AIM: start



KORRUPTIMI DHE KRIMI I ORGANIZUAR

Mali i Zi:

BARRA E SĖ KALUARĖS

Drashko GJURANOVIQ

Brenda MPB malazeze ėshtė formuar Drejtoria pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar kurse deri nė fund tė vitit do tė emrohet edhe prokurori special pėr luftėn kundėr kėsaj tė keqeje. Pse bėhen gjithė kėto deri sa kėtu - si vėrtetojnė zyrtarėt malazezė - nuk ka krim tė organizuar?

AIM Podgoricė, 20. 05. 2003

Pamja e parė: Vrasja nė Stokholm. " Dihet se ende do tė ketė biseda tė montuara dhe dėshmitarė, fletėarreste tė montuara. Do tė nisen poashtu njėsite pėr likuidime. Por, shpresoj se njė ditė do tė kthehem nė Mal tė Zi dhe se rrėfimin tim do ta rrėfej deri nė fund". Nė kėtė mėnyrė para ndonjė viti kėrcnonte Ratko Gjokiq, njėri nga bosat e mėdhenj tė fundit tė nėntokės ishjugosllave. Gjokiq vėmendjen e opinionit tė gjerė mė sė shumti e tėrhoq me zbulimin e aferės sė duhanit, e cila e tronditi fuqishėm pushtetin e Podgoricės pėr shkak tė ankesave tė shumta se zyrtarėt malazezė kishin nėn kontroll biznesin jolegal tė tregėtisė sė cigareve.

Edhe pse me kalimin e kohės afera e duhanit ra nė heshtje, Ratko Gjokiq nuk arriti tė tregoj tėrė atė qė dinte. Dora e gjatė e mafies e mbėrrini nė Suedinė e largėt : tė hėnėn e 5 majit, dy vrasės tė panjohur e bėnė shoshė Gjokiqin me 28 plumba nė rrugėt e Stokholmit. Nė vendin e largėt vrasjen e bėnė sipas reēetės vendore - "me saēekushė" klasike. Gjokiqi ėshtė pjesė e misterit pėr aferėn e duhanit tė cilėn e mori me vete nė varr dhe me kėtė shumė njerėz kėtu nė Mal tė Zi morėn frymė mė lirė.

Ratko Gjokiq-i nė Mal tė Zi, bashkė me Ratko Knezhviq-in, ish shefin e misionit tregėtar malazez nė Uashington, dalloheshin disa nga figurat qė qėndronin prapa shpinės sė aferės sė duhanit, tė cilėn sė pari nė opinionin e gjerė e bėri tė njohur gazeta javore kroate "Nacional". Kėta tė dy nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė biznesmenin misterioz Stanko Subotiq dhe pushtetin aktual malazez, nė krye me Gjukanoviqin,i akuzuan pėr bashkėpunim me mafien italiane nė organizimin e kontrabandės sė cigareve.

Ėshtė e qartė se Gjokiqit, sipas informatave tė cilat i publikoi javorja malazeze "Monitor", nuk iu falėn mėkatet, edhe pse bėri pėrpjekje qė tė vė kontakt me pushtetin malazez me qėllim qė tė sigurojė kthimin e tij nė Mal tė Zi. Mbase nė kėtė mėnyrė ai nėnshkroi dėnimin e vet me vdekje, sepse, si dihet, pendestarėt nuk i do askush?

Nė ndėrkohė matanė detit, nė Itali, filloi gjykimi i mafiozėve italianė tė kontrabandės sė cigareve. Shumica prej tyre, ngjashėm me Franēesko Prudentinin dhe Salvatore Vantagjato, nė mesin e viteve tė nėntėdhjeta ishin vendosur nė Mal tė Zi. Vallė do tė jenė mė tė zėshėm dhe mė fjalamanė djelmoshat italianė se sa kėta tė kėtushmit, tė cilėt, pothuaj tė gjithė pėrfunduan nėn tokė para se tė fillonin tė ētjerrin lėmshin e fshehtėsisė?

