AIM: start



KORRUPTIMI DHE KRIMI I ORGANIZUAR

Serbia:

ZEMRA E MJEGULLĖS

Filip Shvarm

Gjarpėri i krimit tė organizuar nė Serbi ka lakuar nėpėr luftrat, sankcionet, varfėrinė dhe pasigurinė politike, duke u trashur e duke u zgjatur si mė i pangopshėm dhe mė helmues

AIM Beograd, 20.05. 2003

Vėshtirė ėshtė tė gjenden fjalė tė vėrteta pėr gjendjen nė tė cilėn u ndodh Serbia mė 12 mars, nė ditėn kur u vra kryeministri Xhingjiq. Mos vallė vetė shteti ėshtė strehimore e klaneve mafioze? Mos vallė vrasėsit e paguar janė bėrė monopol i forcės.? Kush qeveris me shtetin - pėrfaqėsuesit e qytetarėve tė zgjedhur nė zgjedhje ose kumbarėt mafiozė sipas ligjeve tė kierarkisė sė tyre?

Me propozimin e Qeverisė, u. d. kryetare e Serbisė, Natasha Miqiq, shpalli gjendje tė jashtėzakonshme. Nė tė njėjtėn kohė filloi edhe aksioni policor "Sablja"(Shpata, shėnim i pėrk.) Qė tė dyja ishin shprehje e pėrgjigjes sė dėshprimit tė mbrojtjes - s' kishte mė rrugė tjetėr. Edhe burgosjet e para vėrtetuan vėrrejtjet shumėvjeēare tė njė pjese tė opinionit: perandoritė afariste, tregėtia e fuqishme me drogė, milionat e mėdha pėr "blerjen" e pasanikėve tė kidnapuar, reketimet e firmave, bizneset e privelegjuara, kontrabanda me armė dhe me lėndė tė para strategjike - asgjė prej tėrė kėsaj nuk bėhej e nuk mund tė bėhej pa pėrkrahjen e jurisprudencės dhe tė policisė dhe, mbi ēdo gjė, pa degėn e sigurimit shtetror tė MPB tė Serbisė tė renditur dhe pėrligjėsuar sipas kritereve dhe nevojave tė Sllobodan Millosheviqit.

Shterp dhe fare i kotė tani ėshtė diskutimi rreth asaj se pse nuk u pastruan punėt me mbeturinat e Millosheviqit menjėherė pas Pesė tetorit dhe cili ėshtė fajtor pėr kėtė. Shterp pėr shkak se edhe pas marrjes sė pushtetit, tėrė DOS-i i trashėguar ngeli i fascinuar nga aparati i cili mė shumė se njė dekadė kishte funksionuar me besnikėri fanatike; shterp ėshtė edhe nga shkaku se kurthet dhe intrigat e ndėrsjella ishin preokupimi kryesor i partnerėve tė koalicionit tė dy viteve tė fundit; shterp - pėr shkak tė finansierėve tė errėt tė partive me ndikesė, llojlloj rebelėsh tė cilėt kishin mundur tė fitojnė ndihmėn e shtetit nėpėr administratėn shtetore dhe kėshillat drejtues tė sistemeve tė mėdha, "biznesmenėve" tė infiltruar tė kallėpeve tė Millosheviqit dhe tė "shėrbimeve mirėbėrėse" tė tyre, pushtetarėve tė njohur policorė dhe ushtarak tė cilėve paaftėsia qė tė ndėrmerrnin ēfarėdoqoftė nė ditėn e Pesė tetorit u ėshtė pranuar si "meritė" e veēantė. Vallė ka nevojė qė pėrpos asaj qė pėrmendėm mė lartė, tė kujtojmė tribunalin e Hagės, dėshtimin social, dobėsitė e insitucioneve, llojet e ndryshme tė sėmundjeve tė tranzicionit dhe tėrė rrėqethjen e natės sė errėt tė vdekjes sė jetės politike nė Serbi? Fajtorėt, nė tė vėrtetė, nuk ekzistojnė.

