AIM: start



KORRUPTIMI DHE KRIMI I ORGANIZUAR

Maqedonia:

DORDOLEC PĖR ZOGJTĖ

Zhelko BAJIQ

Luftė kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar! - me kėtė bėrtitje luftarake janė fituar tė gjitha zgjedhjet e deritanishme nė Maqedoninė e pavarur. Pėr fat tė keq, "rrjeti i merimangės" ėshtė thurė aq me mjeshtri sa qė shumė nga ish funksionarėt zėfortė tė opozitės, duke u bėrė pjesė e pushtetit, nė mėnyrė vrastare janė ngatėrruar nė tė

AIM Shkup, 20.05.2003

Pas zgjedhjeve parlamentare tė vjeshtės sė kaluar, mandatari pėr kryetar tė qeverisė, Branko Cėrvenkovski, duke parashtruar mė 31 tetor ekspozeun e tij para parlamentit lidhur me detyrat e ardhshme tė kabinetit tė vet, pa shumė dredhime, vlerėsoi se Maqedonia ėshtė, as mė pak e as mė shumė, njė shtet i krimit dhe korrupsionit. Me qėllim tė tejkalimit tė gjendjes ekzistuese, si kryeministėr i ardhshėm sėrish pėrsėriti premtimin e dikurshėm parazgjedhor se patjetėr do tė duhej tė mbisundojė drejtėsia, gjegjėsisht ēdokush do tė jap pėrgjegjėsi nėse do tė bie ndesh me ligjin.

Edhe pas gjashtė muajve tė qeverisjes shihet qartė se Cėrvenkovski nuk ndan mendjen opinionit t'i paraqesė ndonjė llogari tė veēantė rreth asaj se ēfarė ėshtė bėrė nė lėmin tė cilin ai qė nė fillim e caktoi si detyrė prioritare. Nėse sillet ndonjė pėrfundim, bilansi nuk ėshtė aq pėr mburrje: pėr shkak tė veprave qė bien ndesh me ligjin pas dryrit janė vėnė vetėm disa funksionarė tė lartė tė koalicionit tė mėparshėm qeveritar tė -VMRO-DPMNE-sė dhe Partisė Demokratike Shqiptare, tė ballafaquar me aktndjekjet policore disa tė tjerė janė tėrhequr nė ilegalitet. Opozita aktuale, kuadrot e sė cilės nė tė vėrtetė u gjetėn para hetimeve , pėrpiqet tė vėrtetojė se fjala ėshtė pėr urrejtjen dhe mllefin e fituesve, gjė qė kinse nuk ka kurrfarė lidhje me krimin. Me gjasė nėse pushteti aktual nuk jep fakte se edhe nė radhėt e saj ka bagabonda, numri i atyreve tė cilėt kanė filluar t'u besojnė akuzave tė opozitės si mjaft serioze do tė bėhet ende mė i madh.

Qeveria e Cėrvenkovskit para do kohe pėrgatiti propozimin e masave pėr luftė kundėr korrupsionit. Njėfarė dokumenti tė ngjashėm me emėr mė pretencioz "Programi nacional" po pėrgatit Komisioni Shtetror pėr Luftėn kundėr Korrupsionit. Ky dokument duhet tė dalė nė shqyrtim tė opinionit deri nė fund tė majit. Strategjia e ofruar qeveritare, tė cilėn Parlamenti do tė duhet ta zyrtarizojė mė shpejt stigmatizon nė tė vėrtetė ato vende tė cilat vite me radhė kanė qenė "nyje tė kalbura" tė funkcionimit tė organizmės shtetrore. Qeveria nė mėnyrė shumė ambicioze kėrkon ndryshime kushtetutare tė cilat do tė mundėsonin ndėrprerjen e imunitetit tė funksionarėve shtetrorė, duke pėrfshirė kėtu edhe ministrat, nė rast se vėrtetohet se kanė "xhepa tė thellė" apo "gishtrinj tė ngjitshėm". Si njė "profet mbi profetėt tjerė" do tė duhej tė qėndrojė i ashtuquajturi "Kėshilli suprem juridik" i cili do tė pėrbėhej nga nėntė " tė pagabueshmit" tė cilėt do tė kishin detyrė tė propozonin kandidatėt pėr zgjedhjen e gjykatėsve tė tė gjitha niveleve, dhe duke vlerėsuar punėn e tyre tė propozonin dėnimet e meritueshme. Me analizimin e punės sė gjyqtarėve dhe, qė ėshtė mė e rėndėsishme, duke analizuar gjendjen e tyre tė pasurisė, qeveria shpreson se do tė shėrojė gjyqėsinė. Si njėra nga masat e luftės kundėr korrupsionit ėshtė edhe formimi i rrjetit antikorruptiv nė pėrbėrjen e tė cilit do tė angazhoheshin edhe policia, prokuroria dhe gjykatėsit hetues. Autorizimet e prokurorisė, nė pajtim me propozimin e qeverisė, do tė zgjeroheshin me marrjen e disa ingerencave tė tanishme tė gjyqeve. Strategjia e re qeveritare parasheh edhe ashpėrsimin e pėrgjegjėsisė sė deputetėve tė Parlamentit, gjegjėsisht rritjen e pėrgjegjėsisė lidhur me zbatimin e vendimeve tė Parlamentit.