Pamja e dytė: Shteti dhe sekstrafiku. "Tėrė kėtė dikush do ta paguaj tepėr shtrenjtė", u kėrcnua publikisht Zoran Piperoviq, ndihmėsprokurori shtetror malazez, nė ēastin kur nė shtėpinė e vet nė Bari u arrestua nga specialcat e MPB tė Malit tė Zi pėr shkak tė dyshimit tė bazuar se kishte marrė pjesė nė njėrin nga krimet mė tė ndyra: nė tregėtinė me njerėz. Me aksionin e mėtejshėm tė policisė malazeze pėrveē Piperoviq-it u burgosėn edhe katėr persona tė tjerė tė dyshuar se sėbashku me ose me dijeninė e zėvendėsit tė prokurorit shtetror kishin organizuar tregėtinė me njerėz, gjegjėsisht, shtetase tė jashtme - Ukrainkave, Ruskinjave…qė i takonin dhe me njė pėrqindje tė levėrdishme i "punėsonin" apo u "siguronin bukėn" nėpėr baret dhe klubet e natės malazeze.

Me burgosjen pompoze tė prokurorit Piperoviq nė fund tė vitit tė kaluar dukej sikur kishte filluar konfrontimi dhe llogaritja e paraljamėruar dhe e prolonguar gjatė kohė e shtetit me krimin dhe "me pelivanėt e radhėve tė veta". Aq mė mirė qė ministri i atėhershėm i policisė Andrija Joviēeviq njihej si njeri shumė i besueshėm i Milo Gjukanoviqit dhe qė zėvendėsit e Joviēeviqit ishin tė radhėve tė Partisė Socialdemokratike tė Malit tė Zi, partnerit tė koalicionit tė Partisė Demokratike Socialiste tė Gjukanoviqit. Kur grupi special policor promovoi edhe dėshmitarin kryesor tė aferės sekstrafiking, shtetasen moldaveze S. Ē., moldavezja e pafat dėshmoi se shėrbimet e saj pėr tė cilat ishte e detyruar ua kishte bėrė shumė nėpunėsve shtetrorė, madje edhe politikanėve tė lartė dhe shumė tė njohur.

Dukej se kreu shtetror vendosmėrisht po jepte "dritėn e gjelbėrt" pėr aksionin e shkarkimit dhe dėnimit tė nėpunėsve tė kompromituar shtetrorė. Krahas kėsaj, lidhur me aferėn nė fjalė, SDP-ja e koalicionit kėrkoi dorėheqjen e prokurorit shtetror Bozhidar Vukēeviq, kurse nė Podgoricė ia mbėrrinė pėrfaqėsues tė shumtė tė Bashkimit Europian me qėllim qė t'u epnin pėrkrahjen e nevojshme policėve tė grupit special pėr luftėn e mėtejshme kundėr krimit tė organizuar. Me tė vėrtetė kjo i ngjante njė aksioni shtetror tė organizuar si duhet.

Fjala inaugurative e kryeministrit tė ri Milo Gjukanoviq, ndėrkaq, hodhi hijen e parė mbi rrėfimin pėr aksionin e organizuar shtetror. Gjukanoviq foli pėr aferė tė konstruuar dhe madje kėrcnoi se tė gjithė "pjesėmarrėsit e kėsaj afere tė montuar do tė paditen dhe dėnohen". Vallė do tė ishte njė koincidencė ajo qė dy ditė pas fjalės sė Gjukanoviqit nėpėrmjet gazetės ditore "Publika", tė cilėn e boton kumbari i Gjukanoviqit(!) nga burgu hetimor u lajmėrua edhe vetė Piperoviq duke vėrtetuar se aferėn e tregėtisė me njerėz ia kishte paketuar vetė ministri i policisė dhe shefi i grupit tė policisė speciale pėr luftėn kundėr tregėtisė me njerėz, Milan Paunoviq. Pastaj mediat nė kontrollin e Partisė Demokratike Socialiste e morėn lojėn nė duart e tyre duke u pėrpjekur qė tė bėnin tė pakuptimtė cilėndoqoftė akuzė. Dhe nė fund: nė qeverinė e re tė Milo Gjukanoviqit nuk gjet vend ministri i deriatėhershėm i policisė Joviqeviq, edhe pse deri nė paraqitjen e aferės sekstrafiking konsiderohej si njeri shumė i afėrt i Gjukanoviqit, kurse Piperoviq tani ėshtė nė liri. Kjo mund tė merret si dėshmi e sigurtė se kreu shtetror i Malit tė Zi nuk dėshiron " ta fundos nė ujė" Piperoviq-in dhe as qė tė lėshojė pe para presionit tė bashkėsisė ndėrkombėtare qė kjo aferė tė sqarohet dhe pastrohet deri nė fund. Vallė angazhimi i kreut shtetror ėshtė i motivuar vetėm rreth shpėtimit tė Piperoviq-it ose edhe nga frika qė zėvendėsi i prokurorit shtetror eventualisht edhe nė burg mos flasė pėr shumė afera tė mėdha dhe pėr gjėra nė tė cilat janė pėrzjerė shumė tė tjerė?