Ēdo gjė filloi nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar. Pėr zhvillimin e luftrave nė tė cilat "Serbia nuk mori pjesė" dhe mbajtjen e pushtetit nė vend u formua infrastruktura nėntoksore. Nėn strehėn e Stafit tė sigurimit shtetror tė MPB tė Serbisė nė krye tė tė cilit qėndronte sovran shefi Jovica Stanishiq, u gjetėn parti politike tė tilla si ishte Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshelit, liderėt e Partisė Demokratike Serbe nė Ish Krajinė dhe nė Republika Serpska, formacionet paraushtarake si ishte Garda Vullnetare Serbe e Zhelko Razhnatoviq- Arkanit, biznesmenė tė profilit tė Dafin Millanoviqit dhe Jezdimir Vasileviqit, nėpunėsit shtetorė tė pasqyruar nė shefin shumėvjeēar tė Drejtorisė Federative tė Doganave Mihail Braciki Kertes dhe kopeja e madhe e trabantėve dhe poltronėve tė shumtė. Ashtu si ishin kėrkesat e Millosheviqit dhe vetėm nė pajtim me to, u zhvillua dhe u degėzua veprimi i tė sipėrpėrmendurve: Sheshel me demagogjinė mė tė ulėt tė nėntokės dhe me shovinizmin e tij tė njohur e bėnte tė pakuptimė ēdo lloj dialogu publik; Radovan Karaxhiq dhe Millan Martiq ishin bartėsit e emėruar tė luftrave nėpėrmjet tė tė cilave merrte forcė autokracia e Millosheviqit dhe pozita e tij e tribunit kombėtar; Arkan dhe tė ngjashmit me tė, me ushtritė e tyre private, krynin punėt mė tė pista nė frontet e luftės dhe jasht tyre; Millanoviqeva dhe Vasiljeviq i nxirrnin edhe devizat e fundit tė qytetarėve, kurse biznesmenėt e afėrt me Oborrin si ishte Bogoljub Kariq dhe Mirosllav Mishkoviq pasuroheshin nga punėt me privelegje; Dogana - pėrfundimisht- nuk ishte asgjė tjetėr pėrpos njė servisi pėr tė mbledhur para tė gatshme pėr fondet e llojllojshme tė zeza. Nėse tėrė kėsaj ia shtojmė edhe atė qė bėnte regjimi i vjetėr si kontrabanda me cigare, naftė dhe me mallra tė tjera strategjike por deficitare, reketimin e ndėrmarrjeve dhe firmave tė cilat kishin suksese tė dukshme afariste, tregėtinė me drogė dhe me femra nėn kontrollin e Shėrbimit, seria e pafund e vrasjeve profesionale pėr shkak tė ndarjes sė kėtij apo atij tregu, del fare e kuptueshme e thėna se " ēdo shtet ka edhe mafien e vetė, por vetėm nė Serbi mafia ka shtetin e vetė". Nė ē' mėnyrė mund tė pritet nė tė vėrtetė, qė policia tė burgos vrasėsit derisa shumica prej tyre posedojnė fletėnjohtime tė policisė? Si tė dėnohen nunat e mafies derisa, sikurse Arkani, shumica prej tyre paraqiten apo figurojnė si qytetarė tė njohur apo patritotė? Si tė ndalohet krimi ekonomik derisa asnjė punė e rėndėsishme nuk mund tė fitohej pa lidhje politike dhe pa provizione tė majme?

E tėrė kjo, pa dyshim, nuk mund tė zgjatej deri nė pafundėsi. Regjimi i Millosheviqit, nė fund, hėngėr vetveten. Mirėpo mekanizmat dhe radhėt e tij vazhduan tė vetėn. Tė fillojmė me radhė:

