edhe policia dhe dy pjesėmarrėsit nė rrahje nė zyrėn e perfektes i paditi pėr kundėrvajtje pėr shkak tė prishjes sė rendit dhe qetėsisė publike, me shėnim tė saktė se pėrpos kokės sė Mamiqit nė rrahje kishte pėsuar edhe dora e nėnshefit Mesiq. Deri nė rrahje kishte ardhur pas asaj qė nėnshefi Mesiq ia kishte lexuar Mamiqit mendimin negativ tė Entit tė tij lidhur me dhėnien e lejės sė lokacionit pėr ndėrtimin e dy rrokaqiejve afarist, tė cilėt ky i fundit kishte planifikuar t'i ndėrtojė bashkė me ortakėt e vet nė qendėr tė Zagrebit. Meqėnėse Enti i Qytetit mė vonė kishte propozuar Planin e ri tė pėrgjithshėm urbanistik sipas tė cilit nė atė pjesė tė Zagrebit nuk ishte lejuar ndėrtimi i ndėrtesave mė tė larta se tetėkatėshet, kurse Mamiq-kompani planifikonin tė ndėrtonin dy rrokaqiej afaristė prej 15 dhe 21 katesh, mund tė kuptohet lehtė se mendimi negativ i Entit ėshtė plotėsisht i pritur. Mirėpo kur nėnshefi Mesiq ia kumtoi kėtė Mamiqit, ky tani, duke e sharė dhe fyer rėndė e sulmoi edhe fizikisht duke e goditur me patericat me ndihmėn e tė cilave kishte ardhur deri nė zyrėn e perfektes, sepse para do kohe kishte bėrė operacion gjurin. Nga tė rėnat e forta shefit Mesiq i krisi ashti i dorės, gjė qė, ndėrkaq, nuk e pengoi qė t'ia rrėmbejė patericėn nga dora Mamiqit dhe me tė pastaj t'ia krisė nė lule tė ballit.

Pėr shkak tė rrahjes nė kabinetin e perfektes sė qytetit mė vonė dhe me vonesė u mbajt edhe mbledhja e Kryesisė sė qytetit, kurse lajmet lidhur me rrahjen shumė shpejtė vėrshuan mjetet informative. Rrahja skandaloze nė kabinetin e perfektes sė qytetit, ndėrkaq, nuk i pengoi anėtarėt e Kryesisė sė qytetit qė tė sjellin vendimin pėr dhėnien e lokacioneve dhe lejės pėr ndėrtimin e rrokaqiejve tė Mamiqit. Qė tė jetė ēudia ende mė e madhe, organizata zagrebase e Partisė Popullore Kroate kėrkoi edhe ndėrrimin e shefit Mesiq, sepse kjo si parti e cila e kishte propozuar atė nė kėtė detyrė nuk mund t'ia falte rrahjen me Mamiqin. Askush, ndėrkaq, nga ata tė kreut tė pushtetit tė qytetit nuk ēau kokėn pėr faktin se proekti i Mamiqit nuk pėrputhet nė gabaritet e planit tė ri urbanistik tė qytetit, porse , si vetėkuptohet, disa nga funksionarėt e qytetit i kanė premtuar se do t'i japin lejėn e lokacionit para se tė fillojnė tė hyjnė nė fuqi ligjore rregullat e reja urbanistike. Kur tė gjithė mė e kuptuan se ēfarė pėrkrahje tė paarėsyeshme kishte Mamiqi nė qeverinė e qytetit pėr tė ndėrtuar objektet tė cilat nė asnjė mėnyrė nesėr nuk do tė mund tė inkuadroheshin nė rregullat urbanistike, gjurmėt e korruptimit filluan tė tėrmosin deri nė qiell. Derisa nė qeverinė e qytetit tė gjithė heshtnin tėrė skandali u mbyll vetėm me flijimin e shefit tė qytetit i cili,qe, dhunės iu pėrgjegj me dhunė, kėshtu qė nuk paska mė kuptim tė mbetet nė atė detyrė. Sjellja jonjerėzore nė kabinetin e qeverisė sė qytetit tė Zagrebit nuk mund tė ngelė e pa dėnuar, mirėpo nga ana tjetėr korruptimi dhe krimi i mundshėm mund tė futen nėn hasėr nė mėnyrė tė paskrupull.