Edhe pas mė shumė se gjysėm viti afera sekstrafiking nė tė cilėn ishte pėrzjerė zėvendėsi i prokurorit shtetror ende nuk ka marrė epilogun e vet: deri tani gjykime nuk ka patur dhe nuk dihet vallė do tė ketė.

Pamja e tretė: shteti dhe korrupcioni. Lajmi ekonomik malazez
i javės sė parė tė muajit maj pėrafėrsisht ėshtė i kėtillė: Ministri i shėndetėsisė dr. Miodrag Pavliēiq dhe drejtori i Fondit shėndetsor, Ramo Braliq, reaguan ashpėr pėr zhvlerėsimin e tenderit pėr blerjen e ilaēeve "pėr shkak tė lėshimeve tė bėra dhe vendimeve tė ēuditshme". Nė tė vėrtetė, po tė pėrkthehet kjo nė gjuhė tė rėndomtė: dy tė dalluarit e shėndetėsisė malazeze e penguan firmėn shtetrore "Montefarm" qė - jasht kontrollit tė rregullt" - tė shpenzojė 19,5 milionė eura pėr blerje ilaēesh!

Polemika rreth monopolit mbi blerjen e ilaēeve ndėrmjet drejtorit tė sipėrpėrmendur tė shėndetėsisė Braliq dhe ish ministrit tė shėndetėsisė Miqoviq po vazhdon gjatė kohė. Braliq nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė akuzoi Miqoviqin pėr njė deficit vjetor prej 12 milionė eura, duke theksuar se duhet tė ndėrpriten "keqpėrdorimet nė shėndetėsi dhe nė pėrgjithėsi nė pėrdorimin e pakontrolluar tė ilaēeve dhe pėrgatitjeve medicinale". Opozita malazeze ministrin Miqoviq e ka akuzuar disa herw me radhė pėr keqpėrdorime rreth blerjes dhe furnizimit me ilaēe duke theksuar se brenda disa viteve tė stazhit ministror dr. Miqoviq kishte siguruar "ngritje tė shpejtė tė standardit personal". Nė bazė tė deklaratave tė shumta prokurori shtetror Bozhidar Vukēeviq kėrkoi qė MPB-me tė kontrollojė apo hetojė rrethanat lidhur me blerjen e ilaēeve, kurse ministri i punėve tė brendshme Milan Filipoviq deklaroi se hetimet e policisė po zvariten shumė. Rezultatet e hetimeve, ndėrkaq, ende janė tė panjohura. Do tė lejojė vallė pushteti qė tė shpallet e vėrteta pėr korrumpimin e nėpunėsve qeveritarė?