Ndodh pėr herė tė parė qė njė organ shtetror tė angazhohet rreth diēkaje qė paraqet njėrėn nga rrėnjėt e shumė tė kėqiave me tė cilat ballafaqohet shteti - ēėshtjes sė korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Mė drejtė, ėshtė kėrkuar edhe zbatimi i sistemit tė informimit publik pėr mėnyrėn e finansimit tė partive politike.

Kryetarja e Komisionit Shtetror pėr Luftė kundėr Korrupsionit, Sllagjana Taseva, vlerėson se strategjia qeveritare ėshtė shprehje e vullnetit politik, porse kjo ėshtė diē e pėrshpejtuar. Sepse me kėtė dokument qeveria nuk i shpėton pėrgjegjėsisė, e cila bie mbi tė dhe qė do tė rrjedh nė tė ardhmen nga "programi nacional". Strategjia mė e re qeveritare ėshtė tentimi i fundit, por deri tani jo edhe i vetmi, me qėllim qė t'i jepet fund korrupsionit (si mė tė shumtin) dhe krimit tė organizuar ( si tė pazhdukshmin) si forma tė veprimeve joligjore.

Ėshtė i njėjti po ky Branko Cėrvenkovski i cili nė postin e kryeministrit, pas dėshtimit finansiar tė piramidės TAT, njėrės nga aferat mė tė pakėndshme nė vend, nė pranverėn e vitit 1997, nga foltorja e parlamentit u kanos zėshėm se do tė llogaritej me "oktopodin", gjegjėsisht krimin e organizuar dhe tė gjitha format e ndryshme tė tij, pa e harruar as korrupsionin atė kohė. Dhe, pėrpos asaj se beteja kundėr "oktopodit" u bė objekt talljesh tė ndryshme, nė njė vit e gjysėm nė vijim nuk bėri asgjė kundėr tij. Pėr kėtė dhe pikėrisht pėr kėtė shkak, nė zgjedhjet parlamentare ra nga pushteti me ushtimė tė madhe.

Lubēo Georgievski energjik me ardhjen nė krye tė koalicionit qė mori pushtetin nė dorė u betua se si do tė demontonte aparatin shtetror jo vetėm tė disa viteve tė qeverisjes sė Lidhjes Socialdemokratike por edhe tėrė atė qė ishte shtresuar dhe trashur gjatė pesė dekadave tė kaluara tė komunizmit. U betua dhe nė fund u turpėrua.

Kur dolėn nga ndėrtesat qeveritare nė vjeshtėn e vitit tė kaluar shokėt e tij partiakė si dhe vetė ai, siē e di mbarė opinioni, ishin shumė mė tė pasur se sa kishin qėnė para katėr vitesh kur morėn pushtetin. Tė mendohet se ajo pasuri e madhe prej disa miliona eurash mund tė arrihet nė mėnyrė tė ndershme nė shtetin ku funksionari shtetror nė mėnyrė legale mund tė fitojė memzi 1.000 euro nė muaj, do tė thotė tė jesh ose tepėr naiv ose tepėr dyfytyrėsh.