Korruptimi nė Kroaci edhe deri tani kryesisht shpesh ka ndodhur tė heshtet ashtu si edhe nė kohėn e regjimit tė Tugjmanit, mirėpo nė kėto tre vitet e qeverisjes sė koalicionit tė cilit gjithnjė mė shpesh i bėhet vėrrejtje qė marrė nė pėrgjithėsi nuk i ka plotėsuar premtimet parazgjedhore se nė mėnyrė rrėnjėsore do tė llogaritet me korruptimin dhe krimin tė cilėt i kishte trashėguar nga paraardhėsit e tij. Pėr kėtė dėshmojnė edhe hulumtimet ndėrkombėtare pėr korruptimin nė Kroaci, rezultatet e tė cilėve nė vazhdim vėrtetojnė se ky ėshtė problem i madh pėr Kroacinė. Sipas rezultateve tė CPI- sė, Transparency Internacionale, Kroacia nė vitin 2002 me indeksin e korruptimit prej 3,8 ėshtė vendosur nė vendin e 51 tė regjistrit tė 91 shteteve, nė vitin 2001 ishte nė vendin e 47, nė vitin 2000 nė vendin e 51, kurse nė vitin 1999 nė tė 74 sipas shkallės sė shtrirjes sė korruptimit. Kcimi nga vendi i 74 nė vendin e 51 u arrit pas ndėrrimit tė regjimit tė Tugjmanit dhe lėvizjeve tė cilat qeveria e koalicionit nisi t'i bėjė nė vitin 2000, nė fillim tė mandatit tė vet kur edhe filloi tė paralajmėrojė ballafaqim dhe llogaritje rrėnjėsore me korruptimin dhe krimin. Duke qėnė se nė ndėrkohėn e privatizimit aferat e shumta tė korruptimit nuk u mbyllėn me vendime tė plotėfuqishme gjyqėsore, por u pengua dhe ende po pengohet edhe zbatimi i infrastrukturės sė re ligjore e cila do tė mundėsonte ndjekjen dhe zhdukjen mė efikase tė korruptimit dhe krimit, ndodhi ajo qė Kroacia tė vendnumrojė, por madje edhe tė prapakthehet nė shkallėn e Transparency Internacionalit.

Ligji pėr konfliktin e interesave, i cili do tė lehtėsonte zhdukjen e korruptimit nė strukturat politike dhe shtetrore tė cilat janė vlerėsuar si vatra tė korruptimit edhe gjatė kėtyre tre viteve nga ndėrrimi i pushtetit, edhepse ėshtė pėrgatitur para shumė kohe, ende nuk ėshtė sjellė, kurse nė fillim tė kėtij viti ėshtė dhėnė edhe nė procedurė parlamentare. Shihet qartė se edhe pushtetarėt aktual kanė bėrė ēdo gjė qė t'i largohen zbatimit tė tij gjatė kohės sė mandatit tė tyre dhe ta shpėrngulin atė pėr ndonjė kohė tjetėr tė ardhshme. Fat tė njėjtė kishte edhe Ligji pėr partitė politike, propozimin e tė cilit e pėrgatiti njė grup ekspertėsh tė tubuar nė Qendrėn Kroate tė Drejtėsisė, nė fillim me qėllim qė edhe me anė tė ligjit tė ndihmonin demokratizimin e brendshėm tė partive politike, gjegjėsisht qė nė mėnyrė tė saktė tė definohej finasimi i tyre. Mirėpo, pikėrisht rregullat pėr finansimin e partive politike u pritėn nė thikė pothuaj nė tė gjitha partitė parlamentare, pėrfaqėsuesit e tė cilave, pas diskutimit nė kėshillin adekuat parlamentar, ligjin e propozuar e futėn nė frigorifer dhe nuk e nxorrėn prej aty,qė ta shqyrtojnė nė parlament, plot njė vit. Dhe pa ato ligje dhe tė ngjashme me to, ato reforma tė jurisprudencės tė cilat po vonohen vite me radhė dhe rastet e korruptimit tė zbuluar, por tė pa dėnuar, nuk do tė kishin fituar as edhe gjykimin dhe dėnimin moral tė opinionit, sikur aktorėt apo kryesit e tyre tė mos mėrziteshin pėr to aq sa pėr dėborėn e vitit tė kaluar.