Tri pamjet e sipėrpėrshkruara janė vetėm tri kutia tė mozaikut tė pėrditshėm malazez dhe dėshmi se shteti nuk ka shkelė nė ujrat e pėrgjegjėsisė pėr punėt publike. Njėkohėsisht kėto janė edhe tregues se korrupsioni dhe krimi kanė depėrtuar thellė nė tė gjitha poret e shoqėrisė. Fjala ėshtė pėr njė barrė tė errėt tė sė kaluarės: qė nga fillimi i luftrave tė nėntėdhjetave tė shekullit tė kaluar Mali i Zi u shndėrua nė mekė tė vėrtetė pėr llojet e ndryshme tė kontrabandės, nga nafta dhe derivatet e naftės, transaksionet ilegale tė parave deri te tranziti i ashtuquajtur i cigareve pėr Itali dhe nė Bashkimin Europian.

Mediat italiane kanė vlerėsuar se gjatė vitit 1993 dhe 1994 trafiku i pėrgjithshėm i cigareve nėpėrmjet Detit Adriatik ishte i njė vlere fantastike prej njė miliardė markash gjermane, nga e cila drejt Malit tė Zi kanė shkuar rreth 300 milionė marka prej tė cilave diēka nė buxhet dhe jo pak nė xhepat private tė organizatorėve tė kėtij trafiku.

Nė kohėn kur Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviqit nė vitin 1997 u kthye kundėr Millosheviqit, bashkėsia ndėrkombėtare Podgoricėn zyrtare nisi tė shohė nėpėr gishta pėr shumė punė joligjore. Mirėpo nga tetori i vitit 2000 dhe rėnia e regjimit tė Millosheviqit, pushteti nė Podgoricė ishte i detyruar qė nėn presionin e bashkėsisė ndėrkombėtare, tė pėrpiqet "tė pastrojė" oborrin e vet. Pėr kėtė afera "Nacional", gjegjėsisht afera e duhanit ishte e mirėseardhur sepse nė dritė tė vėrtetė dolėn shumė fakte kompromituese pėr zyrtarėt malazezė si sponzorues tė kontrabandės sė cigareve nė rajon.

Gjatė dy viteve tė fundit "tranziti famoz i cigareve" thuaj se ėshtė ndėrprerė fare; pushteti malazez "ua ka lėnė nė dorė" ekspertėve tė jashtėm kontrollin apsolut tė mbushjes sė buxhetit dhe, shikuar nė pėrgjithėsi, mund tė thuhet se Podgorica zyrtare ka bėrė shumė qė tė heq nga vetja hipotekėn e "oazės sė fundit tė sponzorimit tė krimit".

" Nė Mal tė Zi nuk ka krim tė organizuar, sėpaku jo nė vėllim mė tė madh se nė cilindo shtet qė ndodhet nė tranzicion", ka konstatuar jo fort moti kryeministri i Malit tė Zi, Gjukanoviq. Kryeministri kėtė deklaratė e ka dhėnė nė jehonėn e aksionit "Sablja" nė Serbi, nė kohėn kur pushteti serb filloi llogaritjen vendimtare me krimin e organizuar. Ėshtė e kuptueshme se pushteti i Podgoricės shpejtoi qė opinionit tė vet dhe ende mė shumė opinionit ndėrkombėtar, t' i tregojė se si gjendja nė Mal tė Zi ishte shumė mė e mirė se ajo te fqiu ku po mbretėronte i ashtuquajturi "klani i Zemunit".

Vallė ėshtė ashtu si flitet, vallė me tė vėrtetė Mali i Zi ėshtė shėruar nga gjallesa e krimit tė organizuar dhe korrupcioni?

Opozita malazeze thot se Mali i Zi ėshtė "bastioni i fundit i regjimit mafiokratik nė rajon" (kumtesė e Koalicionit pėr ndryshime). Miodrag Zhivkoviq, lider politik i Lidhjes Liberale tė Malit tė Zi dhe kandidat pėr kryetar tė Malit tė Zi, nė fushatėn e paradokohėshme zgjedhore vėrtetoi se drejtpėrdrejtė Milo Gjukanoviq ėshtė " fajtori kryesor qė Mali i Zi zhytet gjithnjė mė thellė nė baltėn e korrupsionit dhe krimit tė organizuar".