Partitė politike si edhe mė parė vazhduan tė veprojnė nė terren tė parregulluar juridik. Edhe pse i paralajmėruar dhe me tė madhe i reklamuar moti kohė, Ligji pėr finansimin e partive politike ende nuk ka arrirė nė rend dite nė parlament; e mėsuar qė tė bėjė ēdo gjė pėr tė siguruar para dhe pa treguar kurrfarė ngurrimi pėr prejardhjen e tyre nė kohėn qė ishte nė opozitė, koalicioni i sotėm nė pushtet nuk tregoi kurrfarė vendosmėrie qė tė ndėrpres njė pėrvojė tė tillė. Shkaqet janė tė shumta. Nė radhė tė parė bėhet fjalė pėr ndikesėn qė kanė finansierėt nė ringishpilin kadrovik partiak, por edhe nė faktin se njė pjesė e konsiderueshme e partive tė vogla - pa tė cilat nuk mund tė sigurohet shumica parlamentare - ekzistencėn e tyre e kanė tė lidhur pikėrisht me donatorėt. Dhe meqė nuk bėhet fjalė pėr njerėz tė njohur pėr korrupcion, ata pėr kompenzim kėrkojnė dhe fitojnė privilegje tė drejtpėrdrejta politike pėr tė punėsuarit e vet, si edhe prolongimin dhe shpėnien nė harresė tė vendimeve tė ndryshme ligjore tė cilat nuk u konvenojnė. Kėshtu pėr shembull, Ligji pėr telekomunikacion dhe radiodifuzion, qėllimi i tė cilėve ėshtė qė tė vihet rend nė eterin serb, kurrsesi tė hyjė nė fuqi, sepse ėshtė e qartė se nuk u konvenon forcave tė mėdha mediale, sepse kėto ligje do tė futnin gishtrinjt nė xhepat e tyre.

Kjo qė shėnuam mė sipėr ėshtė shprehur edhe nė institucionet shtetrore. Potenciali i thyer kadrovik gjatė kohės sė Millosheviqit dhe ēelėsi partiak pas tij ishin impulse plotėsuese tė korrupcionit. Kjo gjeti zbatim shkatėrrues sidomos nė gjyqėsi. Nė njėrėn anė ngelėn kuadrot e vjetra tė futura thellė nė lėmshin e krimit tė organizuar dhe korrupcionit, tė gatshėm qė tė mbrojnė klientėt e vet pa zgjedhė mjete dhe mėnyrė - antarėt e taborrit mafioz dhe "biznismenėt me reputacion tė dyshimtė" - kurse nė anėn tjetėr njerėzit kualifikimi i tė cilėve kryesisht bazohet nė pėrkatėsinė partiake. Paralizimi i sistemit juridik pra, ėshtė pasojė e logjikshme pasuese: tė gjitha reformat dhe vendimet ligjore vlejnė aq sa do tė ketė dikush qė t'i zbatojė.Se deri nė ēfarė shkalle kishte batisur drejtėsia dėshmon vetė fakti qė asnjė proces kundėr flatrave tė Millosheviqit nuk doli me fund, qė askush nga ata qė kishin shkaktuar luftrat dhe kishin plaēkitur vendin nuk doli para gjyqit dhe nuk mori dėnimin e merituar. Dhe se as Dragolub Milanoviq, ish drejtori i RTS-as nuk shkoi nė vuajtje tė dėnimit prej dhjetė vjet burg pėr pėrgjegjėsinė e tij lidhur me vdekjen e punėtorėve tė kėsaj shtėpie nė kohėn e bombardimeve tė NATO-s, meqėnėse gjyqi ia mundėsoi qė edhe pas dėnimit definitiv tė mos mbahet nė paraburgim, gjė qė ky e shfrytėzoi pėr arratisje…U burgos vetėm pas operacionit "Sablja" dhe kjo nė Mal tė Zi.

Duhet tė jesh i sinqertė qė tė pranosh se edhe pushteti aktual nė masė tė konsideruar i di mirė kėto gjėra. Me monopolin shtetror mbi naftėn dhe me zbatimin e pullave tė akcizave pėr cigaret, kontrabanda ėshtė thyer deridiku. Pėrveē kėsaj, janė miratuar edhe ligjet pėr luftėn kundėr korrupcionit dhe deridku ėshtė mundėsuar mbikqyrja publike reth privatizimit dhe furnizimeve publike. Mirėpo, pėr shkak tė mungesės sė procesev dhe hetimeve tė domosdoshme antikorruptive, lufta kundėr korrupcionit shpesh ka patur domethėnie deklarative.