Prandaj aferat e korruptimit nė mediat e vendit ndėrrohen si nė ndonjė shirit ditor, pa kurrfarė pasojash pėr aktorėt apo pjesėmarrėsit e tyre. Nė rastin kur avokati shtetror i zhupanisė sė Zagrebit u suspendua nga funksioni pėr shkak tė dyshimit tė bazuar se kishte pranuar rryshfet qė tė zbutte aktpadinė kundėr disa grupeve kriminale, heshtaz i mblodhi ēaklat nga zyra e prokurorisė mė tė lartė tė Kroacisė dhe u kthye nė postin e prokurorit nė provincėn nga e cila kishte ardhė, gjatė kėsaj mbase duke shpresuar se atje mund ta harronin dhe tė shpėtonte nga ndjekja e ligjit penal. Nė heshtje u tėrhoq edhe zėvendėsdrejtori i Doganės, i ngarkuar pėr ndjekjen e korrupsionit te doganierėt, i cili u suspendua nė tė njėjtėn kohė kur u suspendua edhe avokati shtetror i zhupanisė zagrebase, sepse nė marrėveshje dhe pajtim midis tyre tentuan tė mbrojnė njė grup kontrabandistėsh tė kafesė, i cili u kap nė kryerje tė punės dhe tė cilin e priste ndjekja dhe dėnimi. Sipas asaj fjalės sė vjetėr qentė lehin kurse karvani ec pėrpara vepron edhe ministri i detarisė, lidhjeve dhe komunikacionit, Radimir Ēaēiq, tė cilit pikėrisht kėto ditė mediat ia pėrplasėn nė fytyrė faktin se organizata e tij, gjegjėsisht nė pronė tė bashkėshortes sė tij, duke bashkėpunuar me ministrinė nė krye tė sė cilės qėndronte ai vetė, kishte fituar mbi tre milionė eura gjatė mandatit tė tij, dhjetė herė mė shumė se sa kishin fituar duke punuar pėr tė njėjtėn ministri para se ai tė zgjidhej ministėr. Mbrojtja e tij sillet rreth asaj se ai pjesėn e pasurisė dhe tė pronės nė ato organizata e kishte "ngrirė" kur ishte bėrė ministėr, pastaj se organizata me tė cilat tani drejton bashkėshortja e tij tė gjitha punėt nė ministrinė e tij i kishte fituar nė konkurse, dhe ai, qe, nuk po e kuptonte ku qėndron problemi.

Derisa rregullat antikorruptive nuk janė inkorporuar nė ligje dhe derisa funksionarė tė shumtė tė pushtetit aktual relativizojnė ngatrrimin e tyre nė punė tė dyshimta sipėr tė cilave pezullon fryma e korrupsionit, ėshtė e ditur se nė Kroaci askush nuk habitet qė, pėrpos premtimeve tė shumta, vjedhjet nga privatizimet e kohės sė HDZ-sė nuk fituan epilogun e merituar nė gjyqe, madje edhe nė ato raste kur policia dhe organet hetuese patėn kryer pjesėn e punės sė tyre. Diē e ngjashme ndodh edhe me krimin e organizuar, edhe pse pėr shkak tė nevojės pėr llogaritje efikase me tė janė sjellė edhe ligje adekuate, sikurse edhe ėshtė formuar edhe Zyrė e veēantė (USKOK), e cila do tė duhej tė kordinonte dhe bashkonte punėn e policisė dhe tė organeve hetuese dhe gjyqėsore. Por, pėrpos faktit se policia gjatė tre vjetėve tė kaluara kishte shkruar dhe dorėzuar 105 deklarata pėr krim tė organizuar, pėrveē disa grupeve tė vogla tė cilėt ishin zėnė nė vepėr, ende asnjėra nga aferat e njohura tė organizatave mafioze nuk ka dalė para gjyqeve kroate, madje as ata tė cilėt nuk kanė nguruar tė likuidojnė ata tė cilėt ua "turbullonin" punėt. Nė tė njėjtėn kohė dhe nė vazhdim kontinuitiv vazhdon kontrabanda me drogė, njerėz, automobila, cigare… Mbase diēka mė pak se nė kohėn e luftės dhe menjėherė pas saj, por me kėmbėngulje dhe gjithnjė ende mė shumė se sa mund tė durojė Kroacia nė kėtė kohė. Burgosjet e kohėpaskohėshme dhe procesuimi i disa grupeve tė organizuara tė krimit mė shumė janė njė dėshmi se krimi i organizuar nė Kroaci ka lėshuar rrėnjė tė thella, se sa qė dėshmojnė pėr ballafaqimin dhe llogaritjen efikase me ta, sepse, pėrpos disa rasteve gjatė tė cilave janė burgosur edhe persona nga kierarqia e policisė ushtarake dhe policore, bėhet fjalė kryesisht pėr grupe aktorėsh apo vepruesish tė drejtpėrdrejtė, tė cilėt pa dyshim janė vetėm njė pjesė e zinxhirėve tė krimit organizatorėt dhe kreatorėt e tė cilit sot e gjithė ditėn janė tė fshehur mirė nė strukturat shtetrore dhe parashtetrore.