Me qėllim qė tė vėrtetonte konstatimin e vet Zhivkoviq u detyrua tė parashtrojė fakte dhe pėr kėtė pėrmendi - "rastin famoz Jube". Ēfarė nėnkuptohet me kėtė rast? Firma "Jube" nė vitet 1998 dhe 1999, ashtu si u vėrtetua edhe nė rrugė gjyqėsore, nė mėnyrė tė papėrkufizuar ka disponuar me njė pjesė tė parave shtetrore. Nėpėrmjet kėsaj firme qeveria malazeze ka blerė aeroplan nga shteti i jashtėm, por po kjo firmė me shpirtgjėrėsi ka derdhur para edhe nė buxhetin komunal tė Cetinjės, kinse pėr zhvillimin e atij rajoni. Qė e tėrė kjo tė jetė ende mė interesante, nė kohėn kur Lidhja Liberale korri fitore nė zgjedhjet e kaluara, nė komunėn e Cetinjės afera u bė "pasuri publike" e tė gjithėve: doli se "Jube" nėpėrmjet tė sė cilės qeveria malazeze kishte blerė jasht aeroplanin dhe nėpėrmjet tė sė cilės ishin paguar shuma tė mėdha parash pėr komunėn e Cetinjės ose pėr KK "Buduqnost"- ishte njė firmė pa pronar! Ende mė saktė - nė regjistrin e gjyqit ishte shkruar emri i njė qytetari inekzistent tė Malit tė Zi. Vallė mund tė ndodhė diēka e kėtillė dhe vallė mund tė bėhet kjo nėse dikush nga kreu shtetror nuk jep "dritėn e gjelbėrt" pėr shumė afera dhe operime tė dyshimta financiare?

"Tė gjitha kėto pasqyrojnė specifikėn e situatės malazeze" thot pėr AIM-in dr. Srgjan Darmanoviq, drejtor i Qendrės pėr tė Drejtat e Njeriut, nė Podgoricė. Darmanoviq thekson se, krahasur me gjendjen e tanishme nė Serbi, pėrditshmėria malazeze ėshtė diē mė e mirė, por vlerėson poashtu se Mali i Zi ende ėshtė shumė larg ērrėnjosjes sė problemit tė krimit dhe korrupsionit. " Kėtu nuk ka ekzistuar ajo lidhja e fortė ndėrmjet krimit tė luftės dhe krimit tė organizuar sikurse nė Serbi. Do tė kisha thėnė se kėtu ėshtė e pranishėm forma klasike e tė ashtuquajturit kapitalizėm i ortakėve. Kjo situatė ėshtė e kėtillė derisa Qeveria ose disa njerėz tė saj me ndikesė, disa personave ose firmave tė monopolit shtetror u mundėsojnė qė tė realizojnė fitime enorme. Kjo ėshtė njė formė e korrupsionit qė shkatėrron sistemin", thot dr. Darmanoviq.

Por korrupsioni, pa dyshim, sipas mendimit tė qytetarėve, ėshtė njėri nga problemet mė tė mėdha tė Malit tė Zi. Kėshtu nė kėrkimet e Qendrės pėr Tranzicion Demokratik mė shumė se 73 pėrqind e tė anketuarve mendojnė se nė Mal tė Zi ka korrupsion, kurse vetėm gjithsejt 2 pėrqind deklarojnė se nuk ka. Sipas qėndrimeve tė tė anketuarve, korrupsioni nė Mal tė Zi mė i zgjeruar ėshtė nė fushėn e doganės, kurse pastaj vijojnė: kreu shtetror, mediat shtetrore, shėrbimet dhe administrata komunale…

Domethėnė se ėshtė mjaft vėshtirė tė pėrkrahet versioni zyrtar i krerėve tė Malit tė Zi se nė Mal tė Zi nuk ka korrupsion dhe krim tė organizuar.