Ekspertėt vendas dhe ata tė jashtėm tė luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar gjithnjė janė afėr tezės se ky fenomen i tranzicionit nga komunizmi nė demokraci duhet tė pritet nga rrėnjėt. Nė rastin e Maqedonisė, shteti pagoi tatimet pėr tė gjitha ngjarjet jo tė mira ndėrkombėtare tė cilat e goditėn rajonin qė nga fillimi i luftrave nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta. U ballafaqua me blokadėn e dyfishtė tė kufinjve : ndaj veriut ishte e obliguar qė tė respektojė sankcionet ndėrkombėtare ndaj Republikės Federative Jugosllave, ndaj jugut ishte e obliguar tė ballafaqohet me blokadėn e njėanshme tė cilėn e vendosi Greqia pėr shkak tė mosmarrėveshjes lidhur me emrin e shtetit.

Ministri i Punėve tė Brendshme, Hari Kostov, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė njė gazetari lidhur me thyerjen e sanksioneve si rrėnjė tė krimit tė organizuar, televizionit A 1 tė Shkupit, mė 19 prill, ia pėrkujtoi se firmat maqedonase nė kohėn e sanksioneve, madje edhe me dijeninė e bashkėsisė ndėrkombėtare, kanė bashkėpunuar me partnerėt e RFJ-sė. Por kjo punė, sipas mendimit tė tij, nuk ka lidhje me krimin, kurse krimi paraqitet vetėm atėherė kur ndonjė firmė mirret me kontrabandė, fsheh tatimet, doganėn. Kurse pėr kėto gjėra, Ministria e Punėve tė Brendshme nuk posedon fakte.

Ėshtė njė e fshehtė e njohur prej tė gjithėve, ndėrkaq, se pasanikėt e rinj maqedonas kapitalin e tyre themelor e kanė fituar pikėrisht nė atė kohė. Aksioni policor "Sablja" i Serbisė fqinje disa herė me radhė tregoi pėr disa kontakte "interesante" tė kriminelėve nga tė dyja anėt e kufirit. Ministria e Punėve tė Brendshme nė Shkup nė pohimet e mediave se shumė personalitete tė njohura tė botės sė politikės, biznesit, estradės kanė patur lidhje me "klanin e Zemunit" mbetet nė pohimin se faktet mungojnė, pa pėrjashtuar mundėsinė tė kenė ekzistuar lidhje tė tilla.

Konflikti i armatosur ndėrmjet forcave maqedonase tė sigurimit dhe Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė pranverėn dhe verėn e vitit 2001, por edhe kriza e Kosovės dy vite mė parė, jo njėherė kanė vėrtetuar se strukturat kriminele i takojnė "vėllazėrisė sė padukshme" tė veprimeve tė pėrbashkėta. Jo njėherė nė mediat shkupjane janė botuar verzione se, krahas topave, nėntoka e krimit, pa marrė parasysh pėrkatėsinė nacionale, funksionon nė mėnyrė tė shkėlqyeshme. Nė cilindoqoftė nga kėto rrėfime shpesh ndonjė gjurmė kryesore shpje kah nėpunėsit shtetrorė tė cilėt japin pėrkrahjen dhe strehimin e domosdoshėm.

Deri tani tė gjitha dėnimet kundėr krimit tė organizuar nė Maqedoni mund tė numrohen me gishtrinjtė e njė dore. Ata qė dinė pėr kohėzgjatjen e dėnimeve tė shqiptuara u vjen tė qajnė dhe njėkohėsisht tė qeshin. Me dėnimet pėr korrupsion puna nuk qėndron aspak mė mirė. Ngadonjė "peshk i vogėl" bie "nė akuariumin shtetror" qė tė bėhet shembull pėr tė parė aq sa botės tė mund t'i thuhet se po bėhet diēka. Por shoqėria maqedonase ėshtė e korruptuar nga koka deri nė thembėr - tregojnė anketat, hulumtimet, kontrollimet, dėshmitė e vdektarėve tė rėndomtė tė detyruar qė ēdo ditė tė pėrballen me "pėrbindėshin me njėqind krerė" tė nėpunėsve tė pangopur.

Jo se edhe deri tani nuk ka ekzistuar ndonjėfarė ligji pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Problemi mė i mdah, si dihet, qėndron te njerėzit pėr tė cilėt edhe ligji mė i mirė, pa mbėshtetjen e vullnetit politik qė tė zbatohet nė jetė, do tė mbetej vetėm njė "gogol pėr tė frikėsuar shpezėt".