AIM

DOSSIERS BY AIM
YEAR: 2003

Select issue:
Mbase ėshtė i saktė vlerėsimi se shtetet e reja tė pavarura ballkanike do t'i kenė pėrfunduar mė luftrat e tyre. Mirėpo ėshtė e padyshimtė ajo se shumica prej tyre, nėqoftė se jo tė gjitha shtetet postsocialiste tė rajonit, janė tė prangosura nė kthetrat e krimit tė organizuar dhe tė korruptimit, i cili gjithnjė mė shumė manifestohet si shkatėrrues pėr demokracitė vendase tė brishta, krim i cili ėshtė bėrė aq i fuqishėm sa tė vėrė nėn kontroll sferat kyēe tė shoqėrisė. Kjo mbase ėshtė diēka e pritur pėr shoqėritė ku politika ėshtė kuptuar si biznes mė produktiv, i cili mundėson pasurimin brenda natės dhe privilegje tė shumta. Dhe krahas kėsaj, pėr kėtė nuk pason kurrfarė pėrgjegjėsie...

Gjendja e pakicave nacionale dhe mbrojtja e tė drejtave tė tyre ėshtė njė barometėr i posaēėm pėr marrėdhėniet e pėrgjithshme shoqėrore tė ēdo vendi, kurse nė shtetet e krijuara nė sipėrfaqen e ish Jugosllavisė gjithmonė kanė qenė dhe ende janė ēėshtje tė jetės dhe vdekjes, tė luftrave tė cilat, krahas tė tjerave, janė zhvilluar edhe pėr shkak tė tė drejtave etnike dhe nacionale. Edhe pse tė drejtat nacionale shpesh herė kanė qenė edhe mbulesė pėr realizimin e disa qėllimeve tė tjera tė luftės, madje edhe tė atyreve mė morbide, ata megjithatė kanė qenė dhe ende janė faktor i stabilitetit, gjegjėsisht jostabilitetit nė territorin e shtetit tė shpėrbėrė. Njė pasqyrė e pjesėrishme lidhur me realizimin e tė drejtave tė pakicave nacionale nė katėr shtetet qė u krijuan nė sipėrfaqen e ish RSFJ-sė dėshmon pėr rrugėn e gjatė qė ende kanė pėrpara kėto shtete pėr tė arritur atė shkallė tė zhvillimit tė marrėdhėnieve shoqėrore nė tė cilėn edhe gjendja e pakicave nacionale do tė dėshmonte se me tė vėrtetė janė inkuadruar nė rendin e shteteve me zhvillim demokratik. Sipas gjendjes sė pėrgjithshme aktuale, nė tė katėr kėto shtete pothuaj mė mirė ėshtė tė jesh ēdo gjė tjetėr pėrveē se anėtar i pakicave nacionale tė cilat janė nė shėnjestėr si faktor destabilzues i shteteve nacionale tė reja, sepse ato, para sė gjithash dhe nė radhė tė parė, janė formuar si shtete etnike dhe jo si shtete demokratike.