Mė nė fund, ajo qė qytetarėve u ėshtė e njohur me kohė, sepse pasojat i kanė ndjerė nė lėkurėn e tyre, nė mėnyrė indirekte e kanė pranuar edhe krerėt e shtetit malazez. Mali i Zi jo mė vonė se kah fundi i vitit, sipas paralajmėrimeve tė ministrit malazez tė drejtėsisė Zhelko Shturanoviq, do tė fitojė prokurorin special pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar. Dhe jo vetėm kaq: nė suazat e Ministrisė sė punėve tė brendshme ka kohė qė ėshtė formuar njėsiti special pėr luftė kundėr krimit tė organizuar. Dhe prandaj del pyetja e vetėkuptueshme: nė qoftė se nuk ka krim tė organizuar, ashtu si vėrteton Gjukanoviq, pse atėherė Qeveria kryetar i sėcilės ėshtė Gjukanoviq, propozon formimin e institucionit tė prokurorit special pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar? Mė konkretisht: pse krerėt e Partisė Demokratike Socialiste, duke mohuar vetveten , pranuan ekzistimin e problemit?

Njė pjesė e pėrgjigjes pa dyshim ndėrlidhet me presionin e bashkėsisė ndėrkombėtare. Sukseset nė luftėn kundėr krimit tė organizuar janė bėrė kushti kyē pėr fitimin e donacioneve ndėrkombėtare.

Udhėheqėsit e Malit tė Zi me gjasė e kanė kuptuar mirė porosinė: nėse dėshirojnė tė fitojnė tė hollat e domosdoshme pėr gjallėrimin e ekonomisė sė vendit atėherė patjetėr duhet tė plotėsojnė kushtet e caktuara.
Ėshtė e sigurtė poashtu se edhe ngjarjet nė fqinjėsi, sėpari nė Serbi, kanė ndikesė tė dukshme nė vendimet e pushtetit malazez. Operacioni "Sablja" ndikoi dukshėm nė ngritjen e autoritetit tė pushtetit serb, madje mė shumė se sjellja e ligjeve tė reformės dhe premtimet e shumta.

Kėshtu qė ėshtė e kuptueshme se vetė idesė sė pushtetit malazez pėr formimin e institucionit tė prokurorit special pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar parimisht nuk mund t'i bėhet vėrrejtje. Problemi qėndron nė atė se cila do tė jetė hapsira dhe caqet e kėtij aksioni? Sepse, nėse vėrtetė dėshiron tė bėj punė, prokurori special do tė jetė i detyruar tė merret me punėn e prokurorisė sė deritanishme "tė rregullt". Ėshtė e njohur pėr tė gjithė ajo qė edhe policia malazeze shpesh e ka shpallur publikisht se shumė paraqitje dhe deponime penale me muaj dhe vite qėndrojnė tė mbyllura nėpėr sirtarėt e prokurorisė shtetrore. Do tė duhej qė tė vėrtetohet mė nė fund: pse dhe sipas urdhėrit tė kujt?

Krahas tjerave, qė tė fitojė autoritetin themelor - nė vend dhe jasht- prokurori special do tė duhet qė bukur e mirė tė "kreh" punėn e shumė firmave shtetrore dhe parashtetrore. Me fjalė tė tjera, idea pėr formimin e prokurorit special mund tė jetė shumė e rrezikshme pikėrisht pėr promotorėt e saj. Vallė ėshtė reale tė pritet qė pushteti qė kontribuoi nė shkatėrrimin e autoritetit tė gjyqėsisė dhe i cili, sėpaku nė mėnyrė indirekte, lejoi zgjėrimin e krimit dhe korrupsionit tani fare papritur tė ndryshojė strategjinė dhe taktikėn e vet?

Apo ēdo gjė do tė pėrfundojė me fjalėt e mėdha dhe punėt e vogla? Ngjashėm me atė kur u formua Komisioni pėr Luftėn Kundėr Korrupsionit nė krye tė tė cilit u emrua njeriu i administratės shtetrore. Dhe sikurse dihet, nė Mal tė Zi ende askush nuk ka dhėnė llogari pėr vepra korrupsioni ose pėr marrje rryshfeti- asnjėri nga funksionarėt e njohur shtetrorė.