Edhe nė Kroaci, si gjithkund tjetėr nė fillim tė luftės, kriminelėt e njohur u angazhuan nė disa formacione ushtarake dhe policore, me qėllim qė nėn klithjen pėr mbrojtjen e atdheut tė bėnin punėt mė tė ndyra tė pastrimeve etnike dhe si shpėrblim pėr to edhe gjatė paqės lehtė e lirshėm tė vazhdonin punėt e tyre kriminale. Njėsiti i Merēepit, Ujqėt e Sisakut, Luftarakja Ndėshkuese e Tutinit, policia ushtarake e Gospiqit, Shibenikut, Splitit… ishin pėrplot edhe me kriminelė, vrasės dhe kriminelė tė luftės, tė cilėt krimet e tyre i paguanin me plaēkitje, fitime nė kontrabandėn e armėve, drogės, me autombila tė vjedhur dhe me ēdo gjė tjetėr qė sillte fitime tė shpejta dhe tė lehta. Tė proklamuar si heronj tė luftės, shumė prej tyre edhe pas luftės vazhduan tė mirren me krime dhe veprime kriminale dhe kėshtu vazhdojnė edhe nė ditėt e sotme. Kur i zbulonin dhe i kapnin nė vepėr u jepnin dėnime simbolike dhe rrallėherė ndonjėri prej tyre vendosej prapa grilave pėr njė kohė diē mė tė gjatė, sepse batisja nė krime ishte aq e thellė sa qė edhe mbrojtėsit e tyre nga aparati shtetror dhe gjyqėsor nuk kishin mundėsi qė t'i mbrojnė dhe t'i nxjerrin nga burgu.

Mirėpo, pėrpos rasteve tė veēanta kur janė dėnuar disa pjesėtarė tė vėllazėrive ushtarako-kriminale, ato vėllazėri edhe nė Kroaci ende qėndrojnė tė parrezikuara, shpesh tė lidhura fortė me vėllazėritė e ngjashme nė shtetet fqinje. Zbulimi i policisė serbe gjatė ndjekjes dhe gjetjes sė vrasėsve tė premierit Xhingjiq se i dyshuari i parė, Miodrag Lukoviq Legija, nė ēantėn e dokumenteve me tė cilat kishte udhėtuar nėpėr botė kishte edhe pasaportėn kroate, epilogun e vet e fitoi nė kontrollimet nė anėn tjetėr tė Drinės, tė cilat vėrtetuan se pasaporta e Legijes ishte vetėm njėra nga 930 pasaportat tė cilat ishin zhdukur pa lėnė gjurmė nga konzulata kroate nė Mostar dhe me tė cilat, sipas tė gjitha gjasave, ishin paisur njė numėr i madh i partnerėve ballkanikė tė mafiozėve kroatė dhe shumė mbrojtės tė tyre politikė. MPB e Kroacisė vėrtetoi se edhe Lubisha Buha Ēum, para se tė bėhej dėshmitar-pendestar nė gjurmimet dhe hetimet kundėr Legijes dhe Klanit tė Zemunit, fshihej edhe nė Zagreb nga jatakėt e vet tė dikurshėm, pa dyshim jo si turist, por pėrsėri te partnerėt e kėtushėm tė sojit tė mafiozėve. Edhe disa nga burgosjet mė tė reja tė trafikanėve tė njerėzve, kontrabandistėve tė armėve dhe tė drogės nė Kroaci, sipas tė gjitha gjasave janė sukses i hetimeve dhe burgosjeve nė Serbi, nė tė cilat pjesėrisht ėshtė zbuluar edhe pjesa kroate e kontrabandistėve tė cilėt kryesisht u shfaqėn gjatė kohės sė luftės. Vėllazėritė mafioze tė farkuara nė luftė mbahen mirė edhe nė paqė, sepse, si duket, janė mė tė organizuara dhe tė lidhura mes tyre nga ata qė do tė duhej t'i pengojnė punėt e tyre kriminale.