Megjithatė situata mė e vėshtirė ka qenė dhe ka mbetur te policia dhe Shėrbimet sekrete. I kriminalizuar dhe i keqpėrdorur nė mėnyrė sistematike mė gjatė se njė dekadė, MPB nė shkallė tė ndryshme ėshtė ngritur bashkė me krimin e organizuar. Ajo qė filloi me armatosjen dhe dhėnien e pėrkrahjes logjistike formacioneve paraushtarake solli deri te ajo qė nė fund ato struktura tė bėhen mė tė fuqishmet brenda vetė policisė. Kuptohet se kėtu bėhet fjalė sė pari pėr Njėsitin pėr Operacione Speciale mė mirė tė njohur si "Crvene beretke" (Beretat e kuqe). Ky formacion, i pėrbėrė nga pjesėtarėt mė tė "sprovuar" tė tė gjitha paraushtrive serbe, nė pikėpmaje teorike ka prezantuar njėsitin elit pėr detyrat mė tė ndishme. Nė tė vėrtetė fjala ėshtė pėr ushtrinė private tė sigurimit shtetror tė angazhuar pėr krimin shtetror tė nivelit mė tė lartė, keqpėrdorimet dhe krimet e luftės nė fushėbeteja dhe servisimin e klaneve mė tė fuqishme mafioze. Tani kur ky formacion ėshtė shpėrbėrė shihet qartė se pjesėtarėt e kėtij klani pėrveē atentatit ndaj Xhingjiqit, kanė kryer edhe vrasjen e ish kryetarit tė Kryesisė sė Serbisė Ivan Stamboliq, atentatin ndaj Vuk Drashkoviqit, gjegjėsisht njė sėrė likuidimesh nė Beograd. Dhe jo vetėm kaq : gjurmėt e kėtyre njerėzve shpiejnė pothuaj deri nė tė gjithė kanalet mė tė rėndėsishme tė kontrabandės me drogė, deri te ēdo kidnapim i njohur, deri te ēdo vepėr kriminale me fitime tė mėdha… Dhe qė tė mos habitemi pa shkak serioz, fjala ėshtė pėr njė njėsit plotėsisht legal nė pėrbėrje tė MPB-sė.

Ekzistojnė mė shumė shpjegime pėr atė se pse vallė njėsitet pėr operime speciale patėn sukses qė edhe pas Pesė tetorit tė kenė fuqi tė tillė. Flitet , ndėrmjet tė tjerave, se marrėveshja pėr mossulmim tė cilin Milorad Lukoviq Legija, si komandant i njėsitit tani tė akuzuar pėr porositjen e vrasjes sė kryeministrit - ishte lidhur me Xhingjiqin e ndjerė pikėrishrt nė kohėn kur qytetarėt nė rrugė rrėzonin Millosheviqin; kujtohet edhe roli i "Beretave tė kuqe" nė pėrleshjet nė jugun e Serbisė nė vitin 2001; flitej edhe pėr nevojėn qė ēdo shtet tė kishte njė formacion tė tillė specialcash, gjegjėsisht se njėsitit tė sipėrpėrmendur, pasi qė t'i ndihmohej qė pak tė humanizohet dhe qytetrohet, nuk do t'i mungonte asgjė. Thelbėsorja, ndėrkaq, qėndron diku tjetėr. DOS-i (Sigurimi shtetror i Serbisė) kur hypi nė pushtet, pėrvetėsoi Stafin e sigurimit shtetror sipas sistemit "ēelėsi nė dorė". Prapa grilave u gjet vetėm shefi i mėparshėm Radomir Markoviq dhe askush tjetėr - njė strukturė e tėrė e errėt ngeli e paprekur. Nė spastrimin e gjendjes nuk u bėnė as hapat e parė as edhe kur u vėrtetua se krerėt e Shėrbimit kishin mbajtur nė arkėn e Bankės Komerciale, pa lėnė ndonjė gjurmė shkrimi , 640 kilogramė heroinė, por as edhe kur u zbardhė fare qartė se tė gjitha gjurmėt e likuidimeve profesionale shpinin kah tė lartemėruarit. Pėr llogaritje dhe pastrim hesapesh nevojitej vullnet mė i qartė politik, i cili nuk ekzistonte ndėrmjet tė tjerave edhe pėr shkak tė frikės nga strukturat e tilla. Se sa tė paafta ishin ato dėshmon edhe revolti i Njėsitit pėr Operime Speciale nė nėntorin e vitit 2001; ashtu si pranon tani qeveria Serbe se atėherė thjesht nuk ishte e aftė dhe se nuk kishte me ēfarė t'u kundėrvihej kėshtu qė "Beretat e kuqe" fituan tėrė atė qė dėshironin. Krahas tė tjerave, sipas kėrkesės sė tyre ėshtė ndėrruar shefi i atėhershėm i Sigurimit shtetror Goran Petroviq, kurse si zėvendės i tė riut, Andrije Saviq, ėshtė emruar oficieri i deriatėhershėm i sigurimit nga Njėsiti pėr Operime Speciale, Millorad Bracanoviq.

Krahas degėzimit tė zgjeruar dhe pothuaj forcės sė pakontestueshme qė kishin nė Serbi, tė ashtuquajturat struktura kishin zgjeruar prekset e tyre nė tėrė rajonin. Krimi i organizuar vepronte sipas parimeve tė kompanive multinacionale, gjė qė do tė thotė se kur janė nė pyetje paratė atėherė nuk ėshtė e rėndėsishme pėrbėrja nacionale. Jostabiliteti politik dhe jostabiliteti tjetėr nė fqinjėsi, mundėsoi ēfarėdolloj veprimesh jolegale dhe lidhjesh adekuate - tė gjitha ato grupe mafioze tė ish Jugosllavisė, sikurse janė: pėr drogė, armė, mallra deficitare, automobila tė vjedhur dhe tjerė pėrkraheshin mdis tyre, kufinjtė thuajse nuk kanė ekzistuar. Sa mė shumė qė kriste nė Kosovė, Maqedoni ose Bosnjė e Hercegovinė, aq mė shumė kushtet pėr "biznese "tė kėtilla ishin mė tė mira.

Kryeministri i ndjerė Zoran Xhingjiq ishte plotėsisht i vetėdijshėm se gjendja ekzistuese ishte e padurueshme. Emėrimi i prokurorit special dhe njė sėrė masash tė reja, bėnin tė kuptohet qartė se po afrohej koha pėr ballafaqim me krimin e organizuar. Vrasėsit ishin mė tė shpejtė, kurse pėr atė qė ndodhi mė vonė, tė gjithė jemi tė informuar…

Nė Serbi gjendja e jashtėzakonshme ėshtė hequr, ligji pėr dėnime penale ėshtė ashpėrsuar nė mėnyrė drakonike, prapa grilave ndodhen njė numėr i konsiderueshėm i pjesėtarėve tė klaneve tė ndryshme kriminele, por edhe ish shefi i Shtatmadhorisė sė Ushtrisė Jugosllave, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, ish shefi i sigurimit shtetror Jovica Stanishiq, zėvendėsi i tij Franko Simatoviq Frenki, ish shefi i Drejtorisė sė sigurimit tė UJ, gjenerali Aca Tomiq, vejusha e Arkanit dhe folkkėngėtarja e njohur Svetlana Razhnjatoviq, i tėrė kuadri komandues i Njėsitit pėr Operime Speciale nė mesin e tė cilėve edhe vrasėsi i drejtėpėrdrejt i Xhingjiqit, i pėrmenduri Bracanoviq, disa prokurorė dhe gjykatės… Policia tani tregon se krimit tė organizuar i ėshtė thyer kurrizi, kurse gjykimet e mėdha sė shpejti do tė fillojnė…Mirėpo, nėqoftėse hetimet ndalen ose i tejkalojnė personat e njohur tė pushtetit aktual - pa marrė parasysh nė cilėn shkallė ndodhen dhe ēfarė funksioni ushtrojnė - atėherė nuk do t'i largohemi shumė retorikės sė shprazėt, kurse nėntoka nė ndėrkohė do tė gjejė mėnyrė qė tė riorganizohet.